"E vërteta ime për "Dimrin..."

Kjo bisedë është bërë më datë 19 shtator 2012, në orët e mbrëmjes në linjë telefonike. Nga redaksia e “Shekullit” është telefonuar banesa e z.Kadare në Francë. Shkrimtari u është përgjigjur pyetjeve në mënyrë disi nervoze dhe në fund ka kërkuar që biseda të mos botohet me premtimin që do dërgonte përgjigje të tjera via-mail. Pyetjet janë ridërguar po atë natë. Z.Kadare ka refuzuar të përgjigjet, duke mos kthyer asnjë përgjigje as në linjë telefonike as për 3 emaile të tjerë pasues të dërguar pas 19 shtatorit nga redaksia. - SHEKULLI
Mirëmbrema. Familja Kadare? Më falni, unë jam Flamur Vezaj, gazetar i “Shekullit”. Doja të flisja me z.Kadare. (pas prezantimit, nis biseda) - Zoti Kadare, unë kam ndjekur procesin gjyqësor për çështjen e dorëshkrimit dhe sot kemi botuar ato letrat që janë paraqitur si prova nga pala e paditur...
Nuk dua të merrem me një kriminele...Nuk kam dëshirë të flas me thënë të drejtën. Shkrimin tuaj e pashë dhe të tjerët nuk e di çfarë kanë bërë...
Unë kam botuar edhe prononcimin e avokates, të bërë dje në sallën e gjyqit
Keni nxjerrë vetëm anën e keqe. Keni theksuar shumë, si të thuash anën e keqe të kësaj çështje, anën e pabesueshme, anën absurde...
Nuk e di nëse e keni ndjekur shtypin, por, ne kemi botuar edhe kërkesë-padinë paraqitur në Gjykatë nga avokatja juaj, e kemi botuar të plotë, siç ka qenë!
Kërkesë padinë e ka bërë avokatja. Mirë dakord. Nuk e kam parë unë. Përshtypja që kam për shkrimin në gazetën tuaj... Unë e pashë edhe në një gazetë tjetër nuk më kujtohet cila.. Ju keni theksuar këtë anën e keqe. I mbani njëfarë ane kësaj gruaje që, është e drejta juaj të mbani cilën anë të doni. Nuk ka nevojë unë nuk ndërhyj po... Këtu është një shkrimtar që ka një dorëshkrim dhe është një grua që thotë një gjë absurde thotë ma ka dhënë thotë, unë nuk kam dokument që ma ka dhënë, por ai ishte dashamirës dhe kërkoi që të ndërhyja për një shtëpi. Ju nuk thoni apartament, por një shtëpi të madhe. Unë kam patur një apartament mizerabël 40 metra katrorë. Kam qenë shkrimtar i botuar në gjysmën e Europës në 72-shin dhe detyrohem t’i kërkoj një gjë këtyre njerëzve, një apartament, sepse ata ishin pronarët e gjithçkaje. Më kuptoni apo jo. Dhe ju shkruani këtë gjë pa gajle fare si një gjë normale. Sigurisht, ajo ishte një padrone. Duhet t’i jepte ajo apartamentet. Sepse ajo i jepte për njerëzit e kulturës. Pikë. A më dëgjoni apo jo?
Por, ideja ishte...
Ja pra, kështu shkruani... I shkruan me këtë sens domethënë. Keni mbajtur anën kundër shkrimtarit, për një ish-padrone komuniste që mburret se kishte marrë letra nga unë, ku i drejtohesha me letër, pasi më torturonin për 3 vjet për këtë apartamentin. Në vend që ju të shqetësoheshit për këtë gjë, të thoshit: “si është e mundur shkrimtari më i njohur i Shqipërisë në atë kohë sepse unë isha më i njohuri, ka tre vjet që torturohet për një apartament, për një dhomë pune. Dhe nuk i bënë përshtypje asnjërit, sepse ky është një popull skllav që e quan akoma, se Shqipëria ka qenë pronë e Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës. Dhe thonë se duhet të jesh mirënjohës që të ndihmoi për të marrë një apartament. Nga i nxori apartamentet ajo, nga xhepi i saj??
Në botuam kërkesë padinë tuaj, botuam edhe provat që u paraqiten në gjyq. Letrat...
Punë e madhe, i paskam bërë një letër kësaj para 40 vjetësh dhe një tjetër...që e harrova çfarë ishte. Po këto 40 vjet që nuk i kam bërë më asnjë letër unë kësaj, kësaj zonje, kësaj zuske, më fal, kjo ka 40 vjet që nuk ka libër nga unë. I paskam bërë një letër për një apartament.
