"Zgjidhja" suprimon pozicionin e kryetarit/sekretarit. Koço Kokëdhima shpallet Kapedan i partisë
Vendimi erdhi pas deklaratës së Kokëdhimës për luftë me Rilindjen. Duke dyshuar se do ta akuzonin për prirje dhe ngjashmëri me kleftët e fillim shekullit të 20-të, Kokëdhima mendoi një truk që të shmangte këtë njollosje mbi veten që buron nga perceptimi se ai e ka krijuar partinë për plaçkë. Burimet thonë se Kokëdhima e la veten ta shihnin duke numëruar thinjat i gëzuar, duke shpresuar se do ta merrnin për shenjë mençurie, një imitim i fabulës biblike të Solomonit i cili kur e pyeti Zoti se çfarë donte më shumë, u përgjigj: Mençurinë dhe Dijen. Dhe në fakt eci. Anëtarësia doli me propozimin e krijimit të funksionit të Kapedanit, pasi edhe me emrin shkon, por edhe sepse askush nuk dyshon që Kokëdhima e ka patjetër në koleksion një fustanellë për ta veshur në luftën që po gatit.
Comments
Foli more xhani, Koço
Foli more xhani, Koço Kapedani!
Add new comment