Tatim progresiv? Jo dhe aq…

Postuar në 09 Shtator, 2012 17:14
Eduard Zaloshnja

“Edi Rama don të na kthejë taksën e Marksit,” tha Berisha dje, teksa po përuronte për të N-tën herë një rrugë diku në një zonë rurale të qarkut të Shkodrës. Me “taksën e Marksit” Berisha kishte parasysh propozimin e PS-së për zëvendësimin e tatimit të sheshtë mbi të ardhurat/fitimet me tatim progresiv. Ky propozim u bë temë e ditës para disa muajsh në debatin politik shqiptar dhe gjasat janë që ai të bëhet një nga kuajt kryesorë të betejës elektorale të PS-së në muajt në vijim.

Në fakt, për marketimin e këtij propozimi të tyre, socialistët kanë zgjedhur dy fraza goxha rezonuese: “ Kush fiton më shumë, duhet të paguajë më shumë!” dhe “95% e shqiptarëve do të përfitojnë nga tatimi progresiv”. Ndërsa Berisha & co., fushatës socialiste për tatimin progresiv, duket se do të vazhdojnë t’i kundërpërgjigjen kryesisht me stigmatizime sempliste të tipit “taksë marksiste” dhe “rikthim në identitetin komunist”, pavarësisht se tatimi progresiv ka shumë dekada që përdoret në shumicën dërrmuese të vendeve kapitaliste.

Përtej sloganeve telegrafikë të marketingut politik, mendja ta do se, në zjarrin e debatit rreth progresivitetit të tatimit, nuk do të argumentohet me qetësi në rrafshin filozofik nëse është më e drejtë që anëtarët e shoqërisë ta paguajnë tatimin përpjestimisht me të ardhurat/fitimet (tatimi i sheshtë), apo më e drejtë është që përqindja e tatimit të rritet në mënyrë progresive në raport me të ardhurat/fitimet. Gjithashtu, në rrafshin ekonomik dhe fiskal, gjasat janë të mëdha që debati të bëhet i përciptë, me mazhorancën që do t’i veshë tatimit të sheshtë qyrkun e meritës së “shifrave pozitive” të prodhuara nga INSTAT-i e Ministria e Financave, dhe me opozitën që do të ripërmendë deri në lodhje shembuj infermieresh apo arsimtaresh që paguajnë sot më shumë tatim se “Doktori”.

Por sidoqoftë, kur të gjitha debatet elektorale të mbarojnë, do të zhvillohen zgjedhjet dhe pastaj, ose PD-ja do të mbetet në pushtet dhe tatimi nuk do të ndryshojë, ose PS-ja do të vijë në pushtet dhe do t’i duhet të paraqesë në Kuvend një projekt-ligj për ndryshimin e tatimit nga i sheshtë në progresiv. Dhe në këtë rastin e dytë, nga retorika e fushatës duhet kaluar në realitetin e vështirë të modifikimit të sistemit fiskal, pa shkaktuar trauma financiare për arkën e shtetit.

Një nga problemet e mëdha të tatimit progresiv në rrafshin praktik është se krijon ndërlikime në zbatim, si dhe krijon mundësinë dhe ngasjen për evazion fiskal. Që progresiviteti i tatimit mbi të ardhurat dhe fitimet të mos shoqërohet me shtim të evazionit fiskal, është mirë që shkallzimi progresiv të mos bëhet aq i përpjetë sa në vendet perëndimore – në SHBA, për shembull, përqindja e taksës ngjitet gradualisht nga 0% deri në 34%, ndërsa në vendet nordike ngjitet deri në 60%. Gjithashtu, është mirë që shkallëzimi progresiv të zbatohet në fund të vitit, dhe jo në mënyrë periodike gjatë vitit. Kjo, në mënyrë që personat që kanë më shumë se një burim të ardhurash të tatohen progresivisht për totalin e të ardhurave, dhe jo veçmas për secilin burim. (Përqindja që zbatohet mbi totalin e të ardhurave i bie të jetë më e madhe se sa po të zbatohet për çdo burim veçmas, sepse të ardhurat më të mëdha tatohen më shumë në tatimin progresiv)

Le t’i konkretizojmë me disa shifra hipotetike dy sugjerimet e mësipërme.

