Rotacion paqësor pushteti. Fjala e dytë është fjala kyç…

Mbrëmë bëra për herë të parë një lundrim të gjatë e të ngeshëm nëpër komentet e lexuesve të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare. Dhe mbresën më të fortë gjatë atij lundrimi ma la dendësia e komenteve që shprehnin dëshirën për ta zgjidhur me gjak çështjen e pushtetit në Shqipëri. Dhe e pranoj se më frikësoi ajo dendësi.
Kam përshtypjen se autorët e atyre komenteve përfaqësojnë vetëm pakicat “e zhurmshme” të secilit kamp politik – shumicat e “heshtura”, të cilat nuk komentojnë në blogje e faqe interneti gazetash, nuk besoj se kanë të njëjtën dëshirë . Por, sidoqoftë, të shqetëson fakti që kaq shumë shqiptarë kërkojnë vëllavrasjen!
Pas lundrimit në botën e internautëve, duke medituar për këto gjëra, mendja më shkoi në prillin e largët të vitit 1991, kur takova për herë të parë një nga dajat e mij, i cili ishte arratisur drejt Amerikës që në vitin 1944. Takimi me dajën tim të arratisur ndodhi fill pasi isha mbushur me zemërim nga fitorja e Partisë së Punës në zgjedhjet e 31 marsit (sipas meje, me vota fiktive emigrantësh e me marifete të tjera të pista) dhe nga vrasja në Shkodër e 4 demonstruesve demokratë (njërin prej tyre, Arben Brocin, e kisha njohur personalisht gjatë lëvizjes studentore të dhjetorit 1990).
Duke e ditur që im ungj kishte qenë komandat i një çete balliste (i portretizuar në mënyrë tejet të deformuar në filmin “I teti në bronz”), që kishte qenë zv.kryeredaktor i gazetës balliste “Flamuri” dhe që ishte dënuar me vdekje në mungesë nga pushteti komunist, mendoja se kur të ndaja me të zemërimin tim dhe t’i thosha se Partia e Punës mund të përmbysej vetëm me dhunë, do të më mirëkuptonte. Por kur ia shpreha zëmërimin dhe i tregova për zgjidhjen që kisha në mendje, u zhgënjeva nga përgjigjia e tij.
“Nip i dashur,” më tha, “ti nuk e ke jetuar kohën pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, kur vëllai u vra me vëllanë në Shqipëri. Po ta kishe jetuar, do të mundoheshe ta përmbaje zemërimin tënd”.
Dhe më tej, im ungj më tregoi sesi im atë (shok i tij i fëmijërisë), Margarita e Kristaq Tutulani, Ramiz Alia, tezja ime, e të rinj të tjerë komunistë mblidheshin në katin e parë të shtëpisë së tim gjyshi, në katin e dytë të së cilës mblidheshin ballistë të shquar si Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Xhevat Kallajxhi (kryeredaktor i gazetës “Flamuri”) etj. “Por pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes në fund të verës së vitit 1943,” tha daja im, “njerzit e katit të parë u bënë armiq për vdekje të njerzve të katit të dytë. Dhe mijra shqiptarë vdiqën si rezultat.”
Ai hamendësoi në retrospektivë se Shqipëria do të kishte qenë një vend goxha më i begatë, në qoftë se ajo gjë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur dhe, më tej, më dha këtë këshillë për të ardhmen: “Mjaft gjak kanë derdhur shqiptarët mes vetit deri më sot, biri im; synoni rotacionin paqësor të pushtetit, sado i vështirë t’ju duket ai!”
Në atë kohë, i revoltuar me mënyrën sesi regjimi mundohej të mbahej në këmbë, edhe pse urrehej nga shumica e shqiptarëve, e kisha të vështirë ta gëlltisja këtë këshillë të tim ungji. Por pas dy rotacioneve traumatike të pushtetit në Shqipëri (1992 dhe 1997), u binda për urtësinë e asaj këshille.
Duke u kthyer tek përkrahësit e sotëm të opozitës që komentojnë ashpër në botën virtuale të blogjeve dhe faqeve të internetit të gazetave shqiptare (ose edhe në botën reale të kafeneve), po ua ritrasmetoj këshillën që më dha im ungj para 21 vjetëve, të perifrazuar për kushtet e sotme. Ndoshta mund t’u vlejë…
“Sado të zemëruar të jeni me pushtetin e Berishës, vlen të kujtoni se rotacionet traumatike të pushtetit në 100 vjetët e fundit i kanë shkaktuar Shqipërisë gjakderdhje, humbje ekonomike, dhe dëm të madh në imazh. Për këtë, duhet t’i jepni një shans ndërrimit të pushtetit me votë në zgjedhjet e 2013-ës! Ndoshta një organizim më i mirë i opozitës, një kontroll më i rreptë i zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe një ruajtje më e mirë e votës nga komisionerët vendas, do të krijojnë kushtet për atë që ju aq shumë e dëshironi – futjen e Berishës në klubin e pensionistëve politikë, të themeluar nga Ramiz Alia dhe Fatos Nano.”
Ndërkohë, përkrahësit e mazhorancës aktuale duhet të kujtojnë se kundërshtarët e tyre ua dorëzuan pushtetin 7 vjet më parë, nëpërmjet rotacionit të vetëm të realizuar me zgjedhje në kushte normale në 100 vjet të shtetit shqiptar. Në qoftë se do të duhet që edhe ata ta dorzojnë pushtetin me zgjedhje normale, nuk do t’i vinte fundi i botës. Mbajtja e pushtetit me çdo kusht prodhon dikur, si kundërveprim, edhe një tentativë të marrjes së pushtetit me çdo kusht. Dhe kjo do të sillte përsëri vëllavrasje mes shqiptarësh. Ashtu siç ndodhi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes…
Comments
Ti dhe daja tend keni te

