Kujtim Buza: Oseku, Gjergo, Velo nuk u dënuan për artin e tyre

Postuar në 07 Nëntor, 2011 07:24

Piktori Kujtim Buza u përgjigjet akuzave që i janë bërë për rolin e tij si sekretar i Lidhejs së Shkrimtarëve për Artet Figurative në periudhën 1973-1987. E bën këtë me anën e një interviste dhënë Admirina Peçit të së përditshmes shqiptarja.com. Emri i tij është përmendur më së shumti nga Max Velo.

“Kam qenë me fat në këtë jetë që …. kam qenë sekretar i lidhjes së shkrimtarëve”, thotë Buza, dhe nënvizon që gjatë kohës së komunizmit nuk ka patur disidencë. “Po”, thotë ai, “ka patur artistë që përpiqeshin të zgjeronin gamën e krijimtarisë e të shtynin gardhin e rreptë të metodës zyrtare të realizmit socialist (bën një listë në këtë pikë, ku përfshin Gjergon e Osekun, por jo Velon), por nuk ka patur disidentë”. Më poshtë pranon se lidhja ishte levë e partisë, por mohon që personalisht të ketë patur një rol në dënimin e disa artistëve, si Edison Gjergo, Ali Oseku, Max Velo. Më saktë, ai pranon të ketë bërë tok me të tjerë akt-ekspertiza (si në rastin e Max Velos), por nuk e konsideron veten fajtor për këtë gjë.  “Na i sollën në Lidhje”, thotë ai, “dhjetë punime të Velos, dhe na kërkuan ata (‘nuk ish kërkesa jonë”, saktëson) të bënim akt-ekspertizën; ne shkruam ato gjëra që ishin thënë në diskutimet krijuese”.

Ndoshta në këtë intervistë Max Velo mund të gjejë motive për t’iu kthyer dhe njëherë atyre kohëve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Shaqir Curri. (not verified) on

<p>Po ç&#39;fare pergjigje prisnit ju nga gjakovari.Pse do thoshte ai se ne kemi qene engjej te Lidhjes se Shkrimtareve.Kujtim Buza akoma nuk ka thene se ka pasur diktature ne Shqiperi apo se PPSH -ja ka qene nje organizate kriminale,gje te cilen vetem ai dhe disa si ai nuk e dine.E ju prisni qe Kujtim Buza te beje reflektim per ç&#39;fare ka bere ai personalisht.Lidhja e Shkrimtareve ka qene gijotina e shkrimtareve.Ajo u ka bere gjemen.Edhe nje simoter e Kujtim Buzes,ish deputete ,tha se une &quot;vetem analizen e poezive kam bere&quot; edhe pse me ate analize u pushkatuan dy njerez.Ajo media qe i jep hapesire Kujtim Buzes dhe shokeve si ato,jane barazkriminele si ata.</p>

Submitted by Gjergji (not verified) on

<p>Buza eshte i perlyer deri ne fyt.&nbsp;Keta njerez nuk kane turp e as e kuptojne ate qe kane bere, gje qe do te thote se do ta perserisnin prape ne rrethana te ngjashme.&nbsp;Eshte ceshtje dinjiteti.</p><p>Mjafton te shohesh pikturat dhe arkitekturen e Velos para burgut dhe eshte e qarte burgosja e tij.</p>

Submitted by Artdashesja e m... (not verified) on

<p>Kujtim Buza eshte piktor i mrekullueshem, nder me te fuqishmit ne artin shqiptar.&nbsp; Tash te gjithe flasin me patriotizem per vitet e komunizmit, derisa asokohe askush s&#39;guxonte ta hapte gojen. Denimin e artisteve e kane bere politikanet, e jo artistet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.