Ky regjim mundet me vota; por votat duhen mbledhur

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:06
Mustafa Nano

Regjimin e Tiranës mund ta mundim në kutitë e votimit. Fakti që ky regjim po mbahet më këmbë me ndihmën e partive të tjera, do të thotë se trukimit të rezultatit i është besuar deri në një farë pike. Sikur, fjala vjen, diferenca mes Ramës e Bashës të mos ish dhjetë vota, por treqind, në zgjedhjet administrative të 8 majit 2010, edhe një ushtri Ristanësh do të dilte e pavlefshme dhe e pamjaftueshme për ta ndryshuar rezultatin. Prandaj, ideja se Berisha ka për t’i vjedhur se s’bën zgjedhjet e vitit të ardhshëm është e pabazë, dhe kapitullante. Ai do t’i përdorë, sigurisht, të gjitha mjetet që ka në dorë për ta trukuar sa të mundet rezultatin, por kjo rrugë nuk i jep garanci. Cila është rruga tjetër? Është krijimi i një koalicioni sa më të gjerë elektoral. Dhe duhet thënë se Berisha beson më shumë te ky ‘truk’, se sa te truku i vjedhjes së zgjedhjeve.

E keni vënë re? Nëse ky ‘truk’ rrezikohet, apo bëhet i pamundur, d.m.th. nëse partitë e tjera të vogla të koalicionit qeverisës hedhin vickla e bëjnë rolin e kuçkës, duke iu vardisur në të njëjtën kohë edhe Ramës për të rritur pazarin, Berisha bëhet keq. E pamë sesi u bë, kur doli lajmi i takimit të Lalëzit, e kur Ilir Meta po jepte shenja se edhe mund ta braktiste. I iku fytyra krejt; dhe të vetët u mekën fare. Por shumë shpejt e kuptoi se ç’duhej bërë: duhej rinegociuar çmimi i ri i LSI-së. Është një proces rinegocimi që ka filluar e do të mbarojë para zgjedhjeve, por është një proces që Berisha di ta mbajë nën kontroll. Ai ka avantazhin se në këto negociata s’ka asgjë për të humbur. Ai mund t’i japë pa të keq Metës, Idrizit, Mediut, Ndokës etj., atë që ata kërkojnë. Ka kosto në qeverisjen e ardhshme kjo gjë? Atij aq i bën. Objektivi i tij është të rrijë në pushtet, e jo të qeverisë, dhe ky fakt ka përbërë në negociata të tilla një avantazh të tijin në raport me Ramën; ky i fundit, deri para pak kohësh (saktësisht, deri në zgjedhjet e 8 majit, kur humbi bashkinë thjesht për shkak të refuzimit prej snobi që i bëri Hysni Milloshit), jetonte me shpresën se mund ta merrte i vetëm, kundër të gjithëve, pushtetin. Tani nuk mendon kështu. Zgjedhjet e ardhshme janë shansi i fundit për Ramën. Nëse humbet, do të largohet (kuptohet, nëse është i lirë të marrë vendime, nëse e ka veten në dorë, e nëse nuk është krejt i marrosur pas pushtetit), e për të shmangur një situatë kësodore, i duhet të fitojë me çdo kusht. E në këtë kuptim, ndeshja e ardhshme elektorale do të jetë një duel njerëzish të dëshpëruar, që të vetmin program ‘qeverisës’ kanë fitoren me çdo kusht.

Thashë pak më sipër se Berisha ka dy rrugë për të shpresuar fitoren: 1. Të vjedhë zgjedhjet; dhe 2. Të futet në zgjedhje me një koalicion sa më të gjerë në pikëpamje numerike. Sa më shumë i ngushtohet rruga e parë, aq më shumë i duhet të zgjerojë rrugën e dytë, e prandaj ai përpiqet t’i mbajë afër ata që i ka të vetët e të ndjellë të tjerë që janë afër Ramës. Nuk e ka të lehtë, pasi nuk është se të gjitha partitë e vogla mund të rrinë bashkë në një koalicion, por Berisha ka dhënë prova se është një alkimist i mirë.

