Mass-media e thëthitur nga gjeratorja e politikës

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:14
Mustafa Nano

Në një shkrim, të cilin e ka publikuar në blogun e tij “Peizazhe të Fjalës”, Ardian Vehbiu u bën një thirrje a lutje gazetarëve, më së shumti, bërësve të gazetave, që “t’ia kursejnë publikut, këtë herë, dhimbjen butaforike dhe protokollare të politikës për një ngjarje që me politikën nuk ka lidhje…. Politikanët do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të shqiptohen në telegrame dhe deklarata, të cilat le të botohen në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse. Bëni edhe ju detyrën, miqtë mi, dhe mbajini larg kravatat, përfituesit profesionistë dhe pozuesit prej dylli nga vdekja e një artisti. Mbrojeni Ali Podrimjen nga ky karnaval nëse mundeni, të nderuar kolegë të mediave, nga këta zhonglerë funeralesh, zish kombëtare dhe ngushëllimesh për dhimbjet kolektive; gjithë duke ndihmuar edhe që mediat tuaja të mos shndërrohen në kopisteri për Zërin e Padronit”.

Është një thirrje së cilës s’e kam hiç të zorshme t’i bashkohem. Vehbiu ka absolutisht të drejtë. Ai shfaqet i bezdisur më së pari “nga mënyra si sillen dhe flasin, nga gjestet dhe zakonet e vjetra dhe të reja, nga makutëria dhe ligësitë dredharake, [gjë që tregon se] politikanët shqiptarë sot, si klasë, nuk duken ta kenë lexuar Podrimen, as t’ia kenë përfillur shumë zërin, dëshirat dhe shpresat”, por çështja është më komplekse. Ose unë personalisht jam i prirur ta shoh si më komplekse. Po shpjegohem.

Mass-media shqiptare, në Tiranë, në Prishtinë, e kudo tjetër, vuan prej shumë sëmundjesh, por më e rënda është jargavitja që ajo i bën politikës gjithë ditën e ditës. Lajmet politike – dhe për ‘lajme politike’ merren më së shumti lëvizjet, gjestet, qëndrimet e çaprashitjet e eksponentëve të politikës – zënë pjesën e luanit në hapësirën mediatike; zënë prore e apriori faqet e para të gazetave, por përcaktojnë dhe titujt e parë të edicioneve informative në TV.

Duket sikur vetëm politikanët vlejnë në këtë botën tonë; të tjerët janë vegla në shërbim të tyre. Edhe kur vdesin, janë vegla. Sidomos kur vdesin.

Nuk duhet të flasin politikanët në rrethanat kur ndahet nga jeta një shkrimtar, një artist, një intelektual, etj.? Jo, s’është puna aty. Ata nuk mund t’i ndalojmë; nuk kemi as të drejtë t’i ndalojmë edhe sikur të mundnim (edhe kjo do na duhej!). Ata le të flasin, por ne gazetarët nuk mund t’i lëmë të jenë në fokus të vëmendjes së publikut, e të pushtojnë skenën, edhe kur ngjarja ka të bëjë me të tjerë, jo me ata. Nuk është e drejtë, madje është skandaloze që – po i iki rastit konkret për t’u kthyer sërish pak më pas – lajmet televizive të ditës, kur është një festë fetare, të nisin me vizitat e personaliteteve të larta shtetërore e politike në kisha e xhamia, nuk është e drejtë që fjalimeve të tyre në këto momente (si ka mundësi, pyes veten shpeshherë, që nuk e kuptojnë se fjalimet e tyre në momente të tilla janë një gomarllëk e gjysmë?) t’u jepet qoftë dhe një rëndësi minimale, ashtu si nuk është e drejtë që mediat të raportojnë në vijimësi mbi telegrame që dinjitarë të huaj u dërgojnë dinjitarëve tanë, apo anasjelltas, me raste emërimesh, festash nacionale, fatkeqësish natyrore, etj. (të gjithë e dimë se telegrame të tilla janë qoka pa asnjë domethënie e pa asnjë vlerë publike të bëra nga burokracitë diplomatike).

