Marrëveshja e ujërave me Greqinë, nul

U bënë disa javë që marrëveshja e anuluar shqiptaro-greke për delimitacionin e shelfit kontinental në Korfuz e në detin Jon, nënshkruar në Tiranë më 27 prill 2009 dhe hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010, është bërë ndër temat më të debatuara në mediat shqiptare. Shkas u bë një njoftim se Ministria e Punëve të Jashtme, mbi bazën e një urdhri të lëshuar nga Kryeministri në verën e vitit të kaluar, kishte nisur negociatat me palën greke për rishikimin e saj. Shpjegimet e dhëna prej funksionarëve të shtetit në vijim kanë qenë konfuze, të paqarta dhe kontradiktore. Mohimi apo modifikimi i shpeshtë i deklarimeve e ka shtuar edhe më shumë misterin
dyshimin dhe shqetesimin e ligjshem per rrezikun e
ndonjë recidivi tjetër antiligjor, sepse, siç dihet, çështja është tepër delikate. Ajo ka të bëjë me territorin e vendit, i cili gjatë shekujve është zvogëluar ndjeshëm për shkak të aneksimeve sistematike nga fqinjët. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje ai cungohej sërish, por kësaj here me pëlqimin e vetë shqiptarëve, duke risjellë në kujtesë dy raste fatkeqe, që lidhen me Esat pashë Toptanin, i cili në vitin 1913 u dorëzoi malazezëve Shkodrën, por fatmirësisht pa sukses; dhe me Zogun, që në vitin 1924-1925 u dha jugosllavëve Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit.
Edhe më parë kam shprehur publikisht vlerësimet e mia si specialist i së drejtës ndërkombëtare për negociatat e zhvilluara tre vjet më parë dhe për marrëveshjen e anuluar, duke bërë edhe propozime për daljen nga ky impas i padëshirueshem, që ka krijuar një situatë të pakëndshme në marrëdhëniet me Greqinë. Nisur nga sa është shkruar dhe publikuar këto ditë, si dhe mbi bazën e njohjes së mirë të çështjes, më poshtë parashtroj sërish disa mendime.
Së pari, nuk duhet ngutur për marrjen e nismës për rifillimin e bisedimeve, pa u krijuar kushtet e duhura. Aktualisht mungon klima e favorshme politike në raportet ndërmjet dy vendeve. Gati çdo muaj, madje edhe në ditët më të vështira për Greqinë e mbërthyer nga kriza, për të cilën ne shqiptarët shprehim keqardhje dhe solidaritet, politikanët grekë nuk kanë harruar t’u kujtojnë politikanëve shqiptarë një detyrim absurd të paqenë, zbatimin e një marrëveshjeje të hedhur poshtë juridikisht. Kërkohet me kokëfortësi të papërligjur zbatimi i një akti që nuk ekziston. Autoritetet greke gjatë pothuajse dy vjetëve kanë përsëritur deri në mërzi refrenin se Greqia është në pritje të zgjidhjes nga Shqipëria, e cila duhet t’i dalë zot firmës që ka vënë përfaqësuesi i vet në tekstin e Marrëveshjes dhe se ajo i ka dhënë kohë qeverisë shqiptare të gjejë rrugët për të ricikluar Marrëveshjen dhe për ta vënë atë në zbatim etj.
Edhe në ditët e para të korrikut, ministri i Jashtëm grek i sapoemëruar përsëriti shprehimisht: ne do të ndjekim zbatimin e marrëveshjes së arritur për delimitimin e zonave detare ndërmjet të dy vendeve, një marrëveshje e cila u bllokua pas vendimit të mirënjohur të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Kur Greqia e ka bërë të qartë se është në pritje të zbatimit të Marrëveshjes dhe jo të fillimit të bisedimeve, me të drejtë lind pyetja: përse duhen grupet e punës apo grupet e studimit që përmenden nga qeveritarët shqiptarë? Për të përmbushur kërkesën ultimative të Greqisë për zbatimin e Marrëveshjes? Athina e di fort mirë se marrëveshja është nul, përndryshe si mund të shpjegohet fakti që, gjatë tre vjetëve që prej nënshkrimit të saj, nuk ka ndërmarrë procedurat e ratifikimit në parlamentin e vet?