Po Rama sa rrugë ka? Rama nuk ka në dorë të vjedhë zgjedhjet, por ai ka dy rrugë, gjithashtu: 1. Të krijojë një frymë nacionale, e cila të mobilizojë të gjithë ata që s’kanë asnjë lidhje me regjimin e të vërë përpara të gjithë ata që janë të lidhur me regjimin; dhe 2. Të futet në zgjedhje – jemi te rruga 2 e Berishës – me një koalicion sa më të gjerë në pikëpamje numerike. Të parën, Rama nuk e bën dot. Në Shqipëri ka nevojë për një leader që mund të krijojë një frymë antiregjim, por Rama nuk është leader-i që mund ta bëjë këtë gjë. Rama është një politikan që ka dëshmuar, ashtu si të fuqishmit e tjerë të këtij vendi, se s’ka skrupuj e parime. Atëherë mbetet vetëm rruga e dytë. E prandaj, të dyve, Ramës e Berishës, do t’u duhet të hahen në të njëjtën fushë e me të njëjtat armë. Kush do të krijojë koalicionin më të madh, do të fitojë zgjedhjet.

Deri para ca kohësh, ideja që mund të vinte në pushtet e të tërhiqej zvarrë nga tekat e Metës, Nokës, Idrizit, Gjinushit, Milos etj., e bënte Ramën të mendonte se “më mirë t’mos e kesh një pushtet, sesa ta marrësh e ta lësh në dorë të vicklave të ca njerëzve, me të cilët s’të lidh ndonjë gjë e madhe”. Këtë e mendonte, të kuptohemi, ngaqë kish një siguri se do të fitonte, e jo ngaqë, si një shtetar i mirë, ish i merakosur për fatin e qeverisjes së ardhshme. Mirëpo, Rama nuk është më ai i pari. Tani nuk është se dremit më mbi sigurira të tilla. Përkundrazi, nëse ka një gjë që s’e mendon më, kjo është ardhja në pushtet i vetëm. Është duke menduar bash të kundërtën. E është duke punuar për të. Deri para ca kohësh ndihej i bezdisur nga ideja e bashkëpunimit dhe e ndarjes së pushtetit me të tjerë. Ndërsa tani kjo ide, jo vetëm që nuk i shkakton asnjë lloj problemi e sikleti, por e ka bërë të hapur e kooperativ. Atij i duhet të fitojë, e fitorja arrihet duke mbledhur çdo votë të mundshme. Dhe kuptohet, në këto rrethana, meraku për një qeverisje të nesërme është një luks që Edi Rama s’mund t’ia lejojë vetes, n’daçi për një dispozicion të vetin amoral, n’daçi për një hesap elektoral, n’daçi për një axhendë politike të emergjencës që ka ky vend (jemi nën hyqmin e një satrapi marrok).

E bukura është se, sikur të mos jetë mjaft kjo tërheqje morale që kemi pranuar, apo kemi inkurajuar, një pyetje mbetet, prapëseprapë: Është në gjendje Rama të krijojë karvanin elektoral që lipset për t’u ballafaquar me satrapin marrok? Unë personalisht ende nuk kam një përgjigje për këtë.

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Kam une nje pergjigje per satrapin, o Muço djali. Ate pergjigje qe ju eshte dhene gjithmone satrapeve qe mbahen me "bajonetat e serbit". Dyfekun ne lule te ballit.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Mendoj se votat qe Rama mund te mbledhe ne ndonje xhep me kete perqasjen e re i humb diku tjeter duke hequr dore nga fryma opozitare e periudhes qershor 2009 - korrik 2011. Keshtu si po vijne punet nje pjese e elektoratit gri (te pavendosur) mund te mos shkoje fare ne votime. Ky elektorat mund te shkonte ne votime ne rast se PS do te bente opozite me te forte, ndersa me kete perqasje qe shpjegohet ne artikull dhe qe po e shohim edhe ne praktike mund te shkojne punet qe PS te beje koalicion me LSI, pra shtohen dyshimet e kahershme se ''keta njesoj jane'', ''zihen ne mengjes dhe ne dreke e gjejne gjuhen e perbashket'', etj. Shto ketu se edhe partite e reja si Aleanca Kombetare dhe Fryma e Re Demokratike pavaresisht se tani deklarojne se nuk do te bejne koalicion me partite e medha, pas zgjedhjeve ka shume mundesi qe te futen ne koalicion me njeren nga keto parti.

