Pse "të mëdhenjtë" kanë në dorë suksesin e një debati televiziv

Postuar në 02 Tetor, 2012 00:09
Mustafa Nano

Në numrin e fundit të së përjavshmes “Java”, Ilva Tare ngrinte zërin kundër “televizionit me listë” në rubrikën e vet “Media Ring” të kësaj të përjavshmeje. Çfarë kupton Tare me “televizionin me listë”? Kupton dukurinë e bojkotimit të një ekrani a të një programi nga ana e disa politikanëve të rëndësishëm, të cilët – këtë lë të kuptohet moderatorja e programit të njohur në “Ora News” – marrin urdhër për të mos shkuar në programe të caktuara, apo për të mos shkelur në televizione të caktuara. E anasjelltas, për të shkuar në televizione e programe të tjera, ku “bëjnë qokën e radhës”.

Kush e ndjek programin e Ilva Tares, nuk heq shumë për të marrë vesh se me kë e me cilët e ka konkretisht. Në studion e programit “Ilva Tare Tonight” nuk para duken ministra, funksionarë të lartë apo eksponentë të rëndësishëm të kësaj mazhorance. Atje shkon herë pas here Mark Marku, Enkelejd Alibeaj, dhe …. asnjë tjetër. Berisha nuk ka shkuar asnjëherë, dhe më të informuarit thonë se refuzimi i tij ka lidhje me një emision të “Al Jazeera”-s lidhur me Gërdecin, ku Tare ka qenë bashkautore. E gjasat janë që nuk ia fusin kot. Berisha nuk do t’ia falte askujt një reportazh a dossier mbi çështjen e Gërdecit, ku është i përfshirë kokë e këmbë i biri, për një televizion kaq të famshëm. Po të tjerët ç’dreqin kanë që refuzojnë ftesat e Tares? Nuk besohet që Berisha t’i ketë urdhëruar të mos shkojnë, por janë vetë ata që përpiqen të fitojnë simpatinë e boss-it të tyre duke dëshmuar se dinë të lexojnë simpatitë e antipatitë e tij. Ata do mund ta fitonin këtë simpati edhe duke bërë gjeste të tjera më domethënëse, ata do mund ta fitonin këtë simpati edhe duke bërë fajkoin në studion e Ilva Tares (Berisha s’do ish kundër), por ata janë të sigurt se shtrirja e luajalitetit ndaj Leader-it Maximo deri në nivelin e njëjtësimit të shijeve e të preferencave televizive ka efekt më të mirë.

Të njëjtën ‘vuajtje’ ka dhe Sokol Balla. Madje, Balla është i bojkotuari i madh i viteve të fundit. Nuk mbahet mend sa kohë është bërë që Berisha nuk është vënë përballë Ballës. E me sa duket, inatin e ka aq të fortë sa si zor të mendohet se do të vijë një ditë që të ndodhë një vizitë e tillë televizive. Dikush mund të thotë “punë e madhe!”, por problemi është se janë dhe demokratët e tjerë që bëjnë të njëjtën gjë. E kështu, Balla është detyruar që ta balancojë bisedën e vet politike me praninë e shpeshtë të publicistëve që anojnë djathtas, si Artan Hoxha, Fahri Balliu, e ndonjë tjetër, apo me praninë e ca skifterëve të mazhorancës që praninë “pa leje” aty e përligjin me militantizmin e me sherret që provokojnë.

Balla është penalizuar në këtë histori për shkak të qëndrimeve të veta publike (Balla bën pjesë te gazetarët që mban qëndrime të qarta sa herë që shkruan), por mbi të gjitha për shkak të televizionit, me të cilin Berisha ka një armiqësi të përjetshme. Në “Top Channel” është bukur të punosh, e të drejtosh programe, por me kusht që këto programe të mos jenë politike e të mos jenë të tipit “talk show”.

Kjo histori ndodh vetëm me Berishën? Jo. Rama bëri të njëjtën gjë me “TV Klanin”, dhe me “Opinionin”, nja dy a tre vjet dhe Fevziu ankohej ato kohë. Por e vërteta është se numëroheshin me gishta ata që i mbajtën iso këtij bojkoti të kryetarit. Madje, në kohët e bojkotit të madh të Ramës, te Fevziu shfaqej herë pas here e pa asnjë problem Erion Veliaj, që shihej, e shihet, si njeriu më i afërt i Ramës. Në këtë kuptim, duhet thënë se nuk ka një simetri mes mazhorancës e opozitës në këtë mes. Po, simetria është mes Ramës e Berishës në vendimin që ata kanë marrë për të bojkotuar një emision, apo një televizion të caktuar, por jo mes forcës që ata bartin për ta imponuar këtë ‘shije’ të tyre te partitë që ata përfaqësojnë. Rama nuk e ka këtë fuqi.