Ti dhe daja tend keni te drejte pasi kjo eshte demokracia, po pyetja eshte : A eshte sala demokrat?

E lexova dhe me knoqi si

E lexova dhe me knoqi si shkrim. Me pelqeu.

Z.Zaloshnja.Ungji jot paska

Z.Zaloshnja.Ungji jot paska qene komandant i nje cete Balliste,ndoshta e komanduar nga ungji im H.Lepenica.Une kam lidhje fisnore me H.Lepenicen.Po ta them sot e pergjithmone nje gje per ungjin tim H.Lepenicen,mqs ungji jot paska qene nje Ballist i Shquar.Ungji im H.Lepenica ka pas qene Kolaboracionist i Italianeve ne fillim e me tej i Gjermanve kunder Komunsiteve.Te vetmit luftetar te vertete anti pushtues kane pas qene Komunsitet,na pelqen apo nuk na pelqen mua dhe ty.H.Lepenica,ungji im,ka qene nje nga shkaketaret kryesor te djegjes se shume fshatrave sidomos ne Laberi.Hynte dhe dilte nga garnizonet fashiste Italiane dhe ato Gjermane si ne shtepine e vet.Kjo eshte e verteta mor z.Zaloshnja.Ne arkivat e Gestapos Gjermane gjenden gjithe informacionet qe u jepte Hysniu,ungji im i nderuar.Per spiuna te Gjermanve ne menyre qe te masakroheshin Shqiptaret Ballistet kane qene me te vertete te shquar.Nuk po e zgjas me tej,me arsyetimin se cdo i ndodhte Shqiperise nqs do te fitonin Ballistet,Kolaboracionistet e Gjermaneve.Keto llogari din ti besh vete ti besoj.Edhe sot e kesaj dite Greqia e mban akoma ligjin e luftes me Shqiperine me arsyetimin sepse gjoja kemi qene kolaboracionist te Gjermaneve dhe Italianeve,nderkohe qe konferenca e Jaltes e radhiti Shqiperine fale luftes Nacional-Clirimtare ne krah te aletaeve.Aletat ishin te perbere nga.Anglezet-Amerikanet-Ruset.Ne luften e dyte boterore Churchilli-Stalini dhe Roosvelti ishin aleat kunder Nazisteve,ndersa Ballistet tane te nderuar ishin Bashkepunetor te Nazisteve dhe i ndihmonin te vrisnin ata qe luftonin kunder tyre,me shpresen se do i sillnin ne pushtet.Kjo eshte e verteta Zaloshnja.Nqs ai Daja jot akoma rron,i thuaj se nqs ne Shqiperi do fitonte ungji im H.Lepenica Shqiperine do e kishte marre lumi.Serbet do merrnin Veriun dhe Greket Jugun si ndeshkim per bashkpunimin me okupatorin.I din mire ti keto.sa per komentet qe thua se Shqiptaret kerkojne te permbysin pushtetin me gjak,ato jane reagime frustrimi qytatresh te thjeshte sepse u ka shkuar thika ne palce nga varferia dhe tallja e qeverise se sotme.Nuk kerkojne Shqiptaret permbysjen e ketij regjimi me lufte,por eshte kjo qeveri qe e mban pushtetin duke derdhur gjak Shqiptari,ashtu sikunder beri me 21 Janar.Se po te jete per te permbysur Saliun,ai nuk i reziston dot urrejtjes se madhe popullore qe ka mbjelle as 24 sekonda,e lere me pastaj 24 ore.Saliu e din mire se cdo te thote urrejtje popullore.E ka provuar njehere,por ja shpetoi bythen F.Nano,por kesaj radhe nqs vazhdon ne rrugen e cmendur qe ka nisur nuk do e shpetoje dot as Robi e as Zoti.Gjaku i 21 Janarit akoma nuk eshte thare.Ne cdo vend te botes populli do e kishte marre zvarre,por populli jone duroi,pikerisht sepse nuk deshiron te djegi Shqiperine.Ti e kupton shume mire besoj,se ne cfare udhekryqi te veshtire ndodhet sot Shqiperia dhe rreziku qe pret nga rivjedhja e votes ne vitin 2013.Sepse besoj se di shume mire qe Saliu perseri do i vjedhi votat??Kete e din ti.Ky popull eshte shume i duaruar z.Zaloshnja e nuk kerkon dhune.Eshte Sali Shpellar Gjakatari qe nuk njeh gjuhe tjeter pervec se dhunes.E matu mire kur keshillon popullin Shqiptar,sepse ai eshte shume here me i zgjuar ngase mendon zotrote.Po te kishte mbetur populli Shqiptar per keshillat e tua,vaj vatani e mjere mileti pastaj.Ajo qe duhet te thoshe eshte dicka tjeter.Sa mire qe ka akoma Shqiptare qe jane gati te flijohen per te sjelle liri,drejtesi ,demokraci dhe barazi ne Shqiperi sepse po pakesohen dita dites.Ti besoj,je nje nga ata paqesoret qe dhe regjimin gjakatar te E.Hoxhes do e rrezoje me tufa me lule.

