Itali, minatorët ngujohen në galeri. Grevë me eksploziv

Postuar në 28 Gusht, 2012 12:19

Rreth 100 minatorë në ishullin italian të Sardenjës janë mbyllur rreth 400 metra nën tokë, së bashku me qindra kilogramë eksplozivë, në shenjë proteste për mbylljen e mundshme të minierës e që pritet t'i lërë të papunë. Minatorët kanë pushtuar minierën Karbosulkis që të hënën, dhe tashmë kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste, deri në përfundim të një takimi të përfaqësuesve të tyre me Qeverinë ku do të vendoset e ardhmja e minierës. 

"Mendoj se çdokush do të protestonte si ne, të gjithë ata që rrezikojnë të humbasin vendin e punës, janë të përgatitur të bëjnë çdo gjë", thotë një nga minatorët. 

Ata shprehen kundër masave të autoriteteve, të cilat kanë bërë që të mbyllen shumë ndërmarrje në vend. "Duket se gjithcka po shkon drejt mbylljes", thonë minatorët. 

Sipas njoftimeve në media, minatorët kërkojnë që miniera të transformohet, në mënyrë që edhe të nxirret mineral, edhe të krijohen kushtet për mbledhjen e karbonit që në proces, pa ndotur ajrin. 

Minatorët kanë zhvilluar protesta të ngjashme dhe në të kaluarën, po për konflikte të kësaj natyre. Karbosulkis vlerësohet se ka 600 milionë metra tonë qymyr në rezervë, por që ndodhet në betejë mbijetese. Edhe më parë, minatorët e kanë pushtuar atë në shenjë proteste në vitete 1984, 1993 dhe 1995, kur punëorët u ngujuan për 100 ditë.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>kush ma shpjegon termin &quot;METRA TONE&quot;???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.