Berisha versus Toptani

Postuar në 15 Tetor, 2011 03:35

Kryeministri Berisha, në shpërthimin e para disa ditëve në parlament, duke dashur të gjejë një paralele “që u rrin fiks opozitarëve antishqiptarë”, fillimisht u ndal tek Enver Hoxha, e pastaj tek Toptanët. Vini re: tek Toptanët, jo tek Esad Toptani. Ai tregoi një anektodë mbi një takim me një të huaj (rrëfen shpesh anektoda të tilla lidhur me takime me të huaj që s’kanë emër, e kështu askush s’mund t’i konfirmojë apo përgënjeshtrojë), ku ai paska mbetur ligsht kur i huaji (jo i Camus-së) është shfaqur i skandalizuar që në vendin e shqipeve vetëm Berisha e dashka vendin e shqipeve. Dhe këtu ishte rasti për t’i hapur rrugë përroit të tij të ndërgjegjes; e midis të tjerash tha, se “atë që i kanë bërë Toptanët Shqipërisë nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët”. Askush nuk arriti të kuptonte se pse i ka futur të gjthë Toptanët në një thes.

Siç pritej, një pinjoll i Toptanasve, ka reaguar: “Këto krahasime na kujtojnë luftën e klasave të ndjekur nga Partia e Punës për 40 vjet, mësimet e së cilës jetojnë si reflekse të kushtëzuara tek shpirti i shumë personave dhe politikanëve duke shkaktuar fyerje të pa drejta dhe efekte negative tek fëmijët pasardhës së kësaj familjeje”.

Përfaqësuesi i Toptanasve ka gjetur arsye edhe në këtë rast të nënvizojë e të garantojë që  ata “tradicionalisht dhe në përgjithësi kanë qenë dhe do të mbeten në parimet e së djathtës atdhedashëse shqiptare-europiane”.

Letra është e nënshkruar nga Ajteni, që është djali i Sulejmanit, i biri i Murat Toptanit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by i verteti (not verified) on

Letra eshte shkruar nga Blendi. Ah po Blendi, i cili sot jep gjak e shpirt per Saliun. Nderkohe me 2009. rreth nje jave para zgjedhjeve, Blendi therriti per intervsite dashurine e tij te pare Fatos Nanon. Nuk harroj nje pasazh te intervistes: E di ti Fatos qe per intervisten tende jane ulur tere qepenat ne Tirane sikur te ishte finale e Champions League? Ah Fatos e mban mend ti kur takoheshim bashke dhe pinim kafe tek kafja e Gaz Demit. Ah Fatos, po me lengon zemra Fatos?

Ka nevoje per shtesa?

Submitted by Anonim (not verified) on

Duhet që për këtë farë politikani, të vijë një ditë që gjithë gazetarët dhe analistët e interesuar, të merren seriozisht me mungesën e etikës dhe denigrimin që ky u bën rregullisht kundërshtarëve. Jo me postime dhe analiza të shpërndara, jo hedhje llafi tek tuk, apo thjesht komentim. Duhet të merren njerëz seriozisht me llojin e diskursit që përdor ky njeri, e cila ndër mbështetësit e tij përkthehet në DHUNË TË PASTËR ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Nuk ka politikan të dytë me të njëjtën gjuhë denigruese dhe ofenduese siç përdor Sali Berisha. Kjo ka pasoja shumë të rënda. Ky është gjeneruesi i parë dhe më i madhi i dhunës që po ndodh gjatë këtyre muajve.

Submitted by A.G (not verified) on

Ju lumte per percaktorin "perroi i ndergjegjes" , pasi kam pershtypjen qe Berisha pergjithesisht e ushtron "artistikisht" pa e njohur si rryme letrare ...Historian e kemi , artist e kemi , ekonomist e kemi , doktor e kemi , pagator e kemi , kimioterapist e kemi , masazher e kemi , dietolog e kemi ,dizenjator e kemi , gargetor e kemi , e kemi dhe e kemi por... zot nuk e kemi ... dhe sic thote Migjeni per zotat...

Submitted by backa (not verified) on

Ehu,saliu duhet ti tregonte te huajit nga Rrashbulli qe tradhetaret me te medhenj jane Kastriotet,jo te pjellet e Skenderbeut,por te Hamzait.C'i kane bere Kastriotet hamzanjake Arberise nuk ia beri as Diveroli!Ata bene piramidat e Vlores,hamzanjaket!E bukur gjetja e perroit te ndergjegjes,por ta marre e mira edhe perroi kullohet ne gure.Ky e paska pusete nga ato ku duhet per ndihme Nderrmarja e UKT.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.