Kryetari Ben Blushi, i vetmi që mund ta çojë përpara Listën e Barabartë
Intelektuali Ben Blushi është personi që, më shumë se kushdo tjetër, ka kontribuar dhe i është përkushtuar Listës së Barabartë në të gjithë Shqipërinë.
Në dalje publike dhe në media ka qenë pikërisht intelektuali Ben Blushi që ka punuar më shumë se kushdo tjetër për ta bërë sa më të njohur LIBRA-n. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh vështirësinë, që një lëvizje e re politike ka, për të pasur pasqyrim mediatik në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, kryetari Ben Blushi ka krijuar një infrastrukturë në LIBRA, ku kushdo, me ide dhe me vullnet të lirë, të ketë mundësinë shpalosë potencialin prodhues dhe krijues. Për këtë janë dëshmitarë të gjithë anëtarët e LIBRA-s. Në asnjë parti politike tjetër në Shqipëri nuk i është dhënë përparësi anëtarëve dhe kapaciteteve të tyre intelektuale sesa në LIBRA.
Gjithashtu në zgjedhjet e brendshme për kryetar të LIBRA-s (shkurt 2017), shumica dërrmuese e votave shkuan për Ben Blushin. Pra, ai është i zgjedhur në mënyrë demokratike në postin e Kryetarit të LIBRA-s nga vetë anëtarët e kësaj lëvizjeje.
Pjesa dërrmuese e rreth 20 mijë votave që mori LIBRA gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 (ku LIBRA doli një nga 5 partitë kryesore) ishin falë personalitetit të kryetarit Ben Blushi, si edhe respektit që ai gëzon tek intelektualët dhe njerëzit e ndershëm të këtij vendi, të cilët ia njohin aftësinë si politikan të suksesshëm. Ky është fakt.
Tashmë, LIBRA përballet me sfidën e riorganizimit, për t’u zgjeruar edhe më tej në çdo cep të Shqipërisë. Gjithashtu nuk duhet harruar se shumë shqiptarë janë më të gatshëm se kurrë për të përkrahur LIBRA-n (duke parë ngërçin shoqëror dhe prodhues që ka pllakosur në Shqipëri).
Ndërkaq, për sa u tha më lartë, por edhe historia politike e Shqipërisë e ka treguar, kryetari Ben Blushi është i vetmi që mund të drejtojë drejt suksesit një forcë politike me mendësi të re dhe që i përgjigjët ndryshimeve që sjell koha.
Me pak fjalë arsyetimi i shëndoshë na çon në konkluzionin se vetëm Ben Blushi ka aftësinë e duhur intelektuale, njohjen e duhur të terrenit politik dhe respektin e punëtorëve, intelektualëve dhe sipërmarrësve të ndershëm të Shqipërisë për të qenë në krye të një lëvizjeje si Lista e Barabartë.
Comments
Me gjithe fytyren simpatike
Me gjithe fytyren simpatike dhe me gjithe te qeshuren artificiale ne foto, nuk na i mbushe mendjen! Thjesht nje demagogji e shplare!
Vetem koha do tregoje se sa vlen Ben Blushi
Keni humbur fare ju te Libras. Shof qe kur ju kritikojne u hiqni komentet simpatizanteve apo qytetareve te thjeshte. Kam qene ne dy takime dhe ky Ben Blushi nuk denjohej te na takonte, sec i duket vetja ketij. Kur paska kaq influence vetem pse nuk doli te kandidonte i vetem sic beri Arben Malaj ne Vlore? Edhe ju si AK, FRD e shoqet e tjera do perfundoni
Add new comment