Besa, Kanuni, kokaina - pallavrat e zakonshme që mbajnë në këmbë titujt për Mafien Shqiptare

Postuar në 13 Janar, 2019 14:44

Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i është shtuar sot listës së pafundme të mediave që shkruajnë për të ashtuquajturën Mafia Shqiptare. Përmes një shkrimi ku nuk ka ndonjë të dhënë statistikore, ku përzihet emfatizimi i shqiptarëve të dhunshëm, ku dominon titulli bombastik “Mbretërit e kokainës”, ku venerohet pa dashje aftësia e shqiptarëve në trafik dhe në shpërndarje e ku patjetër që nuk mungojnë edhe klishetë e zakonshme të Besës dhe Kanunit, gazeta në fjalë përsërit litaninë e bezdishme të gënjeshtrës që quhet Mafia Shqiptare.

Shqiptarët kanë nisur të negociojnë me kolumbianët

thotë autori i artikullit. Po sa të bën kjo Mafie? Negocim me kolumbianët mund të bëjnë edhe 4 – 5 shokë që kanë një mundësi shitjeje.

Shqiptarët kanë ulur çmimin dhe kanë rritur cilësinë e kokainës. Ndaj edhe në Britani ka rritje historike të përdorimit

lëshon mufkën tjetër gazetari që ka marrë një sërë prononcimesh.

Ndoshta ai nuk e di, por këto uljet e çmimeve shqiptarët i kanë bërë edhe në tregun e punës së krahut në Greqi apo Itali, vetëm se paradoksi është se as në Itali dhe as në Greqi nuk kemi dëgjuar të flitet për Mafien Shqiptare të tregut të punës. Madje edhe në Itali, ku puna operative dhe lufta ndaj krimit të organizuar është shumë e madhe, rrallë dëgjohet termi Mafie Shqiptare. Kodi penal italian parashikon akuzën për bashkëpunim të tipit mafioz, por Mafie e vërtetë me kontroll territori, me organizim hierarkik dhe me aftësi vazhdueshëmrie pavarësisht goditjeve, cilësohet Cosa Nostra siçiliane dhe së fundmi “Ndragheta” kalabreze.

Shkrimi shtyhet larg kur thotë se ambicia e shqiptarëve është kontrolli i Europës, ndaj edhe ka marrë hov bashkëpunimi me kalabrezët. Mashtrimi dhe keqdashja arrin kulmin kur vihen në kandar të dyja këto, duke patur parasysh se vlerësimet kryesore flasin se Ndragheta qarkullon diku te 36 miliardë euro në vit dhe ka prezencë ekonomike në sektorë si ndërtimi, real estate, zinxhiri i restoranteve dhe biznese të tjera të luksit, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Ku e ka këtë fuqi krimi shqiptar, apo Mafia Shqiptare? Ne mund të flasim më kollaj për mafien qeveritare në Tiranë, por të flasësh për Mafie Shqiptare duke patur në mendje shpërndarjen e kokainës, është asgjë më shumë sesa një punë për të marrë ca klikime online. Dhe në fakt shkrimi ka marrë 1740 shpërndarje në rrjetet sociale, jo keq sa për të ngulitur nocionin e Mafies Shqiptare, e cila është e tillë në trutë e gazetarëve të huaj, edhe pse prej 26 vjetësh nuk ka arritur të shndërrohet në diçka tjetër më të sofistikuar sesa bli drogë në një vend e shite në tjetrin. Nëse kjo quhet mafie, atëherë lazaratasit që kanë mbjellë hashash dhe e kanë shitur janë kryemafiozët e botës, pas kolumbianëve.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Do s'do ti, emrtimet dhe percaktimet e ndryshme i vendos shtypi i paguar perendimor, me sakte, disa nga zyrat kryesore te tyre. Per t'iu kundervene ketyre emertimeve dhe percaktimeve jo te verteta duhen fakte dhe argumenta te botuara ne gjuhe te huaja. Cdo kryeveper qe mund te behet ne gjuhen shqipe, ne token shqiptare dhe nga shqiptare mbetet teresisht e panjohur nga opinioni boteror, po nuk u prezantua ne nje nga 5-6 gjuhet kryesore te botes.

Submitted by Tepelensi (not verified) on

Nese lazaratesit meritojne dicka atehere Tahiri duhet te kete vendin e vet te nderit: mbreti i droges!

Submitted by Aqif (not verified) on

Nuk mund te quhet Mafie pasi shqiptaret punojne ne grupe te paorganizuar sebashku.
Mafia ka koordinim dhe mireorganizim. E shume here eshte e lidhur me instancat e larta te shtetit ku punon. Cka ne vendet evropiane shqiptaret nuk e bejne dot. Biles, keto grupe punojne te ndare sipas zonave, dhe pothuaj cdo jave dhjeterashqiptare bien ne pranga. Mafia eshte ne veprim te kamufluar, kurseshqiptaret tregojne dhelene gjurme ngado qe veprojne. Kjo eshte per faktin se shumica jane te pa shkolluar.
Fama qe keto grupe marrin vjenpasi dhuna dhe vrasjet qe perdorin keto grupe eshte barbare, e trasheguar ne gen, per shqiptaret mu d te flasesh per kanibalizempor jo per bese e kanun. Dhune u tregua dhe tregohet karshi njeri tjetrit midis shqiptareve ne kohen e komunizmit dhe po ashtu edhesot. Ckanuk gjendet ne asnje popull ne evrope. Jemi barbare qe dhunojme, djegim e shkaterrojme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.