Submitted by miku yt o Muco! (not verified) on

"Përkundrazi, nëse ka një gjë që s’e mendon më, kjo është ardhja në pushtet i vetëm. Është duke menduar bash të kundërtën. E është duke punuar për të. "

Me te vertete mendon kete qe thua? Lenia ne fuqi e ligjit te zgjedhjeve njesoj nuk te duket ne kundershtim me cka thua? Ai po punon vetem per veten e tij. Me idene qe cdo dite qe Berisha kalon ne pushtet e ben ate me te urryer dhe keshtu i rrit pak shanset Edit te fitoje. Kete llogjike kishte edhe me 2009 edhe humbi. Shtoi kesaj mosrespektin total qe Edi ka per te tjeret. Shtoi edhe mungesen totale te llogjikes e intuites qe ka treguar keto vite (kulmi u arrit tek "njala e Lalzit"). Ti do te me thuash cfare kishte ne dore Edi per ligjin? Thjesht te bojkotoje cdo firme qe i nevojitet Berishes per t'i hedhur hi syve te Europes. Nuk ka bythe t'i rezistoje presionit? Te lere vendin e punes, nuk mund te mbahet tere Shqiperia peng se Edi ka fiksim kryeministrine! Ti do te me thuash kush eshte alternative ndaj Edit? Po me kete mendim flasin edhe keta te PD-se kur justifikojne Berishen! A nuk mendon qe ka ardhur koha qe te pretendojme me mire? Apo detyrimisht duhet thjesht te nderrojme plehren qeveritese? PS-ja kishte dhe ka, per aq kohe sa eshte ne opozite, detyren morale per te perfaqesuar tentativat per liri-demokraci te popullit shqiptar, dicka qe PD po na e mohon prej 7 viteve. Nqs. ti Muco je i mendimit qe ne nuk e meritojme, ose nga ana antropologjike nuk jemi akoma gati, une jam i mendimit qe nuk meritojme Edin ne vend te Sales. Jam shume me dakort qe ta lejme Salen t'i veje zjarrin edhe njehere, me shprese qe te rebelohet populli, sesa thjesht te nderrojme partneret e korrupsionit. Ideja qe Edi te fitoje zgjedhjet dhe te filloje pazaret dhe negocimet me Zamirin, Sandrin etj. me ben te vjelle! Une kerkoj drejtesi, liri, vote te garantuar, kushte te barabarta per te gjithe ne ekonomine e tregut. Ose ne te kundert thuaje shqip qe nuk na takon, dhe as Edi s'duhet te na e garantoje! Jo nuk mundet, por s'duhet!

Submitted by Genti (not verified) on

Ne zgjedhjet lokale te vitit te kaluar manipulimi i rezultatit nuk ishte thjesht rinumerimi i votave te hedhura gabim nga KQZ (Ristani). Perpara se te vinim tek fitorja e Rames me dhjete vota kishim dyndjen e provinces per te votuar ne Tirane. A garanton dot PS (Rama) mbrojtjen e votes ?

Submitted by Bard (not verified) on

Shkrim realist, surpriza qendron ne ate qe me ne fund, edhe Nano e shpall publikisht mosbesimin ndaj Rames. Nuk e di sa jane ata qe kane te njejten ndjesi, por me duket se po shtohen dita dites. Une e perseris qe humbja e zgjedhjeve ne 2013 realisht eshte fitore e PS, se vetem nepermjet rotacionit ne krye te saj mund te kthehemi ne piken ku kerkohet demokraci e brendshme dhe alternative reale ndaj regjimit. Berisha eshte aq i lodhur, sa cdo opozite pervec kesaj qe kemi tani mund ta rrezoje ne cdo kohe, prandaj socialistet nuk kane pse ta konsiderojne proven elektorale te 2013 si beteje per jete a vdekje. Eshte thjesht nje perplasje ne te cilen njera nga te keqijat qe e kane mberthyer kete vend do kepuse qafen ne menyre perfundimtare. Une them, qe prioritare eshte largimi i Rames, se potencialisht, ai eshte i pathyeshem nese vjen ne pushtet, dhe kjo do te ishte nje hap me tej drejt gremines se qeverisjes alla Putin.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

