Institucionet dhe shqipja standarde
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1451_0.jpg?itok=rv6C1iRN)
Presidentin e qortojnë pa ndonjë arsye të fortë lidhur me debatin mes tij e Kryetares së Kuvendit. Kushdo mund ta marrë e ta fusë në lupë reagimin e tij, por nuk ka për të gjetur asgjë tjetër veç një shpërthimi, që në fakt nuk është fare shpërthim po t’mos e përfytyrojmë që del nga goja e Bamir Topit rëndom të shtruar, të urtë, të qetë e babaxhan. Ata që e kanë ndjekur në TV përgjigjen që Topi i dha Topallit mund të kenë pasur ndonjë dyshim tek fraza e fundit, tek e cila mund të jetë pikasur ndonjë aluzion kundër së folmes së shkodranëve, por kur e kanë dëgjuar për herë të dytë, apo kur e kanë lexuar, nuk duhet t’u ketë mbetur asnjë grimcë dyshimi. “Minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që, së paku në komunikim me publikun, të jenë qytetarë dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte…”, tha Topi në momentin e vetëm delikat të përgjigjes së vet. Topalli sigurisht që flet shqip të gjitha herët që flet shkodranisht, por Topi e ka pasur fjalën për “shqipen korrekte”, d.m.th për standardin. Dhe të gjithë e dimë se Topalli nuk e parapëlqen këtë të fundit. “Flas me vetëdijë gjuhën që flas”, tha ajo në thelb në diatribën me Topin, dhe me këtë la të kuptohet se mund ta flasë “shqipen korrekte”, por nuk do.
Këtu hapet një diskutim që është hapur dhe më parë në mënyrë disi të ndrojtur, ndoshta prej merakut për “t’mos ngacmuar gjarpërin që fle”. Dhe gjarpëri që fle është argumenti i gjuhës shqipe, i qëndrimit ndaj standardit, i qëndrimit ndaj dialekteve. Me sa është vënë re, të shumtët janë me idenë se për ca probleme është më mirë të mos flasësh, dhe këtu kanë parasysh probleme të fesë, të identitetit nacional, të diferencave që vihen re në botën shqiptare, etj., etj. Gjuha, standardi, dialektet, janë një prej këtyre argumenteve. Është e drejtë të mos flasësh? Apo është e dobishme dhe çfarë është e dobishme duhet me qenë dhe e drejtë? Personalisht mendoj se nuk është as e drejtë (si mund t’i vësh fre e kufij fjalës së lirë?), as e dobishme (vjen një moment, që plaga që ia fshehim vetes, malcohet e mbledh qelb, deri sa shpërthen, duke provokuar një dëm shumë më të madh se sa ai që donim të shmangnim).
Por standardi është një argument i madh më vete, tek i cili nuk kam ndërmend të ndalem. Debati Topi-Topalli “na fton” në një debat tjetër, në atë mbi ligjërimin publik të personazheve institucionalë. Në dijeninë time, fakti që Jozefina Topalli ka folur në shkodranishte nga karrigia e Kryetares së Kuvendit, nuk është bërë objekt qortimesh në shtypin apo debatin e përditshëm, dhe nuk e kuptoj pse. Në botën online bëhet një diskutim i madh dhe me tone të forta sektare lidhur me këtë gjë (një pjesë shfaqen të bezdisur prej Topallit, e një pjesë i japin të drejtë Topallit), por ky debat online që bëhet në agorën më demokratike të botës së sotme nuk përcillet off-line. Duhet thënë pra se shumë njerëz nuk e pranojnë këtë qasje, pasi u ngjan tepër tribale dhe jo serioze për një komb. Një nga këta jam dhe unë.
Edmond Tupja i bëri bisht ngasjes për të folur për këtë dukuri, duke thënë se “më me qejf dëgjon fjalën katërdhetë se sa fjalën suport”. Edhe unë, si Tupja, më me qejf dëgjoj dikë që flet në shkodranisht, kosovarçe e korçarçe se sa dikë që e bën pis gjuhën shqipe vend e pa vend me terma të huaj. Por ky është një diskutim tjetër, ndërsa diskutimi që del nga debati Topi-Topalli ngrihet mbi pyetjen: A është e udhës që një dinjitar i lartë shtetëror, i cili përfaqëson shtetin unitar dhe kombin si të tërë, të refuzojë të flasë gjuhën zyrtare shqipe?
Sipas meje, jo. Nuk është e udhës. Me sa di, nuk ka ndonjë ligj që e ndalon ndokënd në krye të institucioneve të flasë shqipen që do, apo që e detyron të flasë në respekt të plotë standardit, dhe në këtë kuptim problemi dhe diskutimi i tij, nuk janë të natyrës ligjore. Janë të një natyre tjetër.
Ne të gjithë kemi një identitet tonin tribal, e secili është ndoshta po aq krenar sa Topalli për këtë identitet, e për rrjedhojë secili mund ta theksojë e demonstrojë si e sa të dojë këtë identitet. Asnjë e keqe nuk na vjen prej kësaj; përkundrazi. E keqja na vjen prej sublimimit të këtij identiteti në kurriz të një identiteti më të madh, atij nacional, të cilin kemi rënë dakord ta mbrojmë e ta zhvillojmë, pasi e shohim si një mënyrë për t’u bërë më të mbrothët e më të mbrojtur në botën ku jetojmë. Dhe përsëris e saktësoj, që e keqja nuk është theksimi e manifestimi i identitetit lokal; e keqja është sublimimi i tij në një kontekst nacional, dhe një nga mënyrat për ta sublimuar është dhe qëndrimi përçmues që mbahet ndaj gjuhës zyrtare, standardit pra, në majë të institucioneve nacionale.
Si i bëhet me ata që, edhe pse janë zgjedhur në krye të institucioneve nacionale, nuk e flasin dot standardin? Në këtë rast nuk ke se çfarë të bësh. Duket pak e pamundur, në fakt, që dikush që ka një marrëdhënie gati zero me standardin të ngjitet deri lart në maja institucionesh, pasi standardi, duam s’duam, përbën një stekë që duhet kaluar prej të gjithë atyre që duan të marrin grada në hierarkinë shtetërore e nacionale. Por nëse ndodh, nuk ke se çfarë të bësh; për më tepër, nuk është këtu çështja. Secili prej nesh ka mbeturina të të folmeve tribale, të cilat i demonstrojmë gjatë ditës në të gjitha rrethanat e mundshme. Gramoz Ruçi e Dash Shehi kanë, gjithashtu, paranteza dialektore në ligjërimin e tyre publik. Por te të dy këta, ashtu si tek gjithë të tjerët, vihet re një kokëçarje minimale për të respektuar një simbolikë shtetërore, dhe nacionale në daçi, siç është gjuha standarde zyrtare. Kur nuk ia dalin ta bëjnë këtë gjë, nuk kemi ndonjë hatá. Në fund të fundit, dhe Topalli nuk ka tronditur ndokënd me t’folmen e vet nga tribuna e Kuvendit (duke përjashtuar ndonjë të sëmurë nga trutë), por ajo të shock-on në momentin që deklaron se “e bëj qëllimisht e me vetëdijë të plotë këtë gjë”. Kjo don të thotë se ajo mbi të gjitha vë identitetin e vet tribal, e prandaj nuk e meriton atë post nacional që mban.
Po sikur Topalli t’mos e durojë dot gjuhën standarde? Po sikur ajo ta shohë si një gjë që s’i përket, si një vepër të komunistëve të jugut në dëm të antikomunistëve të veriut? Hm, kështu do të komplikohej disi puna. Por ajo këtë gjë nuk e ka thënë. E për sa kohë që s’e ka thënë, duhet ta respektojë ashtu siç respekton simbole të tjera shtetërore e nacionale, siç është dhe posti që mban, të cilit ajo ia ka parë hairin.
Comments
Do te kishte qene mire qe te

