Vlorë: ‘Far West’ duke luajtur domino

“Ata të katër po luanin domino. Ishin rreth 25 vjeç. Dy syresh ishin vëllezër. Ishin ulur në hyrjen e një pallati, dhe të rrëmbyer nga emocionet e dominosë (sikur dikush ta bënte libër a film këtë ngjarje, s’do ish keq të zgjidhte për titull “Viktima të pasionit të egër për Dominotë”) kanë zënë të bëjnë zhurmë. Një banor, rreth të 25-tave dhe ai, zbret tok me vëllain, dhe u thonë që ta ulin zërin, pasi po shqetësojnë të tjerët, që duan të pushojnë. Kanë shkëmbyer fjalë me sho-shoqin, pasi lojtarëve të dominosë nuk ua kish qejfi ta linin lojën; aq më pak mund ta linin këtë lojë pas toneve urdhëruese të dy vëllezërve, që mbaheshin me të madh. Pas fjalëve, janë kapur me njëri-tjetrin, dhe kanë shkëmbyr grushta. Njëri prej vëllezërve, është ngjitur në apartamentin e tij, ka marrë një pistoletë që e kish aty (një version është, që ka zbritur me armë qysh në krye të herës), dhe me të ka qëlluar mbi të katër lojtarët. Njëri ka mbetur i vrarë në vend. Tre të tjerët kanë përfunduar në spital me plagë të shkatuara nga plumbat e pistoletës TT.”
Ku ka ndodhur? Mos është vërtet ndonjë script për film? Mirë do ishte të ish kështu. Por në fakt është ngjarje, që ka ndodhur në lagjen Osman Haxhi sipas Shekullit, ose në lagjen Isa Boletini sipas Mapos. Për qytetin të gjitha gazetat janë në një mendje. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë.
E.G.
Comments
Mir bukur sh ngjarje si per
<p>Mir bukur sh ngjarje si per film por seshte normale qe ta vini theksin aq shum te qyteti ku ndodhi. Fshatarizma si tuajat nuk i duhen Shqiperise. Rendesi do te kishte te denonim aktin dhe jo te veme theksin tek stereotipet dhe dasite qe eksistojne qe tash brenda se njejtes Shqiperi</p>
Nuk e di se ku jetoni por po
<p>Nuk e di se ku jetoni por po te ishit me "fat" dhe te jetonit prane ndonje bar-kafeje,pike lloto apo prane ndonje mekaniku ku di une se cfare do te benit.Je ne shtepine tende dhe brenda nuk rri dot nga zhurmat qe i ke te dera e shtepise pak rendesi ka nese eshte mesi i dites apo mesi i nates te iken truri te iken.Si i behet hallit?Cfare te besh?Kujt t'i ankohesh?Si duhet te zgjidhet ky problem?Besoj se kjo do te duhej te ishte tema qe ju te Respublikes duhet te kapeshit dhe jo me lagu s'e lagu(osman haxhiu apo isa boletini).</p>
Add new comment