Ne jemi treguar korrekt me pasqyrimin e kësaj çështje në gjyq...
Ju jeni treguar... Ka atje te ju një dashakeqësi. Unë nuk ju njoh fare juve. (...) Ju atje keni dashakeqësi ndaj meje, i keni trashëgim, ca njerëz që ju punojnë atje, dashakeqësi të trashëguar. Keni një (përmend një emër gazetari) aty që ka një urrejtje ndaj meje... Është shumë turp që një gazetë ta vazhdojë këtë.
Ne jemi munduar të jemi të paanshëm në pasqyrimin...
Unë nuk ju njoh fare. Madje avokatja më tha që kam folur me një gazetar të “Shekullit”, që ishte shumë i mirë kuptueshëm. Nuk e di tani nëse ju ishit i mirë kuptueshëm apo tani unë jam subjektiv...
Unë e kam pasqyruar procesin gjyqësor dhe e kam ndjekur këtë çështje. Letrat që ne i botuam, janë paraqitur si prova në seancë gjyqësore dhe ne, si në rastet e tjera, i kemi siguruar dhe kemi vendosur t’i botojmë, por, në asnjë mënyrë nuk ka patur dashakeqësi karshi jush...
Më falni, ju jeni gazetar i vitit 2012 dhe ju shikoni një shkrimtar të njohur që i drejtohet për të marrë një dhomë pune për të punuar, që është gjëja më normale në botë. Dhe juve nuk ju bën asnjë përshtypje kjo: mor, po si është e mundur që ky shkrimtar, më i lexuar i asaj kohe, paska nevojë për një dhomë, pasi nuk ka ku të banoj, e ka një dhomë 40 metra katrorë, e kupton? Si është e mundur, asnjeri nuk e thotë... Të gjithë thonë, banon nëpër vila Kadareja, dilte jashtë, kishte privilegje të këtilla... Gënjeshtra. I sajojnë ish-këlyshët e sigurimit të djeshëm dhe partisë së djeshme. Dhe vazhdojnë gënjejnë këto në Shqipëri. Vetë kjo duhet t’ju shqetësonte si ndërgjegje gazetari... Si është e mundur që unë nuk kisha një dhomë ku të punoja, në ’72 isha i botuar në 10 vende të Europës.
Dorëshkrimi i romanit, si i ka rënë në dorë znj.Nexhmije Hoxha, në kërkesë-padi? Avokatja juaj ndër të tjera thotë “që pas kërkesës së znj.Hoxha, z.Kadare ia ka dhënë, pasi ajo ishte e pushtetshme dhe mund t’i shkatërronte jetën, me një fjalë nga “frika dhe presioni”?
Nuk është e vërtetë. Nuk kam thënë këtë unë. E ka thënë, është thënë gabim. Në intervistën që kam dhënë në media, unë kam thënë që nuk kam patuar asnjë presion e kam dorëzuar vetë.
Në padi shkruhet në njëfarë mënyre, se ju keni qenë në presion kur është dorëzuar...
Është thënë gabimisht siç duket, kështu mund të jetë formuluar, por, ç’më duhet mua.
Si ka përfunduar atëherë dorëshkrimi në duart e znj.Nexhmije Hoxha?
Jua them unë. Dorëshkrimi... Ajo gënjen në çdo gjë. Ka ardhur në ‘72 tek unë në shtëpi. Romani nuk kishte dalë ende nga shtypi. Sapo e kishte marë shtëpia botuese. Dhe kjo zonjë ka gënjyer, sepse ajo e ka lexuar me siguri bashkë me burrin e saj dhe bashkë me këlyshët e tjerë, kuptoni? Dhe ka ardhur me një qëllim të keq, të marrë dorëshkrimin. Me shpresë se nuk do të më binte më në dore kurrë me sa duket. Po të njihni Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin do e kuptoni këtë gjë. Ajo ka treguar që kudo gënjen. Për çdo gjë. Absolutisht. Ka ardhur pra, pa dalë romani. Dhe e dinte ku ishte dorëshkrimi im, dinte edhe vendin bile. Me ata spiunët e tyre që sinjalizojnë çdo gjë. Dhe tha ma jepni...se mos të dëmtohet. Po i thashë unë. As më bëri ndonjë përshtypje të keqe me thënë të drejtën. Ia dhashë me...
Që nga ajo kohë nuk keni tentuar më ta kërkoni?