Koment i rallë për nga

Koment i rallë për nga vlerat. Shkurt, prerë, qartë, dhe bukur.S'ka ku të shkojë më bukur. Ju lumtë zotëri(labi Vlorë).

C'ne e ke kaq pasion derdhjen

C'ne e ke kaq pasion derdhjen e gjakut per t'heq Berishen?! Aq me teper kur nuk ka nevoje te derdhi gjak asnji per bere rotacionin politik. Berisha ne 2013 do iki po ashtu sic iku Nano ne 2005. Nuk do iki ngaqe "ka shume shqiptare qe jane gati te flijohen per te heq berishen" por ngaqe ka shume shqiptare qe jane lodhur me korrupsionin/paaftesine e maxhorances.

Ti qe kerko gjak medoemos, nuk ke shume ndryshim me ato gardistet plehra qe qelluan mbi protestuesit me 21 janar.

Z Labi Vlora, më ka vlejtur

Z Labi Vlora, më ka vlejtur komenti yt, për analizën historike që ke bërë. Jamë dakort ne nuk jemi popull luftarak, këta na i kanë thënë dhe ndërkombëtarët; po të ishte një popull tjetër nuk do të qëndronte indiferent ndaj 21 Janarit. Ne jemi të fundit që jemi çliruar nga pushtimi Turk dhe kjo nuk është rastësi. Sot shqiptarët po vriten rrugëve, për kanun, për pronë etj. Për këto motive kanë vdekur shumë, nuk ka kalem që të bëj një bilanc. Por e keqja është se njeriu sot ka degejneruar, shitet shmë lirë, nuk ka parime. Po ti hedhësh një sy historisë të presidentëve amerikanë, kupton se sa trima janë, sa e sa president janë atentatuar shpesh për shkak të zëmërimit që kanë shkaktuar, apo për shkaqe politike. Kjo te ne nuk ndodh megjithëse çfarë nuk i kanë bërë pushtetarët këtij populli.Një armik i huaj nuk i ka bërë kaq keq sa i kanë bërë regjimet tona. Megjithatë unë them që votat duhet ti mbrojmë që të gjithë dhe të mos qëndrojmë indiferent. Unë ju bëjë thirrje gazetarëve mjaft i kanë shërbyer regjimeve, mjaft u shitën dhe u bënë vegla, të kenë më shumë dinjitet, se profesioni i tyre duhet te udhëhiqet nga parime për ti shërbyer vendit të tyre dhe jo vetëm xhepit të tyre. A e keni vënë re nuk flet dhe denoncon asnjëherë media pasuritë dhe pislliqet e gazetarëve. A i keni parë e vetëquajturit analist që sapo bën një bëm qeveria na tregojnë që fluturon gomari. Kemi revoltë duke u pajtuar me varfërinë, duke mbyllur televisorin, duke mos lexuar shtypin për tu mbrojtur nga agresioni i dëgjuar analistëve injorantë të pashkolluar që shiten për të shkolluar dhe që gati sa nuk po plasin nga pasuritë e pa merituara.

