Këshilla dashamirëse për opozitën

Postuar në 20 Tetor, 2012 03:19
Artan Mullaj

Në një film fantashkencë, disa vite më parë, toka u sulmua nga jashtëtokësorët.  Të shëmtuar, metalikë,  barbarë, me makineri fluturuese dhe armë të frikshme, që lëshonin reze dhe zjarr, mysafirët barbarë  të hapësirës, sulmuan me koketëri cdo meridian  e qytet ne planet për të shuar pa mëshirë, njëherë e mirë racën njerëzore.

Ky ishte me dy fjalë thelbi i skenarit të filmit të frikshëm, që paralajmëronte mbarimin e ditëve.  Edhe pse të bashkuar, njerëzit  ishin shumë të dobët përballë superteknologjisë vrasëse të jashtëtokësorëve, dhe prandaj, raca e tyre  po shuhej me shpejtësi. Sidoqoftë, vetëm në mes të rrezikut lind mundësia. Sado të përsosur të ishin ata hapësinorët barbarë, si krijesa të zotit, njerëzit e tmerruar mendonin se duhej të kishin një pikë të dobët. Nuk mund të qenë krejt të përsosur, si Zoti!.

Dhe e kishin vërtet një pikë të dobët. Tokësorët në zhdukje, befas e  kuptuan  se UFO-t nuk e duronin dot muzikën.  Sakaq, mijëra artopalante gjigande shpërndanë në atmosferë tingujt e Beethoven symphony 9. Sapo  shpërtheu melodia klasike në planet, kokat e armiqve të qiellit filluan të shpërthenin si tollumbace me lëng të zi përzier me tru, gjak edhe rrjedhje të shpifura. Dhe kështu muzika shpëtoi njerëzimin..

E solla këtë synopsis skenari  për të bërë një analogji fantastike me luftën politike në Shqipëri.   Nga njëra anë opozita e brishtë, gabimmadhe dhe me dobësi sistematike në perceptimin e fuqisë së kundërshtarit dhe në lehtësinë e të kuptuarit të gjërave, dhe përballë, Sali Berisha, shtet, qiellor, i pasur, i egër, i keq, i fuqishëm, i pamposhtur si një dinosaur i “RRUGËS SË QUMSHTIT”.

Luftë e pabarabartë? Betejë e kotë? Humbje e paralajmëruar?  Këtej njerëzit opozitarë, të varfër, të papunë, të pafuqishëm, të pambrojtur, të pazotë për të reaguar kundër sundimit, andej Saliu, bajlozi i zi, i madh, i frikshëm si e shkuara e tij,  me ushtrinë milionere pas, me shpatën në dorë.

Në kënetën e pazakonshmërisë,  Berisha, pse jo, mund të supozohet si I tillë. I ka të gjitha tiparet e një jashtëtokësori të fantazuar nga regjitë e HOLLYWOOD-it.  I rrethuar nga një bandë e madhe servilësh  të pasur, të pandjeshëm, të pangopur,  duke qënë edhe vetë  i shkretuar si ata nga babëzia,  asnjë fuqi shqiptare nuk do mund ta konkuronte  në arrogancën, delirin, brutalitetin dhe babëzinë e tij për pushtet.

Lind pyetja: Si jashtetokësorët e filmit, a ka edhe Saliu “thembër Akili”? A ka një pikë të dobët  pushteti i betonuar i këtij  njeriu që si personazh, vështirë se mund të krijohej  edhe  nga autori botëror i fantashkencës, Stefan Wul?  Një dobësi që do ta mposhte, do ta bënte të shkuar, ashtu si muzika e Bethovenit pat shkatërruar  kokat ujore të jashtetokësorëve në filmin që lart përmendëm?

Mos është  pleqëria? Pleqëria që, kur e tërheq përdore njeriun drejt perëndimit, mes vjeshtës së ardhur, ja shkrin akujt e thellë edhe  shpirtrave  më të egër e mëkatarë?

