te dhenat statisitikore
Opozita e re, numrat e saj dhe e ardhmja
Partia Socialiste është shumë dominuese në raport me Partinë Demokratike dhe nga statistikat zgjedhore vërehet që në mënyrë natyrale do të duheshin dekada të ndërrohej ky mentalitet i qytetarëve për sistemin pluralist. Njerëzit duket sikur kërkojnë një lloj stabiliteti, shohin skenën politike në një këndvështrim kryesisht bardhë e zi, shfaqin lodhje dhe mosbesimin e tyre për ndryshime. Kjo më tepër në një drejtim. Mosbesimi dhe mospëlqimi ndaj PD-sw dominon dhe për këtë mjafton të shihen detajisht rezultatet e zgjedhjeve në vitet e fundit, veçanërisht në zonat e populluara dendësisht.