Minutat e fundit të Berlusconi-t në politikë: është duke bërë gati dorëheqjen

Silvio Berlusconi nuk ka reshtur së dhëni garanci se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, pasi numrat në parlament janë në favor të tij, por presionet e rritura mbi të të bëjnë të mendosh se këto deklarata kanë qenë thjesht një provë force e një njeriu vanitoz në momente të vështira. Të gjithë e kanë ditur që ai po shkonte drejt tërheqjes, megjithatë. Të vetët po iknin një e nga një. E fundit ishte Gabriella Carlucci, motra e prezantueses së njohur televizive Milly Carlucci. Dje u fol që edhe Letta e Alfano, dy miq-delfinë të tij, i kanë sugjeruar ta tërhiqet.
Sot në mëngjes, zv.kryeredaktori i gazetës Libero, Franco Bechis, shkruante në twitter-in e tij se “ka në dorë lajme të sigurta që thonë se Berlusconi do të japë dorëheqjen para mëngjesit të nesërm”. Dhe lajmin e konfirmon Giuliano Ferrara, i cili është njeriu i duhur për ta dhënë këtë konfermë (Ferrara është për Berlusconi-n si Frangaj & Fevziu për Berishën). Në versionin online të gazetës së tij Il Foglio, Ferrara shkruan se “që Berlusconi do ikë, kjo është një gjë që s’diskutohet më. Madje, ikja e tij është çështje orësh, për t’mos thënë minutash”.
M.N.
Comments
Megjithate sido qe te veje

Megjithate sido qe te veje puna,edhe nese harrohet Berlusconi,te majtet ose socialistet kurre nuk do mund te vijne ne pushtet ne Itali,per shkak te degjenerimit ne thelb te se majtes apo socializmit jo vetem ne Europe ,por edhe ne Kili,Argjentine,Venezuele apo Cube.

@ Qamilin Lum si ju qe i

@ Qamilin

Lum si ju qe i besoni te djathtes. Na tregoni pak sekretin ju lutem se ku e gjeni kete besim se une per vete nuk arrij te gjej ndonje arsye per t'i besuar te djathteve (dhe politikes ne pergjithesi). Tung

Kjo sepse e majta eshte e

Kjo sepse e majta eshte e provuar si e tille,sidomos ne Europe,sidomeos ne Shqiperi,sidomos ne Tirane, si e majta me kriminale dhe represive qe ka njohur historia e njerizimit ne ato organizime qe quhen Parti.Per 50 vjet e majta shqiptare e terrorizoi kombin shqiptar me agjitacion e propogande dhe per tet vjet pushtet me korrupsion e propogande.Pyet per kete Fatos Nanon,Anastas Angjelin,Gramoz Rucin,Namik Doklen,Skender Gjhinushin,Monika Kryemadhin,Arben Malajnetj.etj.Secili eshte shume kompetent ne pergjigjen qe pret ti sip[as fushave perkatese."SOCIALISTET I POSHTEROJNE MASAT.PARTIA I BEN ATO TE PAPERGJEGJSHME" E N V E R .

O Qamil, sa per muhabet po

O Qamil, sa per muhabet po Saliun e quan te majte? Po Jozefina Topallin, Artan Hoxhen, Genc Rulin, Ridvan Boden,Mesila Doden, Majlinda Bregun,Neritan Ceken, Arben Demetin?

Nje ndihme per pergjigjen: emrat e mesiperm nuk jane zgjedhur rastesisht.

Te gjithe keta te marre se

Te gjithe keta te marre se bashku ,vetem 2.07, te Gramoz Rucit perbejne si te majte -isha.Sa per te majte kriminel,Gramoz Ruci eshte po njelloj sa Koci Xoxe,Kadri Hazbiu apo Fecor Shehu.Mos te hyjme pastaj te Byroja Politike apo Sekretaret e Pare qe kane bijte te Partia.Bej nje analize gjakftohte dhe pa emocione; Çfare e lidh me te majten nje fytyre kriminale si e Gramoz Rucit apo Skender Gjinushit?!?! ORIGJINA DHE VEPRAT!

"Mendimet dhe opinionet jane

"Mendimet dhe opinionet jane te lira,argumentat jane te shenjta".Une shoh se keto te fundit te mungojne.

Ne historine moderne, e kam

Ne historine moderne, e kam fjalen pas LUftes se II boterore, socialdemokracia e viteve 60 ne Europen Perendimore ishte bqaza e shoqerive perrendimore sot. Dhe kjo ehste e majta. E djatjtha e sotem eshte bere njesh me ksenofobine, racizmin, mungesen e tolerances, politkat agresive neoliberale qe cuan ne zgrip ekonomoik gjithe Boten.

Sa per Berluscon-in eshte trup e faqja e zeze e Italianeve, kur nje shoqri si Italia nuk a rrin te heqe qafe Berluskonin, mund ta kuptoj edhe Qamilin qe e dashuron.

"Retorika e poshtersise anti-komuniste"per te cituar Shinasi Ramen, dikur ne grupin studentor te 90-s.

Add new comment