Kush do te jete  pika e dobet e Berishes? Mos do te jete  befas mëshira? A mund të jetë? Mëshira që si një vejushe, do t’i afrohet në një ditë dimri pranë oxhakut, në një muzg të përhimtë kryeministror  për ti fryrë në vesh këto fjalë: “Sali bej! Boll mire je,! Ca do ma shum se kaq?  Ver pak dorën n’zamën, bir.  Mendo edhe për të tjerët. Për të pashpresët. Për ata që me zor mbushen me frymë. Për ata që i venë zjarrin vetes. Për familjarët e atyre që len frymen n’shesh. Për fëmijët e urritur, me baballarë të papunë, dhe me nëna lotëthara, që kanë frikë se gjumi i fundit i tyre do të jetë edhe gjumi i madh…Sali, bir, vene dorn n’zamën, n’ mëlci, n’shpretkë, ku të dush. Pasuri ke sa ka pas edhe Ali Pash Tepelena,  për vete, për fëmijët e tu, për besnikët, ortakët dhe fëmijët e tyre. I thithe palcën këtij vendi. Shite  cdo gjë me vlerë që ka ky vend, mbi dhe edhe nën dhe. Atë pak cfar le pa shit, e ke shkatru. Ju  dhe miqve,  dhe miqve të miqve të tu prona dhe koncensione. Disa njerëz janë vrarë për ty, Sali, lart e poshtë. Të gjitha i bëre, të gjitha i ke. Prandaj, ver dorën n’ zamën dhe ikë.  Ikë! Leri këta njerëz të jetojnë pa kët peshë, pa këtë mllef, pa këtë urrejtje për ty.!”..

Mos pika e dobët e Saliut  është frika  e ardhshme nga vetvetja, ndërsa jashtë në pragun e derës, e pret si një mallkim,  gjyqi ende i pabërë i ndërgjegjies së tij?

Mos dobësia e tij do të jetë vetëm  vdekja, gjyqi i taksur i perëndisë për të gjithë?

Jo! Asnjëra nga këto.  Edhe vdekja i largohet Berishës. E ka frikë! Koha, seancat, viktimat, kanë provuar tjetër gjë. As trokitja e vjeshtës, as takimi i ardhshëm i Saliut  me perëndinë, në kushedi c’sallë me kushedi c’ëngjëj rrotull,  as keqardhja e paqënë për vrasjet në sheshe, as mëshira e munguar për grevistët e  urrisë të së shkuarës dhe të së ardhmes, nuk janë dhe nuk mund të jenë dobësi të kryeministrit qiellor të shqiptarëve.

Por edhe pse i ka sfiduar të gjitha këto, ndryshe nga cmund të pritet, udhëheqësi ynë e ka  një pikë të dobët, një  dobësi, që në fakt, nuk ka të bëjë me atë. Si një plazmë e tejdukshme, ajo ndodhet jo brenda tij, por jashtë,  larg tij.

Dobësia e tij është moraliteti. (Jo morali i tij, se nuk ka). Morali i kundërshtarit të tij. Morali i opozitës.

Moraliteti i opozitës, ndjeshmëria, ndershmëria, vetëm kjo gjë mund të jetë dhe do të jetë ‘muzika” shpëtimtare”  që do të hedhë në erë trurin blu e mavi të pushtetit të Saliut dhe salinjve me rradhë. Opozita duhet të bëjë një ndalesë, që të kuptojë situatën. Kur të kuptojë situatën, do jetë gati të marrë një vendim që të fitojë frymën e shqiptarëve.  Vendimin për të qënë e sinqertë dhe e moralshme me elektoratin e saj.  Vendimin të pastrohet nga hijet, të shpërlahet nga dyshimet. Vendimin që të lejë pas të shkuarën fodulle, me deputetë fodullë dhe mediokër.. Vendimin që të gjallërojë misionin dhe vizionin e saj duke pastruar moralin e ri nga ndotjet e vjetra. Mos është ky një projekt teorik? Aspak. Pastrim morali do të thotë pastrim listash, autoritetesh dhe pastrim mentalitetesh. Sapo të fillojë të bëhet, ky vendim  do të sjellë sakaq besueshmëri dhe interes.

