Unë jam i interesuar më shumë për 101-vjetorin e Pavarësisë

Në kuadrin e aktiviteteve dhe festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dua të shkruaj disa radhë apel për 101-vjetorin e pavarësisë shqiptare! Kjo, sepse gjykoj se këto organizime qartazi janë më shumë në funksion të vitit elektoral në të cilin sapo kemi hyrë, se në funksion të respektit për të shkuarën tonë historike deri në vitin që së shpejti do hyjë në të 100-tin e pavarësisë!
Ndërkohë që shkatërrimi i monumenteve të kulturës dhe historisë është kthyer në një fenomen që po gërryen Shqipërinë në çdo cep të saj, askush nuk reagon për të frenuar këtë masakër; në kor dhe me shumë pasion “të gjithë” investohen për te ndërtuar monumente të reja! Pa dalë kundër këtij kori, dua vetëm të kërkoj nga sot dhe deri në ditën e fundit të kësaj gare politike me bazë historinë si mjet elektoral që ajo të përfundojë me standardin evropian: Humbësi të pranojë rezultatet elektorale e të uroj kundërshtarin për fitoren!
Në fakt që të arrihet deri aty duhet që pikë së pari të performohet një proces elektoral i standardeve evropiane ku vota e qytetarit të mos devijohet dhe institucionet të jenë në më të mirën e tyre në respekt të Ligjit dhe jo “Maliqit”! Që kjo gjë kaq e bukur të ndodhë duhet që çdonjëri nga ne, aty ku ka akses publik dhe jo publik dhe sado modestisht të kërkojë një gjë të tillë! Unë besoj se të gjithë së bashku mund t’ia dalim të hedhin gurin e parë mirëfilli evropian në historinë elektorale të zgjedhjeve shqiptare të paktën në 101-vjetorin e pavarësisë...
Relacionet e politikës me historinë!
Së fundi debatet për rishikimin e historisë politike shqiptare kanë mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve të shumta duke u bërë kështu edhe pjesë të politikë-bërjes dhe sigurisht pjesë e garës elektorale të filluar informalisht! Thënë këtë, automatikisht ne qytetarët duhet të kuptojmë dhe padyshim vetë politikanët që flasin për historinë e shkuar, se ndërkohë janë duke performuar historinë e tashme të cilën do e mësojnë brezat e ardhshëm!
Për fat të keq apo të mirë, nëse do u lëmë atyre një të shkuar historike më të mirë se kjo që na kanë lënë ne, kjo varet nga politika e sotme dhe nga instrumentet e tjera të një shteti të tipit perëndimor siç është, ose synon të jetë dhe ky i yni. Në fakt, ndërsa e kam ndjekur debatin mbi historinë me shumë vëmendje, kam kujtuar shkrimtarin amerikan të lindur në Spanjë, George Santayana i cili në librin e tij me 5 vëllime “Jeta e arsyeve, 1905-1906” (George Santayana, The life of reason, 1905) thotë se ata që nuk kujtojnë të shkuarën janë të detyruar ta përsërisin atë.
Kjo shprehje është tashmë një filozofi globale dhe mësohet si në auditorë ashtu edhe në media, por unë personalisht pak e kam dëgjuar apo lexuar (qofsha i gabuar) të artikuluar publikisht këtë filozofi në gjuhën tonë publike dhe veçanërisht atë politike! Ndoshta jam i gabuar, por më duket e munguar edhe në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në të gjitha nivelet, jo vetëm tek politikanët tanë! Nuk kam dëgjuar asnjërin prej historianëve tanë ta sjellin në vëmëndjen publike këtë filozofi racionale dhe të munguar në pothuajse të gjithë historinë tonë politike të shtetit. Ata padyshim e dinë që historia politike e shqiptarëve është e mbushur me keqkuptime midis vetë shqiptarëve, por nuk e thonë që edhe sot po ashtu vazhdon, për fat të keq!
Unë personalisht dhe sigurisht modestisht besoj se ndërsa politika sot flet në mënyrë elektorale për politik-bërjen e periudhës së Fan Stilian Nolit dhe Ahmet Bej Zogut, studiuesit tanë duhet të thonë gjithashtu se ku më shumë e ku më pak, po me të njëjtin mënyrë vazhdon politik-bërja e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Dhe, meqenëse jemi tashmë në një vit elektoral dhe meqenëse ashtu si Noli edhe Zogu e kanë shkëmbyer pushtetin me dhunë dhe, meqenëse historia elektorale e pluralizmit shqiptar nuk është për t’u komplimentuar, studiuesit, gazetarët dhe qytetarët duhet të apelojnë që kjo të mos ndodhë më dhe vota të vendosë në mënyrë demokratike kush do qeverisë, sigurisht pa kundërshtime politike! Por që të ndodhë kjo në vitin e 101-të të Pavarësisë duhet të fillojë kjo histori e re e shtetit shqiptar modern me pyetjen që çdonjëri nga ne duhet t’i bëjë vetes në mënyrë amerikane: Ç’duhet të bëj unë që kjo gjë të ndodhë?
Unë e kam nisur këtë përpjekje personale!
Historia e Evropës ku dëshirojmë të jemi pjesë integrale dhe duhet ta meritojmë këtë hap historik, ka një praktikë shumë demokratike nga e cila duhet absolutisht të mësojë politika jonë dhe kryesisht drejtuesit tanë të gjithë-pushtetshëm! Dua të flas për institucionin e dorëheqjes politike pas një gare elektorale, si një rregull i pashkruar në demokracitë perëndimore, por që është dhe mbetet funksional kudo duke kontribuar në mënyrë të pazëvëndësueshme për rivitalizimin e atyre demokracive të zhvilluara.
Në bashkëbisedimin e fundit të Kryeministrit Sali Berisha me gazetarët dhe pas ligjëratës së tij për historinë e shkuar politike, unë pata mundësinë t’i drejtoja dy pyetje: njërën në titullin e Kryeministrit dhe të dytën në titullin e kryetarit të Partisë Demokratike sot në pushtet! Duke ju referuar relacioneve të politikës me historinë, por duke lënë mënjanë historinë e së shkuarës dhe përqëndruar tek kjo histori politike që po konsumojmë, si qytetar i lirë i këtij vëndi e pyeta kryeministrin tonë nëse mund të garantonte se në Shqipëri do të mundemi te realizojmë zgjedhje të rregullta nga ku humbësi të pranojë humbjen dhe të uroj fituesin duke filluar opozitën?!
Përgjigja e tij e gjatë dhe e thënë shkurt ishte se ai do t’i fitonte zgjedhjet, por ndërkohë që padyshim do pranonte çdo rezultat elektoral të qytetarëve shqiptarë qoftë ai edhe vullnet negativ për të dhe partinë e tij! Ndërsa kundër-pyetjes nëse rastin hipotetik të humbjes së zgjedhjeve, ai do të mbetej kryetar i Partisë Demokratike apo...? Ai iu përgjigj se këtë vendim do ta merrte në kohën e duhur... Unë s’do lodhem të ri-pyes z. Berisha për një gjë të tillë e cila duhet të ndërtojë institucionin e dorëheqjes në historinë politike shqiptare dhe sigurisht do te pyes edhe z. Edi Rama, ndaj të cilit kam më shumë rezerva! Besoj se çdonjëri prej nesh duhet të japë kontributin e tij që në 101-vjetorin e pavarësisë shqiptarët të njohin Institucionin e dorëheqjes pas një gare elektorale të humbur! Jo?
Comments
Z. Nura te uroj sinqerisht