eshte e sigurte qe Rama ska intuiten e nevojshme politike dhe as racionalitetin e duhur per te luajtur poker koalicionesh. Ska anje prove qe Rama te vertetoje te kunderten. Une smund te mohoj qe elektorati votues ne Shqiperi anon nga e majta, por eshte po fakt qe formulat e Berishes kane rezultuar ne numra fitues deputetesh! Ujku plak tall trapin gjithe dites me kelyshin Rama;-p .. Aleancat e fshehta te Rames me Topin dhe Spahiun qe bejne sikur skane pazar nen rrogoz (une si deshmitar okular di fakte konkrete se cpazare kane drejtues te FRD dhe AKZ kane me Ramen deri te financimet dhe mbushjen e sallave;-) nuk do sjellin ndonje ndryshim votash ne dem te PD sepse Rama nuk frymezon (e thote dhe Muci jo pa te drejte gjithe zhgenjim dhe mllef) dhe do te humbase edhe ato vota qe ka si pasoje e krizes se besimit qe ka krijuar te e majta. Formula e Rames per te futur ne krye te listave lokale Gjinushin, Milon, Kocin, etj nuk do te sjelle mbledhje votash ne koalicione pasi do te demotivoje elektoratin e partive te vogla duke sjelle dobesimin e rezultateve te votave te vogla cka do nxjerre perseri nje nr me te vogel deputetesh se sa Berisha;-) Ta harroje Muci se Rama ka shprese per te fituar poker koalicionesh me Berishen;-) Rama eshte amator dhe kjo eshte loje per profesioniste;-)

p.s. Muci mos u lodh kot, se nuk este me te thenme kjo pune por me te dhenme;-)

Submitted by Nordi (not verified) on

Zoti Mustafa (jo Zoti Nano ...), eshte e vertet qe zgjedhjet e 2013 do te jene shume te veshtira per vendin tone qe eshte zene ne gracke nga keta politikan dallkauk. Opozita ne asnje menyre nuk duket te bjer ne qorrsokakun e Opsionit 2, pasi pazaret do te mbysin frymen demokatike dhe per vendin nuk do te kishte asnje zhvillim. Pra pazaret e vjetra do te zevendesoheshin me pazare te reja. Ai qe duhet ti vere gishtin kokes eshte vete populli, i cili duhte te beje mire llogarite kesaj radhe, nese do te hiqet zvarre dhe te behet pjese e skemave te pazareve te "shterese High Class", apo te votoj per nje ndyshim dhe drejtim te ri. Propaganda per nje rilindje te vendit nuk duhet te lihet vetem ne doren e nje apo grup individesh te lidhurne nje organizim. Ajo duhet te behet nga te gjithe ata qe e konsiderojne te domosdoshem rilindjen e vendit. Asnje individ qe e shikon se cpo ndodh me kete vend nuk duhet te hesht dhe te tregohet disfatist. Duhet te flasim, te bertasim, madje te uleresim per ate qe po na shikojne syte. Ka shume votues qe e shesin voten per 100o Lek te reja dhe per kater vjet vuajne mjerimin, shtypjen, shfrytezimin. Sensibilizimi i shoqerise eshte zgjidhja e vetme per vendin dhe angazhimi i figurave te reja intelektuale ne drejtimin e kesaj levizje. Pazaret e "xhaketave te vjetra" nuk eshte zgjidhje.

Submitted by MONDI (not verified) on

Partia Socialiste duhet te vije e vetme ne pushtet.

Partia Socialiste nuk duhet te vije per te qeverisur milo-ja me pilon.