Po ç’duhet të bëjnë moderatorët për ta shmangur këtë handicap? Ca e ca e kanë gjetur zgjidhjen. Peza, Babaramo e Peka kanë bërë çmos të evitojnë fërkimet me “të mëdhenjtë”, e kanë ditur të jenë të balancuar në atë masë, sa të mos e vuajnë këtë histori. Rudina Xhunga, ca nga halli e ca nga qejfi, ka gjetur një fokus tjetër në programin e vet; ajo i ka dhënë një përmasë pankombëtare e kulturore ‘Shqipit’ të saj. Arjan Çani ka qenë i favorizuar nga natyra neutrale e programit të tij “të shthurur”.

Siç shihet, neutraliteti është një zgjidhje, por puna është se neutraliteti ta bën programin steril. Në rastin tonë, të jesh neutral don të thotë të mos flasësh për korrupsionin në mënyrë konkrete, të mos përmendësh Gërdecin, të mos përmendësh 21 janarin, të mos përmendësh video-përgjimin Meta-Prifti, të mos përmendësh dështimet e Ramës si udhëheqës i opozitës etj., etj. Mirëpo, ky lloj neutraliteti nuk ka lidhje me gazetarinë e vërtetë, e për pasojë priret ta banalizojë e ta mbajë të fokusuar në çështje krejt periferike debatin politik, e për pasojë akoma, pritet të lërë pas dore trajtimin gazetaresk të shqetësimeve reale të vendit e të shoqërisë.

Zgjidhja është gjetkë, sipas meje. Duhen ndërtuar programe talk show, suksesi i të cilëve të mos varet nga statura institucionale e të ftuarve. Duhen ndërtuar programe që fokusohen te çështjet konkrete e të rëndësishme. E di që nuk është e lehtë, pasi programe të tilla nuk mund të bëhen më shumë se një herë në javë, e aq më pak – siç ndodh te ne – ditë për ditë. Të merresh me çështje konkrete në TV nuk është e lehtë, pasi do duhet të dërgosh gazetarët e kamerat në terren, do duhet t’u thuash atyre të investigojnë, e të përgatitin raporte filmike mbi këto investigime, do duhet të lidhesh me ta live nga terreni etj. Një vështirësi ekstra ka të bëjë me faktin, që padronët e televizioneve duan debate të përnatshme në stilin e njohur. Pse? Sepse debate të tilla nuk kanë kosto, dhe sepse me debate të tilla nuk krijojnë armiq në politikë.

Po e mbyll me një ilustrim, dhe kështu ideja del e qartë. Në RAI ka punuar për shumë kohë një gazetar me emrin Michele Santoro, i cili, në programet e veta të tipit talk show, ka bërë prore një gazetari tepër kritike, shpesh dhe partizane. Si ia bënte me të ftuarit? Nuk e kish problem. Së pari, ngaqë suksesin e programit nuk e bazonte te pesha politike e institucionale e të ftuarve, por te cilësia e debatit, dhe te çështjet që trajtonte; së dyti, programi ish aq i ndjekur, sa Berlusconi, i kritikuari dhe i denoncuari i përhershëm në këtë program, ish i interesuar të dërgonte atje më të mirët e vet. Vetë Berlusconi nuk shkonte në programin e Santoro-s, por këtë e bënte ngaqë kish frikë, e jo ngaqë nuk donte. Madje, ai ka ndërhyrë disa herë nëpërmjet telefonit në këtë program.

Leksioni? Leksioni është se duhet të jenë politikanët të interesuar të shkojnë në një studio, dhe jo e kundërta. Po nëse nuk duan të shkojnë? Kurrë mos daçin! Askush nuk humbet nga mungesa e tyre në një studio televizive; por të kuptohemi: me kusht që në këtë studio të flitet për shqetësimet reale të vendit. Në të kundërt, nëse në studiot televizive flitet mbi “e lagu, s’e lagu”, s’do mend që do të jenë gazetarët-moderatorë ata që do dalin të humbur nëse ata i thonë ‘jo’ ftesës së bërë.

