Letër Sekretares së Shtetit, znj.Klinton

Zonjes Hillary Klinton - Sekretare e Shtetit, SHBA
E nderuar zonje!
Po të shkruaj nga një klinikë spitali në Tiranë, ku po kurohem për plagët e shkaktuara nga akti i vetëflijimit që tentova të bëj disa javë më parë. Jam një ish I burgosur politik i regjimit komunist në Shqipëri, që I jam bashkuar një greve të gjatë urie. Thelbi i kërkesave tona, ka të bëj me një defekt themelor të shoqërisë ku jetojmë, moszbatimin e ligjit. Ne nuk kemi hyrë në grevë urie për lëmosh, për pare apo kërkesa individuale, por për të protestuar kundër kulturës së moszbatimit të ligjit në Shqipëri, i cili po degradon në atë shkallë, sa na ka çuar në kufijtë e mbijetesës. Qeveria aktuale ka miratuar ligjin 9831 në vitin 2007 mbi dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik dhe ka pasur detyrim që ta zbatoj atë brenda tetë viteve. Në vitin e pestë të zbatimit të tij, ajo ka kryer një të tetën e detyrimit, dhe me këtë ritëm i bie që ligji të zbatohet pas 40 vitesh, kur askush nga ne nuk do të jetojë më. Bashkë me zbatimin e ligjit aktual, kemi kërkuar një status shoqëror më të sigurt, lidhur me pensionet dhe banesat sociale, si dhe pasqyrimin e të vërtetave historike për të cilat na kanë diskriminuar. Shumë shok të mijë të qelisë kanë vdekur pa marrë asnjë lek. Të tjerë po sëmuren dhe vdesin nga dita në ditë. Ne po ridënohemi duke na vrarë, jo vetëm shpresën tonë për një kompensim dinjitoz, por dhe humbjen e shpresës tek një shtet ligjor dhe një shoqëri e dekomunistizuar. Ajo që ne kërkojmë është të respektohemi si njerëz të lirë dhe të barabartë, dhe të mos mbartet dhe tek pasardhësit tanë pasojat e diskriminimit tonë gjatë komunizmit dhe në periudhën e gjatë të tranzicionit 22 vjeçar. Eshtë një betejë për shanse të barabarta dhe të drejtën tonë për ti dhënë fund diskriminimit për shkak të bindjeve politike. Kërkesat tona u injoruan dhe ne në vend të dialogut dhe zgjidhjes u përballëm me një fushatë përbaltje si kriminelë ordinerë. Akti im dhe I mikut tim Lirak Bejko që shkuam me qetësi drejt vetëflijimit, nuk është akt I njerëzve të dëshpëruar, por I qytetarëve të vendosur që duan të ndezin shpresën në një shoqëri e cila është lodhur nga zhgënjimet , korrupsioni dhe regjimet autoritare. Protesta jonë drejtohet kundër fyerjes së thellë dhe injorimit që qeveria aktuale dhe qeveritë e mëparshme të pas komunizmit,I kanë bërë atyre që I rezistuan komunizmit dhe u ndëshkuan prej tij. Kryeministri I vendit tonë Sali Berisha, është një politikan që mbijeton fal konflikteve dhe ndarjes së shoqërisë nën diktatin e pushtetit të tij. Ai ka aleatë varfërinë, mungesën e kulturës demokratike dhe frikën nga pushteti që ende sundon në shoqërinë shqiptare. Me këto armë të vjetra dhe I veshur me kostum politik pro perëndimor, ai po tenton të kontrolloj me çdo kusht shoqërinë, duke e rindarë qytetarët në aleatë dhe armiq me të siç bënin dikur komunistët. Në vitin 1997, kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Presidenti Klinton, ky politikan dogji Shqipërinë, vetëm pse nuk pranonte të ulej në dialog me kundërshtarët e tij dhe të dëgjonte këshillat e SHBA për zgjedhje të lira e të ndershme në vend. Dhe një njeri që ka pranuar të djeg Shqipërinë për karrigen e vet, nuk e ka problem të shikoj si digjen qytetarët e vet, për të drejtat e tyre. Shqipëria po përpiqet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, I cili është kushtëzuar së fundmi nga nevoja për zgjedhje të lira, ndërsa në vend po shtohet moszbatimi I ligjit, politizimi I shtetit, urrejtja klasore dhe injorimi i dialogut brendshëm, duke dëshmuar një mentalitet antiperëndimor, në përpjekje për tu bërë një vend I Bashkimit Evropian. Qeveria jonë e kërkon Evropën jo si një standart perëndimor, por si një alibi për të fshehur thelbin antiperëndimor të pushtetit. Unë ju shkruaj ju për të falënderuar ambasadorin e SHBA në Tiranë, zotin Aleksandër Arvizu I cili është bërë një avokat i madh i betejës sonë për dialog. Qeveria jonë nuk e pranon në thelb lëvizjen tonë, edhe pse ne e gjetëm frymëzimin tek lëvizja "Act Now” e iniciuar nga presidenti Obama në ndihmë të shoqërive që kanë nevojë për një rizgjim. Përpos këtij falënderimi dua t’u siguroj ju, se thelbi I kërkesave tona, nuk do të realizohet kurrë pa një vëmendje politike ndaj situatës në Shqipëri dhe një garanci që SHBA duhet tua jap shqiptarëve për shtet ligjor, demokraci funksionale dhe qeveri transparente, të cilat ne nuk I kemi për shkak se ne nuk vendosim dot ende për fatin tonë dhe të qeverisë sonë.
Me respekt të thellë për ju dhe SHBA
Gjergj Ndreca
Comments
....dhe marrezirat e

....dhe marrezirat e shqiptareve nuk kane te sosur. A mundet valle qe H Klinton te lexoje kete leter dhe te merret me idiotesirat e shqiptareve qe nuk mbarojne? A mos eshte Shqiperia koloni e SHBA-se sic eshte Puerto Riko? A eshte Shqiperia shtet i Pavarur qe do te thote ''nuk varet nga asnje shtet tjeter?! A e pyeti Gj Ndreca Hillarin perpara se te hynte ne greven e urise dhe, po ashtu kur i vuri zjarrin vetes per t'u bere kamikaze si ato te murgjeve te Tibetit? Dhe pyetjet per keto marrezira nuk kane fund.....

Edhe marrezia e atyre si ty o

Edhe marrezia e atyre si ty o Arlind nuk ka fund... Megjithese dyshoj fort qe eshte thjesht marrezi

Kjo leter vertete tregon

Kjo leter vertete tregon injorance. O sa qesharak qe jemi, sa te mjere....

o ..arlind nuk ke lind ar mor

o ..arlind nuk ke lind ar mor burr por pak me ndryshe...nuk jane te cmendur ne mase ata qe vete digjen po u ka shku ku nuk mban.....rri me ato germa emri qe ke se po shtove ndonje germe ne fillim te emrit kushedi cte ndodh miku im? ndoshta kthehesh aty ku je realisht

Populli Shqiptar do mbahet

Populli Shqiptar do mbahet mend ne historine moderne boterore si populli me injorant, me i trashe, me i prapambetur, me i pavetedijeshme, me karagjoz, me moskokecares, me i manipuluari.

Turp e vetem turp.

Tani qe nderprene greven???????

Kujtoja dhe besoja tek nje kauze e drejte, por paska qene nje FARSEEEEEEEEEEEE

Add new comment