Në fillim si tragjedi, pastaj si farsë

Postuar në 27 Korrik, 2012 03:47
Ardian Vehbiu

Një herë e një kohë, kur Enver Hoxha ende nuk i kish hequr avokatët mbrojtës nga sistemi gjyqësor i Shqipërisë totalitare, qëllonte që, gjatë ndonjë gjyqi politik, të ngrihej avokati mbrojtës dhe të kërkonte dënimin maksimal për të pandehurin.

Se pse bënte kështu, veç mund ta marrim me mend. Disa kishin frikë se mos përfundonin vetë në bangon e të akuzuarve ; të tjerë kushedi ishin të bindur se të pandehurit, të cilit kishin për detyrë t’i mbronin, nuk meritonin gjë tjetër veç litarit.

Kjo m’u kujtua, kur lexoja këto ditë si Jozefina Topalli, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po sillet si një nga përkrahëset më të zjarrta të nismës së Berishës & Co. për t’ua hequr imunitetin zyrtarëve të lartë hic et nunc.

E përsërit: kjo që çaprashit kështu është Kryetarja e Kuvendit, ose personi që, sipas Rregullores së Kuvendit, Neni 1,

“[...] përfaqëson Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij.”

Tani, sipas Kushtetutës në fuqi, imuniteti parlamentar mbetet një nga të drejtat e njohura me ligj, të anëtarëve të Kuvendit; pavarësisht nga ç’mendojnë Berisha, Europa ose Rama.

Prej Kryetares së Kuvendit, qoftë edhe thjesht për etikë profesionale dhe shpirt solidariteti me institucionin që kryeson, pritej që ta kundërshtonte, edhe vetëm pro forma, çdo nismë që synon kufizimin e të drejtave të anëtarëve të këtij institucioni.

Edhe sikur znj. Topalli, privatisht, të ishte dakord e tëra me nismën për heqjen e imunitetit, ajo bënte mirë ta mbante këtë opinion për vete dhe rrethin e saj të ngushtë, ndërsa në publik të mbronte institucionin që ia kanë ngarkuar të drejtojë dhe të administrojë.

Si mund të jetë kjo zonjë  Kryetare e Kuvendit, sa kohë që kërkon të zhvishen nga privilegji i imunitetit deputetët, respektimin e të drejtave të të cilëve ajo është e detyruar të sigurojë?

Apo vallë ajo mendon se të drejtat e deputetëve do të respektohen më mirë, dhe vetë Kuvendi do të funksionojë më mirë, sikur Prokuroria të lejohet t’i ndjekë penalisht përfaqësuesit e zgjedhur, sipas orekseve dhe paranojave të ekzekutivit?

Natyrisht, opinioni i zonjës Topalli, sa kohë që kjo i konformohet vullnetit të Berishës, nuk ngre asnjë peshë; por janë pikërisht incidente të tilla, të vogla në vetvete, ose shprehje të tilla të besnikërisë ndaj vijës politike, që të bëjnë të mendosh se, kur vjen fjala për zbatimin e sistemit demokratik në Shqipëri, shtetarët dhe pushtetarët tanë luajnë “shtëpiash”, duke i zhveshur ligjet nga fryma, për t’i kthyer në shkronjë të vdekur.

Për t’u kthyer tani te avokatët mbrojtës të diversantëve dhe të komplotistëve në kohët totalitare, më duhet të shënoj edhe që, Enveri, pasi u lodh me hipokrizitë e tyre, vendosi t’i shporrë këta krejt, si figura profesionale, ose aktorë palë në skenën e gjyqit, pse veç i harxhonin kohën dhe krijonin ndonjëherë përshtypjen – e gabuar – se prokurorët e popullit mund edhe ta kishin gabim.

