Hajde t’i emërtojmë malet!

Kam parë gjithmonë me kureshtje prerjet e ndryshme të Dollarit Amerikan ku, portreti i Ëashingtonit është në kartëmonedhën një dollarëshe dhe ai i B. Franklinit është në atë njëqind dollarëshe; përse është bërë kjo përzgjedhje?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë gjysmën e kontinentit me të njëjtin emër, ka pesëdhjetë shtete dhe ka pak ose aspak emërtime rrugësh apo institucionesh me emrat e figurave historike të baballarëve të kombit amerikan. Pothuajse të gjitha rrugët kanë emra drurësh, liqenesh, kodrash, fushash, përrenjsh.
Më shkuan këto nëpër mend kur po dëgjoja Kryeministrin tonë të nderuar, kur i urdhëronte historianët se si ta rishkruajnë historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe se si duhej reduktuar emri i Qemal Stafës nga rrugët, shkollat dhe stadiumet.
Unë e mbështes zotin Berisha në këtë pikë. Qemal Stafa dhe personalitet historike si ai, kanë nevojë për një varr madhështor, për një obelisk, për një enciklopedi të shkruar nga historianët dhe gjuhëtarët më të përgjegjshëm të kombit. Ai ka nevojë që "Qortimet e Vjeshtës" të kthehet në një libër xhepi për shkollarët e sotëm.
Por.., por.., por.., Më mundon një pyetje: A ia kanë treguar të nderuarit Kryeministër se në Tiranë, kryqëzimi i rrugës së Kavajës me Unazën e vogël quhet "21 Dhjetori", ditëlindja e Stalinit, se bulevardi për te stacioni i trenit vazhdon të quhet më shumë bulevardi "Stalin" se sa "Zogu i Parë", emërtim të cilin ia vunë socialistët?
A e di shkëlqesia e Tij se pallatit të sportit ende vazhdojnë t'i thërrasin më shumë "Partizani" se "A. Rusi" dhe stadiumit "S. Stërmasi " më shumë stadiumi "Dinamo"? Besoj se tiranasit autoktonë, kolegë të doktorit ia kanë shpjeguar se, përse kryqëzimi i rrugës së Durrësit me unazën quhet: "Zogu i Zi".
A ka fuqi zoti Lul Basha me ndihmën e kryeministrit tonë ta zhbëjë këtë emër përpara se të reduktojë emrin e Qemal Stafës?
Së fundi, do t'i bëja një propozim të nderuarit Kryeministër: malet e Shqipërisë të vendosë t'i emërtojë me ato emra personalitetesh që diktatura komuniste i la në harresë: Cukali- Jak Serreqi, Vela- Luigj Bumci, Qafë-Shtama- Ahmet Zogu, Dajti - Esat Toptani, Gramozi- Safet Butka dhe Shkëlzeni - Azem Hajdari.
Comments
Shkelzeni duhet te mbetet

Shkelzeni duhet te mbetet ashtu sic eshte se e kemi nje Shkelzen qe drejton shtetin demokratit sot. Bjeshkeve te nemura, mire do te ishte tu vihej emri bjeshket Sali Berisha se eshte prodhim i tyre.

Shkrim me idiot (sigurisht i

Shkrim me idiot (sigurisht i shkruar nga nje idiot) qe kam lexuar. ai, qemal stafa, na eshte bere si skenderbeu! historia shqiperise eshte e mbushur me plehra dhe ka nevoje te rishkruhet. Po jo nga komuniste po nga historiane te vertete. Me heronjte eshte dicka teveqele qe na ndodh ne shiptareve: Cdo presidente ka dhe ne dekorada pa dogane per hero e heroizma......

E lexove shkrimin ti

E lexove shkrimin ti Zhapbole? E kuptove ate?? Ca shkruan atehere? Na bere te vjellim zorret me pordhet e tua. Paske dhe kompjuter ti gjysemderr-gjysemgomar!

O Dyrdyl/dardan prap kryetar

O Dyrdyl/dardan prap kryetar do zgjidhesh.....Zhab te kam quajtur une i pari...

Ky duhet te jete shkrimi me

Ky duhet te jete shkrimi me idiot qe kam lexuar ndonjehere.

ore..... ca pini ju te

ore.....

ca pini ju te respublikes qe ju duken artikuj keta perrenj psiqike

Zoti Shkurti po I fut ndemend
Zoti Shkurti po I fut ndemend nje diversiom Saliut, jo se nuk di te beje te tilla ai. Sot tek Shekulli pashe qe e kish kapur me gjyqtaret, le tu hiwet Imuniteti thonte Saliu, e kish bere kete pune PS e PD, me idete e tij klasike.
Tani autori mire thote se toponimet ngelet per nje kohe te gjate por po deshi Saliu I mderron. Sic beri Orbani ne Hungari, pas mje konsultimi per sy e faqe, nderroi emrat giithandej. Sheshe, rruge e parqe, por njerezit prape I referohen aeroportit si Ferihegi e jo Franc List, sic dekretoi z. Orban.
Jane disa gjera dhe pertej Saliut, ai thjeshte eshte lodhur ne pushtet dhe e dyta meqe rralle puna e nje qeverie matet nga:
Programi partiak, elktoral
Rezultatet ne qeverisje
Kushdo ndihet I lire te kalojne ne bisedim te lirshem, dege me dege.
Dede, Mos u bej

Dede,

Mos u bej naiv.

Momentalisht problemi i figurave historike eshte nje "bombe-tymi"

e Sali shpellarit or ...Dede.

Tymi i kesaj "bombe-tymi" te kryeministrit tone , po mundohet te neutralizoje ose te minimizoje tymin qe aktualisht po del nga Ministrija e Mbrojtjes te Republikes Popullore te Shqiperise si : "Pjesemarrese ne n je afere mafioze te tregetise se paligjeshme te armeve. Afere-mafioze or ti ...tunxh (Dede)

Pra Dede..per pak kohe, aq sa te qartesohet marreveshja mafioze e Ministrise se Mbrojtjes , mos bie nen gracken e super-hileqarit dhe super-mjeshter-mashtrues, kryeministrit tone.

Ministria e Mbrojtjes eshte

Add new comment