Sistemi aktual zgjedhor dhe pabarazia e votës

Në një intervistë në shqiptarja.com, kreu i PDS-së Paskal Milo iu bashkua korit të partive të vogla që kritikojnë dy partitë e mëdha, PD dhe PS, për mospërfshirjen në reformën zgjedhore të korrigjimit kombëtar të sistemit proporcional rajonal.
Në përgjigje të pyetjes nëse mund të ngrihet një komision i veçantë parlamentar për të adresuar problemin e pabarazisë së votës në sistemin aktual Milo u përgjigj: “Nuk [ia vlen ] të ngrihet një komision parlamentar për një çështje të tillë. Nëse do të kishin vullnet dy forcat [e mëdha ] politike, do ta kishin zgjidhur edhe këtë çështje. Nuk do të kërkonte shumë kohë, ndoshta vetëm pak orë për ta hedhur në letër.”
Shpesh është diskutuar nga partitë e vogla pabarazia e votës në sistemin aktual dhe është sjellë si shembull për këtë pabarazi fakti se PSD-ja ose PDS-ja morën mjaftueshëm vota në rang kombëtar për të patur nga 2-3 deputetë në Kuvend, por nuk fituan asnjë mandat. Është një shembull i thjeshtë ky për të ngjitur te dëgjues/lexues jo fort të vëmendshëm e për të krijuar simpati për kauzën, por s’është i duhuri për të ilustruar pabarazinë e votës.
Pothuaj të gjitha sistemet zgjedhore në botën demokratike lënë jashtë parlamentit parti që marrin mjaftueshëm vota në rang kombëtar për të patur përfaqësuesit e tyre atje. Në sistemet e pastra mazhoritare, nuk ka një kufi ligjior – kufiri është arithmetik. Që një kandidat të shkojë në parlament duhet të marrë më shumë vota se konkurenti i tij i drejtëpërdrejtë në një zonë zgjedhore. Dhe ky është pragu arithmetik i tij.
Në sistemin mazhoritar të pastër, një parti mund ti ketë të gjithë kandidatët me 49% të votave në zonat përkatëse dhe asnjëri të mos futet në parlament. Në Dhomën e Përfaqsuesve të SHBA-së, për shembull, ka vetëm një përfaqësues të Partisë Socialiste (434 të tjerët janë Republikanë dhe Demokratë), ndërkohë që kandidatët e saj në rang kombëtar marrin rreth 3% të votave. Po të zbatohej një sistem proporcional i pastër, Partisë Socialiste do t’i takonin rreth 13 përfaqësues.
Nga ana tjetër, në sistemet e pastra proporcionale, pothuaj ka gjithnjë një prag ligjor për futjen e partive në parlament. Në Gjermani, për shembull, partitë që marrin më pak se 5% të votave në rang kombëtar, nuk futen në parlament. Në botën demokratike, vetëm Izraeli nuk ka prag elektoral (ligjor apo arithmetik) për partitë.
Me pak fjalë, sitemi ynë zgjedhor nuk përbën përjashtim për sa i përket lënies jashtë parlamentit të partive që marrin mjaftueshëm vota në rang kombëtar për të patur 2-3 mandate parlamentare. Ai, si shumica dërrmuese e sistemeve zgjedhore, balancon në letër nivelin e përfaqësimit kombëtar me nevojën për një sistem qeverisës të qëndrueshëm.
Një shkelje e barazisë së votës që përbën një “shpikje shqiptare” është ndryshimi i peshës së votës prej të qenit ose jo pjesë e koalicionit të një prej partive të mëdha. Me sistemin aktual, një parti e vogël mund të fitojë mandat në një qark edhe me 5 mijë vota, në qoftë se është pjesë e koalicionit të një partie të madhe, por do t’i duhen të paktën 11 mijë vota në qark, në qoftë se garon më vete ose si pjesë e një koalicioni të vogël. Kështu, për shembull, në zgjedhjet e fundit paralamentare, PDIU-ja fitoi një mandat në qarkun e Vlorës me 4.9 mijë vota, ose PR-ja fitoi një mandat me 6.1 mijë vota në qarkun e Tiranës, ndërsa LSI-së iu deshën 17.5 mijë vota në qarkun e Tiranës dhe 11 mijë vota në qarkun e Fierit për të marrë nga një mandat.
Kjo po, është një shkelje flagrante e barazisë së votës! Shkelje kjo që i detyron partitë e vogla të bëhen vasale të partive të mëdha…
Comments
Pra Zaloshnje,ne se ne

