"Kosova, maja e ajsbergut për gylenistët"
Rrëmbimi i 6 shtetasve turq nga Kosova duket të jetë vetëm maja e ajsbergut, e një operacioni të Inteligjencës Turke (MIT) të shtrirë në 18 vende të botës. Zv/kryeministri turk Bekir Bozdağ tha në një intervistë për mediat e vendit të tij se agjentët turq kanë rrëmbyer dhe kanë transferuar në Turqi deri tani 80 vetë të akuzuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gylen.
"Misioni i MIT është të mbledhë informacione. Ne i kemi dhënë MIT-së autoritetin për të kryer operacione edhe jashtë vendit"- tha ai, duke konfirmuar se operacionet do të vazhdojnë.
Me justifikimin e kërcënimit nga gylenistët, Turqia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila i jep presidentit Erdogan dhe shërbimeve sekrete, kompetenca shtesë. "Nevoja për të zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme është e qartë. Nëse miratohet nga parlamenti, ajo do të zgjatet përsëri"-tha Bekir Bozdağ në një intervistë televizive për Habertürk TV.
Qeveria e AKP-së shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 20 korrik 2016 pas grushtit të dështuar të shtetit. Ajo u zgjat për herë të gjashtë më 18 janar 2018, që do të thotë se përfundon më 19 prill.
http://www.haberturk.com/son-dakika-ohal-uzatilacak-mi-bekir-bozdag-dan-...
Comments
Nese keta njerez kane qene
Nese keta njerez kane qene neper bote dhe shumica e tyre nuk kane qene ne Turqi ne kohen e grushtit te shtetit etj, per cfare akuzohen ata? Nese nje veprim, qofte edhe konspiracion per te rrezuar qeverine Turke, mund te jete ndoshta krim nen ligjet turke, por per sa kohe qe eshte konsumuar jashte juridiksionit te Turqise ata persona nuk mund te gjykohen ne Turqi por ne shtetin ku mendohet qe eshte konsumuar e vepra penale. Veprime te tilla jane arbitrare; kam frike se atdheu i Mustafa Qemalit nuk eshte me ai i pari dhe eshte bere qe te mos njihet me...
Add new comment