Cdo të thotë kjo? Partia socialiste ka nevojë të instalojë në struktura vullnetin kolektiv për integritet dhe cilësi përfaqësimi. Për këtë ajo duhet të ndryshojë apo të pastrojë vetë strukturat nga figurat e perfolura dhe sidomos  perceptimet.. Partia Socialiste duhet të shtrydhë  mirë kujtesën, për të kuptuar se listat gabim të deputetëve në zgjedhjet e shkuara, ishin një përgjegjësi sublime, që në mos shkaktuan, ndihmuan  humbjen. Listat e reja të deputetëve duhet të bëhen nga një mekanizëm i ndryshëm, që përzgjedhjen e bazon tek intelektualiteti, përgjegjësia dhe morali, jo te miqësitë e krerëve dhe pasuritë, sikundër, për fat të keq, ka ndodhur shpesh deri tani.  Shqipëria gjendet në pikën e fundit, ajo nuk mund të qeveriset me mënyrë tjetër, por vecse me moralitet të vullnetshëm. Nuk ka hapësira për gabime të tjera.. Nuk mund të ketë. Nuk do të ketë. Nëse njerëzit që përfaqësojnë do të zgjidhen përsëri në mënyrë mediokre, për arsye mediokre, ta kemi e të na rrojë Saliu. Zoti hedhtë dritën e tij përmbi ne!

Ylli i Integritetit moral të PS duhet të rilindë ne qiellin e shpreses. Nuk është vetem metaforë kjo gjë. Është Kusht! Është ngutshmëri. Moraliteti  duhet të jetë edhe kriteri i parë i koalicioneve. Asnjë koalicion në kurriz të ndershmërisë.  Asnjë marrëveshje me palët që vodhën dhe shpërdoruan Shqipërinë. Asnjë pakt me palët që nuk kanë fe, moral edhe besë. Bashkimi i PS me LSI-në e Ilir Metës sot, do të ndihmojë Saliun po aq sa e ndihmoi ndarja me LSI në 2009. Sot LSI nuk është palë. Është ndotje! Kryetari i PS dhe kryetarët e PS duhet të bëhen model ndershmërie,  duke marrë seriozisht zhgënjimin që sjellin koalicione të tilla,  në opinionin dhe  ndjeshmërinë e socialistëve të thjeshtë.

Pastrim do të thotë të deklarosh  dhe pranosh hapur gabimet e së shkuarës. Kjo gjë rrisjell besim edhe shpresë. Kjo edhe listat. Kujdes me listat, njerëzit e përfaqësimit, të cilëve do ju delegohet autoritet. Nuk mund të fitosh  besimin e votuesve, nëse ju imponon atyre të përfaqësohen në parlament nga njerëz të klanorë, të përfolur, të kapur, të dhjamur e të pasuruar nga shteti në zyrat e shtetit, arogantë e fodullë. Është koha PS të ribëjë një kthesë të fortë  shkëputjeje nga tranzicioni i saj, nga ndotja e shkuar e moralit të saj. Shkulje rrënjësh, ashtu si pat bërë 20 vite më parë shkëputjen e fortë nga Partia Komuniste e Punës.  Një kthesë drejt moralit!  Vetëm atëhere vendimet e së ardhmes do mund të ndezin besimin e votuesve të coroditur. Dhe që të fitosh apo rrifitosh besimin e tyre, duhet ata të ndihen të vlerësuar me përfaqësimin e drejtë, me emra të denjë, me njerëzit e zotë e të ndershmëm, që PS i ka realisht me shumicë. Vetëm kur Partia Socialiste të përmbushë këtë nevojë,ajo do të rrifitojë magjinë.

Comments

Submitted by elona milot (not verified) on

Pergezimet dhe komplimentet e mia per kete shkrim te fuqishem qe flet per menyren se si duhet te silellet opozita. qe te fitoje opozita duhet te fitoje  apo rifitoje besimin e njerzve. . As edhe nje presje nuk mund t'i shtohet as t'i hiqet shkrimit tuaj.
Shkrime te tilla me vizion dhe  me ide te cmuara ju vene ju me merite ne pararojen  e gazetareve te pergjegjshem te ketij vendi te lodhur e te pashprese.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Ky eshte nje shkrim realisht dashamires nga nje i majte.por, ne Shqiperi ka dhe te tjere. Edhe ata duhet ti degjoj Edi, ndryshe  ose fiton saliu ose do kemi nje autoritarizem te majte, te ndryshem por gjithsesi autoritarizem.

