Nga Siria te Fevziu: Si e prodhon media realitetin?

Postuar në 10 Gusht, 2012 02:53
Elvin Luku

Ndonëse lufta në Siri nisi si pjesë e  të ashtëquajturës “Pranverë Arabe”, më 15 Mars 2011, vetëm këtë fillimvit situata në Damask u kthye në kryeqendrën e vëmendjes së OKB-së. Kjo pasoi raportimet e vëzhguesve dhe medias për vrasjet masive dhe masakrat e kryera nga mbështetësit e Al-Assad-it, të cilët deri më tani raportohen të jenë mbi 20 mijë viktima. Pse nisi kaq vonë presioni ndërkombëtar – pyeste me të drejtë një media e huaj – kur shtetet perëndimore zotëronin të dhëna të përafërta në lidhje me krimet në Siri? Pse masa e parë e ndërmarrë nga OKB-ja ishte ajo e dërgesës së grupit të monitoruesve atje?

Përgjigja ishte e thjeshtë: Së pari, komuniteti ndërkombëtar u përqëndrua tek Siria pasi vuri nën kontroll vatrat e hapura në Libi, Egjipt, Tunizi e Bahrein; së dyti, dërgoi median për të bindur mbarë opinionin botëror se regjimi i Assad-it duhet rrëzuar.

Për të legjitimuar ndërhyrjen e pritshme ushtarake në Damask, Perëndimit i duhet të ndërtojë realitetin tragjik sirian në sytë e botës. Dhe këtë realitet e ndërton përmes medias, pa praninë e të cilës ekzekutimet, vrasjet çnjerëzore, varrezat massive, janë ngjarje të rënda sa më s’ka, që duhen dënuar për krime lufte, por, fatkeqësisht, të destinuara të mbesin ngjarje lokale. Krimi në vetvete, pa median, humb mesazhin: 20 mijë të vdekur që janë ekzekutuar që prej një viti në Siri, për botën (deri vonë) nuk kishin asnjë domethënie, asnjë vlerë; një statistikë tragjike, që pa fokusin e medias, nuk ekziston.

Sakaq, për shkak të vëmendjes së madhe të medias, gjatë vitit 2011 bota ka ndjekur me interes martesën e Princit William, zhvillimet për krizën ekonomike, vdekjen e Elizabet Taylor, vrasjen e Osama Bin Laden, festimet për Krishtlindje dhe Ramazan, “Pranverën Arabe” (pak raportime për Sirinë), fituesit e çmimeve “Oskar”, kurorëzimin e skuadrave kampione në futbollin evropian etj...

Shprehja ku ka media, ka ngjarje, nuk nënkupton që mesazhi vjen nga lajmi por nga fokusi i medias. Një situatë, bie fjala një shpërthim, protestë, përleshje me policinë apo një vrasje, sado e rendë mund të jetë, pa median, është e destinuar të qëndrojë e tillë vetëm për një komunitet, aktorët pjesëmarrës, ose në rastin më të keq, pa jehonë.

Me “rastin sirian” kuptojmë që media nga mjet për të përcjellë mesazhin, - sikurse e kemi konceptuar deri vonë,  është vetë mesazhi.

Kalojmë në një shembull tjetër, realitetin e të cilit shikuesit shqiptarë e kanë ndjekur me vëmendje. Kur në shkurt të këtij viti gazetari Ardi Bita i Vizion Plusit, trasmeton kronikën e parë mbi problematkën e bllokimit të rrugëve në Lurë e më pas në Pukë, atje banorët, siç pohojnë vetë, kishin të paktën 10 ditë të izoluar…

Ndërsa shqiptarët në Pukë, Kukës, Tropojë e më gjerë jetonin të rrethuar nga bora, pjesa tjetër e popullsisë as që e kishte indenë se çfarë ndodhte me bashkekombasit e tyre në veri. U desh vëmendja e medias që ky realitet të ndërtohej në rang kombëtar.

Media thjesht e pasqyroi situatën në veri, - konstaton dikush, nuk e krijoi realitetin. Askush nuk e vë në dyshim synimin qëllim mirë të gazetarëve për të përcjellë realitetin ashtu siç është. Dhe, në fakt, ata këtë bëjnë. Por efekti që i jep media këtij realiteti, kalon fuqinë dhe mundësitë e gazetarit. TV-ja dhe gazeta e kthen lajmin në “çështjen e ditës”. Në rastin konkret nga një problematikë lokale, bllokimi i rrugëve u kthye në ngjarje kombëtare: U angazhua kryeministri, ministrat, ndërkombëtarët, të gjithë dikasteret u vunë në lëvizje, u dërguan helikopterë me ndihma, nisën të pastroheshin rrugët etj… Pasi publikua në gazeta dhe u trasmetua në TV e gjithë Shqipëria fliste për bllokimin e qyteteve në veri.