E para kujtova se ishte në arkiv. Në një institucion shtetëror. Çdo shkrimtar është i qetë kur e ka në një arkiv shtetëror veprën. Parvjet e kam marrë dorëshkrimin e “Përbindëshit” nga një miku im, Gjergj Vlashi ma ka dhënë. “Përbindëshi” ka qenë një nga veprat e mia më problematike. Pati shumë ngatërresa, u quajt vepër anti-partie, nuk e kërkova më. Ika në ‘90 në Francë kam thënë shyqyr që i kam në arkiv ca, sepse të tjerat i mori policia andej këtej u shpërndanë. Po shyqyr nuk u dëmtuan, më kuptoni apo jo? S’ishte ndonjë gjë e keqe pse ishte në një arkiv. Krimi i saj është që e ka marrë nga arkiva e ka çuar më shtëpinë e vet. Dhe një gënjeshtër tjetër.. Që ia kam dhënë me dhurim. Ku e ka atë, ku i ka? 5 radhë, 2 radhë që “ia dhuroj për kujtim zonjës Hoxha, shoqes Hoxha dorëshkrimin tim... Plus pastaj një gënjeshtër e madhe që ia kam dhuruar në ‘75... Në tetor ‘75 unë isha në gjendjen time më të errët për shkak të poemës “Pashallarët e kuq”. Ishte tamam në atë kohë po dënohesha nga ajo poemë”.
Një ditë pas ditëlindjes së Enver Hoxhës....
(qesh) Pikërisht në tetor të ‘75 për shkak të “Pashallarëve të Kuq”... Dhe të guxoja unë të merresha me dhurata? Nuk kisha as të drejtën ta takoja. Absolut. Gënjeshtra të tilla janë të pafundme nga këta që kanë vrarë njerëz, i kanë torturuar, djegur, çfarë mund të presësh prej tyre? Habitem se si shtypi shqiptar nuk i vë një... Është fjala e një njeriu që ka përgjegjësi të rëndë për krimet e mëdha në Shqipëri, ka përgjegjësi numër një nga ato të gjallët që janë sot.
Te këto letrat, po lexoja që ju e falënderonit për ndihmën me “Dimrin...” Ju ka dhënë ndihmë?
Më ka dhënë ndihmë, më ka ndihmuar të shoh dosjet sekrete. Kjo është e vërtetë, çfarë ka? Çdo njeri do ta falënderonte, është normale, çfarë ka këtu?
Ajo pretendon se ju ka ndihmuar...
Punë e madhe se më ka ndihmuar e pastaj...
Por pretendon që pikërisht në shenjë mirënjohje për këtë ndihmë ma ka dhuruar dorëshkrimin e “Dimrit”...
Ajo pretendon. Jo unë ta vërtetoj...
Ajo pretendon këtë thashë edhe unë...
Ajo është idiote, është injorante, nuk kupton që nuk ka dhurim dorëshkrimesh, në botë nuk ekziston një gjë e tillë; vetëm në fantazinë e saj të sëmurë. Nuk ka dhurim dorëshkrimesh, asnjë shkrimtar nuk dhuron dorëshkrimet. Nuk është ky zakon botëror, nuk njihet.
Nga Nexhmije Hoxha dhe nga avokati në gjyq pretendohet që prej vitesh nuk e ka kërkuar...
Ishte komunizëm. Le njëherë që nuk jam kujtuar fare. Se nuk ishte problem. Ishte në Arkiv. Punë e madhe, çfarë të keqe kishte... Që ajo e ka çuar në shtëpinë e saj, e kam marrë vesh pasi ra komunizmi. I jam drejtuar Arkivit të Shtetit, i kam pyetur ku është Arkivi i Partisë. Është tek ne, - më thanë. Do më jepni dorëshkrimin ose ta bisedojmë si ta bëjmë... Kur papritur pas tre ditësh më thonë nuk ekziston dorëshkrimi, nuk është. Pastaj bëjnë kërkime, del se e ka në shtëpinë e vet Nexhmije Hoxha. Ju mund të pyesni Shaban Sinanin, ish-drejtorin e Arkivit. I jam drejtuar për të marrë dorëshkrimin nga Arkivi i Shtetit. E çdo me thënë kjo: pse nuk e kam kërkuar? E kërkova kur m’u desh, çfarë ka këtu...
Në gjyq u tha edhe që fakti që nuk e keni kërkuar për kaq shumë vite me radhë....
Dëgjo... Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve. Kjo është logjikë prej idiotësh. Ai është dorëshkrim dhe i takon shkrimtarit. Ajo nuk e vërteton dot kurrë që e ka marrë dhuratë. Nuk ka asnjë radhë, asnjë dedikim, asnjë gjë. Është vetëm fjala e saj. Fjala e një krimineleje kundër fjalës së një shkrimtari.
*Marrë nga SHEKULLI
Comments
Sa poshte ka rene me kete,