Do te kishte qene mire qe te merrej guximi e te thuhej cila eshte plaga e vertete. Ajo nuk eshte nese shtetaret flasin apo jo ne gjuhen standad (nuk do te ishte keq), por kembengulja antishkencore dhe antikombtare per te mos permiresuar e plotesuar kete standard. E perseris, per ta permiresuar e plotesuar, jo per ta hedhe poshte. Fiton shqipja, jo gegnishtja. Do te ishte naive dhe e demshme te fletej per nje dyluftim ne mes dialekteve, por eshte akoma me e demsheme qendrimi ne "istikamet e vitit 1972" dhe mos marrja me kete problem qe realisht egziston.

Presidentet dhe kryetaret e kuvendit shkojne e vijne. Çeshtja e shqipes mbetet e pazgjidhur. Perse nuk e thoni me guxim kete edhe ju, z. Nano, deri sa perdorni paskajoren "me qene", qe i bie ndesh standardit?

Perse flet per standard,

Perse flet per standard, perderisa ti nuk e respekton?!

Sepse ne baze te tij thuhet - "gegerishtja" dhe jo "gegnishtja". Apo fillove per hesapin tend "permiresimin" e standardit?!

Gjithe kjo zallamahi, e per

Gjithe kjo zallamahi, e per cfare????E kemi biseduar shume here me shoke menyren e te folurit te Kryetares se Kuvendit, madje edhe me pare kur nuk ishte ne opozite. PROBLEMI QE AJO KA ME GJUHEN SHQIPE NUK ESHTE DIALEKTI SHKODRAN. PROBLEMI ESHTE SE AJO AS ATE NUK E FLET MIRE. BEN GABIME NE FJALE, JO NE DIALEKT. FJALI TE NDERTUARA KEQ, FJALE TE LENA PERGJYSEM. GRAMATIKE SKANDALOZE. Me pak fjale, AJO NUK DI TE FLASE MIRE SHQIP, qofte gjuhen standarte qofte ate te dialektit shkodran, e cila mua me tingellon mrekullueshem.

