Zgjidhet demarkacioni
Një ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ajo është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazëz Dushko Markoviç. Thaçi bëri të ditur se pikat e nënshkruara, pjesë e marrëveshjes me Malin e Zi, pritet të ratifikohen në parlamentin e Kosovës.
“Me ratifikim e demarkacionit, qytetarët mund të lëvizin lirshëm me liberalizim të vizave. Kjo është dhurata më e çmuar për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës”- deklaroi presidenti i Kosovës.
Mosratifikimi nga parlamenti i Kosovës i kufirit me Malin e Zi ishte kthyer në një prej çështjeve që mbante peng rrugën europiane të Kosovës. Prishtinës i kërkohej me ngulm ratifikimi i marraveshjes së kufirit si nga Brukseli ashtu edhe nga SHBA. Demarkacioni ishte dakordësuar që në vitin 2015, por më pas hasi në kundërshtinë e Vetëvendosjes dhe disa partive. Gazeta Zëri në Kosovë thotë se marrëveshja u arrit pas një presioni të madh të Bashkimit Europian.
Comments
Ajo qe kane nenshkruar ata
Ajo qe kane nenshkruar ata eshte leter bakalli. Tymi do i dale me vone.
Add new comment