Nuk është rastësi cilësimi “pushtet i katërt” që i bëjmë medias në tërësi. Me vëzhgimin, fokusin, dhe filtrimin e informacionit, televizioni dhe gazetat kanë mundësi jo vetëm të orientojnë opinionin publik, por të mbajnë në këmbë demokracinë. Madje, disa studiues të komunikimit shkojnë edhe më tej kur analizojnë median si prodhuese të realitetit dhe si biznes, duke e cilesuar atë (shpesh herë me prirje komerciale), si një kërcënim për shoqërinë.

Pa dashur të kalojmë në një temë më të gjerë gjykojmë se, ishte media ajo që prodhoi realitetin e reshjeve dhe bllokimit të rrugëve në veri të vendit. Pa fokusin e saj vëllezërit tanë atje, nuk do të kishin marrë as bukë, as ujë, as ilaçe, që ky shtet i’a dha me aq kursim…

Le të marrim një tjetër shembull tjetër: gjatë kësaj periudhe kam punuar për një rubrikë me intervista të botuara në një nga të përditshmet tona. Si zakonisht, dërgoj intervistën për botim. Ndryshe nga herët e tjera, drejtuesi i gazetës nuk e boton intervistën duke më renditur një radhë të gjatë argumentash, të cilat, unë, ndonëse i gjykoja absurde, nuk e kundërshtova. Në fund të fundit, ishte opinioni i tij…

Jo më larg se dy ditë më vonë, i intervistuari, një publicist dhe profesor i njohur, i dërgon drejtuesit të gazetës të njëtjën intervistë për botim…

Ndodhi çudia!

Drejtuesi i gazetës e falenderon përzemërsisht dhe të nesërmen publikoi intervistën, duke i kushtuar një hapësirë të lakmueshme në faqen e parë.

Pra, e njëjta intervistë e dërguar nga dy mediume të ndryshme (në rastin konkret unë dhe profesori im), ka mesazh tjetër për botuesin.

Po kështu ndodh edhe me lexuesin: ai do të joshej më shumë nga një shkrim, bie fjala i Mustafa Nanos, sesa i njëjti shkrim, por, këtë rradhë, me emrin tim…

Meqë jemi te lexuesit, le të flasim pak për librin bestseller të Blendi Fevziut: Si dhe pse u kthye libri “Enver Hoxha”, në  një kohë fare të shkurtër, në një libër kaq të shitshëm? Në pak muaj librin e Fevziut, e blenë mbi 35 mijë lexues. Një bum i vërtetë. As Kadare, Agolli, Eko, Pamuk etj., apo edhe autorë me botime historike Puto, Frashëri, Duka, Fisher etj., nuk kanë patur një shitjë të tillë.

Të ketë ardhur ky bum nga cilësia e librit apo nga cilësia e autorit? Këtë nuk e dimë. Por dimë që autorët e tjerë të sipërpërmendur dhe librat e tyre, janë ndër më të mirët në qarkullim. Të ketë qënë fama e diktatorit Hoxha? Ndoshta, por nuk besojmë se jehona e diktatorit i ka shtyrë masivisht shqiptarët të blejnë këtë libër.

Atëherë çfarë e ka bërë Fevziun dhe Enverin kaq të shitshëm?

Me siguri, media.

Një kronikë për Kadarenë, Ekon, Puton, Fisherin janë shumë pak krahasuar me emisione, kronika të përditshme lajmesh, speciale, kritika e recensa në disa gazeta njëherësh në shtypin e përditshëm. Pa përmenduar këtu reklamat dhe hapësirat publicitare, - që, disa herë, u bënë edhe të bezdisshmë për shikuesin.

Nëse ia ka vlejtur ose jo gjithë ky publicitet, këtë e di vetëm lexuesi…

Me këtë rast, edhe unë po përfitoj pak nga fama e Fevziut. Titullin e këtij artikulli zgjodha ta vendos pak “pikant”, pikërisht sepse mediumi (në këtë rast titulli), ndërton mesazhin.

Comments

Submitted by Kola (not verified) on

Ervini duhet te studioje pak me shume historine e Sirise dhe median. sepse mund te jete media nje manipulim i asaj cfare po ndodh ne Siri.  Dhe eshte shume naiv nqs beson se ekziston me verte nej "Pranvere Arabe" apo revolucion. Edhe egjipti edhe Libin e eqeverisin te njetet grupe, nderkohe qe vllazeria myslimane ne turqi eshte ne dore te britanikeve.