Së dyti, i takon palës greke që të marre inicativën për fillimin e bisedimeve edhe për faktin se mund të gjendemi përpara një situate paradoksale. Ndërsa pala shqiptare ndërmerr hapin përkatës diplomatik, pala greke mund të vazhdojë të pretendojë që marrëveshja ekziston dhe duhet zbatuar. Madje, përpara se ta marrë iniciativën, Greqia duhet të ndërgjegjësohet dhe të deklarojë ose së paku të lejë të kuptohet publikisht se marrëveshja e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk ekziston më. Vetëm kështu ajo do të dëshmojë se ka hequr dorë nga kërkesat insistuese për zbatimin e saj. Parimi madhor juridik i ndarjes së pushteteve, siç dihet, nuk e lejon ekzekutivin shqiptar të tejkalojë kompetencat e veta funksionale, të urdhërojë zbatimin e Marrëveshjes së anuluar, duke shpërfillur vendimin e një organi të pavarur, siç është Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi një varg shkeljesh të rënda ligjore. Në vijim ajo duhet të tregohet bashkëpunuese për të korrigjuar një anomali që solli turbulenca jo vetëm në klimën politike në Shqipëri, por edhe në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Kjo do të arrihet vetëm nëpërmjet rinegocimit nga e para të Marrëveshjes së anuluar dhe jo me arnime të rëndomta. Negociatat duhet të përshkohen nga transparenca dhe të mbështeten në parimet e barazisë dhe të interesit të ndërsjellë të palëve, në respektimin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit kombëtar të tyre dhe të përjashtojnë mashtrimin, dredhinë, imponimin e kushteve, presionet apo kërcënimet për të diktuar zgjidhje në kundërshtim me interesat sovrane të shtetit shqiptar.
Së treti, pala shqiptare nuk ka motiv për t’u ngutur në rihapjen dhe trajtimin e kësaj çështjeje. Kjo s’do të thotë se nuk është e rëndësishme dhe nuk duhet rregulluar. Por duhet pasur parasysh se nga pikëpamja profesionale ajo është delikate dhe shumë e vështirë, është nga ato që shtete të tjerë i kanë zgjidhur pas shumë vjet negociatash të vështira, ose nuk i kanë zgjidhur dot dhe ua kanë kaluar institucioneve ndërkombëtare gjyqësore apo arbitrale. Ajo nuk mund të përballohet me direktiva apo porosi nga lart, as me lëshime për hir të marrëdhënieve apo nevojave të politikës së ditës, por vetëm me profesionalizëm të nivelit më të lartë, me përkushtim dhe me etikë të spikatur qytetare.
Së katërti, qeveria aktuale shqiptare do të ishte mirë që për momentin të mos angazhohej në procedurat për përcaktimin e kufijve të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike me Greqinë. Ajo është e paragjykuar nga opinioni për shkak të veprimeve antikushtetuese dhe të mungesës së transparencës gjatë negociatave sekrete tre vjet më parë, është “gjykuar” dhe “fajësuar” nga Gjykata Kushtetuese për shkelje që rrezikuan të cenonin tërësinë territoriale të vendit. Gjykata vuri në dukje se kishte cenuar Kushtetutën dhe akte të tjera të legjislacionit të brendshëm si dhe disa konventa ndërkombëtare. Do të ishte mirë që qeveria t’i shmangej hyrjes në negociata edhe për faktin se është në fundin e mandatit. Një sipërmarrje e tillë kërkon një kohë e cila tejkalon cakun ligjor të qenies së saj në detyrë. Do të ishte e udhës që rinegocimi i çështjes të ndërmerret nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, ciladoqoftë mazhoranca politike që do ta formojë atë.
Së pesti, le të shpresojmë që ndërkohë do të jenë krijuar edhe kushtet e duhura politike që në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të jenë shmangur qëndrimet ekstreme, presionet në emër të vetos për pranimin në BE, apo në emër të “fshesave”- dëbimeve masive dhe të pamotivuara të emigrantëve shqiptarë në Greqi, kur nën pretekstin banal të prishjes së kompjuterëve, emigrantët shqiptarë që vijnë në atdhe detyrohen të presin në radhë kilometrike në kufi në acarin e dhjetor-janarit dhe në vapën përvëluese të korrik-gushtit të çdo viti, të refuzimit të hyrjes në Greqi të atyre që guxojnë të flasin për të vërtetat e qëndrimeve ekstreme greke, siç ndodhi me tre gjyqtarët e Korçës, të cilët dënuan një delinkuent ordiner, që prishte varre dhe dhunoi ligjet e vendit, apo me gazetarin e urtë dhe të talentuar Marin Mema etj.
Së gjashti, le të shpresojmë gjithashtu që Greqia të ketë kapërcyer problemet që ka me krizën dhe të ketë përfunduar marrëveshjet apo kontratat për shitjet e disa ishujve apo dhënien me qira të disa porteve, sikurse flitet këto ditë në shtypin grek. Nuk ka kuptim që në një kohë kur detyrohet të nxjerrë në ankand dhe të shesë ishuj, të kërkojë detin e tjetërkujt.