Z.Zaloshnja.Ungji jot paska

Z.Zaloshnja.Ungji jot paska qene komandant i nje cete Balliste,ndoshta e komanduar nga ungji im H.Lepenica.Une kam lidhje fisnore me H.Lepenicen.Po ta them sot e pergjithmone nje gje per ungjin tim H.Lepenicen,mqs ungji jot paska qene nje Ballist i Shquar.Ungji im H.Lepenica ka pas qene Kolaboracionist i Italianeve ne fillim e me tej i Gjermanve kunder Komunsiteve.Te vetmit luftetar te vertete anti pushtues kane pas qene Komunsitet,na pelqen apo nuk na pelqen mua dhe ty.H.Lepenica,ungji im,ka qene nje nga shkaketaret kryesor te djegjes se shume fshatrave sidomos ne Laberi.Hynte dhe dilte nga garnizonet fashiste Italiane dhe ato Gjermane si ne shtepine e vet.Kjo eshte e verteta mor z.Zaloshnja.Ne arkivat e Gestapos Gjermane gjenden gjithe informacionet qe u jepte Hysniu,ungji im i nderuar.Per spiuna te Gjermanve ne menyre qe te masakroheshin Shqiptaret Ballistet kane qene me te vertete te shquar.Nuk po e zgjas me tej,me arsyetimin se cdo i ndodhte Shqiperise nqs do te fitonin Ballistet,Kolaboracionistet e Gjermaneve.Keto llogari din ti besh vete ti besoj.Edhe sot e kesaj dite Greqia e mban akoma ligjin e luftes me Shqiperine me arsyetimin sepse gjoja kemi qene kolaboracionist te Gjermaneve dhe Italianeve,nderkohe qe konferenca e Jaltes e radhiti Shqiperine fale luftes Nacional-Clirimtare ne krah te aletaeve.Aletat ishin te perbere nga.Anglezet-Amerikanet-Ruset.Ne luften e dyte boterore Churchilli-Stalini dhe Roosvelti ishin aleat kunder Nazisteve,ndersa Ballistet tane te nderuar ishin Bashkepunetor te Nazisteve dhe i ndihmonin te vrisnin ata qe luftonin kunder tyre,me shpresen se do i sillnin ne pushtet.Kjo eshte e verteta Zaloshnja.Nqs ai Daja jot akoma rron,i thuaj se nqs ne Shqiperi do fitonte ungji im H.Lepenica Shqiperine do e kishte marre lumi.Serbet do merrnin Veriun dhe Greket Jugun si ndeshkim per bashkpunimin me okupatorin.I din mire ti keto.sa per komentet qe thua se Shqiptaret kerkojne te permbysin pushtetin me gjak,ato jane reagime frustrimi qytatresh te thjeshte sepse u ka shkuar thika ne palce nga varferia dhe tallja e qeverise se sotme.Nuk kerkojne Shqiptaret permbysjen e ketij regjimi me lufte,por eshte kjo qeveri qe e mban pushtetin duke derdhur gjak Shqiptari,ashtu sikunder beri me 21 Janar.Se po te jete per te permbysur Saliun,ai nuk i reziston dot urrejtjes se madhe popullore qe ka mbjelle as 24 sekonda,e lere me pastaj 24 ore.Saliu e din mire se cdo te thote urrejtje popullore.E ka provuar njehere,por ja shpetoi bythen F.Nano,por kesaj radhe nqs vazhdon ne rrugen e cmendur qe ka nisur nuk do e shpetoje dot as Robi e as Zoti.Gjaku i 21 Janarit akoma nuk eshte thare.Ne cdo vend te botes populli do e kishte marre zvarre,por populli jone duroi,pikerisht sepse nuk deshiron te djegi Shqiperine.Ti e kupton shume mire besoj,se ne cfare udhekryqi te veshtire ndodhet sot Shqiperia dhe rreziku qe pret nga rivjedhja e votes ne vitin 2013.Sepse besoj se di shume mire qe Saliu perseri do i vjedhi votat??Kete e din ti.Ky popull eshte shume i duaruar z.Zaloshnja e nuk kerkon dhune.Eshte Sali Shpellar Gjakatari qe nuk njeh gjuhe tjeter pervec se dhunes.E matu mire kur keshillon popullin Shqiptar,sepse ai eshte shume here me i zgjuar ngase mendon zotrote.Po te kishte mbetur populli Shqiptar per keshillat e tua,vaj vatani e mjere mileti pastaj.Ajo qe duhet te thoshe eshte dicka tjeter.Sa mire qe ka akoma Shqiptare qe jane gati te flijohen per te sjelle liri,drejtesi ,demokraci dhe barazi ne Shqiperi sepse po pakesohen dita dites.Ti besoj,je nje nga ata paqesoret qe dhe regjimin gjakatar te E.Hoxhes do e rrezoje me tufa me lule.