Siria po sulmohet sepse qellimi eshte te sulmohet Irani si dhe te futet ne lufte Siria me turqine dhe Rusine. Vrasjet ne ndrshim nga Argjentina ku qelloheshin komunistet ketu qellohet cdo njeri pa dallim. Atehere nje pyetje shume e thjeshte, cfare interesi ka qeveria ta beje kete? Kush perfiton? Sigurisht qe jo qeveria.

Si ka mundesi qe USA ne Shqiperi i tha burre shteti atij qe vrau 4 demostrues dhe plagosdi 26 kurse ne siri e quan diktator? Ku eshte ndryshimi?

Po pati guxim Z. Analis te analizoje keto dhe ja injorantet e tiranes.

Submitted by famo (not verified) on

Se pari duhet te jeni me te kujdesshem ne lexim, sepse autori quhet Elvin dhe jo Ervin, gje e cila eshte e vogel ne dukje por tregon kujdesin ne lexim, mungesa e te cilit reflektohet dhe ne mos kuptimin e tezes se autorit i cili mesa kuptoj une nuk merret me rastin e Sirise ne vetvete por me rolin dhe impaktin e medias.

Submitted by Flo (not verified) on

"gjykojme se" tek ky shkrim dhe te nje tjeter kam basur "mendojme se". Me fal por ne emer te kujt flet ti more zoteri?

Submitted by AAA (not verified) on

Shkrim shume i mire. Per fat te keq, ne Shqiperi media ende nuk konceptohet si nje krijuese ose manipuluese e realitetit, ose sic thote autori "media e nderton realitetin. I keni pare ju sesi televizione te ndryshme e trasmetojne te njejtin lajm ne menyra te ndryshme ne varesi te kendveshtrimit, interesave te pronarit ose interesave politike? Pse ndodh kjo? Thjesht sepse media e ka kete fuqi, pra te ndertoje realitetin dhe jo thjesht ta percjelle ate. Kole shqetesimet qe ngre ti jane te drejta, por keto nuk i takojne ketij shkrimi. Shkojne pertej tij. Ti thua te analizohet situata dhe shkaqet e luftes ne siri, ndersa autori analizon median. Jane dy gjera krejtesisht te ndryshme. Urime autorit...

Submitted by Analisti (not verified) on

E ke thene mjaft bukur AAA. Degjojme kronika per protestat, raportet nderkombetare apo situaten politike krejtesisht te ndryshme nga njera-tjetra. Thua, nuk behet fjale per te njejten ngjarje...

Submitted by anonim (not verified) on

Fevziu e shiti aq kopje fale figures kontraversiale te Enverit, se po te kishte shkruajt per ndonje teme tjeter as e merrte mundimin njeri.  Keta akoma e perdorin figuren e tij, njesoj si atehere perdornin fotot qe dilnin neper oxhaqe e varka per te perfituar, si per te bere politike edhe per te bere para.  Njerzit edhe pse kane jetuar ne kohen e Enverit, duan te lexojne akoma dicka per te, dhe kjo eshte e verteta.

Submitted by Dardan (not verified) on

Siria po te kishte fuqine mediatike te amerikes do ti nxirrte USA-s si xhandar dhe xhelat i popujve te lindjes se mesme.  Iluzionet e medias sot jane aq te sofistikuara sa arrijne qe te bejne te vertete, me duket se po ja fus kot. Cdo njeri ka pare fima te fantashences, apo horror apo edhe shume gjini te tjera.

Ashtu si cdo pushtet mund te korruptohet dhe te kthehet ne nje vrases cinik dhe sadist. Ashtu dhe media mund te kthehet ne nje pushtet bushter e ndyre dhe vrasese edhe me cinike dhe sadiste se sa pushtetet e tjera. Cdo gje varet nga njeriu qe punon ne ate pushtet. Sot media ne pergjithesi ne bote por vecanrisht ne Shqiperi eshte kthyer ne shumicen e rasteve ne nje sqolle apo llagem i prishur ujrash te zeza qe me mire te pranosh pushtetin e despoteve sesa minjte e gjirizit mediatik. Shume rralle shohim gazeta pa organe seksuale por edhe me te pakta jane aot organe shtypi qe luftojne me shpirt ne dhembe porte mos rene ne supermutin kopuko-fashist te pushtetit nekrofil te Sali Berishes. Por edhe ne rastete me ekstreme kurre nuk e sheh nje analize te ndershme ndaj rregjimit te kaluar sikur te gjithe gazetaret shqiptare kane ardhur jo nga vija natyrore e nenave te tyre. Perse pak kush guxon te flase realitetin e sotem, dhe perse askush nuk guxon te thote nje grimce te vertetes per periudhen "tabu" te historise te vulosur me mijra vula te zeza dhe mijra zinxhire  sikur te ishte nje "Promethe" apo nje  "Luciferr"?

Vellezer shqipetare! Keni zene rrugene tradhetise duke i sherbyer demonit te serbogrekeve!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.