Sa poshte ka rene me kete, gjynah , nje shkrimtar i madh , por nje njeri i vogel!

Jo or ca thua _Nuk ka rene

Jo or ca thua _Nuk ka rene poshte aspak._-Ai, Kadareja , qendron gjithmone shume larte....

Intervista eshte shume e bukur , piktoreske -

Kadareja megjithse ne inat e siper ka dhene batuta shume te forta qe te shkulin se qeshuri hahahahahaa

Zemerimi i Kadarese eshte tingellues,, si thyerja e nje gote qelqi ne nje nga poezite e tij : qe

.......... ne reninen e saj kristalore

Ne perndritjen e fundit tek plas

do kete si ofshame te fundit ......

........te qeshura e lote grash ...........loooooooooool hahahaha

Është shumë e vështirë të

Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve... Dhe kjo eshte shume e vertete. Gazetare qe duhet te bejne avokatin e lirise bejne avokatin e partise. Nuk e di se ku e kam lexuar nje eufemizem te tille qe: Nuk ka pyetje idiote nga gazetaret po ka vetem pergjigje idjote nga ato qe i pergjigjen ketyre pyetjeve idjote.

Duket qe kadareja ka humbur

Duket qe kadareja ka humbur llogjiken dhe po perpiqet te distancohet nga e pjeset e erreta te historise se tij me regjimet. Kadare genjen dhe thote plot te paverteta.

Keshtu p.sh - nese doreshkrimi ka qene ne arkive kjo eshte prone e shtetit shqiptar (arkives) dhe jo e kadarese. Nese eshte dhurate apo ne doren e Nexhmijes eshte prone esaj dhe e askujt tjeter , ne mos Kadare verteton para gjykates se Nexhmija ka shkuar dhe ja ka vjedhur me force nga shtepia.

Sa me shume flet dhe sa me shume merret me kete ceshtje aq me shume ai diskrtetitohet dhe humbet edhe ate pak respekt qe ka mes shqiptareve. Duke share pastaj "popullin skllav" qe nuk e kuptoka gjenialitetin e tij dhe guxon madje te vere ne diskutim integritetin e tij te shpartalluar katandiste ne nje idiot pa llogjik e sens.

Lexuesi shqiptar ka qene mjaft tolerant me piruetat dhe qendrimet e diskutueshme te ketij firauni dhe Duhet bere dallimi mes nje pjese te krijimtarise se tij dhe efektin qe ka pasur ne ato kohe tek lexuesi dhe mungesa e skrupujve dhe integritetit te tij si njeri.

Nje verejtje per sitin: duhet

Nje verejtje per sitin: duhet te dallohen pytjet nga pergjigjet duke bere bold psh germat e pyetjeve.

Kadare vertet eshte i nervozuar dhe faktikisht ja fut kot. Ka qene si ka qene Nexhmia, askush nuk e detyroi Kadarene ti dhuroje librin ne frengjisht asaj dhe Enverit me dedikim. Ketu behet fjale per nje konflikt bajat. Fare mire ajo mund te mos deklaronte se e kishte doreshkrimin dhe te gjithe do ta besonin me peripecite qe kaloi ajo pas 90. Pastaj nuk e kutoj, po te ishte se doreshkrimi eshte dorezuar per ne arkiv te shtetit sic pretendon Ismaili, nuk besoj se Nexhmija do binte aq poshte sa te luante rolin e nje nepunesi te arkivit. Mjaftonte nje shkrese zyrtare dhe Kadareja e dorezonte vete ate. Por gjerat jane krejt ndryshe. Kadare ja ka dhene me deshiren e tij direkt dorazi Nexhmijes dhe jo arkivit te shtetit.

Ne vend qe ti thote faleminderit ai dhe ne te gjithe qe e ka ruajtur doreshkrimin dhe tja kerkonte normalisht asaj sic ja kish dhene, tani ben gjygje kot dhe angazhon publikun me nje konflikt pa kuptim.. Kadare i ka bere nje sherbim te madh asaj qe ai e quan kriminele, duke e prezantuar si nje person me respekt ndaj kultures shqiptare, pavaresisht rrethanave ku ajo gjendet sot. Sepse ne fund te fundit Kadare, me gjithe madheshtine e tij, nuk mund te mohoje se ka qene pjese e nje mekanizmi te madh perpunues te mendjes se njerezve, pra edhe ai ka qene pjese e rendesishme e atij mekanizmi "kriminel" per te cilin e gjen te lehte te akuzoje te tjeret dhe perjashtuar veten e tij.

Letrat e derguar Nexhmijes provojne edhe njehere ne menyre te pakundershtueshme lidhjen ambiguide te Kadarese me sistemin. Madje pershkrimi me detaje edhe i propozimit per nje trilogji qe kerkonte te bente Kadare me figure Enver Hoxhen nuk kundershtohet nga Ismaili. Fatmiresisht per te, kjo kerkese ju refuzua, sepse merre me mend sikur te kishte edhe dy romane te tjere per figuren e Enverit me stilin e " Dimrit te vetmise se madhe" sa e veshtire do te ishte per Kadarene te paraqitej si i perndjekur nga sistemi.

