Politika bëhet edhe më konfliktuale pas raportit të BE-së

Postuar në 17 Tetor, 2011 05:23

Pas raportit të BE-së mbi Shqipërinë, i cili ishte me ngjyra të zeza dhe i cili i tha “jo” kërkesës së qëmotshme për statusin e vendit kandidat, pritej një sjellje skrupuloze dhe e kujdesshme e klasës politike. Ka ndodhur e kundërta. Dy ditë pas publikimit të këtij raporti, parlamenti u shndërrua dhe njëherë në një arenë kacafytjeje mes palëve (“do ta bëj fytyrën më të zezë se sa këpuca”, iu drejtua kryeministri deputetit Tahiri).

Kjo ngjarje u pasua me tone të ashpra në komunikimin mes maxhorancës dhe presidentit. Topalli e konsideroi Topin si kreun e celulave anti-europiane, ndërsa ky i fundit e përbuzi kreun e Kuvendit si një njeri që, përveç të tjerash, s’arrin të flasë standardin e gjuhës shqipe. Dhe debati vijon.

Ambasadori i BE-së në Tiranë ish sot në “vendin e krimit”, në Shkodër, dhe i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë clash of civilizations, u mjaftua të thosh në mënyrë didaskalike se “gjuha më e mirë është ajo e bashkëpunimit”. Në fakt duhet të jetë i shock-uar nga fakti që menjëherë pas raportit sterrë të BE-së, sherri politik për të cilin Shqipëria është penalizuar, merr përmasa edhe më të mëdha se më parë.

“Priten reagime politike deri në dhjetor ku Bashkimi Europian do të diskutojë sërish për Shqipërinë”, tha Sequi, por ka pak gjasa që ndokush t’ia vërë veshin.

E.G.

Comments

Submitted by Imer.L. (not verified) on

<p>Ne fakt deputeti Tahiri ,e ka fytyren me te zeze se edhe boja e kepuces.Ketu Sala eshte shprehur gabim.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Duke lexuar A. Hoxhen sot Te vjen per te qeshur qe Artan Hoxha “did it again”. U dha shume mend nga te tijat per te 2 liderat dhe publikun injorant sesi u Dalka nga “ngerci” (duket se ka qene Artani qe I ka thene Berishes qe te kembenguli me vetmohim deri ne sharlatanizem qe ngerci tingellon shume me mire se KRIZA) po ce do qe asnjeri nuk po ja var racionalitetit te tij brilian. Sugjerimi Im qe kete Djale “a.hoxhen” ta bojme President apo edhe Krieminister pasi sic edhe thote ai vete…”Vetëm mendje të kthjella, vullnete të hekurta dhe përgjegjshmëri të plota publike mund ta kapërcenin instinktin. Por, nëse do të ishin të këtilla, s’do e kishim pasë pasur fare këtë ngërç.” Pra duket qarte se I vetmi burre mes nesh qe I permbush te gjitha kriteret e mesiperme eshte Dora vete Artani trim. Per dreq eshte edhe per te qeshur edhe per te qare, por jam I sigurt qe Artani vete eshte mjaft I qeshur dhe I lumtur me mendjen e tij briliante, dhe Pikat e tij te perjavshme. Pamvaresisht se Berisha sja var sugjerimeve dixhitale ne distance ai duhet te ndihet superior se keshtu I del borxhit edhe Liderit edhe popullit fukara qe mezi e ka…..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.