Propozimi i Kurtit: Ballkani të bashkohet kundër Serbisë
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka hedhur idenë e një aleance anti-serbe në Ballkan që sipas tij do të bashkonte shqiptarët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit. Ai e ka cilësuar Serbinë si problemin kryesor në Ballkan, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë rreziku përbën Serbia për Maqedoninë, Bullgarinë, apo edhe Kroacinë.
Propozimi i bërë në Tiranë përkon me rritjen e vëmendjes nga qarqet perëndimore mbi rrezikun e depërtimit të Rusisë në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku duket se krahu rus ka ndikim të madh në politikën serbe.
Lëvizja e Kurtit është etiketuar shpesh si e majtë radikale dhe ndonjëherë antiamerikane, por me daljen e fundit dhe këmbënguljen e tij në variantet maksimaliste ndaj Serbisë, mundet që ai të rifaktorizohet.
Sa për Shqipërinë, apo klasën e saj politike, propozimi i tij duket se bie në vesh të shurdhër, pasi elita e Tiranës është krijuar me kompleksin e inferioritetit ndaj Serbisë dhe serbëve.
Comments
Sa djale i zgjuar! Ju shtete
Sa djale i zgjuar! Ju shtete ballkanike, degjoni keshillat e Albinit! -Po, i degjuam dhe do i zbatojme, se deri me tani ishim te verber!
Sa mire, ja u bashkuam tani te gjithe shtetet kunder Serbise! Por cfare do bejme?
Add new comment