Që programi i PS-së të fillojë të realizohet në 2013-ën

Debatet rreth programit të PS-së, i cili u prezantua zyrtarisht në kongresin e saj, kanë arritur maksimumin e intensitetit në mediat shqiptare. Ndoshta është një intensitet i ngjashëm me atë të debateve rreth programit të KOP-it të PD-së, para se ajo të rivinte në pushtet në 2005-ën. Debatet rreth programit të PS-së janë përqendruar kryesisht rreth pyetjes nëse propozimet e PS-së janë të realizueshme. Por ndoshta një pyetje më e rëndësishme është nëse do të fillojnë të realizohen në 2013-ën.
Që programi i PS-së të fillojë të realizohet në 2013-ën, duhet që ai të frymëzojë mjaftueshëm votues për t`i dhënë fitoren koalicionit të udhëhequr prej saj. Por le ta përkthejmë këtë fjali në shifra, duke presupozuar se Berisha nuk do të pranojë një ndryshim të sistemit zgjedhor.
Që koalicioni aktual i PS-së të arrijë shifrën magjike të 71 mandateve parlamentare, i duhet të shtojë nga një mandat në 5 qarqe dhe TË MOS HUMBASË ASNJË në 7 qarqet e tjera. Po në cilat qarqe është më i mundur ndryshimi i një mandati në favor të koalicionit të PS-së?
Në Berat koalicionit të PS-së i duhen vetëm 500 vota shtesë neto në krahasim me 2009-ën; në Tiranë i duhen 5500 vota; në Durrës i duhen 5200 vota; në Shkodër i duhen 5100 vota; në Kukës i duhen 5800 vota. Dhe ç’nënkupton termi “vota shtesë neto në krahasim me 2009-ën”? Për shembull, në Berat, do të thotë që, në qoftë se koalicioni Berisha-Meta shton 400 vota dhe koalicioni i PS-së shton 900 vota në krahasim me 2009-ën, atëhere ky i fundit do të ketë 500 vota shtesë neto (900-400=500). Ndërsa në qarkun e Tiranës, për shembull, mund të ndodhë që ndonjë parti e re e djathtë t`i heqë 3500 vota koalicionit Berisha-Meta dhe koalicioni i PS-së të shtojë 2000 vota në krahasim me 2009-ën. Pra, votat shtesë neto në krahasim me 2009-ën do të ishin 5500, ose mjaftueshëm për të kaluar një mandat nga mazhoranca te opozita.
Në letër, fitorja e koalicionit të PS-së nuk duket dhe aq e vështirë, por në realitet, nuk është dhe aq e lehtë. Sepse, përballë tij, është Berisha…
E.Zaloshnja
Comments
Nqs ngelen koalicionet keshtu
<p>Nqs ngelen koalicionet keshtu sic jane, pervec qarkut te Beratit shanset per te bere nje rikuperim te tille jane minimale. </p><p>E vetmja shprese e Rames eshte pra qe Topi ti heqe mjaftueshem vota Berishes nga njera ane, dhe ai te mos kete rrjedhje nga ana tjeter. </p>
Perballe PS-se dhe perballe
<p> Perballe PS-se dhe perballe te gjitheve eshte Berisha . Dhe ne e dime dhe ai e di . KOP-i u krijua pak para zgjedhjeve dhe nuk patem kohe te fshinim "mjergullnajen" apo "tymnajen" e krijuar deri diten e votimit . Ndersa Ps-ja eshte gati nje vit e gjysem para , keshtuqe edhe do te kthjellohet , kolaudohet , e propagandohet me shume sigurisht . Ore , po Meta , cfare do beje xhanem , si i majteidjathte qe eshte ? Mos ka edhe ai ndonje oferte te mire tani qe po vjen koha e ''okazioneve" ?! Le te presim dhe le te zgjedhim , kur t'i vije koha sigurisht .</p>
Add new comment