Letrës së Kadaresë për Nexhmijen mund t’i bëhet më shumë se një lexim

Postuar në 23 Shtator, 2012 02:42
Mustafa Nano

Shtypi i pardjeshëm kish publikuar një letër të gjatë që Ismail Kadare ia ka dërguar Nexhmije Hoxhës në vitin 1973, 26 prill. Para të pardjeshmes janë publikuar dhe do letra të tjera të shkruara nga i njëjti person e të dërguara në të njëjtën adresë, në atë të Nexhmijes. Dhe është kjo e fundit që i ka nxjerrë në dritë. Për të bërë këtë ka shfrytëzuar gjyqin që po i bëhet, i hapur nga vetë Kadare, lidhur me të drejtën e pronësisë mbi dorëshkrimin e librit ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’, që ndodhet në duart e saj. Këto letra nuk do ta kishin parë dritën e botimit, të paktën jo tani, sikur Kadare “të mos ish krruajtur” me kërkesën për dorëshkrimin e librit të famshëm. Por në kundërshtim me çfarë është pritur, letrat e publikuara nuk zbulojnë ndonjë gjë kushedi se çfarë në dëm të shkrimtarit.

Të kuptohemi, ato janë letra që ai ia ka dërguar gruas së diktatorit komunist, e qoftë dhe për këtë arsye, Kadare do donte ose t’mos ekzistonin, ose t’mos publikoheshin. Një korrespondencë e tillë, që flet për një marrëdhënie të qëndrueshme, e mirëbesimi putativ, mes të dyve (“unë vetë ju kam thënë se pas botimit, kam ndër mend ta rishikoj veprën në bazë të vërejtjeve dhe sugjerimeve”, i kujton Kadare një premtim që ia ka dhënë, duke na bërë të mendojmë se takimet mes tyre kanë qenë, në mos tjetër, të kollajta për t’u realizuar nga shkrimtari e të pranuara pa shumë xanxa nga gruaja më e pushtetshme në Shqipëri) është me siguri, dhe apriori, një yçkël në biografinë e Kadaresë; është ai vetë i pari që vuan më së shumti prej kësaj yçkle. Përveç kësaj, nga kjo letër del që ai, në të mirë e në të keq, ishte pjesë e regjimit me të gjitha efektet, frikërat, pasiguritë, favoret, paranojat, etj. Dhe kjo gjë është e ditur.

Por në këtë mes është interesante përmbajtja e letrës, e cila nuk duket se është nga ato që mund ta komprometojë Kadarenë në sytë e lexuesve shqiptarë. Nga një lexim korrekt, i imët dhe i shtruar i kësaj letre (është një lexim që do t’ua sugjeroja atyre që i japin një domethënie kësaj letre, e sidomos atyre që duan të kenë një mendim të mirëpeshuar për Ismail Kadarenë) mund të arrihet në të paktën dy përfundime. Së pari, nuk kemi të bëjmë me një letër tipike të atyre kohëve. Ka një çtendosje të pazakontë stilistike në këtë letër dërguar “atje lart”. Sikur t’ia heqësh zhguallin ideologjik, letra do dukej si pa kohë; madje, do dukej si letër e një shkrimtari dërguar një kolegu, a një botuesi, a një instance të thjeshtë eprore. Frazat janë të zhdërvjellta, dhe tek-tuk më të rafinuara se sa pritet të jenë në atë letër. Ka disa pasazhe pra që i japin letrës një përmasë nazike, që vetë letra në fjalë nuk e meriton. “Flamurtarët e vërejtjeve [që më bëhen mua] i ndërrojnë ato shpeshherë: kur e shikojnë se një palë vërejtje nuk zënë vend, ata vrapojnë të gjejnë të tjera, bile shpesh në kundërshtim me të parat”, shkruan diku Kadare me një eksitim novelisti. Ndërsa pak më poshtë flet për rolin e atij që përballon presione, rol që luhej rëndom ato kohë, por Kadare i vë emër këtij roli dhe e përmend në mënyrë tinzare, dmth duke e refuzuar: “S’kam dashur asnjëherë t’jua them këto sepse nuk desha ta vë veten në rolin e shkrimtarit që ‘përballon presione’.” Në një moment të tretë ai merr pozën e kokoroçit ngrehaluc, që arkivon pickime të të tjerëve për legjitimuar ‘akte vetgjyqësie’ në një të nesërme. “Ironinë e tyre të heshtur e kam ndjerë vazhdimisht pas shpinës sime, gjatë kohës që punoja mbi romanin. Unë këtë ironi e kam të vështirë ta harroj”, i thotë ai ‘shoqes’ Hoxha. Më tej, nyjëton si pa të keq shprehje, që mund të binin ligsht në veshët e një njeriu të nomenklaturës, s’ka gjë se ai i nyjëton për t’i denoncuar e për t’u distancuar, si “roman për Pallatin”, “lufta brenda për brenda Byrosë Politike”, etj.