Pra Zaloshnje,ne se ne amerike partia socialiste do te kishte 13 perfaqsues ne kongres,por ligji elektoral nuk e lejoka dhe kjo qenka shume demokratike,ne Shqiperi ku partite e vogla nuk marrin nga 1 deputet (dhe 13 si ne amerike) per ty ligji shqiptar " është një shkelje flagrante e barazisë së votës"

cfare analize e thelle dhe largpamese.sa mire e ke kuptuar demokracine.

futja kot Edo! Ne boten

futja kot Edo! Ne boten perendimore mund te jete si thua ti (dhe jam dakort qe ne plot vende ka prag) por ama nuk kane Salen per kryeminister! As nuk planifikojne te kene Edin mot! Prandaj nuk merziten nqs lene ndonje parti te vogel pa u perfaqesuar. Tek ne ama, ku lideri eshte nje plehre, me duket e nevojshme qe te kemi pak me shume perfaqesim nga fytyra te ndryshme! Apo ty ata 66 te PS-se (me thuaj sa prej tyre ia ke degjuar ndonjehere zerin) dhe ata 74 te tjeret PD+epsilon te mjaftojne? Mua si qytetar shqiptar nuk me mjaftojne! Nuk e di ku e gjen te drejten morale te justifikosh marreveshjen Rama-Berisha! Duhet te te vije turp, sidomos kur shprehesh qe je per demorkaci dhe kunder tiraneve!

cdo sistem ka fleksibilitetin

cdo sistem ka fleksibilitetin e tij. ceshtja ketu eshte tek pazaret: Berisha di ti beje pazaret shume mire dhe pa pyetur as gruan vet, Edi nuk e ka kete mundesi ose aftesi!

Ca muhabeti ky i shpjegimit

Ca muhabeti ky i shpjegimit te sistemit zgjedhor. Dihet fare mire qe pragu vendoset per shkak te stabilitetit te qeverise, jo se eshte e drejte. Arsye tjeter eshte lenia jashte e partive te ekstremeve te majta e te djathta qe jane antidemokratike, se e thone troç se duan diktatura.

Tek ne nuk ekziston as paqendrueshmeria e qeverise se te vetmet zgjedhje te parakoshme jane bere ne 1997, dhe as ekstreme problematike qe duhen lene jashte parlamentit.

Por, me e rendesishme eshte qe ky sistem eshte me i qelburi i mundshem, sepse ne maxhoritar te paster, partite e vogla mund te pretendojne te hyjne me ane te marreveshjeve gjate balotazhit.

Gjithsesi, partite e vogla mund te mblidhen bashke e te arrijne te kapin deputete, te cilet edhe pse pak si e tregoi LSI-ja vlejne 10-fish, dhe kjo eshte gjeja me e logjikshme qe duhet te bejne, te braktisin PS e PD dhe te bejne koalicione bashke, pastaj t'ua 'shesin' kapitalin politik PS-se e PD-se me flori.

LSI u shit derce. Kete po

LSI u shit derce. Kete po sugjeron? Problemi tek ne nuk qendron se cila Parti do te shitet me mire me 2013. Problemi eshte si te krijohet nje qeveri me e mire se kjo e sotmja. Se pari duhet punuar per te hedhur poshte Berishen (qelbesiren thuhej me 1991), se dyti duhet garantuar qe shalegjati nuk del me qelbesire se maloku. Nje kusht i detyrueshem dhe minimal eshte qe shalegjati te na tregoje qe sot qe eshte ne opozite qe eshte me i mire se Sala. Kur ishte ne Bashkine e Tiranes tregoi llojin e qelbesires qe ishte. Per hater te hedhjes se Sales poshte nga kali, po bejme sikur kemi harruar. Problemi eshte qe me marreveshjet pa sens qe ai vazhdon te na i shese si te mrekullueshme (qofte per demokracine qofte per PS) po tregon qe ka ngelur akoma qelbesire.

Perfundimi eshte qe qytetari i thjeshte shqiptar (qe mund te jete pak i trashe por aq tru sa te nuhase qe ka te beje me dy variante plehrash) do te duhet te vendose se cilen plehre te kete per kryeminister. Zaloshnja&Co nuk e paskan per hall qe Shqiperia nuk ka shans te kete nje qeveri me te mire. Apo kane te drejten hyjnore te vendosin qe ne te tjeret nuk jemi me te mire?

Add new comment