Opozita e re, numrat e saj dhe e ardhmja
Partia Socialiste është shumë dominuese në raport me Partinë Demokratike dhe nga statistikat zgjedhore vërehet që në mënyrë natyrale do të duheshin dekada të ndërrohej ky mentalitet i qytetarëve për sistemin pluralist. Njerëzit duket sikur kërkojnë një lloj stabiliteti, shohin skenën politike në një këndvështrim kryesisht bardhë e zi, shfaqin lodhje dhe mosbesimin e tyre për ndryshime. Kjo më tepër në një drejtim. Mosbesimi dhe mospëlqimi ndaj PD-sw dominon dhe për këtë mjafton të shihen detajisht rezultatet e zgjedhjeve në vitet e fundit, veçanërisht në zonat e populluara dendësisht. Njerëzit janë pak sensibël nga ngjarjet, qoftë edhe kur opozita denoncon fenomene tepër negative për vendin. I vetmi faktor që ka patur efekt në ndryshimin e bindjeve të një pjese të konsiderueshme tw qytetarëve ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pa rolin e LSI-së, me siguri do kishim patur në pushtet PS-në që nga viti 1997. Madje duke u bazuar në zgjedhjet e fundit, në përgjithësi duket se LSI-ja është i vetmi faktor që mund të shpëtojë pluralizmin e profilit perëndimor në Shqipëri. Për të krijuar këtë bindje mjafton të shihet grafiku i mëposhtëm.
Siç shihet më sipër nga grafiku.1, opozita që përfaqësohet nga PD-ja është tepër e dobët dhe jo vetëm nuk ka arritur të mobilizojë aspak elektorat (edhe pse ka qenë e vetmja përfaqësuese e opozitarizmit politik shqiptar vitet e fundit), por ka patur vetëm rënie. PD-ja paraqitet konkuruese në qytetin e Shkodrës, në qarkun e Kukësit, në zonën e bashkisë Kurbin, në zonën e bashkisë Kamëz, në Kavajë dhe në zonën e Devollit. Dhe vetëm kaq. Kudo tjetër paraqitet vetëm si një minorancë e dobët, madje në disa vende është pothuaj inekzistente.
Prandaj roli i LSI-së do jetë shumë i rëndësishëm për opozitën e re shqiptare duke qenë se opozita e deritanishme pas këtyre zgjedhjeve, ka falimentuar të jetë përfaqësuesja e vetme e opozitarizmit në skenën politike. Por numrat e deritanishëm të LSI-së nuk janë edhe aq shpresëdhënës për opozitën e re. Elektorati i saj është pragmatist siç është edhe vetë partia dhe ky lloj elektorati nuk duket aq i madh në numër sa për të ndërruar balancat në total, sidomos tani që LSI-ja po del në opozitë. Kjo vërehet sidomos edhe nga një fenomen që do ta përshkruaj në vijim.
Elektorati i LSI-së nuk dominon në zonat e populluara dendësisht, por në ndonjë bastion të saj, nëpër shumë zona rurale apo në disa lagje të veçanta, ku LSI-ja depërton në mënyrë iracionale. Një rast ilustrues paraqitet në tabelën e mëposhtme, por raste të tilla ka masivisht në të gjithë Shqipërinë.
Edhe pse në total për njësinë administrative Bradashesh LSI-ja ka mbështetje pothuaj të njëjtë në raport me vitin 2013, nëpër QV të ndryshme ka lëvizje të mëdha dhe aspak ngjashmëri me situatën e vitit 2013. Po kështu ka shembuj të lagjeve të qyteteve, p.sh. Shkodër dhe Elbasan ku LSI-ja merr qindra apo mijëra vota dhe aty triumfon me 40% apo 50% , edhe pse në tw gjitha lagjiet e tjera nuk ka më tepër se 10% apo 15% të votave. Më interesant është fakti që në lagjiet ku triumfon, para 4 itesh nuk ka patur aspak vota ose ka edhe lagje ku ka patur shumë vota dhe i ka humbur në mënyrë krejt të palidhur me QV-të që ndodhen afër. Kjo gjë ndodh masivisht edhe në shumë ish-komuna të vendit. Këto shembuj janë vetëm një majë ajsbergu në raport me totali ku ndodhin këto fenomene, por po mjaftohem me kaq, me idenë që fenomeni i sqaruar kompletohet disi me grafikun e mëposhtëm dhe një rast ilustrues që del nga aty.
Aty ku ka dispersion të madh kemi rezultate tepër të ndryshme për LSI nëpër QV të njësisë administrative që shqyrtohet. P.sh. në njësinë administrative Postribë (Shkodër) nga tabela, me elektorat 8.56% dhe dispersion të madh 6.34%, kemi situatën kaotike me lëvizje irracionale.
Këto situata paraqiten edhe nëpër njësitë e grafikut por edhe më tepër. Fshatra që ndodhen afër, por votojnë krejtësisht ndryshe nga njëri- tjetri dhe nuk ruajnë as traditën e mëparshme. Po këto fenomene ndodhin edhe nëpër disa lagje të qyteteve të mëdha. Me këto depërtime parciale të LSI-së, nëpër disa qendra votimi të njësive administrative pa jehonë përreth, apo me ndonjë mobilizim të suksesshëm parcial për strukturat e PD në të ardhmen, jo shumë mund të ndryshohet përsa i takon realitetit elektoral aktual në përgjithësi. Përderisa Partia Socialiste dominon masivisht me mbi 50% apo 60% të votave nëpër qendrat e votimeve në zonat dendësisht të populluara, të qytetit të Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe dominon në shumë qendra të votimit në Berat, Elbasan, ... etj., aftësitë pragmatiste të LSI-së dhe sforcimet e strukturave të PD-së nuk kanë shanse të dominojnë mbi mazhorancën socialiste. Numrat tregojnë që vetëm ndryshime sociale esenciale, mund të ndryshojnë këto raporte të fiksuara të fuqive politike, që janë vendosur nga realiteti elektoral.
Comments
PS dhe LSI
"Aman o vellezer te PS dhe LSI, mos kini percarje me njeri tjetrin. As uje, as buke e as drita nuk po ju kerkojme, vetem ju te jeni te bashkuar!
Ky eshte mentaliteti i shumices, qe po ia transmetojne me sukses edhe femijeve te tyre! Tamam drejt Europes! Hahahaha.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
Sali Berisha dhe Lulzim Basha meritojne respekt! Vetem njerez te marre si ata marrin persiper te perfaqesojne dicka qe urrehet kaq shume ne kete vend! Propaganda moniste per 50 vjet e ka bere te veten! Ti kundervihesh ketij mentalitet eshte pak marri dhe budallallek!
Add new comment