Eduard, ti e nis shkrimin nga

Eduard, ti e nis shkrimin nga nje premise e rreme. Perveç teje, askush nuk mendon sot per nje permbysje "me gjak" te pushtetit, sikurse thua ti. Mjere ti per gjithe kete urrejtje qe paske mbledhur ne bark, or qyq! Bej ndonje vizite psikiatrike, bjeri mbrapa sa s'eshte vone.

Rotacioni eshte rezultat

Rotacioni eshte rezultat e jo veprim e aq me teper demokratik.

Ndryshimi ne demokraci vjen vetem me voten e lire e te ndershme te popullit.

çdo gje tjeter eshte retorik boshe dhe e demshme

Zaloshnja shkruan ketu me

Zaloshnja shkruan ketu me supozimin se zgjedhja mes rrezimit te dhunshem dhe atij me vote ekziston. Ne fakt, ne kushtet e sotshme, problemi shqiptar nuk eshte dikotomia pozite-opozite, por ajo mes qytetareve dhe regjimit, per te cilin opozita eshte thjesht nje apendix. Pyetja qe ngrihet eshte: Vertet mendojme se me nje rotacion te paqte e te bute do te zgjidhen gjerat? Vertet mendojme se Tome Doshi eshte nje qeverises me i mire se Flamur Noka?

"Epo, ndoshta keta te opozites nuk jane me te ndershem se keta qe qeverisin, por kushedi, keta do menaxhojne me mire financat publike" do te thoshin Zaloshnjat dhe tifozat e revolucionit te trendafilte. Ne themel te ketij pohimi qendron ideja se ajo qe vendos renien e regjimeve eshte vetem ekonomia.Rasti i Libise eshte nje kundershembull per kete. Ne fakt, ne rastin e Shqiperise, ekonomia nuk eshte shkak, por pasoje e kalbezimit moral qe mbizoteron ne ç'do qelize te kesaj shoqerie. Shqiperia vuan se hajdutet bertasin kapeni hajdutin, se prostitutat bejne muzike, se belbacuket imponojne drejtshkrimin e gjuhes shqipe, se kuislinget shkruajne historine e luftes se dyte boterore, se analfabetet perkthejne, shkruajne, prodhojne e shesin libra e abetare e drejtojne universitete, se nazistet udheheqin shoqatat e shoqerise civile e te drejtave te njeriut, se importuesit e naftes drejtojne shoqatat e ambjentalisteve, se biznesmenet jane kryetare sindikatash, se ish-spiunet dhe persekutoret jane drejtues te komuniteteve fetare etj.etj.et.. Me thuaj tani, a mundet qe te gjitha keto te zgjidhen me nje rotacion "pink" ?

I nderuar Bard, Perqasja jote

I nderuar Bard,

Perqasja jote eshte shume e pergjithshme. Dhe i mban iso ne menyre te perkryer propagandes qeveritare.