Shkurt, Nexhmija mund te kete pergjegjesi per njemije e nje gjera qe kane ndodhur ne epoken e socializmit, por kjo nuk dmth se i jep te drejte Kadarese per kete rast. Po sikur Kadareja ne vend qe ti kerkonte Nexhmijes ta ndihmonte per strehim, ti dergonte asaj pergjigjen qe i kishte dhene komiteti egzekutiv apo keshilli i lagjes qe merrej me strehime, kjo do te ishte me dinjitoze sepse do nxirte zbuluar institucionet. Por Kadare zgjodhi te shfrytezoje relatat me Nexhmien, ajo e ndihmon Kadarene ndonse nuk ishte pergjegjese e zyres se strehimit dhe Kadare e quan ate kriminele!!! Kjo shkon shume larg asaj qe mund te beje nje figure si Kadare. Tjeter eshte te flasesh per sistemin dhe difektet e tij dhe tjeter te besh publik nje relacion faktikisht me permasa miqesore duke perdorur terma te tilla si "kriminele" etj.

Kadare me kete gjygj beri te mundur daljen ne drite te disa letrave qe ka shkruar ai, me nje fare intimiteti me personat e kastes drejtuese te epokes socialiste, te cilat, vertet nuk ja ulin madheshtine si shkrimtar, por as nuk i shtojne pike ne te ashtuquajtur "disidence" te tij, disdence qe ne fakt nuk ka dale jashte inkubatorit.

Gjuhe rrugaci.............Aq

Gjuhe rrugaci.............Aq i terbuar eshte sa Intervistat e nje grua plake e nervozojne....sidomos ne pikat e dobeta......Vepra e tij mbetet Komuniste......dhe kete nuk e luan as topi.............

Falme Enver qe fryme ste

Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Nga kjo fryme e gjalle e trupit tim,
Zemren time te ta nxirrja jashte,
Dhe ta jepja ty me mallengjim.

Falme Enver qe vargu mu rendua,
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Shqiperise zemra ju copetua,
Shqiperia jote po derdh lot.

I.K.

Ja ke futur kot!Keto vargje

Ja ke futur kot!Keto vargje jane te ish anetarit te Komitetit Qendror dhe Kryetaritte Lidhjes se Shkrimtareve,Dritero Agollit.

Gjithsesi une opersonalisht nuk e bej me faj per keto vargje as Driteroin,sepse ,pavaresisht indoktrinimit te skajshem dhe sherbimeve te vyera qe i ka bere Partise,i ka bere nje sherbim po kaq te vyeredhe letersise dhe ngelet i madh ne llojin e vet.Ne gjykimin tim vjen tre shkalle posht Kadarese sepse dy te tjerat jane te zena.

Perpiquniqe te jeni objektive ne gjykime dhe ta gjykoni nje shkrimtar per vepren dhe jo per haracet qe ai ishte i detyruar t'ja paguante diktatures si forma e vetme e mbijeteses.Ai e ka thene shume bukur:"Jam perpjekur te bej letersi normale ne nje vend anormal!"

Ajo qe na ngelet te gjitheve eshte te leme menjane krrakerrimat e Nexhmies,Zonjes se Zeze te diktatures dhe te lobojme po te mundemi ,e ne mos mundshim te klithim deri ne kupete qiellit se Ismail Kadare eshte nder shkrimtaret e gjalle me te mire ne bote dhe meriton cmimin NOBEL.

Por nuk eshte e rastesishme qe nje klan i caktuar ngre stuhite e fjaleve e thashethemeve pikerisht ne vigjilje te NOBEL-it. Kjo,vetem kjo me ben te besoj se Konica e ka thene drejt:"E keqja e shqiptareve jane vet shqiptaret."

Sipas kadarese neqoftese

Sipas kadarese neqoftese ,-ky populli shqiptar eshte skllav,-dhe kadareja nuk qenka i tille,

atehere ai duhet te jete KOPIL dhe te gjitha librat e tij,,,,,,PFFFFFFFFFFFFFFFFFFF.

Plakja e tij dhe e drteroit,po zbulon ashiqare shemtine e tyre klienteliste me cdo rregjim.

Komente komunistash. Akoma

Komente komunistash.

Akoma akuzoni Kadarene. Po ne komunizem, shkrimtaret, muzikantet, artistet cfare te benin? Te punonin me imagjinaten e tyre apo ate te imponuar nga partia?

Harroni o te mjere qe per 50 vjet, ky popull nuk ka bere ate qe ka dashur, por ate qe partia ka dashur, dhe mos akuzoni njerzit per hipokrizira...o injorante te mbreterise se idioteve

Ky Flamur Vezaj ne fund fare

Ky Flamur Vezaj ne fund fare ka marre dhe nje qerasje te lezetshme"...Degjo!Eshte veshtire te merresh me mbreterine e idioteve!".Jo,Jo!Une dua tani nje prononcim te nxehte te Muçi Nanos.Sikur kete Kadareja t'ia kish thene ne telefon Muçit,si do reagonte Muçi?Kam idene se do kishte ndonje shperthim te vogel sherri,"IK mos me çaj tra...pin,dhjaks e gjysem"!

