Numrat e thjeshtë(prim) nuk janë rastësorë
Dy matematikanë të Universitetit të Stanford në SHBA kanë zbuluar se numrat prim – të thjeshtë - nuk janë rastësorë. Në një punim të publikuar në “arXiv”, Robert Lemke Oliver dhe Kannan Soundararajan thonë se shifrat e fundit të numrave prim nuk janë rastësorë. P.sh në verifikimin e numrave të parë të shkallës së milionave, u vu re se numrat prim që mbaronin me “1” ndiqeshin nga një numër prim që mbaronte po me “1” në 18.5% të rasteve. Primët që mbaronin me “3” apo “7” ndiqeshin nga “1” 30% të rasteve dhe primët që mbarojnë me “9” ndiqen nga “1” në 22% të rasteve. Kjo sipas studiuesve tregon se shpërndarja e shifrave finale të numrave prim nuk është rastësore çka provon se vetë numrat prim nuk janë rastësorë. Numrat prim janë atë numra natyrorë më të mëdhenj se “1” që plotëpjesëtohen vetëm me “1” dhe me veten. P.sh 3,5,7, 11,13,17 janë numra prim. Kjo kategori ka rëndësi edhe në aplikim pasi teoria themelore e aritmetikës pohon se çdo numër i plotë më i madh se “1” mund të shprehet si produkt i disa numrave prim, me përsëritje vetëm të numrit prim të parë.
http://phys.org/news/2016-03-mathematician-pair-prime-random-thought.html
Comments
math
sakte
Add new comment