Tregoni respekt për kundërshtarin, zotërinj polemizues!

Do të doja të polemizoj me shkrimin e z. Gjokë Vata botuar në MAPO-n e dt. 10 tetor 2012 (“Replikë me Ardian Vehbiun për gegnishten”), por nuk e kam të lehtë të shtyhem më tej një vargu jo-sh; meqë autori më vë në gojë gjëra që nuk më rezulton t’i kem thënë, për më tepër edhe duke mos më cituar saktë.
Kështu, unë nuk di të kem shkruar gjëkundi shkrime ‘antigegnisht’, as të kemfyer gjëkundi ‘gegnishten e tri të katërtave të popullsisë shqiptare’; unë asnjëherë nuk di të kem shkruar se ‘Gegërishtja është një para fallso e denjë të qëndrojë në një muzeum’ (ky pohim i fundit është edhe absurd në vetvete); sikurse nuk di të kem shkruar gjëkundi se ‘Gegërishtja është një zhargon katolik’.
Mëkati i autorit është se nuk u ofron ndonjë aparat pseudo-citateve të shumta që sjell, dhe me të cilat futet pastaj në polemikë më shumë rapsodike. Kjo nuk është serioze, madje do ta quaja haptazi shpifje në rrethana të tjera – dhe shpifja mund të demaskohet, por jo të përdoret si bazë për ta vazhduar debatin.
Është e drejta ime elementare, si drejtpërdrejt i prekur nga kjo zallahi, që t’i shoh të ankoruara citatet që më atribuohen; sikurse besoj është edhe e drejta e lexuesit, që të informohet saktë për premisat e çdo debati.
Pikëpamjet e mia për çështjet që e shqetësojnë z. Vata janë publike dhe lehtësisht të citueshme; përveç artikujve në mediat, të cilat kanë natyrë doemos publicistike, ato gjenden të artikuluara në dy librat e mi kushtuar çështjeve të sociolinguistikës, politikës gjuhësore dhe pragmatikës së ligjërimit publik: “Shqipja totalitare” dhe “Fraktalet e shqipes”, botuar të dy në gjerdanin Excipere, të Shtëpisë botuese “Çabej”.
Kushedi duhet t’i kujtoj z. Vata se kam qenë një nga të parët gjuhëtarë shqiptarë të Tiranës, pas vitit 1990, që kam ngritur menjëherë zërin kundër padrejtësisë kriminale që iu bë gegërishtes nga regjimi komunist totalitar; sikurse mund t’ia konfirmojë këtë edhe Arshi Pipa, i cili artikullin tim për këtë çështje, botuar më së pari te një revistë arbëreshe në Itali, e përfshiu menjëherë në revistën ‘Albanica.’ Por edhe ky akt i thjeshtë shfajësimi do të më bënte të dukesha si i akuzuari në këtë mes, duke i amplifikuar, sado tërthorazi, insinuatat dhe shtrembërimet.
Shkruan autori në polemikën e tanishme: “Martin Camaj përveçse shkrimtar e poet [...], asht edhe nji nga gjuhtarët ma të zot shqiptar e autor i nji gramatike që, ngase hedhe shkencërisht poshtë standardin, as nuk përmendet kurrë.”
Vërtet. Por ndoshta duhet shtuar këtu edhe se, pikërisht këtë gramatikë të Camajt, kam qenë unë që e kam përkthyer në italishte, ku edhe është botuar nga Edizioni Brenner në vitin 1995 (“Grammatica albanese”, http://goo.gl/TIW5E); dhe është e përdorshme, sot e kësaj dite, prej studentëve italianë të gjuhës shqipe, duke u bërë edhe, njëkohësisht, pjesë e spikatur e bibliografisë albanologjike në italishte!
Më vjen keq që, për shkak të një shkrimi të pasur me insinuata, pasaktësi, shtrembërime dhe gënjeshtra, m’u desh të ulem dhe të flas për veten; do të dëshiroja që për mua të flasin gjërat që shkruaj, të cilat janë publike dhe lehtësisht të citueshme.
Do të dëshiroja edhe që ta çoja më tej këtë debat, meqë më duket me interes për të ardhmen e kulturës publike të shqiptarëve; por, për fat të keq, nuk mund ta bëj këtë me z. Vata, i cili nuk polemizon me mua, por me dordolecin që ka ndërtuar vetë.
Autorit dhe të tjerëve do t’u thoja kështu miqësisht: më jepni një nivel të denjë, të nderuar kolegë, ku të bisedojmë së bashku; më respektoni, që t’jua kthej respektin dhjetëfish, se ashtu edhe lexuesi do të na ishte mirënjohës.
MAPO.al
Comments
O zoti Vehbiu! Pse nuk arrini

O zoti Vehbiu! Pse nuk arrini të kuptoni se po shpërdoroni kohën tuaj fizike, ndërsa rrekeni të mirëkuptoheni me polemizuesin? Që në shkrimin e tij të parë të botuar (më duket se e lexova tek Mapo) dukej shkoqur se ju ndajnë me të jo vetëm pikëpamje, por dhe nivele dijesh e kulturash. Polemizo dhe kruaji brirët me të barabartët e jo me këdo që del për sherr dhe të drejtohet me pyetjen, "pse më pe?". Përsa kohë, lexuesi i kultivuar ju kupton, njeh qëndrimet tuaja gjuhësore dhe respekton e madje përdoron herë pas here gegënishten, leri në qejfin e tyre.

... kush do t'ishte i

... kush do t'ishte i barabarti me zotni Vehbiun?

