Greqi: Pritet nga ora në orë krijimi i një qeverie pa Papandreun

Dje, gazeta greke Kathimerini bënte apel për një qeveri të unitetit kombëtar, e cila do duhej të formohej qysh të hënën (sot) dhe të merrte përsipër kapërcimin e këtij momenti, dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në harkun e disa muajve (ndoshta në shkurt të vitit që vjen); ndryshe, duhet të bëhemi gati t’i kthehemi dhramisë, thosh Kathimerini. "Në pikën ku jemi vetëm emri i kryeministrit të ri nuk ka rëndësi; rrethanat, partnerët tanë, dhe shumica e grekëve kërkojnë krijimin e shpejtë të qeverisë së unitetit”, shkruanin në editorial. Një gjë është e sigurtë deri në këtë moment: Papandreu nuk është më kryeministër. Ai dha dorëheqjen pas takimit që u bë në Presidencën e Republikës mes tij, leader-it të opozitës, Antonis Samaras, dhe të zotit të shtëpisë, Karolos Papulias. Dhe janë të gjitha gjasat që Papandreu të ikë njëherë e mirë nga pulti i komandës së politikës greke, duke i dhënë fund kështu një dinastie që zgjati për dekada të tëra.
Por afërmendsh kjo nuk mjafton. Kriza dhe trysnia e tregjeve financiare kërkonin një qeveri të re përpara se të hapeshin bursat sot në mëngjes, dhe praktikisht bursat u hapën pa këtë qeveri. Duhet pritur reagimi i tyre, dhe në të njëjtën kohë, duhen pritur lëvizje të shpejta në Athinë, ku Papuliasi me të drejtë paralajmëroi: Kjo pasiguri është e rrezikshme dhe torturuese; duhet gjetur urgjentisht një zgjidhje.
M.N.
Comments
Fundi dihet pavarsisht se sa
<p>Fundi dihet pavarsisht se sa do te zgjase situata pezull. Greqia ka akumuluar nje borxh qe mund ta shlyeje vetem nepermjet masave drastike per te cilat ska vullnet politik dhe gjithashtu populli grek eshte totalisht kunder. Disorderly Bankrupt coming soon.....</p>
Add new comment