Një shkallëzim i arsyeshëm për taksat mbi të ardhurat dhe fitimet në Shqipëri mund të jetë 1-15 përqind, me një shkallë të ndërmjetmje në 10%. Le të supozojmë se dikush është i punësuar dhe merr një pagë mujore bruto 80 mijë lekë (të reja), ndërkohë që ka dhënë me qera një ambjent zyre, prej së cilës merr edhe 80 mijë lekë të tjera në muaj. Të ardhurat nga secili burim mund të tatohen si paradhënie me 15% çdo muaj dhe në fund të vitit, këtij personi mund t’i kthehet diferenca nga zbutja progresive. Konkretisht, ky person ka patur të ardhura bruto vjetore 1920 mijë lekë dhe i ka paguar paradhënie shtetit 288 mijë lekë gjatë vitit (1920x15%). Me një shkallëzim sipas skemës “1% për porcionin e parë prej 240 mijë lekësh; 10% për porcionin e dytë prej 480 mijë lekësh; 15% për pjesën tjetër”, i bie që t’i detyrohet shtetit vetëm 230.4 mijë lekë. Pra, duhet të rimbursohet për 57.6 mijë lekë nëpërmjet të njëjtit kanal nga iu mbajt paradhënia në bordero. Dhe ky rimbursim do të ishte për këtë person si një rrogë e 13-të në fund të vitit.

Po një person që ka vetëm një rrogë mujore prej 20 mijë lekësh në muaj, sa do të rimbursohet sipas kësaj skeme? Meqënëse të ardhurat vjetore bruto të tij do të jenë 240 mijë lekë, atij do t’i kthehet pothuaj e gjithë taksa që i është mbajtur paradhënie gjatë vitit, sepse deri në 240 mijë lekë, të ardhurat vjetore personale tatohen me vetëm 1%.

Duke kaluar te tatimi mbi fitimet e bizneseve, shkallëzimi dhe mbledhja e tij mund të bëhet në mënyrë të ngjashme me tatimin mbi të ardhurat personale, por gjithnjë duke mbajtur parasysh se sa më i përpjetë të jetë shkallëzimi, aq më e lartë do të jetë ngasja për evazion fiskal.

Dhe cila është Thembra e Akilit të kësaj skeme? Administrata tatimore duhet të jetë korrekte në rimbursimin e tatimit në fund të vitit. Përndryshe, kjo skemë do të ishte thjesht e barabartë me një ngritje të përqindjes së tatimit të sheshtë nga 10% në 15%...

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

Eduart, nuk merret vesh se ç'thua. Pse duhet rimbursimi? Mjafton qe punedhenesi ose vete tatimpaguesi te paguaje aq sa duhet çdo muaj, sikurse ndodh ne vendet normale te botes. Eshte tjeter gje nese rezulton qe jane bere llogarite gabim dhe se gabimisht eshte paguar me shume.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Une kam qene jam dhe do te jem gjithmone ne parim pro takses progresive por ne kushtet e Shqiperise e di mire se cfare do te thote: LLOGARI KORRUPSIONI NGA TAKSIDARET QE NJERIT DO JA VEME ME SHUME DHE TJETRIT ME PAK SIPAS MALIQIT;-)

Submitted by \Arben Demo (not verified) on

Pak me shume se para dy muajsh kemi paraqitur nje shkri ketu k nder te

tjera kishim dhe nje propozim konkret per tatimin mbi te ardhurat persoale.

Duket se Zotit Zaloshnja do ti kete shpetuar pa e pare, gje me se normale,

prandaj po e japim ketu.

Propozimi ynë është:

një familje prej katër anëtarësh nuk duhet të paguaj tatim mbi të ardhurat personale në se ato janë nën 700000 lek (~5000 euro) në vit. Nën këtë nivel ata do të duhej të ndihmoheshin nga shteti. Kur janë tre persona 550000 lek; për 2 persona 400000 lek; dhe kur është i vetëm 300000 lek. Të ardhurat mbi këto kuota dhe deri në 3000000 lek duhet të tatohen me 10%; të ardhurat nga kjo kuotë deri në 5000000 lek të tatohen  me 20%; dhe mbi këtë kuotë me 30%. Këto kuota janë nën nivelin e vendeve të tjera por, që justifikohen me  faktin që ne jemi në hapat e para të një shoqërie kapitaliste dhe familjet ende nuk po e krijojnë pasurinë jetësore më të domosdoshme.