Ka plot rrethana të tilla, ku vihet re kjo dukuri e jargavitjesh mediatike ndaj politikanëve, por po rikthehem tek shqetësimi konkret i Vehbiut, e arsyetimin po e bëj krejt ilustrativ. Në faqen online të një gazete shumë të rëndësishme të Tiranës është një lajm me titull “Vdekja e poetit Podrimja, politika dhe institucionet mesazhe ngushëllimi”, dhe aty jepen fraza e deklarata ngushëlluese të Presidentes Atifete Jahjaga, të Kryeministrit Hashim Thaçi, të Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, të kryediplomatit Enver Hoxhaj e të ministrit të Kulturës Memli Krasniqi. Nuk jepet ndonjë qëndrim i ndokujt tjetër mbi vdekjen e këtij poeti, ndonjë qëndrim i një njeriu të poezisë, të kulturës, të artit, të ndonjë miku të tij të ngushtë, të fëmijëve të tij, të gruas, etj., etj. Lajmi mbi ngushëllimet publike pra fillon me Atifete Jahjagën e mbyllet me Memli Krasniqin.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka tek-tuk ndonjë gazetë që është fokusuar te reagimet e kolegëve të Podrimjes, por janë përjashtime që përforcojnë rregullin. Dhe rregulli është “të informohet publiku se çfarë mendojnë politikanët, se sa u ka dhembur atyre, se si e shprehin ata këtë dhembje”. Mediat e Kosovës duket sikur vuajnë ca më shumë nga kjo patologji dhe raportimet e këtyre ditëve lidhur me të njëjtën ngjarje janë domethënëse. Në gazetën “Express”, pas informacionit mbi vdekjen e poetit Podrimja jepet një reagim institucional nga ana e Akademisë së Shkencave (një dreq e di pse akademikët fshihen edhe në raste të tilla tepër humane pas deklaratave kolektive institucionale), e më pas jepen me radhë deklaratat e presidentes, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, ministrit të Jashtëm, atij të Kulturës, kreut të LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosja. Veç këta. Gjithnjë këta. Askush tjetër. Në “Koha Ditore”, lajmi kish titullin “Zyrtarë e subjekte politike ngushëllojnë familjen Podrimja”, dhe merret me mend përmbajtja e raportimit. Ndërsa “Zëri” (po flas për versionet online të këtyre gazetave) ka përveç të tjerash dhe një lajm me titull “Vdekja e Podrimjes, ngushëllon Tirana zyrtare”, dhe aty jepen deklaratat e Berishës, Ramës, Bumçit. Ndërsa lajmi tjetër me titull “Telegrame ngushëllimi familjes Podrimja” është më i përditësuari e më i ploti me reagimet politike e institucionale(http://www.zeri.info/artikulli/1/2/53612/telegrame-ngushelli...).

Shkon kjo punë kështu? A mos vallë kjo e imja është një optikë xanxare? Do doja që dikush prej atyre që bëjnë gazetat t’ma thoshte këtë gjë, pasi kështu do kishim mundësi të bënim një debat të vlefshëm. Por deri atëherë, do të vijoj të mendoj se jargavitja ndaj politikës nuk e nderon gazetarinë shqiptare; madje është gjëja që e dëmton më së shumti.

Comments

Submitted by Luani (not verified) on

Une jam e kam qene plotesisht dakord me shkrimin tuaj dhe aq i zhgenjyer jam sa, togfjaleshi "klase politike", me ngjall neveri. Problemi eshte se ju shpesh shfaqeni antipodi i vetevetes. Pa ngurim mund t'ju them se ju(sipas gjykimit tim-e ndjek rregullisht shtypin) jeni gazetari me i pozicionuar politikisht dhe publikisht(ekstremalisht i majte-kete e keni shpallur publikisht ne Top story)), kurse sot shfqeni si i pavarur 40 karatsh. Pra, beni si them une e mos beni si bej une(?!)

Submitted by I-liri (not verified) on

Shkrim qe godet ne shenje, por qe nuk pritet te beje efekt. Servilet e mbajne gjalle kete komb  dhe keta jane me me shumice tek gazetaret se sa tek fshataret, te papunet,pensionistet etj. Sa me me kulture e mbajne veten,aq me servile te pushteteve jane.

Megjithese, jane te bindur se, sa po lexojne titullin, "Zyrtare e subjekte politike...", te gjithe largohen nga leximi i brendise dhe kalojne ne shkrimin e radhes te gazetes, ne se edhe ky i fundit ka ndonje vlere. Pra zoti Nano keta palo gazetare, shkruajne per vete dhe per padronin qe u hedh ndonje kacidhe...., jo per publikun...!