Kjo interviste nuk te le

Kjo interviste nuk te le pershtypje te mire ,tregon mjerimin e Kadarese ,kur perpiqet te gjykoje per krime nje plake (sido qe ka qene ajo) te ciles dikur i kishte disa borxhe.Ai duket mjeran kur kerkon qe te kete ndihmen e gazetareve duke thene se me cilet jeni ju.Horon se ne epoken e demokracise ,e verteta mund te vonoje por ajo del.Nga ana tjeter eshte genjeshter komplet kur thote se kishte 40 m katror apartament kur ne vitin 1972 ai ka pasur tre dhoma + guzhine atje tek pallati me ISIG sot ,me te miren e kohes .Ne akoma e mbajme mend shtepine e tij.Kadareja mos genjeje se jemi akoma gjalle.....Megjithete ai eshte nje shkrimtar i madh......

...kurse ti nje njeri i vogel

...kurse ti nje njeri i vogel qe e gjykon Kadarene nga nervozizmi,se ai nuk eshte njeri dhe nuk ka te drejte te nervozohet nga ligesia dhe idiotizmi

Te keni turp vertet, mire e

Te keni turp vertet, mire e ka Kadareja. Eshte cmenduri. Gruaja me vrasese, me pacavure, e botes qe mbetet akoma gjalle, gezon ne heshtje simpatine tuaj. Kjo grua edhe Enverin e turperon ne histori, jo me nje milet dashakeq dhe zemerbloze qe e vleresoka me sa duket shume, "sinqeritetin" e saj. Nw cilin vend te botes do te dilte e veja e nje diktatori kunder nje shkrimtari dhe shtypi te mbante anen e krimit, dhunes dhe perversitetit. Shqiperia po kthehet ne nje vend pervers nga nje shtyp pervers dhe nga njerez qe kane humbur orientimin dhimbshem ne menyren me perverse te imagjinueshme. Turp per ne.

Kadareja po jeton

Kadareja po jeton “realitetin“ e tij te perceptimeve surreale, cfare ai gjithe jeten ka krijuar; pejsazhin pa paqe te shqiperise. Nje shqiptar ne paqe eshte gjeja me banale dhe me epabesueshme. Te gjithe kreativitetin surreal qe ka krijuar Kadareja eshte kthyer ne nje perceptim real te masave idjote. Njeriu eshte ai qe deshiron te jete,- thuhet ne nje urtesi te lashte. Dhe ky eshte Shqiptari: Idjot, humbameno. Keshtu don te jete dhe keshtu eshte. Harron diktaturen, Harroj Gerdecin, e3 mirret me Kadarene. Turp.Turma selektive te orjentuara si bageti qe kane te trasheguar genin komunist e nostalgji diktature. Popull qe akoma nuk i ka dale shiringa e narkozes komuniste dhe akoma nuk eshte suveren ne orjentim te te menduarit dhe te emocioneve. Struktura me e forte e personalitetit te individit eshte perceptimi i drejte i realitetit dhe qendrimi objektiv dhe i pavarur. Ne personalitetin tone deformuar e te zgjyrosur ndikojne akoma trashgimnia diktatures komuniste e njeriut te ri. Dhe ne jemi ky njeriu i ri, kjo bestje qe nuk gjen rehat dhe me plot gojen quhet idjote. Ne nuk jemi popull me harmoni dhe kjo eshte fakt, po deri kur. Une nuk mund ti kuptoj kurre komentuesit qe i japin te drejte Helmit te Zi Kucedres qe meriton ti ngulet cengeli ne rrulin e fytit e te varet aty ku diktatori kishte monumentin, e te thahet si fik cingell e ta hane Sorrat. Vetem idiotet mund te vene ne kanare Kadarene me Panteren. Sigurisht dhe mediat pa moral.

Me iu dhimbs gurit e

Me iu dhimbs gurit e drunit!