E kam postuar kete shkrim ketu dhe publikuar ne 10 tetor si koment. mendova se do qe i dobishem si koment meqenese trajton te njejtin problem.

As me Salën e as me Edin

E majta shqiptare është angazhuar kohët e fundit në një fushatë triumfaliste qëllimi i së cilës mund të përmblidhet në pak fjalë: Shqipëria është në gjendje mjaft të keqe deri në prag katastrofe dhe atë mund ta shpëtojnë vetëm ata, Partia Socialiste, që shkruesit e  identifikojnë me Edvinin, të cilësuar Lideri (nuk po më kujtohet si i thonë në gjermanisht kësaj fjale), dhe me programin “tepër konkret” që pretendojnë se kanë (mundet dhe e kanë në mendjen e tyre).

Pas 21 janarit në Shqipëri  jeta politike, por edhe ajo ekonomike, u bllokua për shkak të qëndrimeve ekstremiste të Saliut,  i cili shpiku grushtin e shtetit, për  të kryer ai, një grusht real, me synim  marrjen në dorën e tij të të gjithë pushteteve sipas parullës staliniste “gjithë pushteti sovjetëve”, por dhe për të fshehur krimin, vrasjen  e 4 martirëve në fund të demonstratës, kur turma ishte  duke u shpërndarë, vrasje e cila duhej të hetohej  me paanësi vetëm nga Prokuroria  dhe jo nga inkuizitorët halemër të Saliut.

Do të ishte diçka normale  që, për çka ndodhi, të gjobiten organizatorët e demonstratës për dhunë ndaj policisë, ashtu dhe ushtruesit e saj e jo pjesëmarrësit e qetë, siç janë dhe praktikat perëndimore: për prishjen e rendit  publik  dhe rezistencë e dhunë ndaj policisë.  Shfaqje të tilla i shohim, shpesh madje edhe  më të dhunshme, në çdo vend të perëndimit, por atje  policia nuk shtie kurrë mbi  turmën e paarmatosur edhe në se tremben qeveritarët. Prandaj vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen rreptësishtë. Deri atëhere nuk do të këtë qetësi.

Në vendet demokratike është e drejta e qytetarëve të protestojnë ndaj politikave te qeverisë, kundër varfërisë, për drejtësi sociale, për votën e lirë  e për  çdo gjë tjetër, gjithë duke respektuar  ligjet e vendit, madje edhe  pa marrë leje tek administrata, por nuk kemi parë që të hedhin valle para zyrave të pushtetit si në kohën e Dullës, prandaj mos ja kërkoni këtë opozitës.

Është detyrim, madje dhe i intereson politikës,  që të marr në konsideratë mendimin e një pjese të popullsisë, jo më kur është sa vetë mazhoranca, edhe që   të mos ndëshkohet nga vota nesër. Sigurisht, ky nuk është rasti i  vendit tonë, ku vota vidhet dhe qeveritarët thonë se jemi të ligjshëm,  meqenëse ligjin e pa drejtë dhe aspak demokratik e hartuan  bashkë, për interesat e tyre, të dy partitë.

Pa u mbyllur ende hetimi dhe pa u nxjerrë  ende përgjegjësitë për këtë masakër te pashembullt  në këto 15 vitet e fundit,  filloi fushata për zgjedhjet për  organet e qeverisjes vendore.  ajo u shqua për dhunë e  mitingje marramendëse  dhe u kurorëzua (veç vjedhjes  së votës në komuna e bashki)  me farsën e Tiranës.  Veprimet banditeske të  Ristanëve me shokë e shoqe  për ti dhënë me çdo çmim Tiranën Lulit, duke i numëruar dhe votën “vrasës”, do të ketë ndikim afatgjatë  në jetën politike sociale të vendit dhe pasoja në ekonominë e shqiptarëve  jo milionerë, me pasuri të vënë si qeveritar e të tjera aktivitete të ndaluara nga ligji por të lejuara për disa. Kjo dhunë dhe arrogancë politike ka thelluar akoma më shumë hendekun ndërmjet popullit të djathtë e të majtë.

