Ambasador Arvizu, po tani çfarë do ta quani Berishën – burrë shteti apo burrë llaxore?

Ambasador Arvizu, siç keni deklaruar disa herë, bosi juaj suprem është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ju ka emëruar në postin që mbani dhe që, po të dojë, mund t’ju shkarkojë nga ai post. Por tërthorazi, “bosët” tuaj janë edhe miliona amerikanët që votojnë për zgjedhjen e Presidentit dhe që paguajnë me taksat e tyre rrogën tuaj. Ndër këta miliona “bosë të tërthortë” amerikanë, kam qëlluar të jem edhe unë, sepse, me votën time, mund të “riemëroj ose shkarkoj” bosin tuaj suprem dhe, me taksat që i paguaj në një vit qeverisë federale amerikane, mbuloj ndoshta 1/5 e rrogës tuaj vjetore. Dhe nga ky pozicion, po ju shkruaj disa rreshta publikisht, në lidhje me qëndrimin tuaj ndaj kryeministrit të vendit ku ju përfaqësoni SHBA-në.
Fill pasi kishit shkelur për herë të parë në Shqipëri, një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë -- në pjesën e bulevardit para kryeministrisë, gardistët shqiptarë vranë me armë zjarri 4 protestues që, siç e patë dhe ju në TV, po bënin sehir me duar në xhepa. Dhe udhëheqësit e opozitës bënë thirrje për një tubim të madh para kryeministrisë, për të protestuar për ato vrasje makabre. Por Kryeministri shqiptar u bëri thirrje përkrahësve të vet për një anti-tubim, i cili mund të kthehej në shkëndijë për një luftë civile.
Në këto kushte, ju, duke ditur sesi kishin shkuar punët në Shqipëri në vitin 1997, e këshilluat Kryeministrit shqiptar që ta anullonte anti-tubimin e tij dhe, pasi ai e dëgjoi këshillën tuaj, deklaruat se u soll si burrë shteti në atë rast. Në fakt, ju mund ta kishit kursyer atë epitet, i cili është përdorur për burra si Presidenti Uashington apo Presidenti Ruzvelt, por situata inkandeshente e atyre ditëve ndoshta e justifikonte një krehje bishti të një kryeministri që fliste përçart për stilolapsa-pistoletë dhe çadra-automatikë...
Fast-Forward: Tetor 2012. Pasi një grup të ish të burgosurish politikë ishte futur në grevë urie në Tiranë, për të kërkuar nga shteti shqiptar dëmshpërblimin e plotë për burgimin e tyre të padrejtë, Kryeministri i vendit deklaroi se nuk negocion me grevistë politikë. Dhe për të argumentuar se ata ishin grevistë politikë, ai tha se po e zhvillojnë grevën në studion e Kristaq Ramës, të atit të ndjerë të udhëheqësit të opozitës. Dhe këtë e tha pasi ju e patë vetë me sytë tuaj se greva po zhvillohej në qiell të hapur me dy çadra mbi kokën e grevistëve, pranë apartamentit të njërit prej tyre.
Kur njëri prej grevistëve, Gjergj Ndreca, u lye me benzinë në sy të kamerave televizive dhe u përpoq t’i vinte flakën vetes në shenjë proteste ndaj kryeneçësisë së Kryeministrit shqiptar, ky i fundit përgojoji publikisht përpjekjet që ky martir kishte bërë për të ndërtuar një jetë më të mirë pas daljes nga burgu komunist. Ndërkohë, përgojoji edhe Perekli Shqevin, ish të burgosurin që u duk se e ndihmoi Gjergjin të vetëdigjej.
