Zogaj: Agolli po qesëndis pushtetin!!!

Vëmendja e pushtetit ndaj Dritëro Agollit në ditëlindjen e 80-të të tij ka ngjallur shumë kureshtje e diskutime në mjedisin publik. Nuk qe ndonjë befasi e madhe, pasi ka kohë që vihet re një vardisje e tyre përballë shkrimtarit, të cilin njëherë e një kohë e kanë anatemuar. Madje, që të jemi më të saktë, ka qenë Agolli, i majjti par excellence, që e ka përuruar këtë stinë mirëkuptimi e dashurie, kur në pikun e debatit mbi zgjedhjet problematike në Tiranë ngriti receptorin e telefonit, formoi numrin e Luzim Bashës, dhe i tha këtij të fundit: Urime zoti kryetar i Bashkisë!
Preç Zogaj ka një interpretim të vetin lidhur me këtë ngjarje, sipas të cilit Dritëro Agolli i ka pranuar plot qesëndi të pashprehur këto lajka e hosanara. Në një shkrim të publikuar tek Shekulli, Zogaj thotë se urimi që Agolli i bëri Lulzim Bashës ishte “një gjest sovran dhe i padëmshëm i shkrimtarit, që është tërhequr si Leon Tolstoj në vetminë e muzgut të moshës, që jeton me ëndrrën e tij të paqes kombëtare dhe universale, që ka një huq plaku në fund të fundit, nese nuk i merren parasysh të tjerat…. Dritëroi, ndërsa nuk ka asnjë problem t’i lerë të kënaqen e të argëtohen me ditëlindjen e tij delfinët e pushtetit, ka gati në nënqeshjen e tij tipike një ironi akoma më të madhe për ta: ja si i bëra të spërdridhen vetëm me një urim. Kështu janë këta. Keq e paskan punën!”
Është kështu vërtet? Ndoshta, por nga ana tjetër ka shumë të tjerë që janë të sigurtë për të kundërtën. Janë njerëzit e pushtetit që po tentojnë ta përdorin plot nënqeshje e qesëndi shkrimtarin Dritëro Agolli.
E.G.
Comments
Dritero Agolli mund te prishe
<p>Dritero Agolli mund te prishe ate qe ka ngritur;mbase prish nga halli,keshtu qe"hallemadhi"Dritero,me gjithe respektin per moshen,floket dhe vepren e tij te shquar poetike,ndoshta duhet ndihmuar duke i thene troç:"-e prishe Dritero,po te pakten mbahu te mos e djallosesh fare"!</p>
Problemi ketu eshte qe floket
<p>Problemi ketu eshte qe floket e bardhe dhe fisnikeria bukolike e Driteroit duhen patjeter te vihen ne dispozicion te pushtetit, qe keshtu Luain (Luan Muhameti, dhendri i shkrimtarit) te vazhdoje te marre sallat e shtetit per te bere panairet e veta...perndryshe PD ka panairistet e vet, cne do i jape salla Luanit? Po fap, ja, del Driteroi me floket e bardhe qe i valeviten nga era, me devollitshen e thekur, dhe pseudomodestine fshatareske, dhe Luani merr e merr salla dhe ben e ben panaire....</p>
Add new comment