Shqip

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Problemi tjeter qe bashkeshoqeron bojkotin e politikaneve ndaj mediave kundershtare eshte mungesa e autoriteteve te mirefillta ne fushen e opinionit. Nese neper debate do kishte autoritete te tilla si Saviano, Santoro etj., askush nuk do ta vinte re mungesen e politikaneve, perkundrazi, ndoshta do kthehej ne bezdi. Por ne kete Republiken tone, pakkush ka ngelur pa qene i sterpikur o nga ndonje histori interesash personale me politiken, o nga militantizmi politik qe e shendrron çdo opinionberes ne nje llogjeshites pa kurrfare kredibiliteti.Merrni dy raste ekstreme si shembull: Andrea Stefani vs.Artan Hoxha. I pari ka 15 vjet qe xhiron bosh me dogmen e diktatures se Berishes ne çdo koment te tij( çdo kush mund te pranoje qe sistemi qe Berisha ka instaluar mund te jete fare mire nje shkerdhatokrature, por ne çdo rast nuk ka tipare te mirefillta diktature), nderkohe qe s'ka asgje per te thene per korrupsionin, paaftesine dhe budallallekun e pales tjeter; ndersa Hoxha, apo Cili, jane aty jo si gjenerues tezash, idesh apo interpretimesh, por si artikulues te mire, te afte per te paketuar dhe shitur çdo broçkull si nje opinion te vlefshem per publikun. Nga te tille opinioniste, dhe jo nga mungesa e politikaneve vuan sot media shqiptare.

Submitted by Anonim (not verified) on

O Brad mos na bej te zgjuarin alla Tan Hoxha duke na shitur shelliren per djath. I ke marre disi gabim shembujt. Shembulli me tipik eshte Mero Baze me faktorin plus qe regjimi e mbylli sepse po behej me popullor se duhej. Besoj se nuk e ve ne dyshim qe  Saliu personalisht e hoqi nga transmetimi. Ky shembull nuk ju bind  juve qe ky sistem nuk paska tipare diktature? Megjithate s'keni faj sepse nuk paskeni degjuar akoma per 21 Janarin? plagosjen e nje kolegu gazetar? nderrimin e tytes? Sic duket ti dhe shume te paguar shume si ty,  i "besojne" dashnorit te vendimeve te gjykatave qe nuk hapi kutite e votimit 2009 per 2 vjet por per zgjedhjet e Tiranes ashtu i ndodhi.

Njerez si Andrea Stefani nuk xhirojne bosh perkundrazi jane nga njerezit me te iluminuar kunder kesaj kaste analisto-pazarxhinjsh.  Andrea ka qene konseguent dhe njeri qe sakrificat e tij qofte edhe ekonomike njerezit e thjeshte me intelektin mesatar e dallojne qarte.  Njerez te vegjel si A Hoxha, Cili &co, po sabotojne ne menyren me te ulet  pikerisht ate qe shume intelektuale dhe patriote por perpiqen te ndertojne nje demokraci te vertet ne Shqiperi. Por nuk keni faj juve por ca tipa te peshtire si Hoxha dhe Cili qe iu duket vetja te zgjuar dhe na xhonglojne argumenta te stisura nga institute te financuara kriminalisht.  Nuk ka asgje njeri me mend te mos e kete te qarte lojen e ketyre Hoxhallareve te rregjimit. Muchi u a ben shume mire ketyre njerezve inferiore pa shtylle kurrizore.

Bile edhe Ilva Tare ka nje pjse te fajit ne kete loje. Meqenese vjen nga eksperianca britanike alla Jeremi Paxman dhe David Frost, te tregohet njehere avokate e "fair play" dhe te flasi hapur per financimin e padrejte te shtypit qe po ben pushteti dhe te mendoje edhe per ata gazetare qe po shtypen nga rregjimi. Sic duket edhe Ilva po behet opozitare "me leje" nga padroni apo kerkon ta ktheje emisionin ne nje show argetues?