Po Lirak Bejko, a ju kujtohet Ambasador Arvizu? Ishte ai ish i burgosuri politik që ju tregoi protezën e dhëmbëve në vizitën tuaj të dytë tek greva e urisë. Ia kishin thyer dhëmbët ish shokët komunistë të Kryeministrit shqiptar në burgjet e tyre të tmerrshme (Ju kujtoj se Kryeministri shqiptar ka qenë 22 vjet komunist, përpara se të bëhej antikomunist). Dhe pikërisht Liraku, Ambasador Arvizu, ishte njeriu që u lye me benzinë në sy të kamerave televizive dhe qartazi i vuri flakën vetes me çakmakun e tij.
Për Lirakun, Kryeministri shqiptar ende nuk ka bërë ndonjë përgojim publik, por mos u çudisni kur ai (ose ndonjë prej lejtnatëve të tij) ta përgojojë edhe këtë martir të dytë. Madje ai do të mundohet të përgojojë edhe të gjithë ata që u ngujuan në atë grevë, duke u përmendur zoti e di se çfarë nga jeta e tyre personale.
Por ata njerëz, Ambasador Arvizu, nuk janë ngujuar në grevë urie vetëm për të rregulluar problemet e tyre personale. Po të ishte kështu, të jeni i bindur se dikush do t’u kishte ofruar para nën dorë, që të dilnin nga greva pa bërë shumë zhurmë, dhe ata do të kishin dalë. Por, Ambasador Arvizu, ata kanë një kauzë – ata po protestojnë në formën më të skajshme, sepse Kryeminstri shqiptar është tallur për 22 vjet me 22 mijë familjet e ish të burgosurve politikë.
Vetëm 11 mijë prej tyre kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit, që duhej të ishte kryer i plotë deri më sot. 11 mijë familje të tjera janë sorrollatur nëpër labirinthet burokratike dhe ende nuk e kanë marrë as këstin e parë të dëmshpërblimit. Vetëm 3 mijë familje, nga 22 mijë, kanë marrë apartamente të subvencionuara, por të vlerësuara qindra herë më tepër sesa çmimi që paguan qytetarët e tjerë shqiptarë, kur morën apartamente nga shteti në vitin 1993. Dhe shumica e letrave me vlerë që morën ish të burgosurit politikë në vitin 1994 janë kthyer tashmë në letra pa vlerë.
Por Kryeministri shqiptar nuk i përmend gjërat që NUK ka bërë për të shlyer sadopak fajin e ish shokëve të tij komunistë ndaj 22 mijë familjeve të ish të burgosurve politikë. Ai parapëlqen të përgojojë Gjergjin, Perekliun, Lirakun, etj. Dhe në atdheun tim të origjinës (Shqipëri), burrat që merren me përgojime quhen burra llazore, Ambasador Arvizu. Nuk jam i sigurtë se çfarë fjale do të ishte e barazvlefshme me këtë fjalë në atdheun tim të adoptuar (SHBA), por besoj se ju mund ta gjeni atë. Dhe ju kërkoj që, në rastin më të parë, ta përdorni për Kryeministrin shqiptar, pavarsisht zgjidhjes që mund t’i jepet grevës me ndërmjetësinë tuaj.
Dhe në qoftë se etiketa diplomatike nuk jua lejon këtë gjë, të paktën mos përdorni më atë fjalën “burrë shteti” për Kryeministrin shqiptar. Unë, si një "bos i tërthortë" i juaj, do të ndiehesha shumë i zhgënjyer nga ju në një rast të tillë, Ambasador Arvizu…
Comments
Bravo Zaloshnja, permendja ne