Së shtati, negociatat nuk duhet të fillojnë pa rivendosjen e situatës normale që ishte sanksionuar në legjislacionin shqiptar për kufijtë shtetërorë, situatë e cila u dëmtua nga Ligji Nr.9861, datë 24.1.2008 Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, që është restauruar pjesërisht para pak muajsh. Pala shqiptare duhet të hyjë në bisedime e “armatosur” me bazën e nevojshme ligjore përsa i përket shtrirjes së kufirit dhe përcaktimit të vijave bazë të bregdetit. Një proces i tillë legjislativ kërkon kohën e vet të domosdoshme.
Së teti, pala shqiptare e ka relativisht të lehtë pozitën e vet në raport me palën greke, sepse e ka pothuajse gati platformën e bisedimeve. Në themel të saj duhet të qëndrojnë çështjet, argumentet dhe arsyetimet e trajtuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mjafton që në delegacion të zgjidhen profesionistë dhe jo militantë partiakë, të cilët nuk kuptojnë dhe nuk mund të përballojnë “betejën” profesionale me përfaqësuesit e palës greke.
Së nënti, në procesin e zgjidhjes racionale e sovrane të kësaj çështjeje një rol i pamohueshëm i takon kryetarit të shtetit. Presidenti i Republikës, në një prononcim të këtyre ditëve, tha se nuk është president që të pengojë kryeministrin. Ky pohim duket se demonstron dëshirën e shumëpritur nga të gjithë që organet e larta shtetërore po fillojnë më së fundi të bashkëpunojnë institucionalisht. Kjo shprehje besoj se duhet kuptuar që kryetari i shtetit, si përfaqësues i unitetit të popullit, ka parasysh jo vetëm unitetin midis njerëzve që e përbëjnë këtë popull, por unitetin dhe paprekshmërinë e tërësisë së territorit ku jeton ky popull. Presidenti doemos është i vetëdijshëm që çështja për të cilën po flitet është veçanërisht e rëndësishme, tepër sensitive dhe hyn me përparësi në kompetencat e tij, përsa kohë që Kushtetuta, garant i së cilës ai duhet të jetë, i ka deleguar atributin e nënshkrimit të marrëveshjeve në emër të shtetit shqiptar. Kjo do të thotë që ai, në përmbushje të misionit institucional e kushtetues, nuk do të hezitojë të pengojë cilindo që, me dashje apo nga pakujdesia, cenon unitetin e popullit dhe tërësinë e territorit të Republikës së Shqipërisë.
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së shtruar në titullin e shkrimit, do t’i referohem një ish-ambasadori grek në Shqipëri, i cili pak muaj më parë, duke iu bashkuar politikës së presioneve të vendit të vet për këtë çështje, u kujtonte shqiptarëve se duhet të respektonin besën e dhënë me nënshkrimin e marrëveshjes. Duke pretenduar se qëndronte në terrenin e arsyetimeve me ngjyrime doktrinare, thoshte se, sipas së drejtës së traktateve, marrëveshjet janë të detyrueshme. Këtë parim, të cituar edhe në formulën latine pacta sunt servanda, e shqiptarizonte duke e barazuar me fjalën besë. Pra, shqiptarët kanë dhënë besën dhe nuk mund ta prishin atë. Mirëpo, parimi që përmendej prej tij i referohet marrëveshjeve që janë realisht të tilla. Kurse akti për të cilin flet ambasadori nuk mund të ketë as emrin marrëveshje, sepse nuk ka përmbushur ciklin e plotë juridiko-ndërkombëtar për të hyrë në fuqi. Nuk është ratifikuar nga asnjëra prej palëve. Për pasojë ka vlerën e një akti arkivor. Nga ana tjetër, ambasadori dhe kushdo që mendon si ai, duhet të mbajë parasysh se e drejta e traktateve ka edhe parime të tjerë, ndër te cilët, është edhe rebus sic stantibus, që në shqip mund të përkthehet ndryshimi i rrethanave përligj prishjen e marrëveshjes. Kjo do të thotë se, edhe duke abstraguar nga realiteti i gjërave, edhe sikur ta pranojmë të mirëqenë marrëveshjen, pra të ratifikuar nga të dyja palët, përsëri, nëse vërtetohet ndryshimi rrënjësor i rrethanave në të cilat ajo është lidhur, apo nëse vërtetohet se ajo është lidhur me mashtrim, dredhi, presione, dhunë fizike ose psikike, gjen vend dhe zbatohet parimi rebus sic stantibus. Ajo anulohet dhe nuk zbatohet.
