Deklarata e PD-së për Kongresin e PS-së; gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Postuar në 05 Nëntor, 2011 14:50

Gerti Bogdani i PD-së lexoi sot para mediave një deklartë kundër kongresit të PS-së, e cila, me shumë gjasa, ishte shkruar nga Berisha, dora vetë. Në një pjesë të asaj deklarate thuhej: “Sot Edi Rama krijoi ndasi mes shqiptarëve, duke vendosur një pjesë kundër pjesës tjetër”. Dhe me këtë, është aluduar për ndarjen mes 95 përqind të shqiptarëve që, sipas PS-së, do të përfitojnë nga taksat më të ulta dhe 5 përqindëshit tjetër, që do të paguajë taksa më të larta. Berisha e di se avantazhi elektoral i mazhorancës aktuale është i tillë që, 25 mijë vota shtesë neto për koalicionin opozitar në qarqet e duhura, mund t’i japin fitoren këtij të fundit. Dhe një premtim i PS-së për uljen e taksave të 95% të shqiptarëve mund ta rrezikojë avantazhin aktual të mazhorancës.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Ne nje kohe krize financiare , qe askush nuk ia di tallazet kur i perfundojne , te premtosh per ulje taksash eshte njelloj si te premtosh parajsen . Domosdoshmerisht do te kete efekte pozitive tek ne shqiptaret qe nuk dime dhe fort mire kahet politike se kujt i takojme . Jemi pragmatiste .Ndryshe nuk ka spjegim qe qytetaret - fshatare votojne per te djathten dhe qytetaret-qytetare votojne per te djathten . Sot , me shume se kurdohere , flitet me teper per parane , ate qe e kthene ujin perpjete dhe bene bire ne uje . Dhe kur te filloj lufta "financiare''  mes kaheve politike do te marre , kam frike , nje populizem te frikshem qe do te cenoje ardhmerine makroekonomike . Megjithate , alla shqiptarce , me mire sot sesa mot . Ka perendia plot ...Vec konfliktin qe do marre "zjarr'' me shtimin e "shkarpave" politike mes te pasurve " bankare" dhe fukarenjve "ziliqare'' , nuk e shoh me sy te mire . S'po me pelqen fort ai 95 perqindeshi dhe ai 5 perqindeshi . Kuiz per shume qytetare , per te gjetur ku bejne pjese . Prapeseprape te jemi te sigurte se bejme pjese ne atmemedhene tone , te cilin e presin peripecite e "Odisese"...perpara...

Submitted by Altin per A.G (not verified) on

Nuk do kete ulje taksash nese PS vjen ne pushtet ne 2013-n. Ok, duhen bere llogarite e pastaj te shohim, ajo qe po thote P.S eshte se ata qe fitojne me pak do taksohen me pak, p.sh nga 10% sot 5 % apo 0% neser dhe ata qe fitojne me shume do te paguajne si tatim fitimi mbi te arshurat le te themi 20 % dhe nuk eshte e thene qe te hyrat totale ne buxhetin e eshtetit te bien, mund te rrine njesoj apo madje edhe te rriten. Si do ndodhe kjo?

SOT: Nese e gjithe Shqiperia eshte 100 persona, e nese une, ti dhe 93 te tjere fitojme 5,000 Euro ne Vit , sot paguajme 10 % pra, rreth 500 Euro ne vit tatim mbi te ardhurat per person . 95 vete x 500 euro ne vit = 47,500 Euro ne vit.

Nese 5 te tjere , Tom Doshi, Sadri Abazi, Zamiri, Gimi e Sandri fitojne 1,000,000 Euro ne vit, sot paguajne 10 %, pra 100,000 Euro per person ne vit. 5 vete x 100,000 Euro ne vit= 500,000 Euro.

Ne total sot ne Shqiperi (Shqipeirne imagjinare me 100 persona) paguhen 547,500 Euro ne vit.

Ne 2013: Nese ne 2013 kur te vije PS ne pushtet, tatimi per 95 personat si une e ti do te behet nga 10 % ne 5 % atehere , ne do paguajme 250 Euro ne vit tatim mbi te ardhurat per person. Ne total 95 vete x 250 Euro/vit= 23,750 Euro ne vit.

Nese ne 2013-n kur PS te vije ne pushtet, tatimi per Tomen e shoket e tij do rritet nga 10 % ne 20 % , do paguajne 200,000 Euro ne vit. Atehere 5 persona x 200,000 Euro/vit= 1,000,000 Euro/vit

Ne total ne Shqiperi (Shqiperine imagjinare me 100 persona) ne 2013-n do te paguhen 1,023,750 Euro/vit

Pra, ne teori taksat mund te dyfishohen. Sigurisht eshte me komplikuar se kaq behet me shkalle, varet nga niveli i taksave te korporatave etj. POr ideja eshte se nuk do te kete ulje takashs ne total, vtem nje mbledhje e diferencuar.

Submitted by A.G (not verified) on

Me falni per gabimin e mesiperme "qytetaret-qytetare votojne per te djthten" duhet "qytetaret-qytetare votojne per te majten" ...

Submitted by Formula (not verified) on

Ne radhe te pare me duhet te them qe me piken e programit te PS qe i perket taksave po rrezikohet te krijohet nje ndasi artificiale ne shoqerine shqiptare.po me duket sikur do filloje prap lufta e klasave,do fillojne ti quajne te pasurit kulake.Dmth une teorikisht jam dakort me tatimin progresiv sepse mund te sjelle te ardhura me te medha per arken e shtetit.Por me ate qe thote Ps kam problem dy gjera.E para mendoj se nuk eshte momenti i duhur per ndryshim te sistemit fiskal ne vititn 2013(gjithmone nese PS vjen ne pushtet) sepse mendoj qe do t kishim me teper humbje sesa perfitime.Dhe problemi me i rende sipas meje ka te beje me faktin se si ka mundesi qe dikush del dhe thote "ne jemi kunder 5% te shqiptareve dhe pro 95% te tyre".Per mendimin tim kjo shprehje eshte sa populiste aq dhe e rrezikshme per te kthyer permbys realitetin e brishte te shoqerise shqiptare.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

O Formula, lexove dhe degjove cfare u tha ne kongres apo merresh me komentet e kometuesve mbi komentin qe komentoi PD per kongresin.

1. Eshte program per permeresimin e jetes se 95% te shqiptareve

2.  NUK JEMI KUNDER 5% tjeter. Por do tu krijojme nje klime tjeter ekonomike qe ata te bejne biznes me te sukseshem qe te kompesojne kostot shtese nga taksimi shtese.

Duhet te marresh ca vesh nga ekonomia qe ta kuptosh se ne biznes duhet te ruash balancat qe kur ushqehesh vete te kontribosh mjaftueshem per te rritur ushqimin tend ndryshe do besh qejf ca kohe por pastaj do vdesesh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.