Bast apo blof i Ilir Metës?

Pas mbarimit të votimit në qershor 2009, KQZ-ja e kontrolluar nga PD-ja, shpalli një rezultat që i jepte 46.95% të votës popullore koalicionit të udhëhequr nga Berisha, kundrejt 45.34% të votës popullore për koalicionin e udhëhequr prej Ramës. Ky rezultat, i përkthyer në mandate kuvendore, nuk i dha mundësinë Berishës të merrte votëbesimin në Kuvend për të krijuar qeverinë. U deshën 4 mandatet “e florinjta” të LSI-së që ai të rivotohej si kryeministër…
Në qershor, katër vjet më vonë, koalicioni origjinal i Berishës do të kërkojë përsëri votën e 46.95% të zgjedhësve që, sipas KQZ-së së Ristanit, votuan për të në 2009-ën. Por problemi është se gjasat janë që mos ta kapë më 46.95 përqindëshin, edhe pse Ristani është zëvendësuar me një Llesh.
Së pari, identifikimi elektronik i zgjedhësve në qarkun e Tiranës, ku janë regjistruar rreth 25% të votave të vendit, do ta ulë sadopak mundësinë e votimit fiktiv (votim në emër të emigrantëve që nuk janë në Shqipëri ditën e votimit) në zonat ku ai ka qenë i mundur, si në Kamëz, Bathore, Paskuqan, etj. Dhe kjo do të ketë padyshim një efekt elektoral për koalicionin e Berishës. Se sa do të jetë ky efekt – 1 apo 2 apo 3 pikë përqindje – nuk mund të parashikohet dot. Por fakti që edhe në 2009-ën u deshën mandatet “e florinjta” të LSI-së për të krijuar qeverinë, tregon se sa delikate është situata për Berishën.
Së dyti, ekonomia është ngadalësuar ndjeshëm pas 2009-ës. Dhe kjo do të ketë padyshim një kosto elektorale për koalicionin e Berishës. Se sa do të jetë kjo kosto – 1 apo 2 apo 3 pikë përqindje – nuk mund të parashikohet dot. Por fakti që edhe në 2009-ën u deshën mandatet “e florinjta” të LSI-së për të krijuar qeverinë, tregon se sa delikate është situata për Berishën.
Së treti, krijimi i FRD-së përbën një kërcënim për 46.95 përqindëshin e koalicionit të Berishës. Shtresa e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, si dhe shtresa e të persekutuarve nga ai regjim, kanë krijuar pakënaqësi nga premtimet e pambajtuara të Berishës për kompensimin e tyre. Dhe FRD-ja duket se ka në fokusin e saj pikërisht këto shtresa. Se sa do ta gërryejë FRD-ja këtë pjesë të elektroatit tradicional të koalicionit të Berishës – 1 apo 2 apo 3 pikë përqindje – mbetet të shihet. Por fakti që edhe në 2009-ën u deshën mandatet “e florinjta” të LSI-së për të krijuar qeverinë, tregon se sa delikate është situata për kryeministrin aktual.
Së katërti, edhe krijimi i AK-së përbën një kërcënim për 46.95 përqindëshin e koalicionit të Berishës. Fushata e saj nacionaliste duket se po rezonon mirë me të rinjtë e familjeve të djathta në bastionet e PD-së si në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Kamëz, etj. Se sa do ta gërryejë AK-ja këtë pjesë të elektroatit të koalicionit të Berishës – 1 apo 2 apo 3 pikë përqindje – mbetet të shihet. Por fakti që edhe në 2009-ën u deshën mandatet “e florinjta” të LSI-së për të krijuar qeverinë, tregon se sa delikate është situata për kryeministrin aktual.
Duke peshuar të paktën këta katër faktorë, rezulton se Berishës i intereson së tepërmi një koalicion parazgjedhor me LSI-në, pavarsisht se Edi Paloka i PD-së deklaroi në televizionin AS se partia e tij është përgatitur të hyjë në zgjedhje edhe pa bërë koalicion parazgjedhor me partinë e Ilir Metës.
Arsyeja pse Paloka e bëri këtë deklartë është e thjeshtë. Zërat për krijimin e një poli të veçantë parazgjedhor LSI-PDIU janë shtuar që nga konventa e LSI-së, dhe për t’i dalë përpara një të keqje të tillë, Berisha dërgoi Palokën në televizionin e Rezart Taçit, ku ai i dha mesazhin elektoratit të vet se “Baca” i ka bërë llogaritë e fitores edhe pa LSI-në dhe PDIU-në.
Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Gramoz Ruçi i PS-së deklaroi në Vizion Plus se koalicioni i udhëhequr nga Rama ka patur në disa bashki rezultate më të mira kur ka qenë e ndarë nga LSI-ja, se sa kur ka qenë bashkë me të. Sidoqoftë, të dyja palët e dinë se nuk e kapën dot shifrën magjike të 71 mandateve në Kuvend, kur LSI-ja garoi më vete…
Dhe ndoshta duke patur parasysh pikërisht këtë gjë, si dhe zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, duket se Ilir Meta po shkon drejt opsionit të krijimit të një poli të veçantë parazgjedhor, me strumbullar dyshen LSI-PDIU (këto parti morën 5 mandate në 2009-ën).
Në qoftë se ky opsion materializohet, i bie që Meta të vërë bastin se asnjëri prej koalicioneve të mëdha nuk do të jetë në gjendje të krijojë qeverinë pa mandatet LSI-PDIU dhe se asnjëri prej deputetëve të koalicionit të tij nuk do të bëjë atë që bëri në 2009-ën Dritan Prifti, i cili deklaroi votën pro Berishës para se LSI-ja të merrte një vendim partiak për votimin në Kuvend.
Kuptohet që çdo bast e ka rrezikun e vet, por në qoftë se Meta e fiton këtë bast, përfitimi politik për të do të jetë i jashtëzakonshëm. Qoftë Rama e qoftë Berisha (si dhe elektoratet përkatës) do të pranonin çdo kusht të Metës për t’u dhënë votat në Kuvend për krijimin e qeverisë. Dhe në rast se koalicioni i udhëhequr nga Rama do të jetë më afër numrit magjik 71, Metës i krijohet mundësia të mirëpritet në shtëpinë e tij origjinale politike – në të majtën – të cilën e ka përfaqësuar dikur si kryeministër…
Por deri më sot Meta, përveçse për baste të forta politike, është shquar edhe për blofe të forta politike. Pra, zërat e fundit për dalje më vete të LSI-së në zgjedhje mund të jenë edhe një blof i Metës, për të ushtruar trysni ndaj Berishës para krijimit të koalicionit parazgjedhor nga ky i fundit. Është e vështirë të parashikosh se ç’do të bëjë “pokeristi” Meta…
Sidoqoftë, një hamendje mund të bëhet që tashti – dilema “bast apo blof i Metës” nuk mund të zgjidhet dot deri ditën kur do të zyrtarizohen koalicionet parazgjedhore. Për Metën është tejet e rëndësishme që përkrahësit e tij të vazhdojnë punësimin në 20% të administratës shtetërore dhe që komisionerët e tij të jenë në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve.
Me pakë fjalë, deri sa të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, teatri i deklaratave e kundër-deklaratave rreth pozicionit që do të ketë LSI-ja në zgjedhje do të vazhdojë pa pushim…
Comments
Shume ia ke krehur bishtin