Marrë nga Peizazhe të Fjalës (http://xhaxhai.wordpress.com)

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Do te beje nje paralele po me vektor ne kah te kundert me kryeparlamentarin grek, pasi i njoh paksa zhvillimet parlamentare. Fillimisht partite e koalicionit, kur do te propozonin kryeparlamentarin kishin si qellim te gjenin nje deputet qe do te dinte te zbatonte rregulloren e brendshme me korrektesi dhe te mos acaronte klimen me partine e 'neonazisteve'  Agimi i Arte. Mes shume femrave e meshkujve u zgjodh ish ministri i mbrojtjes Meimaraqi, per qetesine, korrektesine, disiplinen, fjalepakesine e paanesine ne realizimin e nje seance parlamentare. Dhe deri tani po e kryen me sukses. Ne cdo nderhyrje qe bene ndaj deputeteve ju kujton nenet e rregullores qe po tentojne te thyejne, ju kujton kohen ne dispozicion e konsumin e saj, ju kujton qetesine dhe respektin ndaj fjales se kujtdo dhe mban rradhen sipas rregjistrimeve fiellestare. Ne daljet publike, edhe pse eshte deputet i Demokracise se Re, ashnjehere nuk eshte prononcuar per politikat e partise se tij, por vetem per mirefunksionimin e parlamentit, realizimit te detyrave e objektivave te tij, demokracise se brendshme, mbrojtjen e deputeteve duke u theksuar te kene kujdes e mos shpifin kuturu por me fakte te cilat i depoziton ne sekretari, etj. Asnjehere , jo ne seanca, por as ne dalje publike nuk ben 'politike' partiake. Kjo eshte panorama panoramike, sec ben pas 'syve' publike eshte pune e tij...

Per model e solla, por jo me pretendimin se ja vlen per 'kopjim', por ngaqe nuk e di se cilin 'mentor' ndjek kryeparlamentarja jone ne parlament e ne dalje publike, pa e ngateruar ne takimet me zgjedhesit e saj qe duhet te jene jashte 'syve' mediatike...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk i dij gjynahet e Jozefines, por dij qe ne parlament ka gjynahçar qe kan shkaktue vrasje njerzish, burgosje, internime, torturime etj. Ma merr mendja se Jozefina keto gjana nuk i ka ba.

Sa per avoketnit e para 1967.

Ju siguroj se ne Shkoder nuk ka pase ASNJI AVOKAT qe te kete kerkue denimin maksimal te pandehunit.

Submitted by Zapbone (not verified) on

"Enveri, pasi u lodh me hipokrizitë (avokateve)e tyre, vendosi t’i shporrë këta krejt..."

Komunist, pusht, nostalgjik, njeri i keq, komunist, komunist, komunist.

Submitted by serbo-fili (not verified) on

O zabpone sa shpejt u rrevoltove moj shoqe.Po dhe sot e gjithe diten avokatet jane me plehrat e sistemit te te ashtuquajtures drejtesi.Pak gjygje skane perfunduar prej mospjesmarrjes se tyre ne afatete e caktuara pasi po ruanin grate qe u shkonin me 4-5 dashnore njeherazi

Submitted by Flori (not verified) on

Ardian Vehbiu është Chuck Norris-i shqiptar. Ky i di të gjitha! Gjithkund i fut hundët. Çdo gjë di, por nuk di asgjë! Zot ruana nga Chuck Norrisi shqiptar!

Submitted by anonim (not verified) on

Ardian, ndonjehere qellon te shkruash gjera me mend, mirepo shpesh here, sikunder kesaj radhe, ia fut krejt kot. Ben edhe ti si Enveri motit, behesh ekspert per te gjitha fushat. Topalli eshte kryetare e kuvendit dhe jo avakate e zullumeve te deputeteve. Te kujtoj se ka shume parlamente ne bote ku deputetet ia kane hequr vetes ate qe ti e quan "te drejte kushtetuese". Te kujtoj gjithashtu se dhjetera avokate te kohes se Enver Hoxhes u martirizuan per shkak te detyres. Fundja s'ke faj, se ti u perket atyre shqiptareve qe historite e persekutimeve dhe te gjyqeve politike te regjimit i kane me te degjuar.

Submitted by Dardan (not verified) on

A ishin ata njerez qe mbroheshin nga avokatet e kohes se Enverit pikerisht keta qe jane sot ne pushtet? Nese lloji I atyre njerezve qe Enveri u paska hequr dhe avokatet, kane qene po ky lloj qe sot komandon Shqiperine, atehere Enver Hoxha paska qene vertet krimineli me I madh I kombit tone!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.