Çfarë po ndodh në këtë moment në Greqi e Itali?

Në Greqi, televizioni publik i atjeshëm raporton se Papandreu u ka kërkuar ministrave të vet të japin dorëheqjen një e nga një (gjë që e kërkon kushtetuta), pasi në mbrëmje pritet të caktohet kryeministri i ri. Emri i këtij të fundit po vonon për shkak se dy partitë kryesore nuk po arrijnë të merren vesh, dhe kjo të bën të mendosh se qeveria e Unitetit Kombëtar që do të ngrihet si një koalicion mes dy partive të mëdha do të funksionojë me probleme.
Ndërsa në Itali pritet të mblidhet parlamenti pasdite. Pas deklaratave të djeshme të disa delfinëve të Berlusconi-t, sipas të cilave ky i fundit do të jepte dorëheqje në harkun e disa orëve, Il Cavaliere doli dhe s’e pati për gjë të bënte përgënjeshtrimin. Në twitter e në rrugë të tjera, ai deklaroi se “do të shkoj në parlament të shoh në sy ata që do t’më tradhëtojnë; unë vetë nuk jap dorëheqje; jam gati të vdes në parlament”. Mirëpo laku po i ngushtohet. Sot ka qenë në fillim Marcegaglia, presidentja e Conf-industria-s, që u ka bërë apel politikanëve të veprojnë shpejt (të gjithë e dinë se apeli ka nënkuptuar dorëheqjen e kryeministrit), dhe më pas ka qenë aleati më i ngushtë i Berlusconi-t, Umberto Bossi, që deklaroi se “Berlusconi duhet të bëjë mënjanë; ia kemi kërkuar këtë; në vend të tij duhet të vijë Alfano”.
Sidoqoftë, parlamenti do të mblidhet, dhe prova e forcës do të kryhet. Sonte, në orët e vona të mbrëmjes, gjithçka do të jetë më e qartë.
M.N.
Comments
Megjithate ajo qe deshiron ti
<p>Megjithate ajo qe deshiron ti Shoku Nano,ne Shqiperi nuk do te ndodh.Te garantoj.Kot heq paralele,bile paralele qe kryqezohen.Ketu jemi ,te presim,megjithate mos u deshpero.Shpres vdes e fundit,po para njeriut.</p>
Edhe une mendoj qe sdo te
<p>Edhe une mendoj qe sdo te ndodhe per arsye si psh qe ne e kemi borxhin akoma tek 58-59% e GDP. nuk jemi ne recesion por ne zhvillim. Ne dhe po te duam te marrim kredi si greqia sna jep kush per arsyet qe dihen. Sidoqofte nje colpo te fuqishme do e haje dhe sistemi bankar ketu tek ne qe do mbahet me dhune ne kembe nga shteti. Pse kot kerkon Banka e Shqiperise qe te gjitha bankat e huaja ne shqiperi te jene me kapital te ndare e me vete financim?! pak vone po mire qe u kujtuan.</p>
Cfare po ndodh ne kete moment
<p>Cfare po ndodh ne kete moment ne Greqi e Itali?... (Pergjigje)Ajo qe do ndodhi "neser" ne Shqiperi!</p>
Add new comment