Titulli duhet te ishte: Është
Titulli duhet te ishte:
Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve!
Disave u djeg, disave jo.
Idiotet nuk kuptojne qe Kadareja ishte nje mize e zgerlaqur para 40 vjeteve perkundrejt Nexhmijes se plotfuqishme! Ia ka dhene vete doreshkrimin? Ai dhe byt..n do ja puthte me vullnetin e tij ne te dyja faqet nqs nuk donte te vente ne Spac ti shkruante romanet. Nqs ai ka nuhatur qe asaj do i vinte mire nqs merrte doreshkrimin, e do e mbante me sy te mire per ca kohe, ja vlente! Per Ismailin do ishte nje dite shume e lumtur qe ajo begeniste kete fakt. Behet fjale per skllavin dhe padronin. I harruat ato kohe mer milet idiot???? Eshte idiotesi e kulluar te vesh ne te njejtin kandar drejtesie sot keta individe per ngjarjet para 40 vjetesh. Atehere kandari ishte komplet i prishur.
Ne i sulemi te gjithe

Ne i sulemi te gjithe Kadarese, a thua se eshte faji i tij qe mbetem nen kominizem te izoluar e te syrgjynosur. Harrojme se, nqs. kritikojme Kadarene, duhet te kritikojme edhe prinderit tane. Te gjithe ne qe sot shkruajme ketu, jemi bij te nje brezi qe, ne nje fare menyre, u pajtua me mesimet e komunizmit, se perndryshe dihen pasojat. Keshtu dhe Kadareja, besoj, luftoi per te mbijetuar. Jo te gjithe kemi lindur per te qene heronj.

Ndaj cuditem se sa shume njerez i sulen shkrimtarit - me biografi te dyshimte sic do te thonin disa - ne vend qe t'i sulen asaj, Nexhmije Hoxhes, qe s'pati meshire per asnjerin. Dhe nese sot gjysma e kombit eshte perjashta, dhe gjysma brenda vuan, eshte per fajin e saj dhe te bashkeshortit te saj qe me politikat qe kane ndjekur per afer 50 vjet, kane shkaterruar Shqiperine dhe shqiptaret.

Une sot krenohem me Kadarene sepse tek ai nuk kerkoj heroin, por thjesht shkrimtarin. Nuk besoj se jeta dhe vepra e nje shkrimtari jane te nderthurura deri ne ate pike sa te mos kene kuptim njera pa tjetren.

E para dhe me kryesorja, nuk

E para dhe me kryesorja, nuk mund te botoje Shekulli, nje gazete qe perpiqet te ruaje nje format serioz, nje inteviste te pa autorizuar. Kete mund ta beje revista Mat apo si e kane ato te shtypit roze. Eshte shtyp tjeter ai qe hipen neper peme dhe ben foto te pa autorizuara nga personazhe publike. Per nje gazete "serioze" kjo eshte e pafalshme. Nuk e di ce ka gjetur ate gazete, sepse ky botim i nje "interviste" qe nuk eshte interviste por nje bisede telefonike, eshte vetem dashakeq dhe asgje me teper. Eshte e ulet Shekulli! Pse duhej kjo dashakeqei ndaj Kadarese ne kete moment? Mund te jete nga budallalleku dhe mungesa e profesionalizmit, nuk eshte cudi, por te sulmosh Kadarene ne kete moment ne kete forme ka dicka anti-shqiptare ne mes.

E dyta: Shtypi nuk eshte gjykate. Shtypi ka nje pozicion moral ne shoqeri dhe ne momentin kur shtypi mban anen e shtypesve, krimineleve dhe monstrave historike si Nexhmoje Hoxha, kjo tregon nje rrenim te llahtarshem moral te nje shoqrie te tere. Ka nje pozicionim moral nje shoqeri ne cdo gje dhe ne kete rast, edhe ne qofte se ky 'skup' eshte vetem per interesa komerciale kjo tregon qe shoqeria shqiptare po merr fund. Imagjioni per nje sekonde si do kishte qene Shqiperi nqs nuk do te kishte patur kurre nje Kadare. Imagjinoni tjetren: si do te kishte qene Shqiperia nqs nuk do te kishte patur kurre nje Nexhmije... Shqiperia pa Kadarene do te ishte Afganistan. Te jeni te sigurt.

E treta: pikerisht ne kohen kur diskutohet Nobeli, tek ne Kadareja sulmohet vit pas viti. Shikoni rrjedhen e ngjarjeve cdo vit ndodh ndonje 'skup' kunder tij, ne te njejten kohe. Pavaresisht te pelqen apo jo letersia e tij, ai vete si njeri apo personazhet e tij, ky eshte atentat publik ndaj interesave tona si popull dhe si komb. Keta njerez thjeshte nuk e duan Shqiperine, nuk ka shpjegim tjeter as me tej dhe as me pas. Bojkotoni kete gazete. Te kene turp.

Mos u beni merak se e kemi

Mos u beni merak se e kemi bojkotuar me kohe.

Pershendetje te ngrohta!

Ha ha ha. Shoqja nexhmije, sa

Ha ha ha. Shoqja nexhmije, sa bukur....

Dule lexuar shkrimin e Mero

Dule lexuar shkrimin e Mero Bazes (tek Tema sot) ne nje mbrojtje qesharake ndaj Ismailit ke keqardhje per pozicionimin servil e te perulur qe baze ka marre ndaj Shkrimtarit.

