Përsëritet Zogu i Zi: Qeveria “anulon” punimet e qendrës

Postuar në 17 Tetor, 2011 02:51

Ka më tepër se një vit që ka filluar rikonstruktimi i qendrës së Tiranës mbi bazën e një projekti të bërë nga një studio ndërkombëtare dhe të miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Punimet në atë zonë kanë ecur me ritmin e breshkës, duke provokuar një ngadalësim dramatik të trafikut e duke bllokuar pothuaj totalisht magjistralin kryesor të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka patur pretendimin se e gjitha kjo ka ardhur për shkak të egzekutivit të kryesuar nga Berisha, i cili “ka bllokuar ndërtimin e Unazës së Madhe e të Vogël deri më sot”. Çështja është se qendra e Tiranës mbeti e bllokuar për muaj e muaj me radhë, gjë që mbolli një pakënaqësi që penalizonte bashkinë e Ramës. Dhe sipas shumë gjasave, qytetarët e Tiranës nuk kanë arritur ta kuptojnë mirë këtë pretendim (kush e ka kuptuar?), e nuk është çudi që një pjesë syresh të kenë votuar kundër Ramës në zgjedhjet e fundit edhe për këtë motiv.

Bashkia e Lulzim Bashës ka gjetur një zgjidhje tjetër: po anashkalon projektin. Ajo ka filluar punimet në qendër, por nuk merret vesh se çfarë punimesh janë, mbi bazën e cilit projekt e mbi bazën e cilit vendim të KRRT-së, “Në KRRT nuk ka kaluar asgjë që ka të bëjë me qëndrën”, thotë këshilltari Aldrin Dalipi, i cili më poshtë na bën me dije se do të ketë një denoncim në prokurori lidhur me këtë. Ai lë të nënkuptohet, se është duke u injoruar projekti fillestar i miratuar, dhe po punohet mbi bazën e ndonjë projekti të improvizuar.

Nëse është kështu, atëherë është fjala për një déjà vu të shëmtuar. Ka ndodhur edhe njëherë tjetër një gëj e tillë, me Zogun e Zi, por kjo e qendrës është një ngjarje më spektakolare. Bëhet fjalë për një shumë më të madhe parash që hidhet në erë.

E.G.

Comments

Submitted by luani (not verified) on

Pavarsisht se ideja e prishjes se dickaje sic ishte Zogu i Zi, ne te cilen jane hedhur parate e cdo qytetari te ketij vendi me revolton, aq me teper kur behet pa pyetur fare qytetaret, po thjesht se e ka ndertu Rama. Megjithate ne kete rast mendoj se Rama beri gabim ne zgjedhjen e nje projekti ku nuk parashikohet kalimi i makinave ne qender. Tirana nuk e ka luksin e nje qendre vetem per kembesore, duke patur parasysh kapacitetin e rrugeve dhe numrin e makinave, dhe kete e kane kuptuar te gjithe. Prandaj mendoj se projekti fillestar ishte i gabuar. Problemi eshte tani, se sa para te tjera do harxhoje Luli per te bere projekt tjeter. Shpresojme qe mos jene te ekzagjaruara...

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Nuk eshte kaq e veshtire per tu kuptuar dhe nuk e di pse behet kaq zhurme. Projekti i vjeter i qendres, sado mund te ishte i mire ose jo, vdiq ne momentin qe Unaza e Vogel nuk behet dot per shkak te rrenojave te gjetura ne rrugen Murat Toptani. Zgjedhjet alternative per momenin jane te papranueshme sepse bashkojne unazen e vogel me ate ekzistuese dhe kane bere nje rremuje te jashtezakonshme trafiku. Pra projekti i vjeter nuk behet dot me!</p><p>Tani, duhet bere projekt i ri. Por, kjo do behet vetem pasi eshte bere dhe plani i pergjithshem per Tiranen qe te kete nje ide te pergjithshme se ku do levizi trafiku. E gjitha kjo mund te haj deri ne nje vit kohe. Dhe pyetja eshte e thjeshte, a duhen haxhuar ca para qe te mos ta leme qendren dhe per nje vit sikur ti kete rene predha? Une them po. Pra historia nuk eshte fare e ngjashme me Zogun e Zi ku qeveria shkaterroi nje projekt pa patur idene se cdo bente. Punimet nentokesore te sheshit nuk po humbasin fare ne kete rast.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.