Submitted by Anonim (not verified) on

Muç vëllau ja ke futur kot edhe ti si Vehbiu. Vehbiu i dashur Muç është ciniku më i ndyer që shkruan në gjuhën shqipe. Ti vëllaçko krijo mendimet tua origjinale dhe mos kopjo Vehbiun. Nuk keni të drejtë të kritikoni poltikanët në metodë dhe të mos mirreni me politikë sepse duhet të futeni në poltikë pastaj. Ky Vehbiu seç është një kone e vjetër, por ti Muç çfarë do që i bëhesh shërbyes. Muç Vehbiu nuk e njeh Podrimejn vetë, nuk e ka lexuar dhe nuk ka shkruar kurrë për Podrimejn sa ishte gjallë Podrimja. A thua pse reagimi dhe lotët e krokodilit të Vehbiut? A thua mos e pengon reagimi gjithëshqiptar për vdkejen e Podrimjes, i cili po shihet si simbol kombëtar shqiptar? A thua a ka gjë që e trëmb Vehbiun më shumë se sa bashkimi i shqiptarëve?

Submitted by Bard (not verified) on

Po ti dhe shqiptaret e jashtem qe na e ditkeni dhe na e njihkeni kaq mire Vehbiun, na thoni edhe ne mor burre, qe te hedhim edhe ne si ju nje cope ndyresi mbi te. Si nuk late mor burre askend pa ndyre e pergojuar, pa peshtyre e hedhur gelbazet tuaja intelektuale pa u skuqur nga turpi. Dhe flisni ex catedra me postulate absolutizmi sikur kjo qe thoni ju te jete vule e te Gjithefuqishmit. Po uleni mo bythen(koken) dhe mos pirdhni sa here ju pirdhet se qelbet dynjane...

Submitted by Anonim (not verified) on

Zotrote un jam shkodran, por i njoh shqiptaret e Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi si paren e kuqe. Na thuaj ku po hedhim balte duke folur te verteten mbi Vehbiun? Ma thuani nje shkrim qe ka bere Vehbiu per nje figure shqiptare nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi? Kur shkruani permendni fakte. Faktet jane absolutizem, apo jo? Le te dali Vehbiu dhe te thote ja ku kam shkruar per Qosjen, per Ajetin, per Vincen, per  Podrimjen, per Mekulin, per Pashkun, per Brovinen, per Cufajn, per Kim Mehmetin, per Anton Berishajn, per Arben Idrizin, per Ag Apollonin, per Luan Staroven, per Hashim Thacin, per Albin Kurtin, per Ramush Haradinajn, per vrasjet e shqiptareve ne Tivar, per ...Ju lutem shume- Vehbiu dhe shume prej jush jeni diletante te asaj cope Shqiperie londineze dhe nuk shihni jashte hundes suaj. Dhe jemi lodhur nga dyfytyresia kur shohim Vehbiun te jkeqperdore vdekjen e Podrimjes qe te na hedhe hi syve se gjoja u i nteresoka per poetin gjithshqiptar. Nese ka dicka qe e tmerron Vehbiun, kjo eshte bashkimi kombetar shqiptar sepse ja prish balansin e pakices se ciles i takon ai.  Doni fakte me; doni me per Belulin burzer? Hiqeni nga mendja se Vehbiu eshte evlia; eshte nje hermit i lodhur dhe frustruar me disa apostuj nga ish-komunizmi sic deshmoni te jeni edhe ju.

Submitted by Bard (not verified) on

Domethene ata qe flasin per Podrimjen, Qosen, Kurtin, Vincen jane patriote, ndersa ata qe nuk shkruajne per ta jane renegate? Jo ore?! Qekur keshtu? Po ata gjuhetare, akademike, gazetare, shkrimtare apo qofte edhe qytetare te thjeshte qe s'e dine fare qe Podrimja te kete ekzistuar ndonjehere dhe qe s'kane lexuar as edhe nje faqe nga ky poet, te gjithe tradhetare jane? Domethene, qe te kalojme provimin e atdhedashurise u dashka   te lexojme e te mesojme permendesh Podrimjen apo ndonje tjeter kosovar, perndryshe ngelesh ne klase e quhesh shkije ne jete te jeteve?

Vehbiu i dashur mik eshte gjuhetar, dhe si i tille ndoshta si ka rene te leshoje kujen e vet hipokrite per vdekjen e poetit Podrimja, sic po bejne politikanet keto dite, dhe ky fakt nuk e ben renegat. Vehbiu indirekt po thote: Ku ishin gjemataret qe i po i shohim te qurraviten keto dite para se ai te vdiste? Pse nuk e nderuan per se gjalli, por zihen me njeri tjetrin kush ti hedhe i pari nje grusht dhe mbi arkivol, sa per te fituar kredite elektorale edhe ne funeralin e poetit?

