Kushtetuesja lë në fuqi pabarazinë
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila kërkonte shfquqizimin si antikushtetues të nenit 91/4 të ligjit nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore…”. Neni në fjalë sanksionon të drejtën vetëm për gratë të njohjes së viteve të shkollimit të lartë me shkëputje nga puna për efekt pensioni. Kjo e drejtë u njihet grave pavarësisht vendit ku kryhet shkollimi, për periudhën e viteve 2000-2032 dhe kur shkollimi nuk është më shumë se gjashtë vjet.
Një dispozitë e pazakonshme kjo ndërkohë që për efekt të këtij ligji, viti shkollor llogaritet si 12 muajsh.
Gjykata Kushtetuese ka çmuar se ky nen nuk ka asnjë problem në raport me Kushtetutën të paktën ashtu siç është argumentuar nga gjykata e Vlorës.
Interesante është edhe baza kushtetuese e vendimit, ku bën pjesë edhe neni 145/2 miratuar me ndryshimet e fundit. Sipas këtij neni, gjykatësit kanë të drejtë të mos zbatojnë një ligj kur çmojnë se ai është antikishtetues dhe mandej ia nisin atë Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
Comments
Hahahahaha sa ne autobuz.
Hahahahaha sa ne autobuz. Parashikimi i nenit 145/2 eshte aty qe ne 1998. Mos merrni persiper te komentoni kur s'kuptoni.
Po e vertete. Eshte lajthitje
Po e vertete. Eshte lajthitje e rastit dhe jo moskuptim, pasi dispozitat e ndryshuara jane te pasqyruara ne footnote.
Falemnderit per verejtjen!
Neni 18(2)
Bravo redaksia e Respublica. Keni prekur vertet nje ceshtje thelbesore ne nje kohe kur gazetaria ne kete vend grine sallat.
Sugjerimi im eshte qe te mos perqendroheni te pjesa procedurale e te Drejtes, por te pjesa materiale. Neni 145 ka te beje me me menyren e rishikimit te kushtetueshmerise, sistemi rishikimit te ligjieve ne lidhje me kushtetetueshmerine ne Shqiperi eshte i perqendruar (Gjykata Kushtetetuese) ndryshe nga vende te tjera si Sh.B.A qe e kane te decentralizuar (gjykatat e zakonshme mund ta zgjidhin ndryshe nje ceshtje nese nje Akt bie ne kundershtim me kushtetuten, po smund ta shfuqizojne aktin).
Thelbi ketu nuk ka te beje me procesin por me te drejten qe kane qytetaret per te qene te barabarte perpara ligjit (apo cdo akti tjeter).
"Neni 18
Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si GJINIA, raca, feja (etj)... 2...askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive."
Gjithashtu Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, e detyrueshme per ne, parashikon te njejten gje. Pra, cdo individ nuk mund te diferencohet per shkaqet e mesiperme perpara ligjit kur nuk ka nje arsye qe te mund ta perligji.
Nuk ka rendesi si ka vajtur ai ligj ne Gjykaten Kushtetuese, a eshte bere kerkesa nga gjykata e apelit Vlore sakte, kja ska pse ti interesoj publikut. Puna eshte pse nje ka nje parashikim te tille ne ligj. Eshte shume e thjeshte ne do parlamenti mund thjesht te ndryshoj nenin ne fjale. Nese verejtjet behen publike nga mediat, vullneti politik mund ti ndryshoj gjerat.
Add new comment