Shume ia ke krehur bishtin ketij kokelopes. Une mendoj se do te jete AKZ-ja ajo qe do te vendose se nga do anoje ballanca.

Asnje Parti e vogel nuk do

Asnje Parti e vogel nuk do vendosi Balancat kete radhe.Fiton PS-ja e vetme zgjedhjet.Qytetaret nuk votojne me Pokeristet mashtrues si Meta.As te punesuarit e tij, z.Zaloshnja.Te duket cudi?? Ke per te pare.

Pa ILIR METEN ta harrojne se

Pa ILIR METEN ta harrojne se bejne qeveri si sala si edivini dhe elektoratet perkatese duan apo nuk duan pa lsi ska qeveri dhe kete e di mire Z . Zaloshnja

A mendoni se do te

A mendoni se do te funksionoje identifikimi elektronik i votuesve? Edhe shtate muaj na ndajne nga zgjedhjet dhe asgje nuk eshte bere. Keshtu llogaritni deshtimin.

Sa per LSI, ajo llogarite i ben me vendet e punes qe ka shperndare. 20 mije militante here 3, bejne 60 mije vota...

Zoti Zaloshnja Ne nje vend

Zoti Zaloshnja

Ne nje vend normal analiza qe ju keni bere me siper nuk duhet te kishte kuptim pasi ne keto vende te qytetruara dhe ku ne "shpresojme" se do te integrohemi nuk ka te ardhme per nje parti te udhehequr nga nje njeri i korruptuar si Ilir Meta, te pare nga populli mbare dhe provuar nga filmime te qarta te cilat vetem ekspertet e fushes se druve dhe gjykata e larte nuk i pa. Por ne rastin Shqiptar ka gjithmone nje perjashtim, sic eshte dhe vete vendi jone. Tek ne te votojne pikerisht se je hajdut pasi te le dhe ty te vjedhesh. I gjithe populli pa dallim ngjyre krahine dhe ideje, flas per shumicen e popullit ketu, e ka mendjen sesi te vjedhi dhe si te perfitoje. Kjo eshte e tmerrshmja logjike ne shqiperi qe vret cdo shprese. Keshtu qe edhe analiza juaj bazzuar ne kete fatkeqesi qendron, paveresisht se te ben per te vjelle (jo analiza juaj por logjika ne Shqiperi), ku serisht si "kingmaker" ose me sakte "k..maker " te jete hajduti me pamje e fugure Ilir Meta. Mbase kjo eshte cfar emeritojme si popull dhe kot qahemi

LSI/Lesh e Li si gjithe

LSI/Lesh e Li si gjithe Shqiperia ne kohen e sotme te kesaj katrahure, kesaj maskarade ne politike dhe kesaj injorance ne popull. Universitetet po shtohen; injoranca gjithashtu. Maskarada vijon rrugen e saj drjet nje destabilizimi te ri politik, ekonomik e social.

Shqiptaret as e kane ndermend te ngrihen me kunder kesaj maskarade, pasi Sali Berisha dhe Ilir Meta e kane kapur nga fyti kete vend dhe nuk do ta leshojne pa u bere te gjithe tropojanet pronare dhe pa u punesuar te gjithe skraparlinjte.

krimi eshte gjalleruar dhe gjendja nul do te ndryshoje pa sakrifikuar ne po pulli i thjeshte. Vetem bojkoti i veprimtarise jetike ne vend e zgjidh kete pune si fillim. Me tej ka dhe te tjera forma.

Si mund te shkruaje, medemek

Si mund te shkruaje, medemek nje analist, per nje grua per me teper funksionare Llesh???

Ky zaloshnja mund te kete cdo mendin qe do, edhe per gruan qe drejton KQZ po nuk mund te shprehet keshtu. Zaten e ka kulture personale, se nuk ka shpjegim

Add new comment