Taxhikistan: Ndalohet frekuentimi i xhamive nga minorenët
Udhëheqësi i Taxhikistanit, presidenti Emomali Rakhmon, ka marrë një vendim që ndalon minorenët të shkojnë në xhami për t’u falur e lutur. Taxhikistani është një republikë laike e qeverisur me dorë të fortë nga Presidenti i vet, i cili i fiton gjithmonë “zgjedhjet e lira”, por nga ana tjetër popullsia e këtij vendi është e tëra myslimane (saktësisht në masën 98%). Ky vendim (në fakt, është ligj i miratuar nga parlamenti dhe i firmosur e dekretuar nga Presidenti) synon të minimizojë rolin e ndikimin në rritje të Islamit në këtë republikë të Azisë Qendrore. Kreu i plotëfuqishëm i shtetit, Emomali Rakhmon, i injoroi të gjithë zërat e shoqërisë civile, të veprimtarëve të të drejtave të njeriut, dhe të opozitës së përfaqësuar nga një parti islamike, të cilët i kërkuan të mos e firmoste ligjin e miratuar nga parlamenti.
I njëjti ligj ka dhe kufizime të tjera në këtë drejtim, pasi i ndalon të gjithë ata që janë nën moshën 18 vjeçtë frekuentojën shkolla fetare apo xhamija, që luajnë funksionin e shkollës. Deri në këtë moshë, edukimi duhet të jetë shekullar, sipas ligjit.
Kjo ngjarje ka provokuar interes për shkak të pozicionit gjeo-strategjik të këtij vendi e për shkak të ndjeshmërive fetare në atë pjesë të Azisë. Vendet kufitare me Taxhikistanin janë Uzbekistani, Kirgistani, Kina, dhe Afganistani. Me këtë të fundit ndahet nga një kufi i gjatë, dhe lehtësisht i penetrueshëm. Në vitin 1997 (ju kujton gjë ky vit? Ndoshta po) vendi përjetoi një luftë civile midis forcave qeveritare e një koalicioni të demokratëve me islamistët. Tani janë duke jetuar në paqe, por rreziqet janë të pranishme gjithë kohën. Bën vaki që ky ligj t’i hedhë benzinë zjarrit. Qasjet e forta laike nuk janë një gjë e zakontë në atë qoshe të botës.
Comments
Presidentii Taxhikistanit
Presidentii Taxhikistanit Emomali Rakhmon gjithashtu ka kerkue qe te kethehen ne atdhè studentet taxhike nga shkollat islame te vendeve arabe me arsyetimin se "nga keto shkolla nxitet terrorizmi".
Per te respektuar leksikun e
Per te respektuar leksikun e shqipes, "edukimin shekullar" duhet ta zevendesojme me arsimin laik. :)
"Kjo ngjarje ka provokuar
"Kjo ngjarje ka provokuar interes për shkak të pozicionit gjeo-strategjik të këtij vendi e për shkak të ndjeshmërive fetare në atë pjesë të Azisë. Vendet kufitare me Taxhikistanin janë Uzbekistani, Kirgistani, Kina, dhe Afganistani. (...) Qasjet e forta laike nuk janë një gjë e zakontë në atë qoshe të botës".
Ne fakt laicizmi ekstrem nuk eshte fare i huaj per ate zone ish-sovjetike, ne kufi me Kinen. Bile edhe Afganistani pati perjetuar revolucion komunist te mbeshtetur nga sovjetiket. Per me shume se 90 vjet tashme, qe nga koha e Leninit dhe masakrave anti-fetare, eshte krijuar me shume se nje brez fundamentalistesh laike ne krejt zonen
Taxhikistani vashdon te
Taxhikistani vashdon te sundohet nga nje klike komuniste diktatoriale qe vetem rroben ka ndryshuar, kufizimet ndaj fese ne ate vend jane aq te shumta sa kete tek e kam degjuar vete nga disa banor te atij vendi gati te kujtonte komunizmin ne shqiperine e dikurshme.
Add new comment