Çështja e ka natyrisht zgjidhjen e vet. Ajo varet nga autoritetet kompetente të të dy vendeve, të cilat duhet të bëhen shprehëse autentike të aspiratave të popujve të tyre. Populli shqiptar dhe ai grek ushqejnë ndjenja miqësie për njeri-tjetrin dhe dëshirojnë të jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë, sipas filozofisë që evokon pikat e takimit gjeografik, historik, politik, shoqëror, lidhjet dhe miqësinë tradicionale si dhe interesat e përbashkëta. Realiteti i deritanishëm, kur pala greke ka pasur dhe ka ekskluzivitetin e partneres së përkëdhelur në këto raporte, duhet të ndryshojë nëpërmjet zbatimit rigoroz të parimit të barazisë sovrane dhe paritetit korrekt. Deri tani pala shqiptare ka plotësuar pothuajse çdo kërkesë që ka ardhur nga Athina, shpeshherë në shkelje të legjislacionit të saj dhe me kosto politike të papërligjura. Greqia ka insistuar dhe ia ka arritur të imponojë ngritjen e varrezave dhe të komplekseve mortore greke në territorin shqiptar, në kundërshtim me Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë të vitit 1977; e ka detyruar qeverinë shqiptare të kryejë regjistrimin e popullsisë, duke u mbështetur në vetëdeklarimin e të dhënave të përkatësisë etnike e fetare, të pezullojë për një kohë të gjatë zhvendosjen e depozitave të naftës të shoqërive greke nga porti i Durrësit, të hapë shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet grek, të sigurojë për sipërmarrjet shtetërore apo private greke koncesione dhe licenca në kushte preferenciale në privatizimin e disa prej sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare etj. Ndërkohë pala shqiptare ka qenë e traumatizuar deri në ekstrem nga kërcënimet e qarqeve të caktuara greke dhe nga akuzat false për nacionalizëm, sa që nuk ka guxuar të shtrojë me vendosmërinë e duhur trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme me interes për të dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon. Lista nis me çështjen çame – një dosje voluminoze, komplekse, e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme, vijon me vënien dorë padrejtësisht nga pala greke mbi ujërat e rrjedhës së sipërme të lumit Vjosa dhe devijimin e tyre të përhershëm, në kundërshtim të plotë me përcaktimet juridiko-ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujërave të përbashkëta, me mossqarimin e disa deklarimeve kontradiktore nga pala greke për të ashtuquajturin Ligj i luftës me Shqipërinë, që kanë të bëjnë sidomos me statusin e pasurive shqiptare në Greqi, me ndërhyrjet e herëpashershme të qarqeve greke në punët e brendshme të Shqipërisë etj.
Është njoftuar se ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të shkojë këto ditë në Greqi. Një lajm shumë i mirë, sepse kontaktet shërbejnë për progresin e marrëdhënieve. Sikurse kanë lënë të kuptohet të zotët e shtëpisë do t’i servirin si një ndër pikat e para të rendit të ditës marrëveshjen e anuluar të 27 prillit 2009. Besohet se, duke dëgjuar me vëmendje mendimet e drejtpërdrejta zyrtare greke për të, duke përfituar nga rasti, ai do të ngrejë dhe do të kërkojë që të gjenden zgjidhjet përkatëse edhe për çështjet e lartpërmendura, me interes të posaçëm për Shqipërinë. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësia e sinqertë ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve kërkojnë respektimin rigoroz të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë do të arrihet që komunitete të caktuara të popullit shqiptar të marrin satisfaksionin e merituar moralo-politik dhe ekonomiko-pasuror dhe gjithë kompleksi i lidhjeve të shqiptarëve dhe të grekëve, dy popujve miq, nga më të lashtët e gadishullit dhe të kontinentit, do të çlirohet realisht dhe përfundimisht nga pengjet e një të kaluare që duhet kapërcyer njëherë e përgjithmonë.
*Ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare. Pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. - Botuar në MAPO
Comments
Te lumte