Ka kaluar më shumë se një vit qysh atëherë  dhe gjendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve për shkak të politikave të dështuara ekonomike, ka ardhur  duke u përkeqësuar  në të gjitha aspektet, sa që sot  jemi në prag të katastrofës. Tashmë  shumica dërrmuese e shqiptarëve,  përjashto profiterët,  gjykon se në Shqipëri sundon krimi, bandat  e qeveritarëve ose kriminelëve  që qeveria i lejon, sundon korrupsioni, sundon padrejtësia, e  të gjitha këto të inkurajuara nga  heshtja e shumicës, por jo më pak dhe  nga  sehiri që bëjnë të huajt  që janë në Shqipëri, për të na drejtuar, korrigjuar  e mbikëqyrur. Ata shohin veç burra shteti dhe përparim.

Fakti, që ata që  nuk marrin pjesë në votim janë të shumtë,  tregon se jo të gjithë shqiptarët  bëjnë pjesë në përkrahësit e Saliut  apo të kundërshtarit të tij - Edvinit. Pra, ka shumë shqiptarë që nuk besojnë se jetojmë në vendin më të mirë e më të përparuar të botës, perlën  dhe ëndrrën e turizmit botëror,  ashtu edhe të tjerë që nuk besojnë  në një politikë të re, apo as të majtë dhe as të djathtë,  me një  program 1000 faqesh (përpara zgjedhjeve të 2009-ës), apo një program 90 faqesh me bojra për Rilindjen Kombëtare, me fraza të përgjithshme e shpesh ambigue, që i gjen në çdo manifest të majtë evropian, thuajse pa shifra e rrugë reale për zgjidhjen e problemeve konkrete të popullit tonë.

Edvini dhe Saliu nuk duhet të harrojnë se kjo gjendje është rezultat i pazarit të fëlliqur të prillit 2008, kur ndryshuan Kushtetutën, që të mbesin përjetë vetëm ata të dy në skenën politike shqiptare, e ne të jemi të detyruar të zgjedhim vetëm ndërmjet tyre. Me atë akt ata treguan se janë bartës të të njëjtës mendësi përjashtuese e komuniste për ata që mendojnë ndryshe. Mjafton ky fakt për të mos qenë me ta e për të mos votuar për ata. Edhe me opinionin e fundit arrogant për Topin,  Lideri  tregoj intolerancën e vet e një përbuzësi për njerëzit që nuk janë me të, duke treguar mendësinë e tij prej sundimtari feudal, njëlloj si Saliu kur flet për “cicërimat” e tij.

Shqiptarët e tjerë kanë të njëjtat të drejta me dy grupimet e mësipërme,  të jetojnë këtu  dhe të përfaqësohen në politikë e të ndikojnë në të. Për shumë shqiptarë të dy këto grupime klienteliste  me programet dhe sjelljen e tyre  nuk janë as të majtë e as të djathtë,  prandaj ka vend  dhe për të majtë dhe të djathtë të tjerë dhe aq më tepër të qendrës, ka vend pra edhe për ata që nuk janë as me Salën dhe as me Edin, që ëndërrojnë,  si në dhjetor’90 një Shqipëri demokratike ,  që duan liri e demokraci.  Me sa duket, ata duhet të presin një dhjetor të dytë.