Kjo fytyre cakallja e

Kjo fytyre cakallja e Shkodres duhet ta kuptoje se duhet te flase gjuhen letrare zyrtare kur punon ne shtet. Kaq...Te tjerat jane gjera pa vlere...

zonja qe po mban me estrade

zonja qe po mban me estrade parlamentin dhe Shqiperine nuk flet sakte as gjuhen e nenes se saj,jo me gjuhen zyrtare;Ajo eshte e detyruar te flase gjuhen zyrtare,se eshte pjese e nje institucioni legjistlativ.Me fal,z.Muçi,por edhe nje gjobe makine e shkruar me te foluren gjysmake te jozefines une s'e paguaj dhe po te hedh ne gjyq policin gjobvenes(nese ketij i dashka qejfi te shkruaje vetem jozefinçe)asqe e diskutoj se e fitoj.Tallen keta,apo si?Ndaj kesaj zonje dhe prononcimit zyrtar(qe i do qejfi te flase dialektisht)opozita duhet te marre masa duke kerkuar mocion shkarkimi nga detyra.Se te flasesh keshtu eshte tamam shperdorim detyre dhe shkelje e rregullave ne nje institucion shteteror.Ndersa,persa i perket fjaleve te huaja ne massmedia,e kam nje merak qe do t'a them:Deja vu,nuk ka ndonje tingellim ne shqip,se shqipja eshte e pafund(mund te thosha infinite,por kjo eshte e huaj)dhe nje titull per programin mund ta kishit gjetur me shqip.Kurse ajo tjetra,"E Diella...",me çon ne krize,mos e ka per te Djelen me diell,se "Djella"me duket nje hibrid i pakuptim per titull varieteje.Suksese!

Ne vend te komenteve, mllefe

Ne vend te komenteve, mllefe njerezish te fosilizuar nga e kaluara dramatike - diktatoriale. Ne keto komente, qe ndokujt i shkojne per shtat, nuk ka as trajtime politike, aq ma pak shkencore, por vetem urrejtje patologjike per gegnishten. Cila asht arsyeja le te pergjigjen te mlleftit. Jane po ata qe i bejne "temena" turqishtes, greqishtes, per te mos fole per anglisht e italisht, qe i perdorin barbarisht, por ama u vret veshin gegnishtja.

Nuk besoj se keto komente kalojne te pa filtrueme. Atehere, kujt i sherben kjo urrejtje patologjike qe po na ndjek pre 70 vjetesh?

z.Pjerin,me duket nuk ke

z.Pjerin,me duket nuk ke kuptuar pse eshte shkruar ky artikull.S'ka urrejtje patologjike,per gegerishten,por theksohet respekti ndaj gjuhes zyrtare.Kryetari i parlamentit e ka per detyre te flase gjuhen zyrtare shqipe;ja pse ke shkruar rrjedhshem shqipen zyrtare ti?Sepse ke respekt per standartin gjuhesor qe behet ne te gjitha shkollat shqiptare,brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise.Po qe se perdorin fjale te huaja,jam shume dakord me ty;gabim e kane!

Ajajajajajk. Le ta themi cope

Ajajajajajk. Le ta themi cope nje here e mire: nje pjese e politikaneve tane nuk e flasin shqipen zyrtare sepse nuk e dine. Te mos harrojme se gjuha eshte veshja e mendimeve. Keta tanet mendime nuk kane, prandaj dhe calojne me gjuhen.

Pastaj kjo kembengulja prej injoranteje e kryetares per te mos folur standardin, ka te beje me dicka qe shkon pertej gjuhes. Eshte shenje e problemeve me te medha qe ne sot kemi si komb. Ne na mungojne njohurite baze te nje shoqerie te civilizuar. Ne ende nuk e kemi te qarte se cfare eshte shteti e si funksionon, si vendoset marredheniet shtet-qytetar, si jetohet ne ne nje shoqeri te qyteteruar ne respekt te plote me njeri tjetrin e si jetohet jashte "fisit". Keta qe hipin ne karrige terbohen dhe fillojne e "bejne ligjin", dhe si rrjedhoje ne akoma nuk kemi filluar te mendojme seriozisht per shoqerine tone.

Gegnisht, gegerisht eshte

Gegnisht, gegerisht eshte toskerisht ose ose toskenishte.