Partia Socialiste do te fitoje zgjedhjet e ardhshme sepse masa derrmuese e shqiptareve do te votojne ndrsyhimin.

Partia Socialiste e ka shume te lehte te premtoje poste ministrash e zevendes kryeminstrash per aleatet aktuale e ata potenciale.Nuk e ben kete sepse nuk do ta beje kete kur te vije ne pushtet.Pas kesaj shume lehte afroheshin te gjithe.

Me nje post ministri nuk pjerdh njeri per alkimine qe mustafa nano shquan tek sali berisha

Muco vazhdoni ju vlla.Se nuk keni pune tjeter.

Po na thuaj zotrote cduhet te beje rama me Nard Ndoken me te shpellaret e tjere ne qarkullin?

Submitted by anonim (not verified) on

Z Mustafa , unë ju mirëkuptoj. Së pari unë mendoj se edhe në se Rama do të lishte 300 vota më shumë se sa vegla e Berishës, ai do ti kishte bërë llogari që vjedhja të ishte më e madhe dhe përsëri do të dilte e njëjta gjë.Përsa i takon Ramës, në fund të fundit le të iki, po a ka ndonjë variant tjetër?Kemi kuptuar që këtë post e do Blushi tashmë i zdukur pa lënë gjurmë, as mish as peshk, pjesë e klanit KLAN TV (e ngatërova për pak me SHIJAK TV). pa parime, dembel etj. Të jesh kundër Berishës duhet të marrësh parasysh që mund të iki dhe koka, a ka të tillë? Z Mustafsa, unë them se edhe në se Berisha kalon në opozitë, si prapë nuk të lë të punosh.

Submitted by llulla kokemadhe (not verified) on

"........një pyetje mbetet, prapëseprapë: Është në gjendje Rama të krijojë karvanin elektoral që lipset për t’u ballafaquar me satrapin marrok? Unë personalisht ende nuk kam një përgjigje për këtë".    Mustafa. Ti nuk je ne gjendje ta gjesh pergjigjen e duhur per shkakun se: ajo qe ti kerkon eshte e njellojte me ate send i cili ekziston por qe nuk duket.  P.sh. Demokracia ne vendin tone ekziston ne mendjet tona por ajo nuk duket, nuk e prekim, nuk  e shijojme dot etj. Edhe puna e karavanit elektoral (turqisht - jo karvanit), te Rames ekziston ne shpirterat e 70% te shqiptareve por qe nuk ka duk kur vjen fjala per te numuruar votat. Pasi keto te fundit, pra ato qe perbejne diferencen fituese, dalin nga diku dhe hyne neper kutite e votimeve sipas nje ligjesie te caktuar e cila i sherben vetem qeverise Berisha, Nano, Meta, Nano, Berisha, po Berisha aktualisht. Perfundimisht. Demokracia paqesore nuk eshte ceshtje karavanesh elektorale. As ceshtje RAME. Nuk jane keto te fundit ato qe percaktojne mbijetesen e regjimit demokratik paqesor- liberalist. Sepse, p.shembull, edhe ti ishe ne vitin 1991 kur ra diktatura, por cfare solli ai karavani i madh  dhe i lavdishem elektoral i vitit 1992? Rinjalljen e diktatures, tashme,  me petka te sheqerosura. Pra. Duam nuk duam, niveli i Demokracise shqiptare eshte ceshtje qe lidhet me genin shqiptar. Dhe sot per sot Geni shqiptar kaq e ka takatin. Deri ketu  shtyn ai karrocen. Pas disa viteve Geni tone do te lemohet dhe do te pasurohet me veti me te mira biologjike, dhe per pasoje do te reagoje me pozitivisht ndaj problemeve dhe ceshtjeve shoqerore dhe ekonomike qe do ti shtrohen per zgjidhje. Megjithe permiresimet, ne do te vazhdojme qe te mbetemi ne bishte te dynjase, deri ne momentin kur do te arrime te gjejme  ato forca kolosale qe do te na ndihmojne te bejme disa hope cilesore social-ekonomike  rradhazi! Po a eshte kjo gje e mundur praktikisht? Kjo eshte pyetja ime?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.