Nuk eshte vetem ekonomia. Eshte ekonomia bashke me politiken. Ajo qe eshte e vertete ne Amerike, nuk eshte po aq e vertete edhe ne Shqiperi. Pra ne Shqiperi, me Saliun ne krye duhet thene (duke perifrazuar shprehjen e famshme te Klintonit): It's politic, stupid!

Kjo per arsyen e thjeshte se tashme politika ka ezauruar kaq shume deshtime dhe ka pushtuar aq shume fusha, sa i ka marre frymen gjithckaje. Tani e vetmja vrime nga mund te dalim nga ky qorrsokak eshte pikerisht rotacioni i pushtetit.

Nuk ka me rendesi se kush do te vije ne krye, Doshi apo Koshi, me keta qe kemi nuk mund te vazhdohet me! Dhe rotacioni eshte i vetmi ilac per te NDRYSHUAR gjerat! Qofte edhe si nje ringjallje e shpreses, qofte edhe si nje ndeshkim per ata qe e pranojne vete se jane te korruptuar, por per kete e ka fajin kapitalizmi dhe ata nuk kane asnje faj.

O zaloshnja Nuk eshte se

O zaloshnja

Nuk eshte se shqiptaret duan vllavrasje. Duan qe diktatura e sigurimit dhe e Sali Berishes te hidhet poshte me force. Si te gjith diktaturat ne bote.

Kriminelet komuniste jetuan 50 vjet sepse askush spati fuqi ti permbyste. Ndersa keta te sotmit nuk jane ne pozitat e komunisteve se paku nga fuqia.

Cila diktature ne bote ka ikur vete na e thua dot Z.Zaloshnja?

Z.Zaloshnja.Na fal per

Z.Zaloshnja.Na fal per terminologjine sepse qenke keqkuptuar.Nuk do jesh mbrojtes i Lulit,por do jesh gazetar qe me dashje apo pa dashje do cosh uje ne mullirin e tij.Ti mund te thuash se kjo nuk ka fare rendesi sepse ti do besh detyren tende pavaresisht se ne c'fare mulliri do shkoje uji.Kjo ka shume rendesi dhe ja se perse.Kur PD-ja e Saliut ishte ne opozite,shume gazetare te ashtuquajtur opozitare conin c'do dite uje ne mullirin e tij dhe na i bene dhurate perseri ne pushtet.Nuk eshte se e sollen gazetaret ne pushtet,megjithate po supozojme se e solli populli.Mbreme,kam patur nje debat me nje Italian rreth te 60-ave per politiken ketu ne Itali,gjate nje feste qe organizoni ai,ngaqe kishte qejf.Eshte i pasur dhe ja ka enda ,e ben festa qe i quan te vogla me nga 250 persona.Midis tyre isha i ftuar edhe une.Lindi diskutimi me te,per politikie dhe per Berlusconin.Ky person eshte nje anti-Berlusconian i deklaruar.Ne diskutim e siper,u be spec i kuq dhe gruaja e tij,ne nje moment te pershtatshem me luti qe te mundohesha te mbyllja si me lezet diskutimin ngaqe burri vuante nga tensioni kohet e fundit.Dhe une ashtu u mundova te beja.Por e kote.Ai nuk e mbyllte me diskutimin.Midis te tjerave deklaroi kete fjali."Ka deklaruar Berlusconi,se do kandidoje perseri per kryeminister zgjedhjet e vitit te ardhshem 2013,te shikojme nese do fitoje apo jo,mu kunderpergjigj??Po sikur te fitoje ju pergjigja une.C'fare do fitoje(bertiste me te madhe)nuk fiton dot,nuk fiton dot,nuk mund te fitoje,nuk mund te fitoje,e madje as qe ka te drejte te prezantohet ne zgjedhje si kandidat,perndryshe Italianet duhet te marrin armet e te ja nisin luftes se pergjakshme.E une do jem nje nga njerezit qe do behem pjesetar i cfaredo grupi te armatosur per permbysje me gryken e pushkes te atij Mafjozi.Pak a shume keto gjera do me thoshte.Midis te tjerash une i thosha,qe rregullat e demokracise jane keto,e ato duhen respektuar.Ne vitin 2008 vete Italianet e votuan Berlusconin.Nuk e kane votuar thoshte,ai eshte shume i pasur e ka blere te gjitha partite e vogla qe ju bashkuan atij ne zgjedhje e prandaj fitoi zgjedhjet,ngaqe gjithe partite e vogla shkuan e u bashkuan me te,sepse ai i bleu partite e ndryshme te koalicionit qe ndertoi(pak a shume si Berisha qe bleu Meten).Me Prodin nuk shkonte njeri me tha,se Prodi nuk kishte para.Nqs nje vend ka ne krye nje njeri si Berlusconi ,populli duhet te marri armet,perndryshe eshte i vdekur.Ky person z.Zaloshnja eshte nje miku im,professor ne UNIVERSITETIN E GJENEVES.Te lutem,mesoji pak se si permbyset regjimi me tufa me lule,sepse mbreme ne darke,kur ai deklaronte se pushteti mafjoz nuk permbyset me vote,sepse ai e blen voten dhe partite e vogla e fiton gjithmone e duhen rrembyer armet,asnje nuk i kundervihej e ti thoshte e ke gabim.As une nuk i thosha dot,qe nuk eshte e moralshme te rrembesh pushken e te luftosh per liri,demokraci e mirqenie te popullit tend.