Te lumte

e shpjeguar me poshte,ne

e shpjeguar me poshte,ne rruge strikte ligjore ,situata e krijuar

->realiteti:

1.dy vende sovrane bien dakort per te ndare shellfin kontinental qe ekziston midis tyre ne baze te se drejtes nderkombetare[ky shellf nuk i perket asnjerrit prej dy shteteve deri ne momentin qe keta 2 shtete vendosin ta shpallin te tyre,pra askush nuk ka cfare deklaron si te humbur prej askujt],perpiloin nje marreveshje dhe e firmosin.

2.marrveshja perpilohet nga ekspert,njohes te ligjit,gjeneral te ushtris dhe inxhinjiera.

3.pas marrveshjes gjykata kushtetuese e njerit shtet e deklaron te pavlefshme marreveshjen

por si ndodh kjo?

-MARRVESHJA ANULOHET ME PRETEKSTIN E MOS MBAJTJES NGA ANA E SHTETIT SHQIPTAR TE PROCEDURAVE BURROKRATIKE

-pra,gjykata nuk hodhi posht PERMBAJTJEN e marrveshjes[dmth marrveshja ne vetvete nuk eshte luftuar nga EKSPERTET SHTETEROR,ashtu sic eshte perpiluar nga ekspertet shteteror,por nga DISA TIPA TE VETSHPALLUR MBROJETES TE SHQIPERIS DHE SHQIPTAREVE{a thua se shteti eshte kot?!}]

->cfare njeh shqiptari i keqinformuar prej medias [media i bindet lekut dhe jo te vertetes] rreth ngjarjes:

1. shqiperia dhe greqia vendosen te rishikoin kufit detar!(genjeshter)

2.shteti shqiptar[''diktator saliu'' gjoja,a thua se kjo qeveri nuk eshte produkt zgjedhjesh?!]

I FALI greqis pjes te detit shqiptar[sic thash me lart,te kujt deti,atij qe s'kishe,shellfi kontintal & zonat ekonomike ekskluzive nuk i perkasin askujt deri ne momentin qe ti vendos ta shpallesh statusin e detit dhe ta kufizosh me marreveshje,keshtu qe smund te akuzosh dike per vjedhjen e dickaje qe s'ke pasur]

-me pak fjale gjithe kjo gjullurdi qe po ndodhe me diskutimet rreth ceshtjes eshte nje flluck sapuni...

->PERFUNDIM:

1.greqia qe nga momenti qe ka firmen e shqiperis ne dokument,nuk i intereson asgje tjeter.

ceshtja eshte problem i brendshem i shqiperis dhe jo me problem dypalesh!

2.sipas mediave dhe disa grupimeve pseudopatriote,disa qeveritar dhe oficer te ushtris shqiptare ''shiten'' shqiperin....Perse nuk jane ne burg,cfare ben prokurori,qe me sa di nuk ka ndonje simpati per PD[dmth ketu del qart qe gjithe historia e ceshtjes eshte nje loder mediatike]

2.kujt i sherben kjo SITUAT FALSE* dhe perse ndodh?

-pergjigjia duhet te jepet nga njerez si profesori mesiper,por ata kane zgjedhur ta bein ceshtjen akoma dhe me lemsh!

3.si perfundim shqiptaret E DISINFORMUAR me te drejt me vone shrehin grekofobi dhe zhvilloin nje urrejtje edhe ndaj BASHKOBASVE TE MINORITETIT ETNIK GREK ne shqiperi,dhe ndodhin ngjarje si ajo e Aristotel Gumes[vrasesi i vertet i te cilit,nuk eshte vrasesi fizik,por shoqeria e semur shqiptare]

*e them te tille,se gjykata kushtetuse,nuk vuri fare ne dyshim MENYREN TEKNIKE te delimitimit kufitar te shellfit dhe ZEE

mendim personal:

syte per kete gjendje te acaruar duhet ti hedhim nga Anadolli

sipas thenieve te disa mediave nje grupim politik shqiptare por dhe disa individ qe rrethoin me miqesin e tyre kete grupim PAGUHEN NGA TURQIA pikerisht per ti krijuar probleme politikes se jashtme greke dhe rritjes se grekofobis ne shqiperi

nje urrim per shqiptaret:

gjyshja ime thoshte nje fraze per disa njerez, qe nuk e kam kuptuar i vogel por pas viteve '90 deri me sote harrij ta kupoj: AI HA BUKEN E KAURRIT DHE BEN DAVANE E TURKUT!