Bravo Zaloshnja, permendja ne menyre te perseritur e atyre pak parave eshte e turpshme, edhe me i turpshem eshte pergojimi i te perndjekurve grevsite dhe familjareve te tyre.

Zaloshnja, me mire analizoni

Zaloshnja, me mire analizoni strategjine e gabuar te Edi Rames qe harxhon kohe dhe energji duke shpresuar kot te marre votat e te persekutuarve, pjesa dermuese e te cileve nuk voton kurre me te drejte ose te padrejte per te majten, se te nxisni Ramen per idiotesira te tilla. Rama nese sheh endra qe mund te behet ndonjehere kryeminister i Shqiperise, duhet nxitur qe gjithe energjine ta harxhoje per te bashkuar te majten te percare si asnjehere tjeter ne historine modeste te demokracise shqiptare, e jo te vazhdoje te shpresoje se mund te marre ndonje vote djathtas. Ju lutem jeni njeri i ditur, mos e nxisni me shume budallanin te kyreje pikerisht veprimet qe nuk duhet te beje. Ju lutem te kini meshire jo vetem per te, por me teper per demokracine shqiptare qe do te shkaterrohet fare nese Berisha merr mandatin e trete, te cilin zere se e ka fituar.

O QIFE! Nuk ka qellim çben

O QIFE!

Nuk ka qellim çben Rama, (DELETED)

me ne fund po ta jap nje

me ne fund po ta jap nje BRAVO z. Zaloshnja se keni folur gjithmone me gjisem zeri

Bravo. kjo eshte tu vesh

Bravo. kjo eshte tu vesh gjerave emrin qe kane. Te gjithe flasin me arra ne goje se jane ose te kapur, ose te frikur. Zalishnja tregon qe nuk je asnje nga keto kategori. Bravo dhe vetem bravo! Per mua gjithsesi ju te medias duhet te kishit folur qekur z.ambasador beri veprimet ekstreme te pas 21 janarit, si mbeshtetja e hapur e atyre qe donin te shtypnin greven e urise, deklaratat e papergjegjshme ne favor te vrasesve, lenia e mundesise banditit Berisha te fshinte provat e vrasjeve te 21 janarit, sulmi i hapur ndaj nje gazete asokohe opozitare etj, etj. gjithsesi, me mire vone se kurre. Por sa jete te tjera do marre ky i cmendur mor Zaloshnja para se te na qerrohet nga jetet tona e te na leje te qete ne kete vend? Me mire te varfer e te qete, se me kete gangster psikopat ne krye

Andrea ia fut fare kot !

Andrea ia fut fare kot ! Andrea kerkon ashtu si Lubonja te cilin ka cituar , qe te justifikoje , jo kalbezimin e shoqerise shqiptare , por kalbezimin e klases politike duke e permbladhur ate me te gjithe sistemin sundues te saj , qe nga postet zyrtare e deri tek mediat , analistet dhe tek OJQ-te !

Pse nuk dola une tek te perndjekurit ?

1) Nuk dola sepse "ATA" kane dale per leke ! Keshtu jane shprehur vete ! Greva e tyre eshte ekonomike dhe s'duan asnje kerkese politike ! Atehere une nuk e gjej vehten aty , dhe kohen time nuk kam pse e shpenzoj per leket e tyre se jam pa buke vete ! Qe do te thote se sa te marrin leket ata , perkrahja ime shkon per lesh ! Me duhet te nesermen te rri pa buke ..sepse nuk kam punuar nje dite me pare .........

2) Une nuk dal sepse dalja ime eshte vetem dhe e paorganizuar ! Une nuk kam te qarte se ku po shkoj dhe cfare do te arrij !

3) Klasa politike shqiptare qe duhet te jape llogari , jo vetem per te perndjekurit , por per te gjithe shqiptaret dhe te drejtat e tyre te njeriut , as nuk ka per te dhene llogari dhe as ka per te ikur nga pushteti , sepse perkrahet dhe mbeshtetet me te gjitha mjetet nga fuqite Ruse , KE dhe SHBA ! Rezistenca spontane do te kete te njejtin fat qe pati levizja popullore 1997 , shume vuajtje dhe te vdekur per shqiptaret dhe as nje grisje brekesh per qeveritaret ...... Edhe atehere erdhen 15 ushtri ne Shqiperi ...! Mesazhet e tyre kane qene shume te qarta ! Kush i akuzon per mos sinqeritet , genjen dhe shpif ..! Ato nuk anojne nga prosperiteti i popullit te ketij vendi , por nga sherbetoret e tyre , qe do te thote se interesi i tyre eshte qe Shqiperia te jete keshtu sic eshte !

4) Sepse "ATA" , te perndjekurit po trajtohen si nje top futbolli dhe sigurisht qe do te perdoren .... Une nuk kam qejf te perdorem !

5) Sepse Partite politike shqiptare , pa diskutim Pozite , Opozite e kane prere ne bese cdo levizje masive te njerezve per permiresim te jetes ...... faturen e kemi paguar gjithmone neve , si per pasojat ashtu edhe per majmjen e tyre duke vjedhur me pangopesi !