P.S.Pervecse ishte aq i inatosur saqe kam bere cudi.I rrebeluar dhe inatosur thjesht e vetem se perse Berlusconi ka qene gjithe keto vite ne pushtet(sepse tani seshte me,e ti e din kete) dhe mese i rrebeluar qe do te rikandidonte perseri per kryeminister(e qunte ofeze te inteligjences se popullit Italian)Nuk kam njohur e nuk njoh asnje Shqiptar deri sot aq te revoltuar kur behej fjale per plehra mafjoze ne krye te vendit.Une nuk ja shpjegova situaten ne Shqiperi(falze zotit edhe ai nuk kishte dijeni per politiken Shqiptare)sepse u ndjeva shume i turperuar per vehten dhe popullin tim,e per Gazetare si ju,qe i diktoni popullit duke i ndrydhur mendjen dhe shpirtin,ate se c'ka duhet bere duke ndikuar direkt apo indirekt ne neshtrimin e tij.Thirrja z.Zaloshnja duhet te jete pa komplekese.Te ngrihemi te gjithe ne kembe te permbysim pushtetin mafjoz-kriminal ne krye te vendit,fillimisht me protesta te medha paqesore,e nqs regjimi nuk denjon,me arme te verteta tu heqim lekuren,perndryshe nuk ka demokraci,Europe dhe mirqenie ne Shqiperi.Ti z.Zaloshnja vazhdo hidh tufa me lule,mbase denjon Iliri qe mos te vjedhi perseri dhe qe te ikin nga pushteti me paqe dhe qetesi.

z. Zaloshnja, Ne gjykimin tim

z. Zaloshnja,

Ne gjykimin tim bazuar ne historine e zhvillimit te rendeve shoqerore,force levizese ne zhvillimin e shoqerise,ne vendosjen e pavaresise,te lirise dhe te rendit demokratik te nje vendi,nuk ka qene pacifizmi,lutjet,rixhate apo bugjetat me lule por perplasja me te keqen me protesta dhe me lufte te pergjakeshme me rregjimet diktatoriale,te cilat asnjehere nuk e kane leshuar pushtetin ne menyre paqesore. Pozicioni juaj pacifist mund ta zhyse kete vend dhe kete popull ne shtypje dhe mjerim te perjetshem. Lexo historine e vendosjes te demokracise ne Amerike,ne France,ne te gjitha vendet demokratike,si po veprojne sot popujt e vendeve diktatoriale arabe me "Pranveren Arabe",cfare po ndodh sot ne Siri,cfare ndodhi ne Tunizi,ne Libi,ne Egjypt etj.etj.

Pacifistet historikisht kane qene gjithemon ne krah te rregjimeve diktatoriale ose mercenare te tyre dhe u kane sherbyer atyre deri ne fund.Ata i kane bere gjithemon thirrje popullit per durim,per te mos luftuar por te shpresojne tek zoti,i cili pas ndarjes nga jeta do ti shpjere ne parajs,ndersa diktatoret ne ferr.

Nje shkrimtar dhe patriot i shquar hungarez(jo pacifist si puna juaj) shume dekada me pare,deklaronte: "Luften qe prish njerezine nuk do ta deshiroja kurre,por ne me prekshin kufine(Lirine) do te luftoja si burre".

Add new comment