Submitted by Bard (not verified) on

Diktatura nuk te le te flasesh, te mendosh, te ikish apo te vish, ndersa shkerdhatokratura te lejon ti besh te gjitha keto, me kusht qe ti ti lejosh te vjedhin. Une verej nje ndryshim jo te vogel mes tyre, megjithese te dyja e çojne nje shoqeri ne dekadence. Dhe Andrea "xhiron bosh" kur flet per diktature kur nderkohe problemi nuk eshte ky: problemi eshte kalbezimi moral i nje shoqerie qe e merr shembullin nga klasa e vet politike. Nuk jane lirite ato qe mungojne, por parimet..

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte reagim tipik i A Hoxhes qe nxjerr ca terma komplet irrelevant qe bejne tym dhe degjenerojne cdo debat. Ne nje vend ku vidhen zgjedhjet dhe vriten njerez per politike ka vetem nje perkufizim "diktature". Ndoshta literatura boterore duhet te marre ca mend nga tipa si juve qe na paskerkan krijuar nuanca te tjera si psh "shkerdhatokraci". Dhe kjo nuance shkerdhatokracie eshte aq e ndryshme nga diktatura saqe i bie qe Andrea Stefani xhiron bosh ndersa Artan Hoxha (megjithese jo shkerdhate) na u beka milioner per faj te klases politike dhe kalbezimit shoqeror. Faleminderit Respublikes nese e boton kete reagim te fundit pa dashur qe te abuzoj.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Do te bje nje paralelizem (mbase jo i goditur) midis televizionit dhe varkes. TV eshte prone e dikujt po ashtu si dhe varka, te cilat ne baze te kapitaleve shprehin dhe luksin. Vecse drejtues jane moderatoret, gazetaret apo tek tjetra varkaret, rremataret. Te ftuarit ne tv apo ne varke jane nen 'komanden' e drejtueve e jo te pronareve, pra te gazetareve, te cilet te bejne qe te te zeje deti apo te pish kafe rehat neper tallazitje. Udhetimet behen sic deshirojne gazetaret e varketaret...Ata ose do te bejne sipas aftesive te tyre profesionale ose sipas bertitjeve te 'pasagjereve'...

Pjesmarrja ne 'udhetimet ekzotike' ne tv apo me varke behet sipas deshires se te ftuarit. Do vjen do s'vjen. Cdokush sheh interesat e tij te ngushta apo te gjera dhe vendos, pa e imponuar. Secili sipas gustove, parapelqimeve. Dikush 'Armani" e dikush 'Gabi'. E pse eshte e domosdoshme qe kryeministri apo shefi i opozites te beje 'xhirro' ne te gjitha tv-te apo varkat qe ka ne det ?!

Ekonomi tregu.Si tv-te e varkat le te permiresojne cilesite e tyre, dhe te ftuarit te zgjedhin moderatore, gazetare apo varketare,rrematare ata qe nuk te bejne te' te zeje' deti apo tv-ja ose ata qe te bejne 'atak' live.

Po iki se do te lexoje M.Nanon dhe jo F.Cupin qe po me ofron nje mik...

Asgje me imponim po me deshire per te cliruar energji pozitive...

Submitted by Anonim (not verified) on

eshte vend i lire dhe cdo njeri mund te zgjedhe te beje dicka ose jo. Mua me ka bere pershtypje nje gje. ne keto mediat qe permend ti, shpesh qellon qe ne nje panel prej 4 vetesh 3 jane te majte dhe 1 i djathte. kuptohet qe eshte nje debat jo i balancuar dhe drejtuesi i emisionit shpesh me tendenciozitet i jep bisedes drejtim te tille qe peshorja te anoje nga nga ana me numeroze, me qellim degjenerimin e atij/asaj qe eshte ne pakice.

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

z.Muçi!Eshte fitore e madhe kur nuk vijne politiksa ne studio.Perveç Santoros Berluskonit i ka bere zbor Lucia Anunziata,kur ky u ngrit ne mes te emisionit dhe iku.Sot une pashe ne TVSH S.Brsh.qe fliste me ca te tijte ne nje salle.I thone mbledhje e grupit te PD,a sesi i thone.Ne ttribune ishin S.BRSH dhe Patozi.Patozi kishte perpara vetes vetem celularin,tamam si ne mbledhjet me adoleshente.E solla kete shembull per te thene qe TVSH ka mbetur ta filmoje e inçizoje zerin e S.Brsh edhe ne hale,se kudo tjeter ate e ndjekin me kamera.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.