Veç tatimit mbi të ardhurat personale çdo  familje ka dhe  taksa të tjera si ato lokale, taksa për trashëgiminë, taksa për pronat, të cilat në vartësi të nivelit ekonomik të vendit mund të jenë dhe ato të shkallëzuara (progresive). Për sa i përket tërësisë  së taksave që një familje paguan, mendoj se nuk duhet të kalojë 30% të të ardhurave të saj.

Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet mbi tërësinë e të ardhurave që ka një familje, domethënë paga e pensione, të ardhura të ndryshme nga pronat që zotëron (përfshirë dhe ato bujqësore), të ardhurat mbi investimet, fitimi nga kapitali dhe çdo e ardhur tjetër. Por, ajo që nuk thuhet kurrë ndër ne, është se nga tërësia e të ardhurave zbriten të gjitha shpenzimet që familja bën si kontributet për sigurime, çka jepet për bamirësi (ose një pjesë e saj),shpenzimet për mbajtjen e fëmijëve në shkollat publike, ato për kujdesin për të miturit dhe të sëmurët, pagesën e kredisë për shtëpi e tj. Ndër  shpenzimet që zbriten pjesërisht ,janë dhe ato që lidhen me riparimin e banesave dhe ato për uljen e humbjeve termike  e të tjera lehtësira, sepse janë të dobishme për bashkësinë. Vlen të theksojmë se vende të ndryshme kanë dhe  dallime në përcaktimin e shpenzimeve që zbriten, në varësi të nivelit vetë vendit dhe të familjeve apo profesioneve që ushtrojnë.

Kuptohet qe te gjithe bejne deklaraten  e te ardhuarve familjare mbi te cilin caktohet tatimi.

Submitted by I-liri (not verified) on

Zoti Zaloshnja. Dikur ju kam bere nje pyetje te ciles juve ju pergjigjet, por jo ne ate sens,qe jua bera une.

Thelbi i pyetjes sime, per te cilen edhe sot ju ngulmoni se, "gjasat janë që ai të bëhet një nga kuajt kryesorë të betejës elektorale të PS-së në muajt në vijim ", eshte:-SA PERQIND E ELEKTORATATIT ENTUSIAMOHEN, PREKEN, SHFAQIN NDJESHMERI, ETJ.,ndaj propozimit te PS, per taksen progresive ? Pra thene ndryshe duke perdorur kete kale beteje, sa % te elektoratit Edi Rama do te beje per vete, ose me trashe akoma, sa eshte % e vorave qe mendehet se do te shtoj PS, me formulen e takses progresive.

Pergjigja ime do te ishte afer zeros. Pra eshte energji e shpenzuar kot, per te shpjeguar cfare eshte taksa progresive dhe kush do te fitoje prej saj. Perse, sipas meje?

1 -Politika e taksas mbi te ardhurat ke do te preke? Te punesuarit ne shtet. Kush jane?Pergjithesisht militantet e PD. Do ti binden verberisht doktorit, po deshen ti ruajne vendet e punes.Pastaj, pagat e te punesuareve ne shtet jane te tilla,qe pothuaj nuk do te kete influence aplikimi i kesa apo asaj takse.

2-Elektorati, nuk e kupton fare se cfare do te thote takse e sheshte apo takse progresive. Ne fund te fundit ai fshatari, kur ta degjoje do te pyese: Cfare eshte kjo taksa progresive? dhe une do ti them. Nuk eshte per ty,eshte per ata qe jane ne pune, apo kane nje biznes. Ndersa fshatari si i zgjuar dhe shpotites qe eshte do te shtoje:-E,e, nuk qenka per shqiptaret...!!!

Ngela une ! Dhe une si ai votuesi fshatar, apo ai qytetari i papune pyes.-- Ore ky Edi Rama, kete taksan progresive per ke e ka? Per ketu ne Shqiperi apo per ne Gjermani?

Po te marim bizneset e fshatit: 90 % e tyre jane te parregjistruara dhe nuk paguajne asnje takse ne shtet. Dis apaguajne ndonje takse vendore. Shkojne kryetaret e komunave te PD, dhe u thone: He e degjuat Edi Ramen? Keni shire me ne. Po ai do tu rjepi, me taksen e Marksit ! Sepse keshtu funksionon ne Shqiperi. Ideologjia, ka mashtruar e mashtron me shume.

