Ndërron jetë prof. dr. Farudin Hoxha
Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotshëm, akademiku Farudin Hoxha. Profesor Hoxha është i njohur në vendin tonë për rolin e tij parësor në projektimin dhe zbatimin e projekteve për digat e hidrocentraleve.
Ai lindi në Gjirokastër më janar 1935. Ndoqi studimet larta në Budapest dhe Sofje për hidroenergejtikë dhe u diplomua në Tiranë.
Prej vitit 1961 punoi në Institutin Shtetëror të Projektimit në Tiranë, në Drejtorinë e Hidrocentraleve dhe më vonë në Institutin e Studimeve dhe të Projektimeve të Hidrocentraleve, Nënstacioneve dhe Linjave të Tensionit të Lartë.
Nga nëntori 1982 deri në maj 1988, qe ministër i Ndërtimit dhe më pas deri në 21 shkurt 1991, ministër pranë Këshillit të Ministrave për bashkëpunimin ekonomik me jashtë.
Ka kryer edhe një sërë detyrash të rëndësishme shtetërore, si: drejtor i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (1999–2000); anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (1997–2008); anëtar i Këshillit të Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Shqipërisë (1997–2004); anëtar i Komisionit Qeveritar për ekonominë ujore me vendet fqinje (1973–1982); anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Tiranës (2000–2006)
Në vitin 1986 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe nga viti 1989 ishte anëtar i saj, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave (1997–1999) dhe zëvendëskryetar i saj (1999–2008).
Comments
Nje inxhinier i zoti dhe me
Nje inxhinier i zoti dhe me horizont, tregonin per 'te!
Nje inxhinier i zoti dhe me
Nje inxhinier i zoti dhe me horizont, tregonin per 'te!
KANE HARUAR TE THONE TE VERTETEN SE SI E PERVETESOI DISERTACIONIN E DR NECO GORA
Une flas cfare flitej para
Une flas cfare flitej para '90-ave per 'te! Se c'eshte then me pas dhe sa Jane te verteta, -nuk mund ti dij te gjitha!
Ja nxine jeten, Sali Berisha
Ja nxine jeten, Sali Berisha me Ilir Meten.
E si mund te mos ofendohej i madhi dhe i pakrahasyeshmi Akademik Fahrudin HIXHA, kur, drejtoreshe te Digave, ministri i LSI, Haxhinasto, caktonte nje edukatore kopshti femijesh, vetem e vetem, se ishte gruaja e nje zv.ministri te brendeshem te LSI, Ilir MARKO.
Ky eshte kulmi i ofendimit, per shkencetarin e digave, akademik, Fahrudin HOXHA.
I lehte dheu per kete njeri te madh.
Add new comment