DHE NJE PYETJE PER SHQIPTARET....CILI SHTET NE BOTE DO PRANONTE 1/3 E POPULLSIS TE NJE SHTETI FQINJ DHE DO TI STREHONTE E DO TI PUNESONTE SIC KA BERE GREQIA ME SHQIPTARET?!

urroj greket mos ta marrin ndonjeher seriozisht situaten antigreke qe po ndodh ne shqiperi,sepse at'here do ta kuptoim se miqte tane nga Anadolli nuk vlein kaq shume sac mendoim!

po te rregulloj gabimet

po te rregulloj gabimet drjtshkrimore,do ta lexosh perseri?

ta kundershtosh me fakte mendimin tim dhe jo kot britma...

me kujton ca skena filmi qe dikush ve duart ne vesh e kendon lalalalala qe mos digjoj te verteten

hahaha po mire more te mjere gjithe kohes kete gje do beni?kur do ti hapni syte?

hapini vete syt se do vi dita tja u hapim ne korofillaket me pahir,e do tju vi tharte!

Edhe ti je koleg i pedagogut

Edhe ti je koleg i pedagogut te cilit i ben replike ketu! Ti nuk merriton as te merresh per institucionet e ri-edukimit, le me per gjera te tjera per te cilat duket te le per te deshiruar. Je vec demagog, asgje tjeter, sidomos me keto kercenimet na hoqe gjakun fare. Bej dicka te mire dhe hiq syzet ose pastroi te shikosh me qarte.

Sa per Gumen, aksidente behen

Sa per Gumen, aksidente behen kudo, por vetem greket i kthejne dhe i perdorin ato si nacionaliste, edhe pastaj flisni per urrejte. Sa shqiptar jane vrare ne greqi per urrejtje nacionaliste. A thua qe ne nje vend si Shqiperia ku muzika greke bucet deri ne veri si tu doje qejfi do kishin problem dike qe e fliste. Po ik mo se late nam.

per Aristotel Gumen goja jote

per Aristotel Gumen goja jote duhet lare me acid para se te flasi!

sa per muziken greke,patjeter qe digjohet,te tille jeni ju e te till keni qene prandaj ta thash ate punen e davas se turkut...nga greqia i merrni te gjitha qofte edhe muziken...ku e gjetet ju boten shpirterore te krijoni muzik keng!as te defreni nuk dini barbar kudo ne cdo aspekt te jetes

Arvanitas? hahaha nqs ka

Arvanitas? hahaha nqs ka rracizem ne greqi kundra shqiptareve ai vjen 99% prej arvanitasve...

nuk ju shohin dot me sy...ju pellazgo-iliro-shqitaro-otomano-protektorato-komunisto-sumelepirsve te ambasadorve amerikan

Mos e ke per veten tuaj, qe

Mos e ke per veten tuaj, qe greket u shikojne me neveri se nuk u quajn grek, vec ca njerez qe per ca pensione shisni cdo gje dhe u perdorin per interesa te tyre. Kur flisni dhe ju, shteti i te cilve dihet sesi u krijua. Mos harrojme nenat e sulltanve te perandorise otomane ishin konkubinat greke. Per lepirje bythe shquheni, por edhe per komunista-nazista-rracista nuk jeni keq, se ata qe u rrahen televizioneve, treguan me se miri fytyren e greqise "demokratike". Per sa kohe lepite bythen e amerikes pas L2B patet zhvillim, por nuk u la ego-ja e semure dhe u kthyet prape nga vellai juaj i madh rus, dhe ja tek jeni tani, keni nxjerre edhe breket ne shitje.

........ Shkrimi analitik

Shkrimi analitik eshte i shkelqyer! Falenderoj profesor Ksenofonin per profesionalitetin dhe paanshmerine e propozimeve per zgjidhjen e ketij problemi artificial te hapur nga hiçi nga klika anti-shqiptare e bandes Berisha!

Shqiperia nuk eshte ne shitje, Greqia mbase po!

Petagog,nuk i heq asnje

Petagog,nuk i heq asnje presje komentit tend,pasi tek ne "dubelfaset" dhe te corjentuarit teperojne!Sa per kete "Anonim" qe te kujton gabimet ortografike dhe nuk shikon permbajtjen eshte "ksenofobi" i zakonshem mediatik qe shikon pemen dhe jo pyllin!

