Blushi: Fitojmë nëse tregojmë se jemi ndryshe nga PD-ja

Postuar në 17 Tetor, 2011 04:47

Pas një heshtjeje të gjatë, shumë të gjatë, bëhet i gjallë Ben Blushi me një intervistë për Panoramën. Blushi shfaqet opozitar me titull të plotë, shfaqet gjithashtu me frymëzime politike të majta, gjë që nuk para bëhet këtejpari, dhe në fund përpiqet të na japë një fotografi të vetën të realitetit politik shqiptar. Fut në scanner opozitën, ku ai bën pjesë, por këtë herë fut mirë në scanner dhe maxhorancën, e në këtë mes bie në sy një qëndrim i fortë dhe i qartë lidhur me 21 janarin. Lidhur me këtë ngjarje të fundit, thotë diçka të saktë, që nuk është thënë nga brenda PS-së: katër protestuesit u vranë nga dora e Berishës, por u vranë ngaqë ne s’ishim në krye të protestës.

S’do ish keq të bënte dhe një mea culpa për faktin që po flet me kaq vonesë për atë ngjarje nga më dramatiket në historinë shqiptare të 100 viteve të fundit. Ashtu siç nuk do të ish keq të bënte dhe një mea culpa për miratimin që i ka bërë përpjekjes joint venture Berisha-Rama për të ndryshuar kushtetutën brenda natës.

Por përtej këtyre nënvizimeve, duhet pohuar një gjë pa mëdyshje: intervista e Ben Blushit është plot lëng e lëndë; është një nga më inteligjentet e dhëna prej një politikani gjatë viteve të fundit. Mund të gjeni online në http://www.panorama.com.al/aktualitet/blushi-rruga-ndryshe-qe-sjell-ps-ne-pushtet

M.N.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

O z. M.N. pra kjo ju duket interviste e zgjuar...mua me duket si fare pa lidhje me realitetin. Sepse ketu nuk kemi te bejme thjesht me nje qeveri qe ta zeme qe nuk po punon mjaftushem dhe po i mungon i cik perqendrim dhe motivacion apo ku ta di une. Por kjo eshte nje qeveri qe vret dhe vjedh diten per diell. Pra ka nevoje qe te dalin perfaqesuesit e opozites para tv dhe te deklarojne se nuk do vrasim njeri prandaj na votoni!? Degradimi i kesaj qeverie ka aritur nje shkalle aq te rende saqe edhe Hysni Milloshin te benim kyeminister do dinte te qeveriste me mire (per te mbetur tek aleatet e Saliut).

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

"Pas një heshtjeje të gjatë, shumë të gjatë, bëhet i gjallë Ben Blushi me një intervistë për Panoramën..."

E di cfar? Mire ishe ne heshtje, kot u bere i gjalle

Submitted by Niko (not verified) on

Lidhur me këtë ngjarje të fundit, thotë diçka të saktë, që nuk është thënë nga brenda PS-së: katër protestuesit u vranë nga dora e Berishës, por u vranë ngaqë ne s’ishim në krye të protestës.

Protestuesit nuk u vrane nga dora e Berishes? Eh mor Ben .Ju zente mallkimi i femijve jetime qe protestuesit lane mbas.Ty dhe gjithe legenave te opozites qe per para e pushtet i kane shitur shpirtin djallit Berisha.

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

o Niko,

mos ka keqkuptim nga ana jote. Simbas respublikes, Beni ka thene qarte qe:

"Ata u vrane nga dora e Berishes. (PIKE , nuk ka vend per diskutim tjeter.)

Ndoshta ata nuk do te ishin vrare sikur...ne (udheheqja e partise) te ishim ne krye te protestes.

Keshtu e kam kuptuar une o Niko.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.