Barack Obama mbush 50 vjeç sot. Happy Birthday, Mr. President!

Postuar në 04 Gusht, 2011 03:25

Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti në detyrë lindi me 4 Gusht 1961 në Honolulu, Hawaii nga një nënë e bardhë amerikane dhe një baba afrikan të lindur në Kenya. Pavarësisht faktit që nëna e tij ishte e bardhe ai konsiderohet si Afrikano-Amerikani i parë që arriti të zgjidhet në postin e Presidentit të SHBA. I konsideruar si "Shpëtimtari" ose "Mesia", dy vjet e gjysmë më vonë mbështetja për të në popull është në nivele shumë të ulëta, për shkak të pamundësisë së administratës së tij për të luftuar krizën e thellë ekonomike.

Binjakët Sprouse mbushin sot 19 vjeç

Dylan dhe Cole Sprouse, të njohur si Zack the Kody, në show-n "Jeta në suite e Zak dhe Kodit" mbushin sot 19 vjeç. Ata linden në Arezzo, Itali nga prindër amerikanë,  Mathew Sprouse dhe Melanie Wright, të cilët në atë kohë jepnin mësim në një shkollë ne Toskani. Gëzuar ditëlindjen Dylan dhe Cole!

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.