Mero ne kete shkrim eshte duke i bere iso-n Shkrimtarit dhe duke pranuar apriori qe Kadareja na paska te drejte kur i quan gjithe shqiptaret si skllever te pakulture e edukate (inteligjencc si kadareja vete).

Ceshtjet per mua nuk duhen ngaterruar pasi duhet te bejme dallimin mes Kadarese si shkrimtar (autor/artist) dhe Kadarese si Njeri me te metat dhe imperfeksionet e karakterit te tij - Ka dallim te madh nga njera ane mes marrjes se Nobelit (apo cdo cmimi/vleresimi nderkombetar) per Kadarene (sic dhe per cdo shqiptar tjeter) per te cilen padyshim shumica e shqiptareve duhet te ndihen mjaft mire (e ndoshta pse jo edhe krenar). Per mua nuk eshte thjesht vetem publiciteti pozitiv qe vendi yne do te kete nga ky event (nese ndodh), por shpresoj me teper tek efekti inspirues dhe besimi ne brezin e ri Shqipetar se ne nje bote globale cdo gje eshte e mundur dhe nje dite cdo njeri prej tyre mund te jete pretend per Nobel, Oskar apo cdo cmim te madh nderkombetar e per te arritur gjithcka ne jete.
Pra te hapurit te rruges, te qenit i pari ne kete drejtim duhet ti njihet Kadarese dhe ai vete mund e duhet te sherbeje si inspirues i mire per cdo te ri e te re shqipetare per te ardhmen e tyre.

Sic nga ana tjeter mes vedit ne shqiptaret kemi plotesisht te drejten te gjykojme dhe kritikojme madje qendrimet qesharake dhe infantile te Kadarese-Njeri. Kjo nuk behet per te denigruar figuren e tij artistike por per ti bere thirje figures dhe rrolit te tij njerezor.
Askush prej shqiptareve qe sot e kritikojne Kadarene nuk i ka sugjeruar atij qe ti hyje nje beteje ligjore me mullinjte e eres qe si ben aspak nder atij. Nuk eshte faji as i gazetarise dhe gazetareve nese Ai nuk di te kontrolloje veten me komentet qe jep. Gazetaret do te kishin pergjegjesi vetem nese do te transformonin cfare Kadare ka thene dhe ato qe po ben dhe nese do te targetoni kadarene pa te drejte e me qellim dashakeqes. Mua nuk me rezulton keshtu.

Ceshtja ligjore e doreshkrimit eshte per mua shume me thjeshte dhe nese Kadare vertet do te kishte keshillues juridik te mire do tja kishin bere te qarte qe menyra me e mire e marrjes se ketij doreshkrimi eshte involvimi i Arkives se shtetit dhe organizmave shteterore - pra nje ceshtje mes shtetit shqiptar kunder Nexhmijes. Atehere Nexhmija do te humbte cdo te drejte ligjore dhe morale qe te mbante keto doreshkrime. Vetem pas kesaj procedure Ismaili mund te pretendonte e kerkonte kthimin e dokumenteve/doreshkrimeve atij dhe familjes.
Gjykata shqiptare edhe mund te kerkojne kthimin e ketij doreshkrimi autorit por kjo do te behet vetem nese i intereson Berishes dhe jo ne kuader te drejtesise se vertet e te paanshme - askush nuk mund te vertetoje se ai doreshkrim nuk eshe dhurate dhe prone legjitime e Nexhmijes dhe qe ajo mund te bej cte doje me te. Jam kurioz te dije se si mund ta detyrojne keta gjytyrym Nexhmijen qe tja dorezoje doreshkrimn Shkrimtarit - a mos valle do ta fusin perseri ne burg.
Ne kete pike per mua kadareja ka rene plotesisht ne "kurthin" dhe ne nivelin e Nexhmijes dhe i ka hedhur vetes aq shume balte e pishllek sa smund te dale kurre prej kesaj situate i paster a qelibar. Dhe ky nuk eshte faji i shqiptareve "skllever" por i Ismailit vete. Kjo eshte nje situate "lose-lose" per te nese do te perifrazonim Berishen (apo Cilin).
Dhe kjo vertet eshte per te ardhur keq.

Pse eshte e nevojshme qe te

Pse eshte e nevojshme qe te botohet nje bisede e tille kur shihet se Kadare eshte i nervozuar. Ky eshte nje stil qe e perdorte ''Koha jone'' kunder Berishes qe botonte bisedat tij ashtu sic i fliste ai. Por ndryshe eshte ta degjosh me ze e krejt ndryshe ta lexosh te njejten bisede, te duket sikur ke te besh me nje njeri qe flet percart

Add new comment