Teoria e PD-së: Partia e Topit do t’i marrë votat majtas

Me anë të Jemin Gjanës, në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, PD-ja ka hedhur për konsum në opinion idenë se Partia e re e Topit, që pritet të formohet pas përfundimit të mandatit presidencial, do të marrë vota majtas. Sipas Gjanës, ish-ministër dhe aktualisht deputet, partia e re e Topit nuk mund t’i bëjë karshillëk PD-së dhe as t’i heqë vota asaj. Duke kujtuar historinë politike të 21 viteve post-komunizëm, Gjana është ndaluar edhe te ikjet e rikthimet në Partinë Demokratike. Ai i ka përmendur të gjithë në intervistën për ‘Gazetën Shqiptare’ duke filluar që nga Aleanca Demokratike, Petrit Kalakulla, Genc Pollo më vonë, e të tjerë. Me tej Gjana ka shtuar: “Po u bëj të qartë një gjë, që Bamir Topi do të grupojë rreth vetes njerëz që nuk kanë votuar ndonjëherë për Partinë Demokratike. Janë hequr si njerëz të PD-së, por realisht nuk kanë votuar ndonjëherë për PD-në. Ata do të mblidhen rreth Topit dhe kjo është arsyeja që ne si PD nuk na shqetëson as tani as në 2013-ën”. Bamir Topi zuri pikërisht vendin e Gjanës si nënkryetar i PD-së, por kjo, shton Gjana, “nuk i ka ngjallur ndonjë pakënaqësi”, edhe pse Topi, vijon deputeti demokrat, “ka parë interesat e tij dhe jo të partisë”.
H.B.
Comments
S'ka faj Gjana qe leh sepse
<p>S'ka faj Gjana qe leh sepse askush s'ia thote ne fytyre te verteten e tij. Zoti Topi, nqs. realisht do votat tona dil e thuaj ate cka ti di shume mire: Jemin Gjana ka qene bashkepunetor i sigurimit. Thuaje qe te kuptojme realisht se kush eshte majtas.</p><p> </p>
Add new comment