Së dyti, letra, ndonëse i është dërguar gruas së diktatorit, nuk ka atë tension politik e ideologjik që një letër e tillë do kish sipas shumë gjasash në rastin, kur dërguesi do të ish dikush tjetër i sërës së Kadaresë. Në gjithë atë letër që ka një mijë deri në një mijë e pesëqind fjalë, përmendet dy herë fjala ‘parti’, madje e asocjuar me termin lapërdhar ‘interes’ (interesi i partisë, thuhet), shtihet në punë apelativi shoqja/shoku (letra fillon me fjalët ‘shoqja Nexhmije’), dhe diku ka një ngrefosje prej antisovjetiku që pretendon se sulmohet prej pro-sovjetikëve. Kur vjen puna që don të thotë një fjalë të mirë për romanin e vet (nuk duhet harruar që po ia thotë Nexhmije Hoxhës), Kadareja e përkufizon atë si “të vlefshëm, militant”, dhe si “një roman që populli e pëlqen”. Siç shihet, përcaktorët janë zgjedhur në mënyrë dhelparake. Vetëm adjektivi ‘militant’ është i fajshëm, por nga ana tjetër, ky adjektiv është minimal e minimalist; duket se është aty për ta bërë vlerësimin e librit të pranueshëm për Nexhmijen (Kadare ka lëvizur gjithë kohën në kufirin që ndante luajalitetin e devocionin ndaj regjimit me armiqësinë ndaj të njëjtit regjim, dhe fjala ‘militant’ në këtë rast duket sikur ka funksionin t’mos e largojë shumë nga ky kufi). Ndërsa në një moment tjetër, teksa i duhet të flasë për veten, ai thotë: “Unë nuk kam qëllim tjetër në jetë veçse të shkruaj aq sa të mundem më shumë dhe më mirë për këtë popull dhe për këtë vend”. Ky është një moment, që personalisht më bëri shumë përshtypje. Dhe ka shumë gjasa t’u ketë bërë përshtypje të gjithë atyre që kanë jetuar në komunizëm e që kanë një ide të mirë se çfarë ka qenë komunizmi, veçantërisht ky i Enver Hoxhës. Dhe i Nexhmijes. Jam i prirur të mendoj (ndoshta jam naiv?), që kjo frazë, në të cilën ai përcakton veten dhe qëllimin e tij, është mbajtur nergut e pandotur me fjalën ‘parti’. Ishte një gjë e udhës që në një rrethanë të tillë ta fusje përdhunshëm partinë si element që përkufizonte çdo qëllim, çdo qasje e çdo kokëçarje individuale atëbotë; do ish d’obbligo nëse për këtë qëllim e për këto kokëçarje flitej me gruan e diktatorit. Ndërsa Kadare nuk e bën.