Rruga e zgjidhjes ? -Prit te presim sa tenxherja me presion te arrije atje ku nuk mban me ....! Krijimi i nje fryme instiktive kunder padrejtesise dhe pangopesise se hajduteve dhe per rrjedhim krijimi i nje fryme te re per shkak te nje levizje te re mbarepopullore ! Kjo vjen objektivisht per ku e kane nisur keta punen ! Pavaresisht se "valvulat" Arvzi &Co , mundet ta lene "tenxheren" vetem te ziej pafundesisht dhe asnjehere te mos shpertheje ! Por dhe ne rast se shperthen te veprojne si ne 1997-ten , megjithese tani e kane me te veshtire sepse atehere "spiunin" e beri PS-ja , e cila tani eshte diskretituar nje here dhe nuk i ze me bese njeri !

Nje opinion dhashe , timin , duke menduar se dhe te tjeret mundet te mendojne keshtu ! Cojani Andrea Stefanit se ndoshta mundet t'i vije ndonje ide e re !

Zaloshnja ka te drejte qe e

Zaloshnja ka te drejte qe e paralajmeron ambasadorin te mos gaboje. Kjo eshte nje ndihme e sinqerte e tij. Sepse taktika e deritanishme e Berishes ndaj grevisteve na njofton dy zhvillime te pritshme. E para. Vazhdimi i praktikes dhe teorise se cburrerrimit te Greves dhe grevisteve, deri ne momentin kur Berisha do te ofroje zgjidhjen e menduar prej tij. E dyta. Pas zgjidhjes Berisha do te i’u thote ambasadoreve te trojkes: ja u zgjidh, dhe kete leshim une e bera vetem per haterin tuaj, te Shqiperise, te B.E, te … . Aktoret ne kete valle do te marin fryme lirshem, dhe me vete do te medojne: ky qenka usta. Dhe. Zaloshnja ne shkrimin e vet eshte konstruktiv, i’u lutet ambasadoreve qe vleresimin e tyre te mos e thone me ze te larte.

Sissy in english for
Sissy in english for LLAZORE.
Ndoshta e kam gabim.
Llazore eshte sinonim per

Llazore eshte sinonim per poterexhi, zhurmemadh, rremujaxhi=loudmouthed, noisy, rowdy, balant, roisterer

Pergezime per shkrimin! I

Pergezime per shkrimin!

I artikuluar dhe adresuar qarte per z.Arvizu. Tani i takon atij te ktheje nje pergjigje direkte me shkrim(qytetarit votues te tij) apo me veprim ne Shqiperi.

O Zaloshnja tani u

O Zaloshnja tani u kujtove ti dhe baballaret e tu shpirterore per te perndjekurit . Une ne nje pike te jap te drejte ty ne ate qe kjo qeveri spo ben aq sa duhet per kete klase te vuajtur. Po pse mor zotni deri dje kur ju kishit pushtetin nuk ju dhate asnje kacidhe ketyre por tani dilni e i mbeshtesni ata sikur po ju hapet barku. Kujtoni se do te fitoni kredo politike por keni harruar qe kjo klase as jua ka dhene dhe as ju ka per te dhene voten juve.Grevistet kane mbeshtetjen time me te madhe dhe ju them atyre qe ta vazhdojne kete greve derisa tu plotesohen kerkesat por mos te ndikohen politikisht nga asnje person apo force politike e kujtdo krahu qofte.Poshte komunistat

Nuk besoj se je Lab??Nqs je

Nuk besoj se je Lab??Nqs je pateriot i imi,atehere duhet te te vije turp.E jo vetem ty,por turp me vjen edhe mua,nese me te vertete je Lab.Por se besoj.Ti je Lab i cburreruar qe i mban uturakun njeriut qe dergoi Tanket e Gazidedes deri ne Qafe te Koshovices per te vrare Leberit qe po e rrezonin nga Karrigja e Presidentit plakun qe ti sot i mban uturakun e ujit te holle dhe te trashe.Turpi me i madh per Laberine dhe per mbare Shqiperine jane njerezit si ti.E keqja qe ka hedhurr rrenjet ne Tirane me emrin Sali Berisha dhenderr ne Serbi,burri i Sllobodanke Liri Berishes ushqehet nga njerezit si ti.Kjo bime keqe qe po thellon rrenjet c'do dite e me shume ne trupin e Shqiperise martire mbijeton,ngaqe e ushqejne perdite njerezit si ti.Me vjen turp qe je Lab,gjithmone nese Lab me te vertete.Por nuk besoj se je i tille.

Add new comment