"klima" grekofobe po krijohet,por hesapet jane pa hanxhine,mareveshja do behet,pasi rruget kalojne prane marreveshjeve me fqinjet,dhe jo me "fluturime" atlantike qe ndryshojne sipas interesave..Mburrja me 'aleatet e medhenj" eshte nje fishekziar qe shpejt do tia degjojme gjemimin!Pershendetje!

XHIMI, ti do te beje me mire

XHIMI, ti do te beje me mire te ishe pagezuar me nofke ortodokse, ne kete menyre edhe petagogu do ta kishte marre edhe me seriozisht komentin tend, sesa me nje nofke algo-amerikane, te cilet i urrejne pothuasje sa ne.

Pse ti Anonimi je

Pse ti Anonimi je antiortodoks?Po gjysma e Shqiperise dhe qindperqind para"vellezerve" ishin ortodoks,o tu mbyllte! Ti je racist me ortodoksismen!

Xhimi,eshte personazh popullor dhe gjyshi Carlit te Anglise ishte ortodoks!Poshte tumaneve te tua fryjne erera te mara emrcenare dhe ksenofobe!

Artikulli eshte serioz por

Artikulli eshte serioz por shpesh argumentat per te drejtat sipas autorit te shtetit shqiptar nuk i shpetojne asaj klime antigreke qe mbizoteron zakonisht ne shtypin shqiptar.

1. Autori nis me nje teme te caktuar per te shprehur mendimet e tij rreth nje marreveshjeje dypaleshe, ci duhet ketu te merret me ceshtje te tjera si ajo came, apo e radheve te emigranteve qe sipas tij qenkan bere enkas per te merzitur emigrantet-argument ky pak i veshtire per tu besuar.

2. Autori perpiqet te paraqise si te bindeshme pikepamjen e tij dhe te shtypit shqiptar qe Greqia perdor kercenimin per te arritur qellimin ndaj pales se "dobet" shqiptare". Autori ketu nuk ka parasysh se e drejta e vetos lidhet me kerkesen qe Shqiperia te zbatoje legjslacionin internacional te fqinjesise se mire (s'po i futem thelle kesaj ceshtjeje-autori si ekspert ne kete fushe mund te sjelle vete argumenta), nqs ajo refuzon keto kritere, atehere e drejta e vetos eshte e vetemja rruge e drejte qe nje shtet i EU perdor te imponuar tek kandidatet fqinje marrjen e atyre vendimeve qe jane pjese e legjislacionit europian. Dhe ka shembuj te tille nga shtete te tjera europiane te pranuara ne EU

3. Autori sjell ketu fakte banale si denimet ndaj pjesetareve te minoritetit grek te cilat ai i gjen te ligjeshme, kurse pjesetaret e komunitetit grek jane te bindur se keto gjyqe jane te sajuara dhe nuk kane asnje baze vertetesie. Me pakta qe mund te bente shteti grek ne mbrojteje te bashkekombesve te vet me shtetesi shqiptare eshte mospranimi i ketyre gjygjtareve te korruptuar ne token greke.

4. Denimi i 5 himarjoteve me akuza te fabrikuara si ne kohen e Enver Hoxhes per ngjarjet ne zgjedhjet e 2003 eshte nje tregues se shteti shqiptar nuk eshte aspak ne pozita "te pales se imponuar" perkundrazi perdor mekanizmat shteterore per te realizuar qellimet e veta. Dhe kete do ta provoje gjykata e Hages ku ka shkuar kjo ceshtje.

4. Nder argumentat e dobet qe perdor autori eshte edhe ajo qe jane hapur me presion shkolla greke ne territore qe sipas tij nuk ka greke. Per analogji po i kujtoj autorit se edhe ne Tirane jane hapur shkolla turke dhe nuk besoj se autori do na thote se ne Tirane ka turq dhe as qe Turqia perben pike referime per zhvillimin e Shqiperise. Por nderkaq duke ju referuar fakteve politike te pranuara, te dy partite politike, PD dhe PS kane pasur koalicione me forcat politike te minoritetit si ne Himare ashtu edhe ne Korce, ka pasur deputete te minoritetit te ketyre zonave , dhe kjo eshte deshmi praktike e pranimit te minoritetit ne keto zona (qe sipas autorit nuk egziston).

5. Vec kesaj shkollat greke jane te frekuentuara mjaft edhe nga jo minoritare dhe familje me potencial politik ne Shqiperi, sepse ndryshe nga autori, ata e konsiderojne shkollen greke si nje mundesi me shume per femijet e tyre.

