“Kuqezinj” në pozicione të kundërta

Postuar në 16 Tetor, 2011 11:49

Këtë fundjavë, dy nga zërat e shoqërisë shqiptare që pretendojnë të jenë flamurtarë të patriotizmit – PDIU-ja dhe Aleanca Kuqezi – dhanë mesazhe krejt të kundërt me njëri-tjetrin. Shpëtim Idrizi i PDIU-së, në vazhdën e turit “Ji krenar qe je shqiptar”, u bëri thirrje qytetarëve beratas që të mos e mohojnë kombësinë e tyre gjatë procesit të censusit. Ndërkohë, Aleanca Kuqezi nga Lezha ka bërë thirrje kundër censusit. Juristi Endri Shabani i Aleancës Kuqezi ka përsëritur për të n-tën herë se ky proces është nxitur nga qarqe antishqiptare.

Është një rastësi ironike që këto mesazhe të kundërta janë dhënë nga dy qytete me domethënie të veçanta historike. Lezha mbahet mend, ndër të tjera, për besën që i dhanë atje princat shqiptarë Skënderbeut në luftën kundër osmanëve, ndërsa Berati, ndër të tjera, mbahet mend për pabesinë e Hamza Kastriotit ndaj Skënderbeut.    E.Z.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

ai qe me voten e tij mban ne kembe antishqiptarin berisha nuk eshte patriot zoti idrizi

Submitted by po sikur (not verified) on

ai qe me voten e tij mban ne kembe antishqiptarin berisha nuk eshte patriot zoti idrizi

Submitted by Eno (not verified) on

Keto jane thjesht dy shoqata anonime, qe jane krijuar me teper per figure sesa per ndonjd gje tjeter. pretendimi i tyre per ato qe thone eshte nje gje teper e pakuptimte. Te besh regjistrim popullsie sipas kritereve te parashtruara nuk eshte aspak gje e keqe, madje eshte e drejte themelore e individid dhe nje domosdoshmeri per te percaktuar perfundimisht perkatesite e minoriteteve sipas kritereve te parashtruara nga BE.

Frikerat e tyre jane komplet te pabazuara. Edhe sot e kesaj dite nuk pashe asnjeri, asnje personazh, asnje udheheqes opinioni qe te krijoje nje shoqate e te protestoje per sigurine ne vend, per korrupsionin ne spitale e shkolla, per kushtet minimale te jeteses, per te drejtat themelore te njeriut.

Si gjithmone, ne jemi popull i cuditeshem, ne duam te bejme mrekullira, te jemi ne maja pa kaluar neper shkallet e domosdoshme te zhvillimit civil.

Submitted by Rrem Vogli (not verified) on

Berati mbahet mend si nje qytet i rendesishem mesjetar shqiptar dhe me banoret me te vjeter si familje qytetare. Mbahet mend per

monumentet dhe per bashkejetesen. Te lidhesh Beratin  me Hamzen eshte siç thoshte Shvejku te lidhesh fandin spsthi me vajin e recinit.

Patriotizmi çfaqet me punen per atdheun çka nuk e kane bere as  zari i Nanos Timi e as zari i KLD Oti.

Submitted by backa (not verified) on

z.Muçi,po çfare lejon te shkruhet keshtu,se ti e di qe Berati eshte nje mburrje nacionale.Pastaj nga fshati im e dine qe humbja e Beratit i atribuohet Moisi Golemit,dhe ne kronologji,mesa di une-po nuk jam i sigurt -Hamzai akoma nuk kishte tradhetuar.Berati eshte nje thesar i pazbuluar akoma;nuk do ishte keq te merrje ne ate emisionin me foto nje si Samiu qe e njeh Beratin gure me gure,se na rriten vlerat!

Submitted by Shen Kozma (not verified) on

Camet kane hallin se mos shtohet artificialisht numri grekve ne shqiperi( sepse ata jane patriotet e medhenj kurse shqiptaret e tjere nuk e dine se ca jane dhe keshtu qe duhet te na e tregojne camet sesi te deklarohemi).

Ndersa Ak me kreshnikun ne krye,nuk duan qe te behet censusi sepse duan te ruajne raportin fetar ekzistues ne shqiperi qe ka ngel qe nga regjistrimi i zogut, raport i cili i intereson erdoganit dhe turqise te cilet jane financuesit kryesor te AK. Si e shpjegoni faktin qe tek AK ,tek ata qe dalin ne tribuna dhe te ata qe e kryesojne kete shoqate nuk ka asnje shqiptar te Krishtere(as katolik,as ortodoks)?????????????

Submitted by Forbes (not verified) on

E c'do te thuash ti me kete se Berati eshte qytet tradhetar e Lezha qytet me njerez teresisht besnik? Keto jane eko te atyre stereotipeve trashanike te kohes se komunizmit per "popullin mistrec te Beratit." Lezhen mund ta kujtojme per protestat plot testosteron per te mohuar homoseksualin publik shqiptar i ardhur nga Italia, Berati per 2000 e ca histori, disa nga rruget e shtepite me te bukura te Shqiperise e keshtu mund te krijosh stereotipe negative e pozitive sa te duash dhe njerezit i bejne keto gjera rendome por kur i ben nje gazete online atehere promovimi i ketyre stereotipeve behet pjese e profilit te saj dhe nuk me duket se ky eshte profili qe kerkon kjo faqe te kete. Nje sqarim per menjdengushtet, nuk jam beratas, apo lezhian, por rob me nje lloj alergjie ndaj ketyre lloj pergjithesimesh dy-lekeshe.

Submitted by xhimi (not verified) on

Ne Shqiperi po pergatitet "Nata e Kristaleve",nga "shqiptare me mbiemra turq",spahinjte e rinje jane hedhur ne ofensive me municione "turke",per te sjelle nje p

percarje te re.Pergatiten armiq te jashtem me bollek(anetare te Eyropes).Dramatizohen hellenizimet,therrasin skeletet e Luftes Ballkanike, nuk u interesojne

shqiptaret e turqezuar(rreth nje milon ne Turqi).Pergatisin nje ndarje e re me fene muslimane "patriotike"dhe ate ortodokse"te dyshimte". Bumerangu eshte afer.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Nga njena ane “Ji krenar qe je shqiptar !!!!!!”.

Nga ana tjeter "u bëri thirrje qytetarëve beratas që të mos e mohojnë kombësinë e tyre gjatë procesit të censusit".

Pamvarsisht se a jane beratas apo te nji qyeti tjeter shqiprtar, lind pyetja: Per ç'fare tip shqiptari te jesh krenar, kur atyre u behet thirrje"që të mos e mohojnë kombësinë e tyre gjatë procesit të censusit"?!?

Ne asnji vend te botes nuk ndodhe qe shtetasve tu behet thirrje qe te mos ndrrojne kombesisne per interesa ekonomike. Kjo ndodhe vetem nder shqiptar.

Ne Ballkan kete e kan ba vetem shqiptart, te cilet moren sifatet e pushtuesit turk per interesa ekonomike dhe komanduese. Kjo tregon pakarakterin e shumices se popullit shqiptar. Ju thoni çka te doni, por mjerisht ky asht identiteti i shqiptarve, per te cilin i turqizuemi Rexhep Qosja dhe i turqizuemi Ismail Kadarè kan debatue tre vejt rresht  pa arrijtur ne asnji konkluzion.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.