Ka përshtypjen se t'barabartit me zotni Vehbiun për kyt fushë, por nga ana tjetër e çështjes, n'rastin ma të mirë kanë emigrue me kohë prej Shqipniet (me dëshrirë apo t'detyruem - Arshi Pipa). Ose nuk janë ma mes nesh. Sot për sot masa voluminoze '72-she nuk lên kênd me çu krye për me prù kontribut, sepse menjiher kontributi ANATEMOMHET si përçarës i kombit...!!!
Çfarë ironiet, përkrahësit e gegnishtes janë ato që po dojnë me afrue edhe ma tepër t'folmen tosk (lexo standartin - nuk mundem me i thanë gjuhë letrare sepse nuk përfaqson krejt letrat shqiptare) me ate geg, që âsht e folmja bazë e pjesë ma të madhe të kombit jashtë territorit administrativ Shqiptar.

Z. Vata s'beri asgje tjeter

Z. Vata s'beri asgje tjeter vecse komentoi sic eshte zakon, ma baza thashethemesh. C'rendesi ka se cfare shkruan apo mendon ne te vertete kundershtari. Kjo kerkon kohe dhe energji te harxhuar mbi libra!!!

me ate geg, që âsht e folmja

me ate geg, që âsht e folmja bazë e pjesë ma të madhe të kombit jashtë territorit administrativ Shqiptar.

Ka kohë që përdoret si argument bazë të qenit e të folmet gegnishte nga shumica e kombit tonë. Mbase nuk është ky rrjet social, ku do të duhej të jepeshin shembujt kundershtues, por unë do humbas pak kohë e do orvatem të sjell përpos se vetëm një shembull:

150 vjet më parë, kur Italia garibaldine po bashkonte kombin në një shtet, siciliani dhe kalabrezi nuk arrinin të kuptoheshin me padovanët veriorë. Njerzit e mençur të atij kombi, që kurrë nuk i kanë munguar, u mblodhën dhe vendosën të fillojnë të unifikojnë gjuhën italisht. Zgjodhën nga tërsia e dialekteve të folmen e të shkruemen fiorentinase, ndonëse ajo flitej e shkruhej nga më pak se 10 përqind e popullsisë.

Eh, njèni! Nuk e morën si argument shumicën, por njerzit e letrave zgjodhën si gjuhë standarte e letrare atë më të levruarën, gjuhën e Dante Aligerit dhe Petrarkës.

Më duket se unë rashë në pusinë e ngritur nga Gjokë Vata, etj., duke qenë se, ndonëse e di që nuk do ndryshoj mëndjen e kërkujt, humbas kohë. Bëfshi të gjithë ditën e mirë, ju shqiptarë, gegë apo toskë. Në luftra, po na ftuan, gjithësesi, do jemi sëbashku.

Me falni zoti Vehbiu, por mos

Me falni zoti Vehbiu, por mos u beni karagjoz duke folur per " padrejtesi kriminale ndaj dialektit te veriut". Keto jane brockulla njerezish qe besojne se behen interesante. Ne asnje vend te botes nuk ka ndodhur qe, kur eshte sanksionuar " kodi" i gjuhes letrare te jete bere ndarje mekanike fifty-fifty midis dialekteve. Lerjua keto brockulla njerezve provinciale dhe inatcive fisnore e krahinore. Sa i perket Gjok Vates ( e them me keqardhje) mos ia ver re atribuimet e paqena qe te ben sepse ai nuk sheh ( eshte fatkeqesi natyrore kjo dhe jo faji i tij) dhe dikush tjeter i lexon ose ofron atij gjera qe nuk ekzistojne. Ai thjeshte ve emrin, pasi edhe nga natyra ka deshire te duket, madje edhe ty ku nuk ka fare dijeni.

pa dashur të shtoj më shumë

pa dashur të shtoj më shumë se petro,e as për të dhënë shëmbuj të tjerë në botë,ku gjuha vendoset nga gjuhëtarët dhe ajo nuk ndahet në bazë të popullsisë,por në bazë të rrjedhshmërisë dhe mundësisë së zhvillimit më të shpejt dhe përshtatjes me kohën!vetëm ajo që nuk egzston është perfekte,vetëm ai që spunon është i pagabushëm!gjuha letrare bashkë me përshtatjen me kohën duhet të rregullojë dhe gabimet e së shkuarës!kjo është e thjeshtë!nuk është e thënë që tashti të bëjmë një refenrendum se sa fjalë do të përdoren në gegërisht e sa në toskërisht!ajo është vendosur dhe nuk ka nevojë të ndërrohet,por vetëm të riparohet!

gjuha letrare është shumë më e rrjedhshme se çdo dialekt shqiptar.shumë më e pasur se çdo dialekt shqiptar.gjithashtu dihet se gjuha letrare ushqehet nga dialektet!ata janë burimi i saj!po të shohim dhe një aspekt tjetër atë të rrjedhshmërisë në të shkruar dhe në të folurën e përditëshme të gjuhës letrare dhe dialekteve!në të parën kemi një rrjedhshmëri më të madhe se në çdo dialekt!

gjeja që më bën përshtypje është se ata që kritikojnë gjuhën letrare janë dy tipa:

-ata që në vënd të fjalëve shqip përdorin fjalë të huaja,të panevojshme dhe shkatërruese për gjuhën tonë!

-ata që 2 milion shqiptarët e kosovës duan ti këthejnë në kosovar!ata që i mëshojnë më fort lindjes së "kombit kosovar"!

si për të parët dhe për të dytët do të thosha një fjalë të vetme,shkërdhata!

Add new comment