Pa e zgjatur ,duke shpresuar se me keni kuptuar, po e perseris pyetijen: Sa vota mendon se do te fitoj PS, me politiken e takses progresive? MOS VALLE DUHET TA THJESHTOJE ME SHUME PROPAGANDEN?

Te shkoje tek politika e cmimeve, tek nafta, buka, plehrat, rimbursimet etj. etj.

Submitted by Arben Demo (not verified) on

Nga taksa e progresive do te shpetojne shumica dermuese e arsimtareve, infermiereve policeve nenoficereve, punonjesve me arsim te ulet e te  mesem ne shtet, te gjithe puntoret e firmave private qe i kane regjistruar e shume te tjere. Keta jane shumica e taksa paguesave  te tatimit mbi te ardhurat personale. Po te zbatohet ligj si kudo ne Evrope (me pak fjale e keni ne nderhyrjen time me lerte) dmth te behen zbritjet per kontribut e te tjera kjo eshte me se e qarte per kedo. Do ta paguajne me shume se sa paguajne sot taboret e militanteve me rroga te larta dhe pronaret dhe biznesmenet.

Nje ligj i tille qe paraprihet nga ligji modern, jo tip rakicke (Bode) , do te evidentoj dhe ata qe detyrimisht duhet te marin ndihme sociale , te pjeseshme apo te plote.

jam dakord qe Edvini sja ka haberin ketyre problemeve.

Submitted by shen kozmai (not verified) on

Politike boshe populiste dhe pa asnje efekt ekonomik. Edi mendon se duke i thene njerzve qe do ja rrisim taksat te pasurve do shtoje votat....................

problemi eshte se PS eshte ne konfuzion total. ajo do te taksoje ne masen 30% edhe ata pak qytetare  qe mund ti konsiderojme si te shtreses se mesme qe kane rroga mujore nga 80.000-100.000 leke te reja (600-800 euro).

tani te na thone cili eshte qellimi i tyre,te permiresojne jeten e qytetarve te varfer apo te varferojne dhe ata qe marrin dy leke me shume e qe jane konsumatoret kryesor ne shqiperi?

Submitted by Arben Demo (not verified) on

ore Shën Kozma i rremë !

di te lexosh shqip ti apo jo.

Ta zem se familja perbehet nga burre e grua me rroga 700 Euro ne muaj , pra bashkarisht familja ka 1400 euro dmth rreth 2.300.000 leke te reja ne vit.

Atyre ju zbriten kontributet mundet rreth 150.00o leke te reja ne vit dmth ju mbeten per tu taksuar

2.150.000 . Ketyre ju zbriten 700000 qe jane me takse 0 dhe  mbeten neto si te ardhura te taksueshme 1.500.000. me 10% dmth 150.000  dhe ju mbeten 2.150.000. Me paçavuren takse e rafshte do te paguanin taksa

10% te 23ooooo dmth 23oooo dhe do tu mbateshin 2.070.000,.

Krahasimin beje vete dhe ki parasysh zbritjet kur kane femije  e te tjera qe i kemi pershkruar me larte.

Mos gjykoni me mendjemadhesi dhe mllef por mesoni, deri sa e ben gjithe bota ka dicka reale ne te..

Ju keni te drejte se nga Edvinsat keto nuk i keni degjuar se ju perbuzin.

Submitted by Relapso (not verified) on

Arben, ke shume te drejte. Une mendoja se kjo llogari ishte e mireqene, qe s'kishte nevoje fare per t'u sqaruar, por me sa duket shqiptareve duhet t'u shpjegosh gjithçka se jane ende ne epoken e gurit.

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Uroj te jete keshtu sic thua ti.

Por nga shpjegimet qe ka dhene Beqja dhe malaj eshte sic them une.Duan ta cojne nivelin e tatimit mbi te ardhurat sic ka qene ne vitin 2000-2001 (kur nje person kishte nje page brutto 100.000 leke te reja i mbahej tatim rreth 35% dhe merrte ne dore 65.000 leke.

Nqs nje punetori te thjeshte me page 20.000-30.000 i falin nga taxat 1000-2000 leke te reja nuk ja ulin varferine dhe nuk ja ndryshojne jeten.................................por nqs nje personi qe merr 100.000 i marrin nga taxat 30-35% sigurisht qe ja ndryshojne jeten per keq.........................

Kete doja te thoja.

por uroj te mos ndodhe keshtu.

Submitted by reformer (not verified) on

Shume teknik e ke bere artikullin Zaloshnja.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.