Z. Nura te uroj sinqerisht per kete analize dhe menyren apel ne te cilen e ndertoni. Shpresoj dhe uroj t'ju ndjekin edhe koleget e tjere dhe ne qytetaret te cilet na ke ndjekes te emsioneve tuaja televizive. uroj te shoh dhe degjoj edhe te tjere opinioniste qe ti bashkohen ketij shkrimi apel tuajin. Persa ndjekim ne konferencat bashkebisedim te kryeministrit suket sikur pyetjet jane te para-pergatitur!

Aldi!

Ti Artur je nje nder

Ti Artur je nje nder pseudogazetaret me legene te ketij vendi. PAsi bere si miss Albanian gfjate kesaj kohe po ben dhe parashikuesin apo kerkuesin tani. Gjate gjithe kesaj kohe ke mbrojtur zgjedhjet e PD nepermjet NTV dhe Ilir Butkes si drejtor qe ke keshtu qe tani mbylle gojen dhe leri biudalliqet. Pij nje kafe dhe merru me vpogelsiorat qe te takojne

Z. Nura ju pergezoj

Z. Nura ju pergezoj sinqerisht. uroj tju ndjekin ede te tjere kolege.

varianti televiziv ne NTV.

varianti televiziv ne NTV.

Unë jam i interesuar më shumë

Unë jam i interesuar më shumë për 101-vjetorin e Pavarësisë! (NTV)

https://www.youtube.com/watch?v=7HxOk2X0n0A&feature=plcp

Add new comment