Meqe ti automatikisht i klasifikon ata qe kane permendur Podrimjen apo te tjere kosovare te nderuar patriote te thekur, a do me thuash sa here i pernderuari Kryeminister e paska permendur Podrimjen per se gjalli, qe ta shkruajme edhe emrin e tij ne librin e arte te historise, krahperkrah me emra te shquar te tjere si  Ahmet Zogolli, Esat Pasha, Frrok Cupi( ky i fundit akoma s ka vdekur, por e meriton ti shkruhet nje jeteshkrim patriotik per se gjalli, se njeri i mire duket)?

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoteri hidherimi nuk eshte argument e as fakt. Ju mund te beni avokatin e Vehbiut sa te doni, por avokateria nuk behet me krahasime absurde dhe pa logjike, e me se pakut pa argumente. Kjo qe beni ju eshte qesharake. Vehbiun soji dhe sorollopi juaj e ngrini ne qiell, une po ua zbres ne toke duke ju treguar se nuk eshte i sterdijshem (nuk di mbi 60% te kontribuesve te kultures dhe gjuhes per te cilen ju e quani ekspert dhe nuk di si mund te jete ekspert dikush qe nuk di mbi 60% te lendes), nuk eshte korrekt sepse nese kritikon kedo, pra edhe poltikanet pse shprehin dhimbje per Podrimjen, ai duhet te kritikoje separi veten sepse edhe ai po e shfrytezon mortin e Podrimjes per marketing te vetvetes. Dhe si u beka qe Vehbiu na qenka autoriteti dhe instanca morale te na tregoje se kush u deshka te flase e kush jo per nje poet kombetar? A jeni ne vete zoterote? Nuk duron kultura shqiptare me keto brockulla jo ky jo ai me i madhi me i miri me i dituri. Ardiani le te ule bythen dhe te punoje- si gjuhetar nuk i ka dhene gjuhesise shqipe bash asnje send perpos punes qe ka bere me skedat gjate kohes se Dulles dhe ca artikujve gazetaresk dhe opinioneve per cdo gje qe ekziston mbi faqe te dheut ne 7-8 vitet e fundit- politike, letersi, histori, sociologji, seks, sport, biologji...Aman mor aman na kurseni se jemi lodhur nga keto budallalleqe qe nje person te flasi e flasi dhe askush te mos e kundershtoj. Vehbiu eshte krejt nje njeri i zakonshem si cdo opinionist ne Tirane dhe bile nuk mund te krahasohet me ata ne Prishtine e Shkup sepse nuk e njeh mbi gjysmen e Shqiperise (po, po ka nje shqiperi tjeter perjashta asaj londineze). Prandaj duke qene njevdekatar qe del per nevoje dhe ha cdo dite ku e merr ai guximin te na tregoje se kush guxoka dhe kush jo te flasi per vdekjen e Podrimejes? Mos u beni qesharake se ja nxoret fundin me kete Vehbiun. Le te edukoje veten Vehbiu tash ne pleqeri dhe do ta marrim me seriozisht por keshtu si eshte ai eshte rasti tipik i asaj qe ne anglishte e quajne "selfhating Albanian". Le te mesoje Vehbiu pak prej Mustafa Nanos, Artur Zhejit, Mentor Nazarkos, Ylber Lilit, Elvis Hoxhes, Adri Nurellarit e dhjetra tjereve qe kane filluar ta shohin dhe mesojne hapesiren shqiptare si nje, e pastaj e marrim seriozisht dhe sikutojme idete e tij, por keshtu si amator ta qush njeriun ekspert te kultures kjo eshte tallje. Vehbiu patriot nuk eshte, por askush nuk e detyron te jete sepse ai ne fakt ka prejardhje vllehe dhe as nuk i kerkohet te prononcohet se eshte edrejte e tij, por te mos na e shesi dijetarin sepse eshte shume i kufizuar. Per patriotizem mos u merzisni kemi patriote dhe me emer te Zoti dhe me ndihme te robit Shqiperia do behet nje dhe Vehbiu vec mund te fus ndonje gur ne karrocen qe po ecen perpara. Ne duam ti themi se e dime se c po ben dhe nuk te ecen me- mos derdh lot krokodili per Podrimejen sepse e ke per vete- le kombin shqiptar te qaje per humbjen sepse Ali Podrimja kishte vec nje ender- Shqiperine  e bashkuar, kurse ti Ardian Vehbiu ke vec nje enderr- lavdine tende, por je shkurtabiq dhe mos na nxirr telashe duke na goditur edhe ne raste morti. Kaq e ti tash shko bej avokatin e dreqit Bard trimi.