6. Hapja e shkollave greke ne keto zona qe autori i mohon si minoritare ne fakt nuk eshte akoma pranim i asaj qe eshte e detyrueshme: shkollat jane private dhe shteti shqiptar nuk investon asgje per to, kurse ne zbatim te kartes qe ka neneshkruar per te drejtat e minoriteteve, do te duhej qe shkollat greke te jene publike ne keto zona, do te duhej qe certifikatat qe leshohen te jene dygjuheshe dhe personat qe punojne ne sektorin publik ne keto zona te jene dygjuhesh, kritere qe Shqiperia i ka firmosur dhe faktikisht eshte larg me kilometra nga zbatimi i tyre. Organizatat politike te minoritetit grek i bene presion politikes greke per te kerkuar zbatimin e tyre para se Greqia te ratifikonte pranimin e Shqipersie me statusin e vendit te asocijuar. Greqia nuk i mori parash keto kerkesa te drejta duke ju rekomanduar minoritareve qe te kerkojne keto te drejta nga shteti i tyre (qe i ka mohuar gjithmone sitematikisht). Shenojme se statusi i vendit te asocijuar i dha mundesi Shqiperise te perfitoje ndihma te medha per zhvillimin e infrastruktures.

7. Nder angazhimet e qeverise shqiptare qe te ratifikohej nga parlamenti grek statusi i vendit te asociuar (Stabilizimi-asocijim-sic quhet) ishte rregullimi me marreveshje i kufijve detare dhe ai i varrezave te ushtareve greke te rene ne luften italo-greke.Duke permendur kete te fundit eshte hapur nje fushate e madhe antigreke. Po i sjell autorit si shembull qe varreza ushtaresh te rene ka dhe ne vende te tjera, psh ne Japoni ka disa vareza nderkombetare ku prehen dhe ushtaret e vrare amerikane, dhe te mos harrojme se shteti i ketyre ushtareve amerikane hodhi ne Japoni dy bomba atomike, gje qe nuk e ka bere Greqia ! Prandaj do ta ftoja autorin te dale nga provincializmi dhe ti shohe me gjere ceshtjet.

8. Se fundi neneshkrimi i marreveshjes se detit nuk u kontestua nga partia Socialiste per rreth 6 muaj, deri ne neneshkrimin e saj. Vetem mbas neneshkrimit te saj, me angazhimin e nendheshem te Turqise, sic u publikua nga burime te besuara greke, PS e coi ceshtjen ne gjykaten kushtetuese. Nuk marr persiper te gjykoj ne se mareveshja duhet apo jo rishikuar, kete do ja lija ne dore specialisteve dhe jo te politizuarve qe ne Shqiperi jane me shumice, sepse jane mesuar ta shohin cdo gje me syrin politik"

Tani nje gje nuk kam marre

Tani nje gje nuk kam marre vesh une nga e gjithe kjo gjurulldi: Kur behet fjale per punen e detit, kemi te bejme me Konventen e Kombeve te Bashkuara mbi Ligjin per Detet (United Nations Convention on the Law of the Sea) apo ndonje marreveshje tjeter per ripercaktimin e kufijve te vjeter? Mirepres cfaredolloj pergjigje dhe ju falenderoj paraprakisht.

Nqs. kemi te bejme me Konventen e siperpermendur, atehere mendoj se Shqiperia duhet te ZGJEROJE territorin e saj e jo te shese pjese te trupit te saj. Me aq sa di une - se nuk jam juriste me profesion - kjo konvente parashikon zgjerimin e territoreve te shteteve me dalje ne det. Me pak fjale, shtetet kane te drejte te marrin ne zoterim edhe pjese te detit qe deri dikur quheshin neutrale (deri dikur shtetet perfshinin ne territorin e tyre te brendshem vetem ate pjese te detit qe perfshihej brenda 3 miljeve nga bregu)

Pyetja eshte, me kete marreveshjen Shqiperi-Greqi qe Kushtetuta e hodhi poshte - dhe qe per fat te keq, edhe pse jam perpjekur te informohem neper gazeta nuk kam arritur te kuptoj gje - pse po humb Shqiperia e nuk po zgjerohet?

Respublica, ç'ne kjo censura

Respublica, ç'ne kjo censura pa kritere!? Shkrova nje koment dje dhe s'ma publikuat. Mund ta di arsyen?

Respublica, ç'ne kjo censura

Respublica, ç'ne kjo censura pa kritere!? Shkrova nje koment dje dhe s'ma publikuat. Mund ta di arsyen?

Add new comment