Parlamenti holandez njeh genocidin armen
Parlamenti holandez ka votuar për ta njohur si genocid masakrën e vitit 1915 të Perandorisë Osmane mbi 1.5 milionë armenë. Ky votim është pasuar me një “përplasje” diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj.
Mocioni gjeti mbështetjen e të gjitha partive të mëdha. Ai vjen pak ditë pasi qeveria turke foli për ndryshim të marrëdhënieve me Holandën. Ndërsa ministri i Jashtëm turk tha se mocioni i miratuar nuk do të njihet si i ligjshëm.
Prej kohësh, Armenia ka kërkuar që vrasjet e armenëve nga Perandoria Osmane të konsiderohen genocid. Autoritetet turke e kundërshtojnë fort këtë gjë, duke argumentuar se masakra janë kryer nga të dyja palët.
Të paktën 29 shtetet, mes të cilave Rusia, Kanadaja, shumica e vendeve të BE-së dhe vendet e Armeikës së Jugut e kanë njohur genocidin mbi armenët.
Vendimi i Parlamentit holandez vjen në një moment kur tensioned janë rritur mes Holandës dhe Turqisë. Në fillim të këtij muaji, Holanda tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja. Shkak u bë një debat i madh që erdhi pas bllokimit të vizave të disa zyrtarëve turq që u përpoqën të bënin fushatë për referendumin që i shton kompetencat Erdoganit.
Në atë kohë (mars 2017), presidenti turk deklaroi se “herët apo vonë, ata do ta paguajnë këtë”. Po ashtu, Erdogan u shfaq i ashpër pasi Holanda i ndaloi hyrjen në vend ministrit të Jashtëm turk. “Ata janë mbetje të fashizmit”, tha Erdogani, ndërsa kryeministri holandez, Mark Rutte, tha që Ankaraja duhet të kërkojë falje për gjuhën e papranueshme.
TemaTv
Comments
Kisha nje pyetje ne lidhje me
Kisha nje pyetje ne lidhje me termin gjenocid. Here pas here, si edhe ne rastin e tanishem, lexojme per shtete qe i bashkangjiten njohjes se masakrave osmane mbi armenet si gjenocid. Ndersa ne shqiperi, parlamenti ka shpallur nje rezolute duke shpallur si gjenocid perndjekjen e çameve nga Greqia. Nje rezolute paksa rokamboleske kjo me "u miratua, nuk u miratua, ishte miratuar po nuk e kishim mendjen... nejse..". Paqartesia qe kam duke krahasuar keto dy raste, eshte se si dhe kush vendos qe nje ngjarje te caktuar te quhet apo jo gjenocid? Ne rastin Armen, mesa kuptoj kjo trajtohet paksa si njohja e pavaresise se nje shteti, qe nuk mjafton qe shteti te autoshpallet i pavarur, po duhet qe kjo pavaresi, te njihet nderkombetarisht per te qene e tille dhe shteti te trajtohet efektivisht si i pavarur. Ndersa rasti çam me duket komplet si diçka tjeter dhe nuk di as te kete pase ndonje perpjekje nga shteti shqiptar pe nje njohje nderkombetare te ketij akti te brenshem parlamentar. Jane vertete dy gjera te ndryshme apo gabohem?
Rezoluta nuk flet per genocid
Rezoluta nuk flet per genocid: http://arkivi.peshkupauje.com/2013/10/botohet-ne-fletoren-zyrtare-rezolu...
Ok, atehere rezoluta dhe
Ok, atehere rezoluta dhe quarja gjenocid e kesaj historie te debimit te çameve, qenkan dy vendime te ndryshme. E thene kjo, me mbetet akoma paqartesia se si shqiperia e ka quajtur gjenocid dhe perse nuk kerkon njohje nderkombetare siç po ben armenia?
Add new comment