Submitted by Bard (not verified) on

1.Ne cilin rresht te komentit tim une e ngritkam ne qiell Ardian Vehbiun, se nuk me rezulton? Cfare profesioni keni ju, cfare dini per te qe ne se dime, dhe c'epersi morale keni ju qe e perbaltni?

2.Ne cilin rresht te shkrimit Vehbiu vendos cili duhet te qaje e cili jo per vdekjen e Podrimjes? A e keni lexuar te pakten?- Se ju te tille kritizere jeni, as qe merrni mundimin ta shikoni ç'ka thene ose ç'ka dashur te thote( im ate me thosh qe ne kohen e Xhaxhit pedagoget u kerkonin studenteve te letersise qe ne temat e diplomes te benin kritike vepres se Becket, Joyce, Hemingway, me gjithese asnje prej tyre nuk e kishin pasur fatin te lexonin qofte edhe nje rresht prej tyre.) Ne kete kuptim me dukeni nje talent i djegur kot: Ne kohen e Zerzeles do kishit qene nje komunist shembullor.

3.Nga e ke nxjerre kete konkluzionin qe Vehbiu qenka antipatriot, antikombetar, renegat e ku di une çfare tjeter? Me thuaj ndonje shkrim te tijin qe te ndryshoj edhe une mendim dhe te filloj te peshtyj mbi te. Apo te kritikosh Shqiperine e Kosoven ne gjendjen si jane tani, domethene qe jane dy shtetet me te korruptuara te Evropes, ku degradimi moral i klases politike dhe shoqerise ka arritur nivele qe s'jane para as ne historine e Sodomes e Gomorres, ku qeverite hedhin ne ere familje te tera nga nxitimi per te vjedhur sa me shume barut e fisheke, ku ekzekutohen ne shesh pa gjyq njerez qe te vetmin faj kane qe s'e duan kete qeveri, pra te kundershtosh te keqen, domethene qe je renegat e tradhetar?

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk jeni serioze me keto ad hominem akuza dhe nuk e denjoj t'ju pergjigjem me. Ju jeni po aq hipokrit dhe mendjemadh sa Vehbiu. Te dy jeni produkte te sitemit te Dulles. Po cfare Joyce, po cfare Becketi ne ne Shqiperin e Dulles, mos genje se behesh qesharak. Vehbiu eshte antikombetar dhe ne fakt antinjerezor sepse duke gjykuar vetem te keqijat e shqiptareve ai eshte i anshem, joobjektiv dhe bile racist. Shqiptaret kane me miliona te mira si cdo popull ne bote. Vehbiu e ka frike te shkruaj psh per vrasjet serbe te shqiptareve, por nuk e eka problem tu hidhet shqiptareve pse kerkojne minimumin e minimumeve per tokat e tyre. Cfare logjike ka aty kur nje gjoja intelektual nuk ka ngritur nje here te vetme zerin per vrasjen e mijera e mijera shqiptareve nga serbet? ma thuani ju? Me thiani sa here ka shkruar per sukseset e mijera shqiptareve, sa here ka shkruar per miresine e shqiptareve, sa here ka shkruar per mbrojtjen e shqiptarev qe u bene hebrenjeve, per mbrojtjen e shqiptareve qe u bene italianeve qe i mabjten me buke gjate L2B, sa here ka shkruar per mbrojtjen e serbeve nga sgqiptaret e e Kosoves...Ju jeni herhama e fundit e budallallekise se kombit dhe ndersa kombi po zgjohet dhe po ia jep vlerat atyre qe po e shohin qe jemi me te medhenj se sa kujtonim ju po tmerroheni. Por emrave te penave te mira si Mustafa Nano, Zheji, Nazarko, Nurellari po ju shtoj dhe disa te tjera Rudina Xhunga, Armend Shkullaku, Astrit Gashi, Arbana Xharra, Augustin Paloka, Arben Xhaferi dhe dhjetra tjere po ju tregojne vendin Vehbireve dhe Lubonjereve- e dini ju pse po i permend keta dy konkretisht. Kombi po zgjohet dhe po i hedh mnbeturinat aty ku perkojne.

Submitted by moralisti (not verified) on

Te gjithe i shohin politikanet ne bebe te syrit sikur ata do te na shpetojne...Ata na vjedhin naten dhe na qeshin diten.

Ne fakt qe kur te gjithe shqiptaret e kane kuptuar se ne do te rrosh pa bere asgje dhe duke genjyer duhet te merresh me politike te gjithe jane versulur kush e kush te beje me shume temenara per Saliun e per Edin...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.