Institucionalizimi i nje debati te munguar qe nuk merr parasysh, sforcimin qe i duhet nje gege, te njehsohet me dialektin tosk alias standart. Natyrisht qe jam per gjuhen zyrtare, ashtu sikurse mjaft njerez te penes, qe shkruajne shume bukur gjuhen standarte por qe flasin gjuhen e nenes.

- Debati Topi - Topalli ska

- Debati Topi - Topalli ska te beje fare me dialektet.

- Shumica e politikaneve dhe te personave publike komunikojne me publikun me nje gjuhe qe eshte sa e pasakte ne forme aq dhe ne permbajtje

- Perdorimi i dallimeve etnike/kulturore/fetare etj. per te ngritur pluhur politik eshte i demshem per shoqerine. Nje shoqeri e zhvilluar do te kundershtonte me force perdorimin e ketyre argumentave - te ne mezi priten keto raste per te filluar diskutimin tone neper kafe/blogje etj etj.

Ufaaaa! Stambolli digjet e

Ufaaaa! Stambolli digjet e shqiptaret perdridhen. Po pse more te uruar a calon gomari nga veshet? Ceshte e verteta Topalli ia ka bere borxh Presidentit. Shaje e shaje pa fund. Ska faj e shkreta. Nuk mbahet kollaj vendi a karrigja qe ajo e ka poshte b....... Nuk eshte fare e lehte. Sepse qe ta mbash ate karrige duhet me sha me liber shpie ate qe te vjen ndesh e nuk te lepin by....KY eshte halli. Se edhe Presidenti prej gjaku eshte e per me teper qe ne dejet e tij rrjedh gjak Tironci, pra kryeqytetasi. Tironcit autoktone u sollen shume mire me te ardhurit vetem se mendonin se Tirana u perket te gjitheve dhe se dyti dhe ata te zbriturit ne Tirane pas 1990-es jane shqiptare. Asnje nga tironcit nuk e kishte mendu se keta qe do vinin jo vetem nuk duan t'ia dine per vendalinjte , por edhe u kercasin dhembet ketyre te fundit, duke u thene se ne kemi kryeministrin. Guxoni po ua mbajti!Por vetem po te kesh uje ne vend te gjakut mund te qendrosh i ftohte ndaj baltes qe hidhet per qejf te Berishea apo prej asaj TE SHKRETE KARRIGE qe duhet shrenguar fort, fort. Se qe ta dini ju vetem me karten e gegnishtes ka ca lloj robsh me origjine nga Shkoder locja qe u bene akademike ne fushe te gjuhes, por kane harruar se e kane emrin te paret ne liste e kane firmosur tek Rezoluta e Kongresit te Drejteshkrimit, qe u mbajt ne nentor te 1972. Por sot nese per inat te iksit flitet se standarti apo gjuha standarte eshte gjuhe e komunizmit je i fituar se merr poste e tituj te pamerituar, madje te bejne edhe profesor edhe kur te mungojne studimet. Por Jozefina nuk besoj se e ka vrare mendjen per te folur me finese ashtu sic e kerkon posti qe ajo ka, por nuk ka cfare t'i beje njishit ideologjik rural ,alias shefit te madh , doktorit. Ndryshe, nese nuk e sheh servilizmin e saj, doktori cefesht me nje te rene te lapsit e fshin nga lista e vet, ashtu sic ka bere gjithe keto vite me te gjithe kundershtaret e tij brenda PD-se. Keshtu , tirr lesh e tirr llafe na iken per lesh keta 20- vite dhe jemi qare per baben e Sales, Enver Hoxhen qe komandoi per 50- vjet shqiptaret , duke i persekutuar. U qame prej Enverit se na depersonalizoi. Por keta 20- vjet ku shkoi endrra per drejtesi e respektin e shtetit ndaj qytetarit. Nese nuk je me Saline nuk je askushi, packa se mund te mbartesh vlera 100- here me shume se Xhozi e te gjithe servilet bashke. Po deshe mos u bind se aty mbrapa veshit e ke. Cefesht te heqin nga puna duke te thene keput qafen se u njohem si shume. Kete ndoshta ka dashur t'i percjelle edhe z. President zonjezes Lulushe, duke i terhequr vemendjen, mjaft volle moj grua , kujdes sesi flet se je dhe femer e nuk je mashkull, ji me fine kur shprehesh se ne ate karrige nuk do te rrish jete e mot, se do apo nuk do Saliu ma do mendja (ishallah do zoti, se robi ka hup) ata nderkombetaret qe hiqen sikur u djeg shpirti per shqiptaret nuk do ta lene edhe 4- vjet te tjera doktor gjememadhin ne pushtet. Kjo edhe per nje arsye tjeter se Saliu nuk ka pse rri me ne pushtet se i mori te te tera ato qe kishte per te marre dhe Shqiperine pthuajse ua ka dhuruar atyre te huajve qe ta mbajne ne pushtet.

Add new comment