Me këtë nuk është se po kërkoj copëra heroike në jetën e Ismail  Kadaresë, pasi jeta e tij vetëm heroike nuk ka qenë; përkundrazi, ka në jetën e tij plot gjeste që dëshmojnë të kundërtën, dmth që Kadare ka qenë një dhjaks e gjysmë. Në këtë shkrim thjesht u përpoqa të lexoj ‘saktësisht e ashtu si duhet’ një tekst. Ky tekst nuk është se ka nëntekste, por do të ishte trashanike ta lexoje duke injoruar kontekstin. E duke mbajtur në mendje kontekstin, letra të bën përshtypje – po përsëris – për shtendosjen e non-chalance-ën ideologjike. E dikush që nuk arrin ta dallojë këtë non-chalance, ose injoron/s’njeh kontekstin, ose është veç i prirur të kërkojë qime në një vezë, që në të vërtetë i ka ca qime.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Nuk ka aresye te analizohet letra per te vertetuar se Kadare ishte apo nuk ishte "kunder" apo "pro". Eshte normale te analizohet letra per te gjetur se kujt I takon pronesia e doreshkrimit. Nuk ndihem mire kur Nano ne kete shkrim "analitik" kerkon ti dale ne mbrojte te panevojshme, do te thosha, Ismailit, dhe nga ana tjeter te akuzoje Hoxhen gje qe bie ne sy sapo autori I shkrimit , njeri me erudicion te gjere, nuk gjen fjale tjeter per paraqitjen e materialeve te mbrojtjes pervec fjales "shfrytezoi". Eppur....si muove! Ju respektoj.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Edhe Hitleri ne bisedat private me miqte dhe pasuesit kishte nje gjuhe shume te cliret dhe sipas sekretares se tij Traudl Junge, qe i ka sherbyer ne vitet 1942 -1945, nuk i ka share kurre cifutet.

Entuziazmi apo adhurimi hyjnor per vijen apo Byrone do te tingellonte naiv, ironik apo, ne rastin me te keq, shtirje mes bisedave te pjesetareve te Olimpit. Keto fraza perdoreshin per konsum publik, ne mbledhjet e Byrose poltike, per te trembur koleget apo kur duhej t'u tregohej vendi armiqve.

Gjithe kjo leter tregon se Ismail Kadareja ishte ne tave dhe e njihte mire psikologjine e sunduesve (qe thelle kishin nevoje deshperuese te justifikoheshin moralisht, historikisht, artistikisht qe Partia, rruga e ndjekur prej saj ishin vertete ne sherbim te atdheut dhe te popullit dhe kete justifikim nuk mund t'ua jepte askush me mire se Kadareja. Partizanlleku i tepruar Kadarese, po te marrim parasysh talentin dhe zgjuarsine e tij, do ishte dicka qe do i prishte pune, se sunduesve do u dukej "hajde baba te te tregoj arat". Kishin nevoje per dike qe kur te shkruante per ta, per realitetin e Shqiperise, mos te kishte "conflict of interest" sic thone anglezet se do prishej objektiviteti  i vepres. Vete Kadareja thote se ne te parin dhe te vetmin takim qe pati me Enver Hoxhen, qe zgjati rreth 40-50 minuta, ka folur kryesisht Enver Hoxha  cili  nuk ka permendi asnjehere fjalen parti. Ismail Kadareja duhej te ishte gomar po te mos kuptonte dot rolin qe duhej te merrte.

Submitted by Dardan (not verified) on

Mosprurja e dy tre konstatimeve te mija per shkrimin e Nanos, po me cudit, vec ne mos  kane ngrire ne ether. Megjithe ate po e pres vetem per kuriozitet, nuk mund te kete kurre nje arsye tjeter per blogistin.

Submitted by Relapso (not verified) on

Letra eshte krejtesisht e hapur, e sinqerte, pa nentekste e nenkuptime. Madje do te thosha se eshte nje leter e guximshme. Fakti qe Kadare i shkruan Nexhmies nuk duhet te na beje pershtypje, sepse ata njiheshin dhe punonin bashke. Ismaili ishte zevendeskryetari i Frontit Demokratik, ndersa Nexhmija ishte kryetarja. Nano mund t'i kishte kursyer disa epitete. Nese Kadare na paskesh qene "nje dhjaks e gjysme", ç'mund te thuhet per vete Mustafa Nanon?

