Korçë, pagëzime masive në emër të Vorio-Epirit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6870_1_861.jpg?itok=wNx3-nUI)
Vetëm pak kohë pas largimit të konsullit grek nga Korça, i cili do të mbahet mend gjatë për deklaratat e tij të forta pro greke, një tjetër shoqatë ekstremiste zbarkon në Korçë, këtë herë duke kryer fushata pagëzimi në fshatrat e këtij qyteti. Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare.
SFEVA, vetëm pak ditë më parë ka iniciuar dhe sponsorizuar pagëzimin e 19 personave nga fshati Polenë i Korçës si dhe 8 martesa.
Në të gjitha rastet, kanë qenë përfaqësuesit e SFEVA-s ata që kanë drejtuar proceset e pagëzimit dhe kanë financuar të gjitha shpenzimet. Në faqen e saj zyrtare, kjo shoqatë bën të ditur se do të vijojë të sponsorizojë pagëzimet për të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit Vorio-Epirot të cilët, për një arsye apo një tjetër, nuk janë pagëzuar deri më tani. Referuar gjithnjë njoftimit të vet SFEVA-s, procesi i pagëzimit është zhvilluar në Katedralen e Korçës.
Çfarë është SFEVA?
Në faqen zyrtare www.sfeva.gr, shpjegohen qëllimet e kësaj shoqate. Atje thuhet se "Komiteti Koordinues Studentor për të Drejtat e Epirit të Veriut (SFEVA) u themelua në 1982 nga studentët dhe shkencëtarët e rinj me besim në ortodoksinë dhe Greqinë. Ata u indinjuan thellë nga tragjedia e helenizmit të Epirit të Veriut dhe u frymëzuan nga lufta e mitropolitit të Mitropolisë së Shenjtë të Konuicës, Sevastianos, i cili zgjoi helenizmi në një kohë kur çështja e Epirit të Veriut ishte e harruar nga grekët dhe kur brezat e rinj injoruan edhe vetë ekzistencën e Epirit të Veriut. Qëllim i këtij Komiteti është promovimi i çështjes së Epirit të Veriut në çdo mënyrë të mundshme, objektivi i informimit të publikut dhe asistencë në disa mënyra të helenizmit për të bërë të munduar jetesë dhe lulëzimin në Epirin e Veriut".
balkanweb.com
Comments
Keto lajme perbejne
<p>Keto lajme perbejne sensibilizim dhe jane ne sherbim te vendit dhe duhen inkurajuar. Çeshtia se ne keto terma shume gjera po shkojne drejt pershtiellimesh, pasi vete autoriteti mbikqyers per çeshtie te tilla eshte i paqarte dhe konfuz. Ne GJeroglife, qe jane Shkrimet e Shenjta thuhet se gjithçka sipas gjuheve dhe kombeve drejt nje integrimi global, qe sigurisht do te shpiente ne krijim lehtesirash per te gjithe. Viher re sot ne bote nje linje e re dhe nje kendveshtrim i ri ne projekte ndaj te varferve dhe atyre qe jane ne kufi te jetes. E pra, a nuk eshte pikerisht ky globalizem, ky lloje menaxhimi qe i jep pergjigje nje problematike kaq sensible dhe me te drejte figuart me te fuqishme te globit si Obama, Putin, Sarkozi, Merkel, Rompui, Barozo e shume te tjere e kane ngritur kete problematike. Gjasat jane te qarta se nuk kemi te bejme me levizie te ashtequajtura "bolshevizem", apo ekstrim i majte, te cilat ne i perdorim kur kemi deshire per te justifikua diçka qe nuk shkon. Kjo levizie nisi ne Nju Jork dhe s'kishte si te ndoshte ndryshe, pasi aty perplasen dhe relatohen te gjitha gjerat. Ne lidhie me shqetesimin e ngritur, kesaj le t'ia jape pergjigjen qeveria, qe mundesoi krijimin dhe ngritien e fasiliteteve te tilla. Por ata mire e kane, pasi shqiptaret qendrojne tejet indiferent ndaj te tilla gjerave. Çeshtja eshte se vendi yne nuk ishte vakub, zbrazetire ku te ashtequajtur organizata ekstremiste vinjne e shijne sheshin si te duan. Kjo çeshtie i takon Kishes Ortodokse, e cila eshte nje kishe serioze dhe me parime te qarta. T'i sherbesh njeriut dhe njerezimit, sipas doktrine se Krishtere eshte vlere, mbi te gjitha perpara vete Hyrit, qe eshte perendia, por ta perdoresh besimin fetar dhe fene, aty ku nuk ka vend, per dasira, per krijim problmetikash artificiale, gje qe ne deshirojme dhe urojme qe nuk po ndodh, kjo do te ishte e papranueshme dhe qe sigurisht do te shpiente ne kundereagime me pasoja ne marredhenie. Siç u tha edhe me siper, nje fenomen i tille eshte kthyer tashme ne nje problem boteror. Mendoni se ç'do te ndodhte nese siç Jersia e tij Erdogan per disa turq ne GJermani dhe keshtu te fillojme te ngrem qe te gjithe probleme minoritetesh tek njeri-tjetri. Edhe ne kemi Arvanitas ne Greqi, Arnaute ne Turqi, Rumani, Arberesh ne Itali dhe shume te tjere ne te gjithe boten. Probleme te tilla tashme jane tejkaluar ne kendveshtrimet dhe relatimet qe nxjerr OKB, d.m.th te drejten e gjitheseicilit per te perdorur, folur, shkruar gjuhen e vet, ritet e veta etj. Kur keto çeshtie nxiten artificialisht per qellime te tjera, kjo me pas do te ishte diçka tjeter. Nese keto shoqata te cilat fokusojne te ashtequajturin Vorio-Epir do te kishin pak me shume njohuri historike mbi kete çeshtie do ta kuptonin se per greket kjo çeshtie eshte e humbur njehere e pergjithmone. Le te krahasojne vehten e tyre sot me ate ç'ka kaluar dhe do te shohin se grekerit e sotem jane shume larg asaj kulture dhe historie. Nese shkojme ne kalendat e lashtesise tjeter filozofi dhe tjeter emertues funksionon. Sidoqofte, mendimi yne eshte se Kisha Ortodokse Greke nuk mund te futet ne terma te tilla, pasi interlokutore te tjere, faktore te tjere shume me te rendesishme se ajo do te ndeshen. Tashme te gjitha jane te parapara dhe t'i lutemi perendise tone te fuqishe, Hyrit tone qe eshte i gjithpushteteshme perendi JAREAH, ne emer te te cilit u shkrua jo mbi letra dhe as mbi papiruste, por mbi gure te patundshem emri i tij, te cilin grekerit e sotem as qe arrijne ta perceptojne e jo me ta kuptojne. </p>
Add new comment