Tani edhe puset e ujit me matës
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nisjen e operacionit për kontrollin dhe menaxhimin e ujit. Sipas tij parimi që do të udhëheqë këtë operacion është I njëjtë me atë për energjinë elektrike. Pra afat për shlyerjen e pagesave, vendosje matësash dhe mandej penalizime për ata që refuzojnë. Në sistemin e formalizimit dhe matjes, pra edhe pagesës do të përfshihen edhe puset e hapura në mbarë vendin.
“Në çdo 4 litër ujë që prodhon makineria e degraduar vetëm 1 litër faturohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojnë vit pas viti ujësjellësit. Është një situatë që nuk ka si bëhet më keq. Vetëm një reformë rrënjësore me një vendosmëri të hekurt, e ngjashme me reformën në sistemin e energjisë, mund të na japë zgjidhje për të dalë nga ky sistem i degraduar, që mbahet në agoni, duke shpenzuar para pa fund dhe pa marrë mbrapsht përmirësime të ndjeshme. Nuk mund ta pranojmë paaftësinë për ta kthyer këtë plan në funksional. Për këtë kemi realizuar një thirrje 90 ditë për të gjithë ata që vuajnë nga uji i pijshëm. Pastaj do fillojmë menjëherë prerjet e paligjshme, që nuk do shoqërohen me penalizime. 90 ditë, kushdo që kërkon të marrë ujë nga sistemi i ujësjellësit duhet të vetërregullohet, të lidhë kontratën me ndërmarrjen, në mënyrë që të mos penalizohet pas 90 ditëve. Ne duam që 300 ditët e para të qeverisjes, deri në qershor të kemi pajisur me matës të gjithë qytetarët.
Duhet të merrni masa për të likujduar faturat e papaguara, para se të nisë penalizimi. Dua t’iu bëj me dije se janë 270 mijë familje që sot nuk përdorin matës. Kjo nuk mund të tolerohet më dhe të gjithë duhet të legalizohen vetë pa penalitete. 25 mijë puse janë të hapura në Shqipëri, ku vetëm 265 kanë leje. Një barbari më vete, por edhe kjo pjesë apo produkt i një tradite braktisje detyre nga shteti. Cdo konsumator që përdor ujërat nëntokësore duhet të jetë i pajisur me leje. Mbyllja e të gjitha puseve që nuk plotësojnë kushtet do jetë pjesë e këtij operacioni”, tha Rama.
Comments
Edhe per pusin me mates
Po si do t'ia beje fshatari i shkrete? Si do t'i ujise tokat? Nuk ka bythe ku te rrije. Kjo eshte turp. Takso e merrja frymen popullit e per vete ne rregull.
Kaluar cdo kufi normal.
merja frymen popullit deshke
merja frymen popullit deshke ti vendosesh sahat ti pusit qe ekam hapur me lek borxhe se nuk kishim uje ju silja ujin popullit dhe ta paguaj e jo sic doni ju me ven sahat pusit hajde e provoje
Add new comment