Submitted by Dritan (not verified) on

Keni te drejte.

Kush ishte trim ne komunizem?

Po ne demokraci, keta trimat cfare po bejne???

Submitted by Ilir (not verified) on

Sa per keto qe ka shkruar Kadareja nuk eshte se ka shkruar ndonje gje te madhe.....por qellimi i publikimit te letrave nga Nexhmija eshte te nxjerre ne pah qe kadareja ka qene pjese e atij sistemi me mish e thua dhe sa per ato "sulmet", ambiciet njerezore jane kudo sidomos kur nje person si "Kadareja" ka sukses (Talenti ne menyren e te shkruarit nuk i mohohet) por ka nje problem qe do apo s'do eshte e lidhur me kauzen e komunizmit.......Nqs kauza e " Komunizmit" do kishte fituar ndaj asaj "kapitaliste" , sot Kadareja mbase do kishte nje muze te permasave te muzeut kmbetar e mbase do kishte marre edhe "Nobel Komunizmi". Fatkeqesisht rrjedha eshte ndryshe.......Kjo perben turpin dhe mungesen e dinjitetit te Kadarese.........Dhe keto letra Kadareja nuk eshte se i ka shkruar nga Burgu i Spacit apo ndonje Kamp Internimi........... po diku aty mbrapa Pallatit te Kultures....

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

z.Muçi!Po qe per 1 dhjax e gjysem,jemi komb goxha florid;kemi qene,jemi dhe do te jemi;ka mundesi qe Sami Frasheri kete ka dashur te na thote.Me kete"zberthimin" e letres se  Is-es ia ke kaluar Champollion-it ne perkthimin e heroglifeve egjiptiane.Eshte fat qe Nexhmija i ka ruajtur keto letra fshehtas Enverit;ishalla s'ka edhe ndonje leter dashurie.E ç'te bente Isa i shkrete,kur tere shkrimtaret donin t'i hanin hallven(te sqarohemi,hallva hahet ne diten e lamtumires),keshtuqe donte mbrojtje.Mua me duket si leter mes dy shoqesh,se çfare me tha ajo dhe çfare i thashe asaj...Paska qene nje derr llafazane dhe kjo Nexhmija!Haahahha!Seriozisht e them,qe Isa te mos kishte keto andrralla sot,do ish mire qe per hallet e tij te ftonte Nexhmijen per ndonje kafe ose t'a qeraste me torta Nentori(ah sa te mira i benin atehere)dhe te bisedonte privatisht.Mbase s'e kish mundesine,por mbase edhe e kish.Gjersa çunat e Enverit i mesonin Berishes sesi te voziste varken(oh çfare torture!)pse te mos kish edhe Nexhmija pak kohe per thashetheme kafeneje?Jam kureshtar;po Nexhmijen e ka bere personazh gjekund,dhe sa here pozitiv(para demokracise) e sa here negativ(pas demokracise).Kur mendoj se Fahri Balliun do ta kete bere personazh pozitiv me ze vijne ca nerva...Prandaj,qe mos ta has kete gje kam hequr dore se lexuari Is-en.

Submitted by aba alba (not verified) on

Kuturisje Nanoiste. 22 vjet te vetmise sone te madhe ne Europe! A nuk eshte kjo ceshtja?

Submitted by Kenua (not verified) on

Muc, e ke mire. A do te behesh i famshem? Kritiko nje qe tashme eshte i famshem. Po te eci, je bere dhe ti i famshem. Po s'te eci, prape je i famshem, se guxove.

Submitted by albanian man (not verified) on

Mustafa i ke bere analize shume te sakte letres se Kadarese.

Sahanlepires i regjimit ka qene bile  ka tradhetuar vargjet e himnit te flamurit me largimin e tij nga Shqiperia  qe thone :"Prej lufte vec ai largohet qe eshte lindur tradhetor ,kush eshte burre nuk friksohet por vdes por vdes si nje deshmor.."

Ne studenteve te dhjetorit nuk na dhimbsej jeta qe hanim ne kurriz shkopinjte e gomes te policise .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.