Si përherë në këto vite  që nga zgjedhjet për kryetar të PD-së  në shtator 1991  e deri më sot Saliu është në ethet e padurimit  (frikës së humbjes) në zgjedhjet. Përvoja e tyre që kanë qenë  pranë tij tregon se turbullimi  emotiv për të  fillon që 5-6 muaj para zgjedhjeve e shfaqet me fjalime  e dalje të përditshme në publik  që ja shumëfishojnë mediat , prona të tij,  duke folur për gjithçka madje  duke thënë dhe të kundërtën e asaj  që ka thënë vitet e mëparshme , duke kalëruar nga një cep në tjetrin, nga energjia bërthamore në atë të rinovueshme  mjafton që të jenë premtime të bujshme,  e të pres shirita si dikur Lymi me Edin me të cilët ai tallej. Por,  kohët e fundit ai mendon se Shqipëria është si shtëpia e tij  në Vuçidol, ku ai,  si i  pari  i  saj, mund të bëjë gjithçka , ta shes, ta fali, ta djeg  etj. Me mentalitetin e tij të kohës së bashkësisë fisnore e si komunist  i thekur ai mendon se është misionar dhe pronar edhe i njerëzve që jetojnë këtu  në “pronën e tij”. Ne shohim shpërdorime, vjedhje, korrupsion që bëhen sheshit nga familja & shokë, vrasje, aksidente dhe ai na flet për përparim për  digjitalizim e hidroberishizëm.  Ai shtigjet e asfaltuara, që marrin për ditë jetë njerëzish,  i quan autostrada dhe ua jep për t’i projektuar dhe ndërtuar  klientëve të tij, duke vjedhur  djersën e gjakun e shqiptarëve. Nga ai mund të presësh gjithçka,  vetëm jo përparim dhe qytetërim,  Ai na kujton mbretin Midas, të miteve të lashtësisë, të cilin perënditë  e dënuan që gjithçka që prekte  ti bëhej flori e të mos e hante dot, ndërsa këtij gjithçka që prek i pëgëret.

Kudo në botë njerëzit  shpresojnë tek opozita,  tek  lufta dhe  përpjekjet e saj për ti dale zot popullit ,  këtu kjo nuk po ndodh.  Këtu  kryetari cicëron,  ndërsa luftojnë, e duhen respektuar, vetëm Taulanti dhe Erjoni, sepse  të tjerët ose  janë servile të Liderit, ose  duhet  të jenë të zënë në konflikt interesash, e duan ta kenë mire me qeverinë e Saliut. Njerëzit presin veprim për të bllokuar rënien ekonomike dhe shitjen e vendit serbo-grekëve. Edvini premtoi 300 ditë gju më gju me popullin   alla Enver, prandaj me të drejtë njerëzit e zakonshëm,  pra shumica, kanë të drejtën të pyesin:  çfarë  dhe si do ta bësh ?  me fjalë të  pakta e shifra të sakta, me zgjidhje  realiste pra të mundshme, sipas  një programi të detajuar  për të interesuarit,  ndërsa të thjeshtë  e konkret për shumicën e popullit.

Duam të dimë   a do të jetojmë më mirë dhe më të sigurt në vitet që po vinë  dhe me të ardhme për fëmijët  tanë, njerëzit, apo të nisemi nga këmbët sytë  për të mos u kthyer më. Shqipëria po vidhet dhe me ndihmën e të huajve, pasi paguajnë familjen. Partia Socialiste, në fakt dy tre veta protestojnë, ndërsa   shumica me sa duket pret radhën (e quajnë rrotacion!!) që të vazhdojnë si Saliu këtë rrugë, dikur  të Fatosit dhe  Ilirit.

Partia Socialiste urgjentisht duhet te mbledh Asamblenë e të marrë vendime për rishikimin e kontratave korruptive e fiktive të koncesioneve  për vjedhjen e pasurive kombëtare, dhe  kthimin e sovranitetit mbi këto pasuri kombëtare, e kanë bërë dhe vende të tjera e asnjë hajn i huaj nuk ka bëzajtur. Në cilin vend të botës bëhet shitja e rezervave nëntokësore siç po bëhet me naftën dhe gazin, kush shet bregun e detit, ajrin, ujin dhe  nëntokën me minerale, më thoni një veprim të tillë. Le të jenë bërë me Ligje. Kur ligji bëhet për të mundësuar vjedhjen është i jashtëligjshëm. Edhe Enveri me Ligj vriste, por askush nuk ka të drejtë të thotë se e kishte të drejtë. Për këtë socialistët duhet të paralajmërojnë SHBA dhe Bashkimin Europian  si dhe vendet mike, që të mos ankohen nesër.

Në këtë aspekt ata duhet të kontrollojnë  jo vetëm Saliun por  dhe të tjerët e kemi fjalën për  vitet 2000-2005, e  po përmendim   Aeroportin e Rinasit, Raiffaisen Bank, dhe Bankën Kombëtare Tregtare, që u shit paturpësisht për  vetëm 1 dollarë.  Kush na vjedh  duhet të vejë në vendin e caktuar për hajdutët.

Edvini duhet të na flasë qartë, konkretisht e ma shifra për financat publike,  taksat, shpërdorimet e Bankës së Shtetit,  kontrabandën  dhe trafiqet, korrupsionin regjistrimin dhe  verifikimin e pasurive (pa të cilën nuk luftohet korrupsioni), e mbi të gjitha si do të veprojë, në çfarë afatesh do të veprojë,  ndryshe le të mbajmë Saliun se mbase nuk do të vjedhë më shumë, se shokët e Edvinit nesër, sepse është majmur.

Edvini duhet të na flasë për krimin, rendin publik,  dhe drejtësinë dhe të na thotë  na thotë  çfarë do të bëj dhe në çfarë afatesh do t’i bëjë. Edvini duhet të na flasë për pronat , për një masakër e cila sipas Majkos filloi me PS. Nuk ka deputetë e politikanë të PS që nuk ka vila në bregdet. Të na  thotë konkretisht për kthimin e trojeve të vjedhura (shtetërore e private) në qytete e bregdet e a do të kthehet tek i zoti, po kështu për pronën në fushë dhe po ashtu dhe për të përndjekurit, kur do të kompensohen,  brenda sa kohësh  do të  kompensohen, dhe sa kategori të tilla do jenë sipas moshës  dhe vite  burgu  që kanë bërë. Të njëjtën gjë ai duhet të na i thotë për infrastrukturën  dhe  urbanizimin , zaptimin dhe legalizimin, e për shumë e shumë të tjera e të tjera  maskarallëqe që po ndodhin për ditë në Shqipëri. Për arsimin e degraduar të kthyer në një mjet fitimi  për licencat politike  që kanë marr,  për shëndetësinë  në gjendje të mjeruar,  si çiflig për partitë e vogla,  për mjedisin  që po e kthen vendin në  kazan  plehrash e që nuk po lenë  pyll pa shkrumbuar. Jo vetëm kritika e akuza por dhe veprimet që do kryejnë.

Por gjithashtu duhet të na mbushi mendjen se partia e tij është e demokratizuar, se kandidatët për kryetar e për deputet  nuk i emëron Lideri, por i zgjedh anëtarësia, sipas parimit një anëtarë një votë, e që vendimet merren kolegjialisht, sepse  Shqipërinë mund ta bëj demokratike vetën një parti e demokratizuar. Dyshojmë se Partia Socialiste është e tillë. Madje sa më shumë të mburren për këtë aq më pak janë të besueshëm sepse, si thotë fjala e urtë, “njerëzit mburren për virtytet që ju mungojnë”

Unë jam ndër ata që nuk besoj se “Lideri” do t’i bëjë  çka treguam më sipër, sepse duhet të  akuzojë dhe të vetët dhe PS-në për   vitet 1997-2005, gjë që deri më sot nuk e ka bërë;  nuk besoj se  di se çfarë duhet të bëjë, sepse nuk i kam dëgjuar gjatë këtyre 7 vjetëve  ndonjë propozim konkret, përveçse fjalimeve  me fjalë të përgjithshme. Prandaj si shumë e shumë shqiptarë nuk jam as me Saliun dhe as me Edvinin, as dhe  me të tjerët, derisa të na tregojnë rrugën e shpëtimit, as me frymë e as me  beneluksa,  as se janë misionarë dhe as  me parulla populiste,  por konkretisht,  me një road map dhe timetable , me njerëz dhe anëtarësi që do ti zbatojnë, ndryshe  nuk ka pse të harxhojmë votën për sundimtarin e radhës,  që do të bëhet pronar i një çifligu:  i shtetit, i popullit,  qoftë ky blu apo i kuq , apo ndonjë me ndonjë ngjyrë të re. Por, përpara së gjithash duhet të na ktheni votën e lirë, të ndershme e të barabartë, një e drejtë legjitime që na e vodhët ju të dy,  me miratimin ose heshtjen e ambasadorëve dhe osbe-istave. Me sa duket nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që në të ardhmen  shqiptarët  do të zgjohen dhe do të binden që po ecin në rrugë qorre  dhe vetëm atëherë do të vijë shpëtimi.

Keno Kotorri

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.